Tag: energjisë

  • Tarifat e energjisë, ZRRE thotë se s’ka pasur bllokim të sistemit për komente: Të gjitha janë marrë në shqyrtim

    Tarifat e energjisë, ZRRE thotë se s’ka pasur bllokim të sistemit për komente: Të gjitha janë marrë në shqyrtim

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka dalë me një sqarim pas postimeve në rrjete sociale se është bllokuar sistemi për pranimin e komenteve nga qytetarët lidhur me raportin konsultativ për tarifat e reja të energjisë.
    ZRRE ka thënë se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë bllokimi të pranimit në e-mail adresën e dedikuar për komente.
    “ZRRE-ja siguron qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje. Pas verifikimeve të kryera, rezulton se nuk ka pasur asnjë problem teknik në sistemin e pranimit të komenteve. Ne sigurojmë që të gjithë qytetarët dhe palët tjera që kanë dërguar komente do të kenë mundësi të marrin përgjigje rreth tyre”, thuhet në njoftim.
    Ndryshe, nga muaji i ardhshëm, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind.
    Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.
    ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.
    Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Presidenca e Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

    Presidenca e Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

    Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend.
    Reagimi i Presidencës ka ardhur pas paralajmërimeve të ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.
    “Në vazhdë të një rritjeje potenciale, rikujtojmë se rritja e tarifave nuk mund të bëhet si një proces i izoluar, por duhet të marrë parasysh kontekstin zhvillimor dhe aspektin e mirëqenies në vend. Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar po ashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale”, është thënë në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

    Mes tjerash, në komunikatë është përmendur që ndonëse ndryshimet e propozuara po bëhen me qëllim të rritjes së sigurisë dhe furnizimit me energji në vitin 2025, rritja e çmimit të energjisë elektrike “po parashihet të bëhet në një periudhë kohore kur veçse po ballafaqohemi me çmime të larta të produkteve në treg”.
    “Çmimi i energjisë është i lidhur ngushtë me inflacionin, si dhe me koston e jetesës. Prandaj, shprehim shqetësimin tonë për faktin se një rritje e tillë e çmimit të energjisë do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rritur barrën e tyre financiare”, është thënë në komunikatën e Presidencës, e cila është publikuar në ditën e fundit kur ZRRE ka thënë se pranon komentet dhe sugjerimit rreth propozimit për shtrenjtim.

    ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.
    Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.
    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
    Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.
    Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
    Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
    Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.
    Në fillim të marsit, ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, paralajmëroi për Radion Evropa e Lirë se rritja e çmimit të energjisë elektrike ishte e pashmangshme.
    Në intervistën për REL-in, ai tha se për të zvogëluar sasinë e importit, Kosova duhet të rrisë prodhimin vendor, sidomos përmes energjisë alternative.
    Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.6 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.
    Vendi ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e tij, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.
    Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B.
    Aktualisht, mbi 20 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga burimet alternative, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell.
    Autoritetet e Kosovëskanë thënë më herët se synimi është që pas vitit 2031, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga këto burime.
    Strategjia për Energji 2022-2031 e Kosovës përqendrohet tek investimet në energji të ripërtërishme, por një pjesë përfshin edhe Termocentralin Kosova A, përkatësisht investimet në së paku një njësi apo bllok të tij./REL

  • Energjia më e lirë për Shqiptarët nga Janari 2025, ja me sa do të ulet çmimi

    Energjia më e lirë për Shqiptarët nga Janari 2025, ja me sa do të ulet çmimi

    Në fillimt të nëntorit, qeveria pardje bëri me dije se çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të gjitha familjet shqiptare nga 1 janari i vitit 2025.
    I ftuar në emisionin e mëngjesit eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli foli për kategoritë që përfitojnë, sa përfitojnë pensionistët dhe sa pritet të ulet çmimi i energjisë elektrike.
    “Do jetë një ulje e përgjithshme nisur nga njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Pra do të jetë për të gjithë familjet.
    Uroj që nga 9.5 të shkoj në 8.5 lekë për kilovat-orë. Sipas disa përllogaritjeve kjo mund të jetë 50 milion euro në vit fitim për familjet.

    Pensionistët janë përparësia numër një. Gjykoj se është mirë që për pensionistët që që prej 2015 marrin dikur te 650 lekë të reja kompensimin, të dyfishohej kjo shifër.”
    Çoçoli përmendi disa arsye që çojnë në ulje të ënrgjisë në janar 2025:
    Humbjet teknike dhe jo teknike ranë nga 36% në 19%;OSHEE ka ulur tarifimin aforfe dhe shtuar arkëtimet;KESH po mirëmenaxhon Kaskadën e Drinit;Prodhimi i parqeve fotovoltaike të mëdha ka filluar;Çmimi i bursave ndërkombëtare i qendrueshëm.

  • Propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Presidentja Osmani: Në kundërshtim me situatën ekonomike në vend

    Propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Presidentja Osmani: Në kundërshtim me situatën ekonomike në vend

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj kërkesës së Entit Rregullator të Energjisë (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Osmani theksoi se ky propozim është në kundërshtim me kornizën ligjore që detyron ZRRE-në të mbrojë konsumatorët dhe injoron situatën ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
    Në një deklaratë të shpërndarë nga Presidenca, Osmani njoftoi se ky propozim ishte paraqitur në institucionin e saj dhe se, në emër të presidencës, ajo e kundërshton. Ajo e quajti këtë veprim një shkelje të detyrimeve ligjore që mbrojnë interesat e konsumatorëve dhe theksoi se nuk mund të pranohet një rritje e çmimit të energjisë në këto kushte.
    Enti Rregullator i Energjisë ka propozuar që nga 1 Prilli të rritet çmimi i energjisë, duke e çuar atë nga 7.79 cent për kilovat në 8.96 cent për ata që konsumojnë deri 800 kilovat në muaj. Sipas ZRRE-së, rritja është e nevojshme për shkak të uljes së prodhimit të energjisë vendore, rritjes së konsumit dhe varësisë nga çmimet e larta të importit.
    Ky propozim ka shkaktuar shqetësime për ndikimin që mund të ketë mbi qytetarët, sidomos në një periudhë të vështirë ekonomike, dhe ka nxitur reagime të forta, përfshirë nga presidentja Osmani.

  • Presidenca e Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e tarifave të energjisë

    Presidenca e Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e tarifave të energjisë

    Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend.
    Reagimi i Presidencës ka ardhur pas paralajmërimeve të ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.
    “Në vazhdë të një rritjeje potenciale, rikujtojmë se rritja e tarifave nuk mund të bëhet si një proces i izoluar, por duhet të marrë parasysh kontekstin zhvillimor dhe aspektin e mirëqenies në vend. Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar po ashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale”, është thënë në komunikatën e Presidencës së Kosovës.
    Mes tjerash, në komunikatë është përmendur që ndonëse ndryshimet e propozuara po bëhen me qëllim të rritjes së sigurisë dhe furnizimit me energji në vitin 2025, rritja e çmimit të energjisë elektrike “po parashihet të bëhet në një periudhë kohore kur veçse po ballafaqohemi me çmime të larta të produkteve në treg”.
    “Çmimi i energjisë është i lidhur ngushtë me inflacionin, si dhe me koston e jetesës. Prandaj, shprehim shqetësimin tonë për faktin se një rritje e tillë e çmimit të energjisë do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rritur barrën e tyre financiare”, është thënë në komunikatën e Presidencës, e cila është publikuar në ditën e fundit kur ZRRE ka thënë se pranon komentet dhe sugjerimit rreth propozimit për shtrenjtim.
    ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.
    Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.
    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
    Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.
    Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
    Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
    Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.
    Në fillim të marsit, ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, paralajmëroi për Radion Evropa e Lirë se rritja e çmimit të energjisë elektrike ishte e pashmangshme.
    Në intervistën për REL-in, ai tha se për të zvogëluar sasinë e importit, Kosova duhet të rrisë prodhimin vendor, sidomos përmes energjisë alternative.
    Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.6 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.
    Vendi ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e tij, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.
    Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B.
    Aktualisht, mbi 20 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga burimet alternative, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell.
    Autoritetet e Kosovëskanë thënë më herët se synimi është që pas vitit 2031, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga këto burime.
    Strategjia për Energji 2022-2031 e Kosovës përqendrohet tek investimet në energji të ripërtërishme, por një pjesë përfshin edhe Termocentralin Kosova A, përkatësisht investimet në së paku një njësi apo bllok të tij./REL
    P

  • Vetëprodhuesit e energjisë, bilanci i 2024

    Vetëprodhuesit e energjisë, bilanci i 2024

    Kapaciteti i instaluar në sisteme fotovoltaike nga vetëprodhuesit arriti në fund të 2024 në 216.8 MW. Të paktën 68% e totalit të atyre që kanë një impiant për konsum vetjak janë biznese, ndërsa në vend të dytë janë individët. Kalimi nga një bilanc mujor në një netim vjetor, që u vu në zbatim për herë të parë vitin e shkuar, rezulton t’i ketë kursyer biznesit mesatarisht 33% të faturës së energjisë. Kalimi në këtë skemë të re ka rezultuar me bilanc pozitiv për biznesin, teksa tashmë edhe institucionet buxhetore dhe jobuxhetore po orientohen drejt një sërë projekteve pilot, që kanë në thelb energjinë diellore për të plotësuar nevojat e tyre.  Nertila MahoViti 2024 shënon vitin e parë të faturimit vjetor neto, një nismë e ndërmarrë nga qeveria pas kërkesave të vazhdueshme të vetëprodhuesve të energjisë për të ndryshuar skemën e aplikuar që më herët ishte mujore.Kjo sipas vetëprodhuesve që janë subjekte, të cilët kanë të instaluar impiante fotovoltaike me kapacitet deri në 500 kW do të bënte që këta të fundit të kishin një kthim investimi më të shpejtë. Por si ka rezultuar në fakt bilanci vjetor në shifra për vetëprodhuesit dhe energjisë që ata kanë hedhur në rrjet apo kanë marrë pas?Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) konfirmoi se netimi vjetor ka ulur shpenzimet e energjisë për subjektet që kanë një impiant të instaluar për nevojat e tyre me një mesatare 33%.“Ndryshimi i skemës së kompensimit në netim vjetor bëri të mundur që vetëprodhuesit të përdorin tepricat e hedhura në rrjet në muajt pasardhës, duke reduktuar faturën në masën 33% për vitin 2024”, – nënvizoi OSHEE për “Monitor”.Sipas kompanisë, përfitimi kryesor i të gjithë konsumatorëve vetëprodhues të energjisë elektrike është reduktimi i faturës së energjisë, pasi me instalimin e impianteve fotovoltaike në varësi të fuqisë së instaluar, nevoja për energji elektrike mbulohet pjesërisht apo totalisht nga energjia e prodhuar nga panelet. Kapaciteti i instaluar i vetëprodhuesve arrin në 216.8 MW, dominojnë bizneset Instalimi i impianteve fotovoltaike për të plotësuar nevojat vetjake shihet si tendencë kryesisht e bizneseve, edhe pse numri i familjarëve dhe institucioneve publike me instalim të kësaj natyre ka ardhur në rritje.Të dhënat zyrtare të OSHEE Group tregojnë se rreth 2416 klientë vetëprodhues të energjisë elektrike u lidhën në rrjetin e shpërndarjes deri në 31 dhjetor 2024.Kapaciteti i tyre i instaluar arriti në total 216.8 MW, një kapacitet i konsiderueshëm që llogaritet rreth 1.5 herë sa Karavastaja, që është aktualisht parku më i madh fotovoltaik në vend nga kapaciteti i instaluar prej 140 MW.Të ndarë në kategori rezulton se janë 1645 kontrata vetëprodhuesish mes OSHEE-së dhe subjekteve private, pra biznese.Të paktën 705 kontrata janë mes kompanisë së shpërndarjes dhe familjarëve që janë vetëprodhues energjie. Institucione buxhetore që kanë instaluar impiante janë 51 të tilla dhe jobuxhetore, 15.Vitin e kaluar, kompania e shpërndarjes bëri të ditur se lehtësoi procedurat për aplikimin në sistemin e saj për vetëprodhuesit, për të ulur burokracitë dhe për ta bërë më të thjeshtë integrimin në rrjet.“Gjatë vitit 2024, OSHEE GROUP SH.A./OSSH SH.A. krijuan për të gjithë kërkesat e reja mundësinë e aplikimit online në portalin e ueb www.oshee.al dhe tashmë të gjithë konsumatorët që kërkojnë të instalojnë panele diellore për vetëkonsum mund të aplikojnë në mënyrë të thjeshtuar online.Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore, pasi me ndryshimin e skemës së kompensimit, me tepricat e hedhura në treg, përfitojnë reduktim të faturës së konsumit”, – nënvizon OSHEE. Liberalizimi i tregut të energjisë, si nxitësi kryesor i vetëprodhuesve Ligji i vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” parashikonte ndër të tjera liberalizimin e tregut të energjisë, duke nënkuptuar se subjekte të lidhura në disa nivele tensioni do të duhet të siguronin të vetëm energjinë në tregun e lirë.Kjo fazë nisi së pari me subjektet në tension 35 kilovolt, të cilët dolën në tregun e lirë në vitin 2018. Pikërisht në atë periudhë ishin edhe instalimet e para të impianteve fotovoltaike, jo domosdoshmërisht të lidhura me këto biznese por më shumë me faktin se tashmë sapo ishte miratuar kuadri fillestar ligjor për burimet e rinovueshme të energjisë, që zuri vend në vitin 2017.Deklaratat për vijimin e fazës së dytë të liberalizimit në njërën anë dhe kriza e energjisë, e cila zuri vend në vitet 2021-2022, përshpejtuan investimet në subjekte të tjera private, siç ishin bizneset e lidhura në tension 20 dhe 10kv.Aktualisht të dyja këto kategori subjektesh tashmë janë në treg të liberalizuar. Të parët, bizneset në tension 20 kv, rreth 2150 të tilla, dolën në tregun e lirë më 1 janar 2024, teksa grupi i dytë prej 2600 biznesesh të lidhura në tension 10 kv janë në treg të lirë prej 1 janarit të këtij viti.Sipas një urdhri të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, grupi i radhës që pritet të dalë në treg të lirë është ai i subjekteve në nivel tensioni 6 kv dhe që parashikohet që të ndodhë më 1 janar 2026.  Ende mbetet pezull miratimi i një çmimi për tepricat e energjisë Kalimi në një bilanc vjetor ishte një nga kërkesat e përmbushura që instalatorët e impianteve fotovoltaikë si grup lotues, por edhe biznesi, morën nga qeveria. Më herët, ata kërkuan edhe rritjen e kapacitetit të instaluar që mund të ketë një vetëprodhues duke e kaluar nga 500 kW në 1 MW diçka që nuk u pranua.Një tjetër kërkesë ishte edhe miratimi i një çmimi sa u takon tepricave që hidhen në rrjet.Kjo do të thotë se në rastet kur një subjekt që ka hedhur energji në rrjet më shumë sesa ka marrë, ai përmes impiantit fotovoltaik të ketë një kreditim sipas një çmimi që ende mungon. Praktikisht këto teprica sot llogariten me çmim zero, edhe në rast se një biznes ka të tilla.Për të miratuar një çmim duhet të miratohet metodologji përkatëse dhe të japin miratim disa hallka deri tek Enti Rregullator i Energjisë që jep më pas çmimin për familjarët dhe bizneset.Probabiliteti është që çmimi për tepricat të jetë më i ulët se çmimi me të cilin bizneset dhe familjarët furnizohen aktualisht.Për familjarët këtë vit nga 1 shkurti po aplikohet një çmim i reduktuar për ata që janë në fashën mes 1 dhe 700 kWh, energjia do të llogaritet me 8.5 lekë/kWh pa TVSH dhe nëse dikush kalon mbi 700 kWh çmimi është 9.5 lekë për të gjithë kWh nga 1 e në vazhdim.Miratimi i një çmimi për tepricat sipas instalatorëve do ta bënte edhe më të leverdishëm vendosjen e një impianti fotovoltaik për vetëkonsum, duke nxitur kështu investime të tjera. Çfarë parashikon ligji në fuqi për vetëprodhuesitNë vitin 2023, qeveria miratoi një kuadër tërësisht të ri për burimet e rinovueshme të energjisë, duke sjellë një sërë ndryshimesh që synonin nxitjen e investimeve në këtë sektor. Një ndër aspektet e zhvilluara në një nen të veçantë të këtij ligji, që aktualisht është në fuqi, ishte ai për vetëprodhuesit ku së pari përcaktohet qartë kush bie në këtë kategori.“Vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme kanë një kapacitet maksimal prej 500 kW dhe kanë të drejtë të gjenerojnë, të konsumojnë, të ruajnë dhe të shesin prodhimin e tepërt të energjisë elektrike të rinovueshme, duke përfshirë marrëveshjet dypalëshe me furnizues të energjisë elektrike dhe marrëveshje të tregtisë me homologët, sipas parimit të barazisë dhe propocionalitetit.I njëjti ligj i jep Këshillit të Ministrave atributet për të përcaktuar ndër të tjera:a) skemën e kompensimit të vetëprodhuesit të energjisë së rinovueshme bazuar në metodologjinë e faturimit neto;b) procedurën e trajtimit të aplikimeve për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme, duke përfshirë afatet përkatëse;c) kërkesat teknologjike dhe teknike, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në përmirësimet e nevojshme të matësve për të mundësuar zbatimin e skemës së kompensimit;ç) rregullat për shitjen e energjisë së vetëprodhuar;d) periudhën vjetore që do të shërbejë për matjen e prodhimit të tyre.Ligji përcakton në pikën 4 të nenit 20 se çmimi i energjisë elektrike i gjeneruar nga vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme duhet të sigurojë një kompensim të drejtë që pasqyron vlerën e tregut të energjisë së furnizuar në rrjet dhe do të shmangë ndërsubvencionet ose diskriminimin e padrejtë ndërmjet vetëprodhuesit të energjisë sërinovueshme dhe konsumatorëve të tjerë.“Çmimi i energjisë elektrike merr në konsideratë edhe kostot e shkaktuara për transmetimin, shpërndarjen dhe balancimin e sistemit.Çmimi për energjinë elektrike të gjeneruar nga vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme përcaktohet nga ERE-ja në përputhje me metodologjinë e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit” thuhet në ligj.Sipas të njëjtit nen, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes mban dhe operon një sistem që regjistron informacionin për emrin, vendndodhjen, kapacitetin dhe datën e vënies në punë të impianteve të rinovueshme të vetëprodhuesit, duke përfshirë çdo informacion shtesë sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.“Skemat mbështetëse për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme do të jenë proporcionale, do të kontribuojnë në objektivat kombëtarë për energji të rinovueshme të qeverisë së Shqipërisë dhe nuk do të rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të asnjë prej segmenteve të zinxhirit të furnizimit me energji elektrike.Skema do t’i nënshtrohet miratimit paraprak nga komisioni i ndihmës shtetërore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore”, – thuhet në ligj. Plani për klimën po orienton edhe institucionet drejt investimeve në energjiViteve të fundit ka një tendencë në rritje të qeverisë për të vënë theksin te diversifikimi dhe për të miratuar projekte me kapacitet të konsiderueshëm në lidhje me parqet fotovoltaike në rajone të ndryshme në vend.Paralelisht me ankandet e qeverisë dhe projekteve private që kanë në fokus prodhimin dhe tregtimin e energjisë, ka një tendencë të institucioneve për të zbatuar disa projekte pilote në impiante fotovoltaike në funksion të përmbushjes së nevojave të tyre.Raste të prokurimit të impianteve fotovoltaike mbi tarracat e institucioneve janë bërë diçka e zakonshme teksa në planin për klimën sillet në vëmendje zbatimi i projekteve pilote edhe në institucione të tilla si kopshte dhe shkolla. Një rast si ky po zbatohet nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë për instalimin e një sistemi fotovoltaik me kapacitet 14.4 kWp në kopshtin e Roskovecit.“Bazuar në informacionet e Bashkisë së Fierit, godina e kopshtit nr. 01 Roskovec është rikonstruktuar së fundmi për të përmirësuar objektet e tij. Objektivat e Projektit Pilot:Reduktimi i gjurmës së karbonit: Përdorimi i energjisë së rinovueshme për të ulur gjurmën e karbonit.Përmirësimi i cilësisë së jetës: Rritja e cilësisë së jetës për qytetarët nëpërmjet demonstrimeve praktike të ndërhyrjeve për eficiencën e energjisë” thuhet në planin e qeverisë.Një tjetër projekt është “Instalimi i ndriçimit urban me eficiencë të lartë në Dibër” ku AEE po zhvillon një projekt pilot për përmirësimin e sistemit të ndriçimit në 10 rrugët e Peshkopisë. Sistemi aktual është i vjetruar, me shumë drita jofunksionale, vjedhje të linjave elektrike dhe dëmtime nga aksidentet automobilistike.“Disa drita që punojnë janë llambat me natrium me presion të lartë (HPS), të cilat konsumojnë shumë energji dhe përmbajnë merkur të dëmshëm për mjedisin.Disa segmente lidhen direkt me rrjetin e OSHEE, duke shkaktuar konsum të vazhdueshëm 57 energjie dhe humbje të konsiderueshme. Instalimet kryesore: 307 drita LED, 8 pemë fotovoltaike, karikues 50 kW”, – thuhet në dokument.Një tjetër projekt në plan lidhet me klinikat në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”. Përveç ndërhyrjeve për eficiencën e energjisë, në plan është edhe instalimi i paneleve fotovoltaike që do të prodhojnë energji në funksion të klinikave. OSHEEPër t’u lidhur në rrjet si një vetëprodhues duhet që të bëhet një aplikim zyrtar pranë OSHEE-së. Kompania në faqen e saj të internetit specifikon 10 pika që duhet të plotësohen dhe dorëzohen në mënyrë që të jepet miratimi dhe impianti të lidhet me rrjetin e shpërndarjes. Por cilat janë këto dokumente1.Kërkesa që abonenti bën pranë protokollit të OSSH sh.a. për lidhjen e impiantit FV2.Deklaratën e konsumit mesatar të tij gjatë një viti sipas historikut të dy viteve të fundit ose në rast të mungesës së një historiku, raportin e auditit energjetik të lëshuar nga audituesi i certifikuar sipas parashikimeve të pikës 4 të udhëzimit NR. 3 DATE 20.06.2019 të MIE së bashku me certifikatën përkatëse dhe propozimin për fuqinë e instaluar, sipas parashikimeve të pikës 6 të po atij udhëzimi.3.Projektin e miratuar nga persona fizikë dhe juridikë të licencuar për lidhjen e impiantit PV me rrjetin e shpërndarjes, në përputhje me Kodin e Shpërndarjes së energjisë elektrike të miratuar nga ERE.4.Propozimin mbi modelin e matësit (me dy drejtime skema e matjes neto udhëzimi MIE NR 3 datë 20.06.2019) dhe karakteristikat teknike të tij sipas standardeve të OSSH.5.Relacioni teknik6.Të dhëna mbi inverterin kryesor dhe karakteristikat e matësit të prodhimit të vendosur pas tij7.Licenca e inxhinierit projektues, i cili duhet të ketë pikën 10C në licencë për projektim dhe NP10 për zbatim.8.Leje nga bashkia për “Punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh” VKM 408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” e ndryshuar9.Kartë identiteti e abonentit10.Numri i kontratës ekzistuese të abonentit (pa debi)       Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Të dielën kthehet ora verore

    Të dielën kthehet ora verore

    Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars 2025, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar kalimin në orën verore. Kjo do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, kur akrepat do të zhvendosen në 03:00, duke filluar periudhën e kursimit të energjisë.
    Ky sistem, i njohur si orari veror, ka filluar të aplikohet për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është përdorur gjerësisht që nga viti 1972, me qëllimin e fillimit për kursimin e energjisë.

    Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi origjinal i tij është bërë më pak i efektshëm, pasi zgjatja e ditës ka çuar në përdorimin më të madh të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt “bumerang” që mund të sjellë më shumë shpenzime energjie.

  • Rritja me 15% e çmimit të energjisë, aktivistët në Kosovë godasin me tortë zyrtarin e lartë

    Rritja me 15% e çmimit të energjisë, aktivistët në Kosovë godasin me tortë zyrtarin e lartë

    Energjia elektrike në Kosovë do të shtrenjtohet me 15% duke nisur nga muaji prill. Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh brenda një muaji, çmimi i energjisë elektrike është 7.79 centë për kWh, ndërsa pas shtrenjtimit, pritet që një kilovat të kushtojë 8.96 centë.
    Ky vendim pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve dhe të shërbimeve, ndaj qytetarët kanë shprehur hapur revoltën kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë.
    Grupi i aktivistëve “Asnji Cent Ma Shumë” ka organizuar edhe një veprim simbolik, duke goditur me një tortë kryetarin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu.

    Në një video të shpërndarë nga grupi në rrjetet sociale, shihet një aktivist duke ia përplasur Fejzullahut  tortën, mbi të cilën shkruhet 15%, në timonin e automjetit.
    “15% nuk kalon. No pasarán, pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime”, thuhet në njoftim.

  • Qytetarët ankohen për shtrenjtimin e rrymës: Me pension 120 euro si ia del në krye?!

    Qytetarët ankohen për shtrenjtimin e rrymës: Me pension 120 euro si ia del në krye?!

    Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) se çmimi i energjisë elektrike do të rritet 15 për qind vazhdon të shkaktojë pakënaqësi ndër qytetarë.
    Qytetarët e shfaqin hapur pezmin e tyre. Shtrenjtimin e rrymës e konsiderojnë një barrë të padurueshme për buxhetin e tyre familjar.
    Qytetarët kërkojnë që rritja e çmimit të energjisë të mos bëhet ose së paku të ketë masa nga Qeveria për të mbështetur ata me të ardhura më të ulëta, si pensionistët.
    Qytetari Vesel Veseli thotë se kjo do të ndikojë negativisht në përballimin e shpenzimeve të përditshme, duke e bërë edhe më të vështirë mbijetesën për shumë familje.
    “Kjo është një rritje e papërballueshme për shumicën e familjeve tona, kur dihet çfarë buxheti familjar kanë. Është e papranueshme dhe rritje imponuese. Për ta përballuar disi qytetarët këtë rritje të çmimeve dhe pë ta zbutur këtë gjendje duhet që organet e Qeverisë të marrin masa sociale, duke i ngritur pensionet dhe ndihmat sociale. Një pensionist që sot e ka pensionin 120 euro si do t’ia del?!”, shprehet Veseli.
    Një tjetër qytetar Murat Gërbeshi po ashtu shprehu shqetësimin se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të shkaktojë një rritje zinxhirore të çmimeve, duke e vështirësuar jetesën.
    “Rritet çmimi i energjisë dhe shkojnë e të gjitha çmimet rriten. Nuk e di se çka janë duke bërë. Qe tri herë që e rrit çmimin ky zotëria i Vetëvendosjes. Nuk e di se si do ia qes fundin. Po si nuk ndikon?! Do të shkojnë të gjithë çmimet zinxhir të rriten. Nuk kemi çfarë të bëjmë”, ka thënë ai.
    Edhe qytetari Bajram Demaj kërkoi që energjia elektrike të mos shtrenjtohet, pasi për pensionistët është i pamundur përballimi i kostos së jetesës.
    “Nuk duhet të shtrenjtohet energjia elektrike. Duhet të kane parasysh standardin e popullatës, sidomos pensionet. Me një pension nuk mund t’ia dalë njeriu. Është mirë të mos ketë shtrenjtim. Do të vijë fatura e rrymës diku 70 – 100 euro. A të blesh barna a të paguash qira?! Nuk mund t’ia dalë njeriu assesi. Kërkesa është që të mos shtrenjtohet energjia, popullata duhet të jetë e zgjuar, të protestojë që mos të rritet energjia elektrike”.
    Tashmë Grupi “Asnjë cent ma shumë” paralajmëroi se do të mbajë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të shtunën më 5 prill në Prishtinë. Protesta do të nisë nga ora 15:00 në sheshin “Skënderbe”. Në njoftim thuhet se protestohet kundër rritjes së tarifave për 15 për qind, kundër varfërisë energjetike, për zë qytetar dhe transparencë si dhe për tarifa të drejta dhe jetë me dinjitet.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Sfidat klimatike të Azisë dhe ndryshimi i gjelbër

    Sfidat klimatike të Azisë dhe ndryshimi i gjelbër

    Forumi Boao për Azinë (BFA) publikoi raportin e tij vjetor mbi përpjekjet dhe sfidat e Azisë në adresimin e ndryshimeve klimatike, gjatë konferencës së hapjes për shtyp të forumit të martën.
    Sipas raportit, Azia ka gati 60% të popullsisë globale dhe mbulon rreth 30% të sipërfaqes tokësore të Tokës. Për më tepër, rajoni krijonte mbi 50% të emetimeve globale të CO2 në vitin 2023, të nxitura nga industrializimi i shpejtë dhe kërkesa për energji
    Duke përmendur shembuj të tillë si tajfuni “Yagi” në Kinën Jugore dhe zjarret në Indonezi gjatë vitit të kaluar, raporti thekson: “Këto incidente nuk ndodhën të izoluara; ato janë pasoja të tmerrshme të përshkallëzimit të çështjeve klimatike, duke reflektuar nevojën urgjente për veprim të përshpejtuar dhe gjithëpërfshirës klimatik”.
    Në përgjigje, raporti theksoi nevojën urgjente për veprim klimatik në Azi, e cila përballet me rreziqe joproporcionale për shkak të popullsisë së dendur, mbështetjes ekonomike në lëndët djegëse fosile dhe ekspozimit ndaj ngjarjeve ekstreme të motit.
    Megjithatë, raporti vuri në dukje gjithashtu se Azia po përshpejton tranzicionin e saj të gjelbër. “Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson një rritje të trefishtë të tregut të teknologjisë së energjisë së pastër në dekadën e ardhshme. Azia tashmë po udhëheq rrugën.”
    Për shembull, Kina është eksportuesi më i madh në botë i teknologjive të pastra; India po përshpejton zhvillimin e saj të energjisë së hidrogjenit; Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po përjetojnë një rritje të investimeve të reja në energji; dhe vendet e ASEAN-it po eksplorojnë më tej potencialin e tyre të gjelbër.