Tag: energjisë

  • VIDEO-Nga shtëpitë me prezencë uji te bllokimi i rrugëve e mungesa e energjisë elektrike/ MM informacion për situatën nga reshjet

    VIDEO-Nga shtëpitë me prezencë uji te bllokimi i rrugëve e mungesa e energjisë elektrike/ MM informacion për situatën nga reshjet

    Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend nga moti i keq. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile në të gjithë vendin po vijojnë punën për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit. Në disa zona janë shënuar problematika, ndërsa në shumicën e qarqeve situata paraqitet e stabilizuar. 

    Qarku Dibër 

    Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie. 

    Qarku Durrës 

    Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji.  

    Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të bjerë. 

    Qarku Lezhë 

    Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Po punojnë strukturat e bashkisë dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve. 

    Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave. 

    Qarku Kukës 

    Në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin. Në zona të thella malore ka mungesë energjie, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit. 

    Qarku Shkodër 

    Nuk raportohen problematika. Vijojnë punimet në kanalin e Gurit të Zi dhe në segmentin pranë urës së Dajçit për garantimin e qarkullimit të ujërave. Në zonën e “Harkut të Berdicës” po kryhet pastrim i depozitimeve që pengojnë rrjedhën. Bashkitë e tjera nuk raportojnë probleme. 

    Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi. 

    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të vazhdueshëm dhe në kontakt me strukturat vendore të mbrojtjes civile, me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike. 

  • Përmbytje  dhe ndërprerje e energjisë elektrike, ja qarqet më të prekura nga moti i keq

    Përmbytje dhe ndërprerje e energjisë elektrike, ja qarqet më të prekura nga moti i keq

    Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin prej mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit.
    Dëmet e para u raportuan në Lezhë, ku lagja “Besëlidhja”, u zgjua nën pushtetin e ujit. Rrugët kanë qënë thuajse totoalisht të pakalueshme nga makinat dhe këmbësorët pasi niveli i ujit ishte shumë i lartë.
    “Besëlidhja” Lezhë
    Pas Lezhës problematika janë regjistruar edhe në Shkodër. Pesë automjete me nëntë persona në bord mbetën të bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi–Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, pasi një masiv inertesh u shemb mbi rrugë si pasojë e reshjeve të dendura.
    Në Krujë janë përmbytur tokat bujqësore në fshatrat Bilajmm Murqinë e Mallkuc. Situata më problematike paraqitet në Murqinë, ku uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokë dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave.
    Krujë
     Në Vlorë erërat e fuqishme kanë rrëzuar një pemë shumë vjeçare në zonën pranë rrugës kryesore, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
    Problematika ka pasur edhe në Pyllin e Sodës, disa pisha janë rrezuar nga era duke bllokuar segmentin që të shkon në fshatin Zvërenc, ndërsa qarkullimi është vështirësuar deri në ndërhyrjen e strukturave bashkiake.
    Ndërkohë, edhe në rrugën e Plazhit të Vjetër, një pemë e madhe ka rrezikuar kalimtarët dhe automjetet dhe për pasojë, një krah i rrugës është bllokuar përkohësisht.
    VlorëNë Fier, moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Për shkak të erës së fortë rreth orës 5 :00 të mëngjesit të sotëm ka patur ndërprerje të energjisë elektrike  ne disa zona rurale si, nënstacioni i Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec , në Mbrostar dhe Gorishovë në bashkinë e Fierit.Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thote se situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.
    Megjithate në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.
    Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë.
    Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.
    Meteorologët kanë lajmëruar se situata e motit pritet të jetë kritike. Sipas tyre priten rrebeshe të forta shiu, stuhi e rrufe ndërsa në fundjavë pritet të ketë edhe reshje dëbore.
     
  • Gjykata Supreme e Kosovës/ Shpall të paligjshëm ‘tregun e lirë të energjisë elektrike’

    Gjykata Supreme e Kosovës/ Shpall të paligjshëm ‘tregun e lirë të energjisë elektrike’

    Oda Ekonomike e Kosovës ka fituar betejën ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji në Gjykatën Supreme, duke ndikuar drejtpërdrejtë në funksionimin dhe transparencën e tregut të energjisë elektrike në vend.
    Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar sot dy dispozita kyçe të rregulloreve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke i konsideruar ato të paligjshme në lidhje me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
    Vendimi vjen si goditje për procesin e implementuar në mënyrë të nxituar nga ZRRE-ja, pa konsultime me bizneset apo palët e interesuara, duke tejkaluar kompetencat ligjore dhe duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.
    Vendimi, i marrë në procedurën administrative P.A. nr. 18/2025, ka ardhur pas padisë së Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), e cila argumentoi se masat e ZRRE-së kishin krijuar diskriminim dhe rritje të çmimeve deri në 200% për mbi 1.300 biznese private. Kolegji gjyqësor, i kryesuar nga gjyqtarja Delushe Halimi, me anëtarë Lumni Sallauka dhe Franciska Zhitija-Ymeri, miratoi pjesën kryesore të kërkesës së OEK-së.
    Në aktgjykim, Gjykata shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi nenit 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të datës 18 janar 2017. Po ashtu, u anulua neni 2 i Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e këtij udhëzuesi, i miratuar më 28 mars 2019, pas ndryshimeve të 13 qershorit dhe 30 tetorit 2018.
    “Shpallet i paligjshëm dhe shfuqizohet neni 8 i Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të datës 18 janar 2017”, thuhet qartë në dispozitën e dytë të aktgjykimit.
    Gjykata hodhi poshtë kërkesat e tjera të OEK-së, duke i konsideruar të palejueshme shfuqizimin e Aktit të Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut, të publikuar më 12 mars 2025, si dhe detyrimin e ZRRE-së për të udhëzuar KESCO-n të korrigjojë faturat e qershorit 2025 dhe të shfuqizojë kontratat individuale për konsumatorët jofamiljarë pas 1 qershorit.
    “Hedhet poshtë kërkesëpadia e paditëses në pikën III të petitumit kërkesëpadisë”, specifikohet në vendim. Çdo palë mban shpenzimet e veta procedurale, ndërsa aktgjykimi merr formë të prerë menjëherë pas komunikimit dhe ZRRE-ja detyrohet ta publikojë atë si aktin origjinal.
    Padia e OEK-së, e paraqitur më 19 gusht 2025, theksonte se ZRRE-ja kishte krijuar një “hendek ligjor” përmes interpretimit të gabuar të nenit 37, paragrafi 2, të Ligjit nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike.
    Ky nen ndan konsumatorët familjarë nga jofamiljarët bazuar në qarkullim vjetor deri në 10 milionë euro ose numër punonjësish deri në 50, por OEK-ja argumentoi se kriteret ishin interpretuar njëanshëm, duke favorizuar KESCO-n dhe operatorët privatë.
    “Të drejtën e furnizimit si shërbim universal e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë që kanë qarkullim vjetor jo më shumë se dhjetë (10) milionë euro, ose jo më shumë se pesëdhjetë (50) punonjës”, citon padia ligjin, duke shtuar se interpretimi i ZRRE-së kishte detyruar biznese me numër të madh punonjësish – por jo konsum të lartë – të paguajnë çmime “prej së paku mbi 200% të çmimit të faturës së fundit”.
    OEK-ja akuzoi ZRRE-në për shkelje të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA), duke mos publikuar vendime administrative dhe duke qasur të dhëna konfidenciale nga ATK-ja pa autorizim.
    “Kjo ka shkaktuar efekte dhe dëme joproporcionale”, tha avokati Ekrem Hoxha në seancën e 5 nëntorit 2025, duke theksuar se masat kishin efekte “në rritjen e çmimeve (inflacionin), humbjen e mijëra vendeve të punës dhe tkurrjen e ekonomisë vendore”.
    Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme se ka arritur një fitore të rëndësishme ligjore, me ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin dhe transparencën e tregut të energjisë elektrike në vend.
    Sipas OEK, me aktgjykimin P.A.nr.18/2025, të datës 05.11.2025, Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar kërkesëpadinë e OEK-ut dhe ka konstatuar si të paligjshëm disa dispozita kyçe të akteve nënligjore të nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
    “Gjykata Supreme ka vendosur të shfuqizojë Nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike të datës 18 janar 2017, si dhe Nenin 2 të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e këtij udhëzuesi, i ndryshuar dhe plotësuar në datat 13 qershor 2018 dhe 30 tetor 2018.Ky vendim përfaqëson një hap thelbësor drejt vendosjes së një kuadri ligjor dhe rregullator më transparent, të drejtë dhe të harmonizuar me interesin e konsumatorëve jo-familjarë. Ai njëkohësisht adreson shqetësimet e ngritura nga OEK lidhur me faturimin e muajit qershor 2025 dhe kontratat individuale pas datës 1 qershor 2025. Oda Ekonomike e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes së interesave të biznesit kosovar”, thuhet në reagim.
    OEK thekson se do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e këtij vendimi të Gjykatës Supreme dhe të angazhohet në procesin e hartimit të rregulloreve të reja që sigurojnë konkurrencë të ndershme dhe funksionim të rregullt të tregut të energjisë në përputhje me ligjin.
    Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Aleanca Kosovare e Bizneseve duke e cilësuar rastin si dëshmi të qartë të “dështimit profesional dhe institucional të ZRRE-së dhe të Qeverisë në menaxhimin e sektorit energjetik”.
    Sipas AKB-së, rregullatori ka vepruar për vite me akte nënligjore të paqëndrueshme, të hartuara jashtë standardeve evropiane dhe pa asnjë analizë të ndikimit ekonomik, duke e futur tregun e energjisë në kaos dhe duke cenuar të drejtat e konsumatorëve dhe bizneseve.
    “ZRRE ka humbur funksionin e saj bazë-mbrojtjen e interesit publik. Në vend të rregullimit profesional, ajo ka prodhuar pasiguri juridike dhe përplasje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e AKB-së.
    Organizata vlerëson se Qeveria mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi ka lejuar zbatimin e akteve të paligjshme dhe ka dështuar në mbikëqyrjen profesionale të sektorit.
    “Lejimi i akteve të paligjshme dhe mungesa e kontrollit profesional janë qasje të rrezikshme që dëmtojnë stabilitetin e sektorit energjetik dhe kredibilitetin e institucioneve të vendit”.
    Vendimi nxjerr në pah mungesën e një faze tranzitore dhe konsultimeve, siç kërkohet nga standardet e BE-së. ZRRE-ja, sipas OEK-së, kishte shtyrë liberalizimin për shkak të pandemisë COVID-19 dhe krizës energjetike, por e kishte rifilluar pa bazë ligjore të plotë. “Procesi i liberalizimit ta kryejë duke siguruar dhe ofruar dobi domethënëse”, rikujton padia Direktivën 2009/72/EC të BE-së.
    Ky vendim mund të ndikojë në qindra padi individuale kundër KESCO-së dhe ZRRE-së, duke hapur rrugë për rishqyrtim të kontratave dhe faturave. Bizneset presin tani një bazë të re rregullatore, ndërsa ZRRE-ja detyrohet ta zbatojë menjëherë. OEK-ja e vlerëson si fitorje për barazinë dhe proporcionalitetin, duke theksuar se “çdo akt administrativ duhet të jetë i ligjshëm, i arsyeshëm dhe i drejtë”, siç parashikon neni 5 i LPPA-së.

  • Zelensky njofton riorganizim të madh pas skandalit të korrupsionit në energji

    Zelensky njofton riorganizim të madh pas skandalit të korrupsionit në energji

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 20:27
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar riorganizime të rëndësishme në krye të kompanive më të mëdha shtetërore të energjisë, pas një skandali të madh korrupsioni që ka përfshirë sektorët e energjisë dhe mbrojtjes.
    Zelensky deklaroi se, paralelisht me auditimin e plotë financiar, do të nisë edhe një proces i thellë ristrukturimi në menaxhimin e këtyre kompanive.

    “Paralelisht me një rishikim të plotë të aktiviteteve financiare, duhet të fillojë riorganizimi i menaxhimit në këto kompani,” shkroi ai në Telegram, duke shtuar se hapat e mëtejshëm janë koordinuar me kryeministren Yulia Svyrydenko.

    Sipas presidentit, brenda një jave pritet të krijohen kushtet për formimin e një bordi të ri mbikëqyrës në kompaninë bërthamore shtetërore “Energoatom”, ndërsa bordi ekzekutiv aktual do të zëvendësohet plotësisht.

    Ndryshime të ngjashme priten edhe në: Operatorin shtetëror të hidrocentraleve “Ukrhidroenergo”, operatorin e sistemit të tubacioneve të gazit në Ukrainëdhe gjigantin shtetëror të energjisë “Naftogaz”
    Zelensky konfirmoi se tenderët për strukturat e reja drejtuese janë planifikuar.
    “Energoatom” ndodhet në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit që prej fillimit të pushtimit rus në shkurt 2022. Skandali lidhet me miliona dollarë ryshfete, që dyshohet se janë paguar gjatë ndërtimit të strukturave mbrojtëse për infrastrukturën energjetike kundër sulmeve ruse.
    Si rezultat i hetimeve, dy ministra kanë dhënë dorëheqjen ditët e fundit, ndërsa dy të dyshuar, përfshirë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Zelensky, janë arratisur jashtë vendit.

  • Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë pas skandalit të korrupsionit

    Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë pas skandalit të korrupsionit

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të shtunën se ka nisur riorganizimin e  ndërmarrjeve publike në sektorin e energjisë, përfshirë kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore Energoatom, e cila ndodhet në qendër të një skandali të madh korrupsioni.
    “Po fillojmë rikonceptimin e ndërmarrjeve kryesore shtetërore të energjisë”, deklaroi Zelensky në një mesazh në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, brenda një jave do të krijohet një bord i ri mbikëqyrës për Energoatom-in.Lexo edhe :Related Posts
    Ditën e hënë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) bëri të ditur se ka zbuluar një “sistem kriminal” që ka përvetësuar 100 milionë dollarë të destinuara për sektorin energjetik, çka çoi në dorëheqjen e ministrave të Drejtësisë dhe Energjisë.

    Përveç Energoatom-it, riorganizimi do të përfshijë edhe kompani të tjera shtetërore të energjisë, si ndërmarrjen e energjisë hidroelektrike dhe kompanitë kombëtare të nxjerrjes dhe transportit të gazit.
    Zelensky theksoi se të gjitha këto ndërmarrje do t’i nënshtrohen një “kontrolli të plotë financiar”, si dhe një rinovimi të lidershipit dhe përfaqësuesve të shtetit në këshillat drejtues.
    “Çdo mashtrim i zbuluar në këto ndërmarrje duhet të marrë një reagim të shpejtë dhe të drejtë”, shtoi ai.
    Presidenti u kërkoi zyrtarëve qeveritarë të mbajnë komunikim të vazhdueshëm dhe konstruktiv me organet ligjzbatuese dhe institucionet antikorrupsion. Skandali i fundit ka tronditur presidencën, pasi organizatori i dyshuar i skemës, Timur Mindyç, konsiderohej mik i ngushtë i Zelenskyt./vizionplus.tv

  • Pas skandalit me mikun e tij të ngushtë dhe ‘gllabërimin’ e 100 mln eurove, Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë

    Pas skandalit me mikun e tij të ngushtë dhe ‘gllabërimin’ e 100 mln eurove, Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të shtunën se po fillon ristrukturimi i kompanive shtetërore të energjisë, përfshirë kompaninë e energjisë bërthamore Energoatom, e cila ka qenë në qendër të një skandali të madh korrupsioni ditët e fundit.

    “Ne po fillojmë ristrukturimin e kompanive kryesore shtetërore të energjisë”, tha udhëheqësi ukrainas në një deklaratë në mediat sociale.
    Deklarata tha se një bord i ri mbikëqyrës do të ngrihej “brenda një jave” në Energoatom , kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore në qendër të skandalit.
    Të hënën, Byroja Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) tha se kishte zbuluar një “sistem kriminal” pas përvetësimit të 100 milionë dollarëve të destinuar për sektorin, duke çuar në dorëheqjen e ministrave të drejtësisë dhe energjisë.
    Përveç Energoatom, kompani të tjera shtetërore të energjisë janë gjithashtu të përfshira në projekte, të tilla si kompania e energjisë hidroelektrike e vendit dhe kompanitë kombëtare të nxjerrjes dhe transmetimit të gazit.
    Zelensky tha se do të kryhej një “audit i plotë ” i aktiviteteve financiare të këtyre kompanive, si dhe një rinovim i lidershipit të tyre dhe “përfaqësuesve shtetërorë” në bordet e drejtorëve.
    “Çdo mashtrim i zbuluar në këto kompani duhet t’i nënshtrohet një reagimi të shpejtë dhe të duhur”, vazhdoi ai.
    Udhëheqësi ukrainas tha në deklaratën e tij se kishte udhëzuar zyrtarët qeveritarë të mbanin “komunikim të vazhdueshëm dhe konstruktiv me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organizatat kundër korrupsionit”.
    Rasti i fundit i korrupsionit i zbuluar nga NABU ka tronditur presidencën, pasi truri i dyshuar i skemës, Timur Midich, konsiderohej mik i ngushtë i Presidentit Zelensky.
    Gjatë verës, qeveria u përpoq t’i hiqte pavarësinë NABU-së dhe zyrës së prokurorit kundër korrupsionit (SAP), të cilat u krijuan dhjetë vjet më parë, përpara se të detyrohej të tërhiqej përballë një proteste nga shoqëria civile dhe aleatët perëndimorë të Kievit.
    Përveç çështjeve ligjore, sektori i energjisë i Ukrainës është goditur ditët e fundit nga fushata e raketave dhe dronëve të Rusisë, e cila e ka zhytur pjesën më të madhe të Ukrainës në errësirë.
     
    Top Channel

  • Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

    Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

    Nga Boldnews.al

    Në 31 Tetor, Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte marrë të pandehur zv.kryeministren dhe njëkohësisht Ministren e Energjisë, Belinda Balluku, për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me procedurën 190 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
    Një zhvillim i tillë, natyrisht, do të duhej të trondiste themelet e qeverisë në një vend normal dhe, më së paku, personi i akuzuar zyrtarisht, do të duhej të largohej nga detyra.
    Por, Belinda Balluku, vetëm një javë më pas, u shfaq në një takim ndërkombëtar në Greqi, ku po diskutohej për çështjet rajonale të energjisë. Takimi drejtohej, as më pak e as më shumë, se sa nga Sekretari Amerikan i Energjisë, Charles Wright .
    Në foto: Belinda Balluku dhe Sekretari Amerikan i Energjisë, Charles Wright (7 nëntor 2025)
    Ky ishte një pikë shumë domethënëse për momentin e vështirë në të cilën gjendet Belinda Ballukun. Ajo arriti të merrte një foto miqësore me Sekretarin Wright .
    Gjatë sesionit ministerial të ( P-TEC )nën drejtimin e Sekretarit amerikan të Energjisë, Chris Wright  u zhvilluan diskutime mes ministrave të Europës Qendrore dhe Jugore dhe përfaqësuesve të SHBA, si dhe qeverisë greke, mbi qëndrueshmërinë dhe pavarësinë energjitike, reduktimin e përdorimit të gazit rus, si dhe linjat e interkonjeksionit energjitik”, shkroi Balluku në rrjete sociale, shoqërua me foton.
    Në foto: Postimi i Belinda Ballukut për takimin në Greqi
     
    Është e qartë-fotoja është formale, ndërmjet pjesëmarrësve në këtë aktivitet. Por, duke marrë në konsideratë skrupolozitetin e administratës amerikane, e cila është shumë sqimëtare në përzgjedhjen e zyrtarëve ndërkombëtare që u krijojnë hapësirën për një foto ose një takim, pamja e buzëqeshur e Ballukut duke përshëndetur Sekretarin Wright  ngre disa pikëpyetje:
    – A ishte njoftuar Sekretari Wright  se personi përballë tij ishte marrë zyrtarisht e akuzuar në vendin e saj për një aferë shumë të rëndë financiare?
     – A e ka njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë eprorin e saj, Departamentin e Shtetit, dhe ky e fundit Sekretarin Wright  se në takim në Greqi ishte edhe një zyrtare e marrë e pandehur për një aferë shumë të rëndë financiare? Apo kanë qenë “pushim” këto kohë, për shkak të “Mbylljes së Shtetit” në Shtetet e Bashkuara?
     – A e kanë “amnistuar” publikisht autoritetet amerikane, Belinda Ballukun, pavarësisht se ajo është marrë e pandehur nga SPAK, një strukturë hetimore, për të cilën Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar miliona dollarë fonde për ngritjen dhe funksionimin?
    Natyrisht, mund të jenë pyetje shumë më të ndërlikuara, bazuar në një foto të thjeshtë. Por, historia politike shqiptare ka treguar se zyrtarët e lartë shqiptarë, sidomos në momente të vështira politike, kanë tentuar të shfrytëzojnë fotot me drejtues të lartë amerikanë, vetëm e vetëm për të treguar se kanë mbështetje ndërkombëtare.
    Njëri u bë si “gruaja e Bilalit” për të pasur një foto në SHBA, një tjetër hoqi të zitë e ullirit për 5 vjet hetime vetëm për një foto në Shtëpinë e Bardhë.
    Ndaj, falë këtyre historive, fotoja Balluku-Wright  nuk mund të konsiderohet edhe aq “genuine”.

  • A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK për korrupsion?

    A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK për korrupsion?

    Në 31 Tetor, Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte marrë të pandehur zv.kryeministren dhe njëkohësisht Ministren e Energjisë, Belinda Balluku, për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me procedurën 190 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
    Një zhvillim i tillë, natyrisht, do të duhej të trondiste themelet e qeverisë në një vend normal dhe, më së paku, personi i akuzuar zyrtarisht, do të duhej të largohej nga detyra.
    Por, Belinda Balluku, vetëm një javë më pas, u shfaq në një takim ndërkombëtar në Greqi, ku po diskutohej për çështjet rajonale të energjisë. Takimi drejtohej, as më pak e as më shumë, se sa nga Sekretari Amerikan i Energjisë, Charles Wright .
    Ky ishte një pikë shumë domethënëse për momentin e vështirë në të cilën gjendet Belinda Ballukun. Ajo arriti të merrte një foto miqësore me Sekretarin Wright .
    “Gjatë sesionit ministerial të ( P-TEC )nën drejtimin e Sekretarit amerikan të Energjisë, Chris Wright u zhvilluan diskutime mes ministrave të Europës Qendrore dhe Jugore dhe përfaqësuesve të SHBA, si dhe qeverisë greke, mbi qëndrueshmërinë dhe pavarësinë energjitike, reduktimin e përdorimit të gazit rus, si dhe linjat e interkonjeksionit energjitik”, shkroi Balluku në rrjete sociale, shoqërua me foton.

    Është e qartë-fotoja është formale, ndërmjet pjesëmarrësve në këtë aktivitet. Por, duke marrë në konsideratë skrupolozitetin e administratës amerikane, e cila është shumë sqimëtare në përzgjedhjen e zyrtarëve ndërkombëtare që u krijojnë hapësirën për një foto ose një takim, pamja e buzëqeshur e Ballukut duke përshëndetur Sekretarin Wright ngre disa pikëpyetje:
    – A ishte njoftuar Sekretari Wright se personi përballë tij ishte marrë zyrtarisht e akuzuar në vendin e saj për një aferë shumë të rëndë financiare?
    – A e ka njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë eprorin e saj, Departamentin e Shtetit, dhe ky e fundit Sekretarin Wright se në takim në Greqi ishte edhe një zyrtare e marrë e pandehur për një aferë shumë të rëndë financiare? Apo kanë qenë “pushim” këto kohë, për shkak të “Mbylljes së Shtetit” në Shtetet e Bashkuara?
    – A e kanë “amnistuar” publikisht autoritetet amerikane, Belinda Ballukun, pavarësisht se ajo është marrë e pandehur nga SPAK, një strukturë hetimore, për të cilën Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar miliona dollarë fonde për ngritjen dhe funksionimin?
    Natyrisht, mund të jenë pyetje shumë më të ndërlikuara, bazuar në një foto të thjeshtë. Por, historia politike shqiptare ka treguar se zyrtarët e lartë shqiptarë, sidomos në momente të vështira politike, kanë tentuar të shfrytëzojnë fotot me drejtues të lartë amerikanë, vetëm e vetëm për të treguar se kanë mbështetje ndërkombëtare.
    Njëri u bë si “gruaja e Bilalit” për të pasur një foto në SHBA, një tjetër hoqi të zitë e ullirit për 5 vjet hetime vetëm për një foto në Shtëpinë e Bardhë.
    Ndaj, falë këtyre historive, fotoja Balluku-Wright nuk mund të konsiderohet edhe aq “genuine”.

  • Firmosja e 16 marrëveshjeve në Itali, Tafani: Lajm shumë pozitiv për Shqipërinë!

    Firmosja e 16 marrëveshjeve në Itali, Tafani: Lajm shumë pozitiv për Shqipërinë!

    Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane zhvilluan një mbledhje të përbashkët.
    Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga homologia e tij italiane Georgia Meloni, me të cilën shkëmbyen dhe biseda të shkurtra gjatë takimeve me zyrtarë të tjerë të lartë.
    Takimi vijoi me firmosjen e 16 në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.

    Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizon Plus, tha se të 16 marrëveshjet ishin shumë të rëndësishme, por veçoi ato të energjisë, mbrojtjes dhe financave.
    Ai deklaroi se niveli i takimit ishte shumë më i lartë krahasuar me herët e tjera. Analisti u shpreh se firmosja e 16 marrëveshjeve ishte një lajm shumë pozitiv për Shqipërinë.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Cilat ishin marrëveshjet më të rëndësishme?
    Tafani: Të gjitha ishin, por e para, sa i përket energjisë, ishte më e rëndësishme. Dhe pjesa tjetër që ka të bëjë me marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes. E treta pastaj kishte të bënte me financat, që mund të krijojmë marrëdhënie besimi me investitorët e huaj. Niveli i takimit ishte më i lartë se herët e tjera.
    Borakaj: Çfarë tregon?
    Tafani: Formate të tilla Italia i ka bërë edhe me Francën, edhe me Gjermaninë. Shqipëria është ngritur në një rang shteti më të lartë. Për Shqipërinë është lajm pozitiv, pavarësisht faktit se kush na përfaqëson aty. Italia dha të kuptohet që Shqipëria është partneri i saj dhe e vendos Shqipërinë si më të favorizuarën në rajon.
    /vizionplus.tv

  • Balluku takon ministrin Fratin, fokusi te ndërtimi i linjës nënujore Shqipëri–Itali, pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim

    Balluku takon ministrin Fratin, fokusi te ndërtimi i linjës nënujore Shqipëri–Itali, pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, si dhe në projektet strategjike që pritet të thellojnë partneritetin mes dy vendeve.
    Në qendër të bisedës ishte projekti madhor për ndërtimin e linjës nënujore Shqipëri–Itali, një infrastrukturë energjetike e rëndësishme që do të lidhë sistemet elektroenergjetike të të dy vendeve. Ky projekt është pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim, që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, duke krijuar një rrjet strategjik me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike të gjithë rajonit.
    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Balluku theksoi rëndësinë e këtij investimi, i cili pritet të hapë një kapitull të ri në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ndihmuar në garantimin e qëndrueshmërisë dhe diversifikimit të burimeve të energjisë.

    “Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të frytshme me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, z. Gilberto Pichetto Fratin. Diskutuam gjerësisht mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorin energjetik, me fokus projektin strategjik për ndërtimin e linjës nënujore që do të lidhë dy vendet tona. Ky investim do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dhe do të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike në rajon,” shkruan Balluku.Gjatë takimit u theksua se raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë përbëjnë një bazë të fortë për nisma të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.
    Takimi Balluku–Fratin është zhvilluar në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe italiane në Romë, një ngjarje që synon të forcojë më tej marrëdhëniet strategjike dhe partneritetin ekonomik e institucional mes Tiranës dhe Romës.
    /vizionplus.tv