Tag: energjinë

  • E RËNDË – Kryente punime në oborr dhe bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 47- vjeçari

    E RËNDË – Kryente punime në oborr dhe bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 47- vjeçari

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për 2 raste, pasi dje në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • 47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

    47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Guerile” në Shkodër, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në oborrin e banesës së tij.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi P. L. dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që po kryente punime dhe ka ndërruar jetë në vend.
    Po ashtu mësohet se ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

  • Tragjike në Shkodër/ 47-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike në baesën e tij, ndërron jetë në vend

    Tragjike në Shkodër/ 47-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike në baesën e tij, ndërron jetë në vend

    Foto ilustruese

    SHKODËR- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen “Guerile” të qytetit të Shkodrës, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas informacioneve të policisë, 47-vjeçari është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij. Dyshohet se gjatë kohës që po kryente po kryente disa punime në oborr, ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
    “Në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia./ZËRI

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 47-vjeçari në Shkodër

    Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 47-vjeçari në Shkodër

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Guerile” në Shkodër, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në oborrin e banesës së tij.
    Shtetasi P. L. dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që po kryente punime.
    Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
    Njoftimi i policisë:
    Në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
     

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një person në Durrës

    Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një person në Durrës

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 5 të Durrësit. A2 CNN raporton se një burrë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike dhe në kushtet e lagështirës.
    Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë që policia konfirmon se ai humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
    Jashtë kamerave, banorët e lagjes pohojnë për A2 CNN, se shtylla ka qenë e dëmtuar prej kohësh, dhe se askush nuk ka marrë asnjë masë për rrezikun që i kanosej qytetarëve.
    Ndërsa lagështira e sotme dhe kontakti që ka patur viktima me energjinë elektrike në shtyllë, ka bërë që personi në fjalë të humbasë jetën menjëherë.
    Kujtojmë se pak ditë më parë në Lezhë një 16-vjeçare humbi jetën pasi ra në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura.

  • Rama paralajmëron: Heqje lirie kush vjedh ujin

    Rama paralajmëron: Heqje lirie kush vjedh ujin

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa më të rrepta për ata që vjedhin ujin. Kreu i qeverisë tha se, abuzuesit do të penalizohen me heqje lirie, ashtu sikurse vepruan edhe me ata që vidhnin energjinë elektrike.
    “Ajo çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energjinë elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji nuk është më një problem, pasiguri apo ankth dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë. Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë operator kombëtar, vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vejë kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit. Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet”, u shpreh Rama.

  • Kryeministër që ndëshkon vetëm qytetarët dhe jo hajdutët e tij: Burg kush do të vjedhë ujin

    Kryeministër që ndëshkon vetëm qytetarët dhe jo hajdutët e tij: Burg kush do të vjedhë ujin

    Pasi i mbushi burgjet me qytetarët shqiptarë që nuk paguanin dritat,  ku nuk munguan edhe rastet e vetëvarjes në qeli, për disa mijëra lekë të vjetra të papaguara, ndërkohë që miliona euro po vidhen nga zyrtarët, Edi Rama duket se nuk ka mbetur I kënaqur. Tashmë ai  ka paralajmëruar se do t’u heqë lirinë edhe atyre që vjedhin ujin. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë prezantimit të reformën e ujit të pijshëm.
    Po sot Rama pranoi dështimin për furnizimin me ujë të pijshëm, dhe në vënd që të merrte përsipër përgjegjësitë e tij, pasi ka katër mandate që premton ujë 24 orë, ndërsa  realiteti është krejt ndryshe. Por në vend që të jepte dorëheqjen për abuzimet mprej miliona eurosh të ministriva dhe drejtesve lokalë, ai e gjeti edhe armikun që e ka sjellë këtë situatë katastrofike. Dhe ai është pikërisht qytetari shqiptar që po vjedh pas kurrizit të tij ujin.
    “Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energji elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji elektrike nuk është më një problem, nuk është më pasiguri ankth apo alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë.
    Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë Operator Kombëtar, i cili do të jetë sinergjia e  15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin.
    Ai që paguan ka të drejtën të vëri kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit në nivel kombëtar.
    Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet”, tha Rama.

  • Kamëz, 51-vjeçari humb jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike

    Kamëz, 51-vjeçari humb jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasdite në Valias, Kamëz, ku një burrë rreth 51 vjeç, i identifikuar si A. L., ka humbur jetën pas rënies në kontakt me energjinë elektrike. Viktima është identifikuar si Arben Legisi.
    Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po rregullonte një defekt elektrik në momentin e incidentit.
    “Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.“, njofton policia.

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa rregullonte një defekt, ndërron jetë 51-vjeçari në Valias

    Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa rregullonte një defekt, ndërron jetë 51-vjeçari në Valias

    Kamëz/Informacion paraprak.
    Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Ra në kontakt me energjinë dhe ndërroi jetë, kush është viktima në Kamëz (Emri)

    Ra në kontakt me energjinë dhe ndërroi jetë, kush është viktima në Kamëz (Emri)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Valias të Kamzës.
    Mësohet se një 51-vjeçar, teksa ka qenë duke rregulluar një defekt, e ka zënë korrenti. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë.
    Viktimë ka mbetur shtetasi Arben Legisi.
    Kamëz/Informacion paraprak.
    Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.