Tag: energjinë

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i një kompanie interneti në Shkodër

    Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i një kompanie interneti në Shkodër

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Salo Halili”, Shkodër ku një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
    Viktima identifikuar si Arvjo Fishta ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti.
    “Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Po riparonte kabullin dhe ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

    Po riparonte kabullin dhe ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

    1Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Guardiola mesazh rivalëve: Manchester City ka energjinë për të sfiduar të gjithë për titullin në Premier League

    Guardiola mesazh rivalëve: Manchester City ka energjinë për të sfiduar të gjithë për titullin në Premier League

    4 Nëntor 2025

    11:04

    Telesport

    Manchester City është ngjitur në vendin e dytë të renditjes në Premier League, gjashtë pikë pas kryesuesve të Arsenal. Skuadra e “qytetarëve” arriti fundjavën e kaluar fitoren e katërt në 5 ndeshjet e fundit në kampionat.
    Një moment i mirë ky për City, ndërkohë që vjet, skuadra e trajnerit Pep Guardiola përfundoi kampionatin 13 pikë pas kampionëve të Liverpool. Gjithsesi, trajneri spanjoll ka një ndjenjë të ndryshme për shanset e ekipit të tij këtë herë.
    I pyetur për shanset që ka Manchester City për titull këtë sezon, Guardiola tha: “Shpresojmë që Arsenal të pësojë një ndalesë një ditë. Këtë sezon kemi energjinë që nuk e kishim vjet. Që nga Kupa e Botës për klube e ndjej ndryshimin”.
    “Gjithsesi, janë vetëm 10 ndeshje, pasi janë ende edhe 28 të tjera për t’u luajtur në Premier dhe shumë gjëra do të ndodhin. Është e rëndësishme të jesh afër me kreun dhe të ndiesh se skuadra është gjithnjë e më e mirë”, tha Guardiola.

  • Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

    Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

    Zgjerimi i prodhimit të energjisë diellore në Gjermani ka çuar në uljen e çmimeve të energjisë elektrike, duke ndihmuar vendin të kursejë miliarda euro çdo vit, sipas një studimi të publikuar sot.

    Pa energjinë diellore, çmimi mesatar i tregut për energjinë elektrike do të kishte qenë rreth 15% më i lartë vitin e kaluar, sipas kërkimit të kryer nga firma këshilluese “Enervis”, me porosi të Shoqatës Gjermane të Industrisë Diellore.

    Sistemet diellore, sipas gjetjeve të studimit, ulin faturat e energjisë për konsumatorët, bizneset dhe industrinë me disa miliarda euro çdo vit dhe këto kursime pritet të rriten edhe më tej në të ardhmen.

    Në dritën e rezultateve, shoqata rinovoi thirrjen e saj ndaj qeverisë për të ruajtur subvencionet për instalimet diellore, duke argumentuar se ndërprerja e financimit do të pengonte zgjerimin e sektorit.

    Ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, planifikon të shkurtojë subvencionet shtetërore për instalimet e reja të vogla diellore, me arsyetimin se ato tashmë janë të leverdishme për konsumatorët edhe pa ndihmë shtetërore.

    Megjithatë, administrata e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

    Konsumatoret gjermanë që vendosin panele diellore në çatinë e shtëpisë dhe e furnizojnë energjinë e prodhuar në rrjet, marrin një shumë fikse për çdo kilovat-orë për një periudhë prej 20 vjetësh.

  • BE ofron miliona euro për të nxitur energjinë e gjelbër në Afrikë

    BE ofron miliona euro për të nxitur energjinë e gjelbër në Afrikë

    Bashkimi Evropian do të ofrojë më shumë se 545 milionë euro (rreth 638 milionë dollarë) për të mbështetur zhvillimin e prodhimit të energjisë miqësore me klimën në Afrikë, njoftoi  Komisioni Evropian.
    Financimi vjen në një kohë kur kontinenti përballet ende me sfida serioze në aksesin ndaj energjisë, pasi afro 600 milionë njerëz jetojnë ende pa energji elektrike.
    “Afrika ka një potencial të jashtëzakonshëm për energjinë e rinovueshme”, tha Komisioni, duke theksuar se investimet në energjinë diellore, atë me erë, ujore dhe gjeotermale nuk janë vetëm një detyrë morale dhe zhvillimore, por edhe një vendim strategjik që forcon zinxhirët e furnizimit dhe mund të krijojë deri në 38 milionë vende pune  deri në vitin 2030.

    Paketa e mbështetjes u shpall nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një mesazh video gjatë “Global Citizen Festival” dje në Nju Jork.

  • OSHEE ndërpret energjinë elektrike, Vora dhe Bërxulla zhyten në errësirë

    OSHEE ndërpret energjinë elektrike, Vora dhe Bërxulla zhyten në errësirë

    Prej afro 2 orësh qyteti i Vorës dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. Qytetarët raportojnë se nuk po furnizohen me energji elektrike që prej orës 18:00, ndërsa bëjnë të ditur se situata përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu.
    Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Balkanweb, të vetmet drita që duken në horizont janë ato të makinave që qarkullojnë në autostradën Durrës-Tiranë.
    Abonentët kërkojnë nga operatorët e OSHE-së të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin e energjisë elektrike.

    gijotina.com/

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 67-vjeçarja në Lezhë

    Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 67-vjeçarja në Lezhë

    Një 67-vjeçare nga fshati Grykë e Zezë në Lezhë ka humbur jetën ditën e sotme ndërsa ndodhej në oborrin e banesës.
    Bëhet me dije se 67-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
    Njoftimi:

    Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • E rëndë në Lezhë! 67-vjeçarja bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

    E rëndë në Lezhë! 67-vjeçarja bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku një grua rreth 67 vjeçe ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me rrymën e energjikë elektrike.
    “Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

  • Çfarë mund të mësojmë nga orangutangët për ushqimin dhe shëndetin

    Çfarë mund të mësojmë nga orangutangët për ushqimin dhe shëndetin

    Orangutangët nuk i numërojnë kaloritë dhe as nuk i ndjekin makronutrientët, por megjithatë qëndrojnë elegantë dhe të shëndetshëm. Duke jetuar në pyjet e Borneos dhe Sumatrës, ata shmangin obezitetin, diabetin dhe sëmundjet metabolike që prekin miliona njerëz sot. Sekreti i tyre qëndron në biologji, sjellje të zgjuar dhe përshtatje me ritmet natyrore.

    Për 15 vjet, studiuesit ndoqën orangutangët e egër në Kalimantanin Qendror të Indonezisë, duke vëzhguar dietën dhe mënyrën se si shpenzonin energjinë. U zbulua se orangutangët përshtaten natyrshëm me furnizimin ushqimor. Kur frutat janë të bollshme, ata hanë më shumë. Kur mungojnë, ngadalësojnë ritmin, pushojnë më shumë, udhëtojnë më pak dhe ruajnë energjinë. Ky fleksibilitet metabolik u lejon të kalojnë mes karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave, sipas asaj që u ofron pylli.

    Proteina është gjithmonë pjesë e dietës së tyre. Frutat japin energji, por në kohë mungesash, orangutangët kalojnë te gjethet, lëvoret dhe farat, të cilat kanë më pak sheqer por më shumë proteina. Edhe kur frutat janë të bollshme, ata nuk e teprojnë. Ky ekuilibër i mban të fortë dhe u shmang mangësitë ushqyese që janë të zakonshme te dietat njerëzore të pasura me sheqer dhe yndyrë. Në periudha mungese, ata djegin dhjamin dhe muskujt e ruajtur, ngjashëm me agjërimin me ndërprerje që mund të ulë stresin oksidativ dhe të ngadalësojë plakjen.

    Sipas studiueses kryesore Erin Vogel nga Universiteti Rutgers, këto gjetje tregojnë rëndësinë e dietave natyrore. Njerëzit dhe orangutangët kanë një paraardhës të përbashkët, kështu që edhe trupat tanë mund të përshtatin metabolizmin. Por varësia nga ushqimet shumë të përpunuara e dëmton këtë aftësi, duke çuar në sëmundje si diabeti.

    Një studim tjetër tregoi se një pjesë e madhe e proteinave të tyre vjen nga një bimë e vetme, bowringia callicarpa, duke provuar se strategjia bimore mbështet mbijetesën. Ndryshe nga njerëzit, që varen shumë nga produktet shtazore ose suplementet, orangutangët marrin gjithçka nga pylli.

    Mësimi? Fleksibilitet, moderim dhe ekuilibër. Hani atë që ndihmon shëndetin, lëvizni, pushoni kur është nevoja dhe mos e mbingarkoni trupin me energji të tepërt. / Earth – Syri.net