DURRES– Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, kapitenin dhe inxhinierin e anijes pas ngjarjes së fundit, ku një marinar ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë humbi jetën.
I riu që humbi jetën ishte nga Azerbajxhani, ndërsa dy të tjerët që u prangosën janë nga Azerbajxhani dhe nga Gjeorgjia.
Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Tag: energjinë
-

Durrës, marinari ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën/ Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes
-

Aksident tragjik në anijen panameze që ndodhej në Durrës, 24-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, e cila lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri.
Paraprakisht mësohet se Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës.
Ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi të shpëtohej. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.
24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Top Channel
-

Durrës/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 24-vjeçari, ishte pjesë e ekuipazhit në anijen “Kyebele”
DURRËS- Një shtetas nga Azerbajzhani ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Avaz Yafarov 24-vjeç, elektriçist, ishte pjesë ekuipazhit në anijen “Kyebele”, me flamurin e Panamasë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarja, por fatkeqësisht i riu nuk ia doli.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Parqet fotovoltaike po rriten me shpejtësi, por sa “të gjelbra” janë vërtet për mjedisin?
Shqipëria po përjeton një bum investimesh në energjinë e rinovueshme, me energjinë diellore në qendër të këtij transformimi. Angazhimet ndërkombëtare për dekarbonizim, rritja e kërkesës për energji të pastër dhe sfidat e ndryshimeve klimatike po e nxisin vendin të diversifikojë burimet e tij energjetike, duke u larguar gradualisht nga varësia historike prej hidrocentraleve. Strategjia Kombëtare për Energjinë 2018–2030 dhe Draft – Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën parashikojnë që deri në vitin 2030 energjia e rinovueshme të arrijë mbi 54% të konsumit final, ndërsa objektivat për energjinë elektrike shkojnë deri në 178%.
Potenciali diellor i Shqipërisë e ka bërë vendin një magnet për investitorët. Me rrezatim që luhatet nga 1185 deri në 1700 kWh për metër katror në vit dhe deri në 2200 në jug, kushtet për prodhim të energjisë nga dielli janë ndër më të mirat në rajon. Kjo ka sjellë zhvillimin e parqeve të mëdha fotovoltaike si Karavasta, Spitalla dhe Erseka Solar dhe një rritje të madhe të lejeve për përdorimin e tokave shtetërore, veçanërisht fondit pyjor dhe kullosor. Prej vitit 2022, bashkitë kanë shtuar ndjeshëm procedurat për t’i dhënë këto sipërfaqe me qira për projekte energjetike.Figura 1. Potenciali i energjisë fotovoltaike sipas territorit Burimi: World Bank Group, 2025
Por rritja e shpejtë e këtyre zhvillimeve nuk ka ardhur pa kosto. Shpërndarja e projekteve nuk përputhet gjithmonë me zonat me potencialin më të lartë diellor dhe shumë prej tyre ndërhyjnë në zona të ndjeshme ekologjikisht. Ligji për pyjet i konsideron këto hapësira pasuri me vlerë të pazëvendësueshme, ndërsa ligji për fondin kullosor ka qenë tradicionalisht i rreptë në mbrojtje të kullotave dhe livadheve. Vetëm ndryshimet e dhjetorit 2024 të ligjit për kullotat, hapën rrugën që këto sipërfaqe të përdoren për parqe diellore, me kushtin që të hiqen përfundimisht nga fondi kullosor, duke humbur kështu statusin e tyre natyror.Shumica e këtyre zhvillimeve po ndodhin në një kontekst planifikimi jo të plotë. Vendimmarrje të nxituara, mungesë studimesh të thelluara mjedisore, procedura pa garë dhe pjesëmarrje minimale të komuniteteve kanë krijuar një terren të rrezikshëm për abuzime. Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se korrupsioni në menaxhimin e tokës mund të dëmtojë përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm dhe të humbasë besimin e qytetarëve te institucionet publike.
Figura 2. Foto gjatë heqjes së vegjetacionit për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Taç, të Kolonjës (Burimi: All Green Centre)
Dy bashkitë ajo e Devollit dhe Kolonjës spikasin këto dy vitet e fundit si dy nga epiqendrat kryesore të debatit mjedisor në lidhje me bumin e ndërtimit të parqeve fotovoltaike. Në këto dy bashki, ritmi i dhënies së sipërfaqeve pyjore dhe kullosore për parqe fotovoltaike është rritur me shpejtësi. Afërsia territoriale e këtyre bashkive dhe përqendrimi i projekteve ka krijuar një presion të madh kumulativ mbi mjedisin dhe kërkon një analizë të posaçme. Ekspertët kërkojnë një studim ndërbashkiak që të vlerësojë ndikimet e akumuluara, pasi këto zona nuk janë thjesht hapësira të lira për zhvillim industrial, por ekosisteme me funksione natyrore të rëndësishme.Figura 3. Pamje nga parku fotovoltaik i Ersekës (Burimi: All Green Centre)
Sipas Bashmilit ndërtimi i një parku fotovoltaik mund të jetë i vlefshëm për një qark si Korça, por ngritja e shumë parqeve njëherësh mund të kthehet në një konsum të tepruar të tokës. VNM-të dhe institucionet i trajtojnë ndara këto projekte në territor, por në të ardhmen e afërt ato nuk do të duhen parë më si të izoluara. Përkundrazi, rritja e tyre e pakontrolluar mund të kthehet në një ‘boomerang’ për të gjithë territorin”.
Ndërtimi i centraleve diellore në fondet pyjore dhe kullosore të Devollit dhe Kolonjës rrezikon fragmentimin e habitatit, humbjen e sipërfaqeve natyrore dhe cenimin e biodiversitetit. Fragmentimi i peizazhit kufizon lëvizjen e specieve dhe redukton territorin e tyre jetësor, ndërsa ndikimet vizuale dhe kulturore prishin lidhjen e komuniteteve me tokën dhe dëmtojnë potencialin turistik. Në terrenet e pjerrëta të këtyre bashkive, instalimi i paneleve dhe ndërtimi i rrugëve shoqëruese mund të shkaktojë ndryshime në regjimin e ujërave, të rrisë erozionin e tokës dhe rrezikun për përmbytje, sidomos në kushtet e reshjeve gjithnjë e më intensive të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
”Heqja e sipërfaqeve të gjelbra dhe zëvendësimi i tyre me panele fotovoltaike kërkon një balancë të qartë midis përfitimeve që kemi nga reduktimi i shkarkimeve të gazeve serë dhe humbjeve mjedisore që krijohen në zona të caktuara. Në zonat pyjore, një ndërhyrje e tillë do të ishte e papranueshme, pavarësisht se siguron gjenerim energjie të pastër”, – thotë Bashmili.
Statistikat e viteve të fundit e bëjnë edhe më të qartë shkallën e problemit në bashkitë Kolonjë dhe Devoll. Në vitin 2022 u dhanë vetëm 25 hektarë me qira, ndërsa në 2023 shifra u rrit në 364 hektarë dhe në 2024 arriti mbi 530 hektarë. Në total, mbi 920 hektarë tokë pyjore dhe kullosore janë tashmë në përdorim për projekte fotovoltaike, një shifër që ngre pikëpyetje serioze për të ardhmen e ekosistemeve dhe të aktiviteteve tradicionale në zonat rurale.Figura 4. Tendenca vjetore e sipërfaqeve të dhëna me qira për parqe fotovoltaike
Për Shqipërinë, sfida më e madhe mbetet gjetja e ekuilibrit mes tranzicionit energjetik dhe mbrojtjes së kapitalit natyror. Energji e pastër duke dëmtuar mjedisin nuk është një fitore e qëndrueshme. Forcimi i institucioneve, rritja e transparencës dhe përfshirja e qytetarëve sidomos në zonat më të prekura, si Devolli dhe Kolonja është i domosdoshëm për të garantuar që tranzicioni drejt energjisë së gjelbër të mos shndërrohet në një kapitull të ri dëmtimesh mjedisore. Vetëm një qasje e balancuar mund të sigurojë që brezat e ardhshëm të trashëgojnë një vend më të pastër, më të qëndrueshëm dhe më të drejtë.
Sipas Ola Mitre në asnjërin prej planeve të zhvillimit të territorit në bashki, apo dokumenteve strategjike nuk rezulton të ketë parashikime të qarta për zhvillimin e parqeve fotovoltaike. Dhënia e sipërfaqeve pyjore dhe kullosore për ndërtimin e paneleve diellore po ndodh pa një studim të qartë e të thelluar mbi ndikimet negative mjedisore, biodiversitetin apo integritetin ekologjik të ekosistemeve. Planet e Përgjithshme Vendore nuk e parashikojnë drejtpërdrejt këtë lloj zhvillimi dhe, rrjedhimisht, asnjë bashki nuk ka kryer një Vlerësim Strategjik Mjedisor për të analizuar ndikimet në territor dhe receptorët natyrorë në shkallë të gjerë dhe afatgjatë./Klima.al -

Gjirokastër/ Probleme me energjinë elektrike, dhjetëra njësi administrative në errësirë prej 12 orësh
Qyteti i Gjirokastrës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduara dhe intensive. Si pasojë e kësaj situate atmosferike, disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike.
Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar edhe dëme në fiderët që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik.
Situata më e keqe paraqitet në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster.
Prej më shumë se 12 orësh këto njësi administrative, nuk kanë energji elektrike. Ekipi i OSHEE ka shkuar menjëherë drejt zonave të prekura,ku dhe po punon për rrikthimin e energjisë elektrike -

Probleme nga moti i keq në Kukës/ Dëmtohet ura që lidh dy fshatra, probleme me energjinë elektrike
I gjithë territori i qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.
Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimit të ujrave. Në tre njësi ka probleme me energjinë elektrike.
Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente deri në këto momente.
Ndërsa në bashkinë Has gjatë natës ka patur dëmtim të një ure që lidh fshatin Dobrunë me fshatin Bardhosh.Top Channel
-

Rama flet për marrëveshjet me Italinë: Ato për mbrojtjen dhe energjinë, më të rëndësishmet
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat italiane gjatë qëndrimit të tij në Itali ku të enjten e 13 nëntorit u zhvillua mbledhja e parë e ndërqeveritare mes dy vendeve tona. Në një intervistë për Bruno Vespën, Rama tha se marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara janë ato për mbrojtjen dhe energjinë. Nuk la pa përmendur edhe ato të tjerat në lidhje luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe sigurinë.
“Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italianë, është shumë e rëndësishme. Më tej, janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo, siç e thatë me të drejtë ju, me shëndetësinë”, tha Rama.
Sa i përket, marrëveshjes për emigrantët, Rama tha se nga qershori pritet të ketë një përgjigje në nivel europian për ta zhbllokuar këtë çështje.
“Ajo [Meloni] është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Mendoj se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian dhe për t’u dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta”, tha Rama.
Edhe për Bruno Vespën ai ripërsëriti të njëjtën gjë që tha gjatë konferencës për shtyp. Janë disa vende që kanë shikuar mundësinë për të punuar me Shqipërinë mbi të njëjtin model, por sipas Ramës, Tirana zyrtare ka refuzuar.
“Është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë”, tha ai.
Kreu i qeverisë shqiptare u pyet edhe në lidhje me luftën në Ukrainë. Sipas tij, është e rëndësishme që Europa të ketë një plan paqeje.
“Unë besoj se përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje ne duhet të kërkojmë t’i përgjigjemi një pyetjeje tjetër që, sipas meje, është shumë shqetësuese. ‘Kur do ketë Europa një plan paqeje dhe kur do jetë në gjendje mbarë komuniteti politik dhe europian të shpjerë përpara një ide sesi të mbyllet ky konflikt pa i hequr asgjë mbështetjes për Ukrainën?’ Por nëse nuk duam një inerci që do e shndërronte Europën në një faktor të parëndësishëm dhe që do e vinte atë para një fakti të kryer që mbase nuk do na pëlqejë, duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje: ‘Si mundet Europa të shpjerë përpara një ide paqeje?’”, tha ai.
Kujtojmë se gjatë mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Itali u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme. Ajo ishte mbledhja e parë mes dy qeverive tona dhe u konsiderua nga Rama e Meloni si ditë historike.
-

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i një kompanie interneti
FOTO ILUSTRUESE
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Salo Halili”, Shkodër ku një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktima Arvjo Fishta ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti.
“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë. -

FOTO/ Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë
Një punonjës i internetit në Shkodër ka ndërruar jetë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
38-vjeçari Arvjo Fishta po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt.
Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë.
“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Top Channel