Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe problemet në vendin tonë vijojnë. Në zonën e Borshit, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme.
Pushuesit raportojnë se dritat kanë ikur që mbrëmë në orën 22:00, teksa kanë ardhur herë pas here me shkëputje. Autoritetet bëjnë me dije se shkak është bërë rënia e përforcuesit dhe ngarkesa në Qeparo.
Tag: energjia
-

‘Piku’ i sezonit turistik/ Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme
-

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2025
Dashi
Energjia e ditës të motivon të përballesh me situata të vjetra që kërkojnë zgjidhje. Mund të marrësh një lajm të papritur që ndikon në një marrëdhënie personale ose profesionale. Ji i duruar dhe shiko përtej sipërfaqes.
Demi
Fokusi është te bashkëpunimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve. Një takim apo komunikim i rëndësishëm mund të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi të vjetër. Kujdes me shpenzimet impulsive.
Binjakët
Organizimi dhe planifikimi janë kyç sot. Mund të ndjesh presion për të përfunduar diçka, por mos harro të marrësh edhe kohë për veten. Mundësi e mirë për të rritur të ardhurat ose për të ndryshuar rutinën e përditshme.
Gaforrja
Shprehja e ndjenjave do të jetë më e lehtë se zakonisht. Kjo është një ditë ideale për dashurinë, krijimtarinë apo ndonjë projekt të ri personal. Mos lejo pasiguritë të të pengojnë të shkëlqesh.
Luani
Sot ke energjinë për të marrë vendime të rëndësishme. Njerëzit e rrethit familjar mund të kenë nevojë për mbështetjen tënde, por mos harro veten. Koha është e mirë për të reflektuar mbi çështje të brendshme.
Virgjëresha
Komunikimi është i fortë sot, dhe mund të marrësh përgjigje që ke pritur prej kohësh. Një udhëtim i shkurtër ose bisedë e sinqertë me një mik do të sjellë qartësi. Shmang tensionet në ambientin e punës.
Peshorja
Fokusi është te financat dhe stabiliteti personal. Sot është ditë e mirë për të analizuar shpenzimet, për të bërë plane afatgjata dhe për të kërkuar më shumë qetësi. Mos i nënvlerëso ndjesitë e brendshme.
Akrepi
Ndihesh më i sigurt në vendimet që po merr. Ditë e fuqishme për vetë-shprehje dhe për të ndërmarrë hapa të rinj në jetën personale apo profesionale. Ruaj qetësinë nëse ndokush teston durimin tënd.
Shigjetari
Energjia është e thellë dhe intuitive. Mund të marrësh sinjale nga universi apo nga ndjesitë e tua të brendshme. Dita është e mirë për të reflektuar dhe për të bërë zgjedhje më të vetëdijshme për të ardhmen.
Bricjapi
Mundësi të reja vijnë përmes kontakteve apo rrjeteve sociale. Projektet grupore janë të favorizuara. Mos u tërhiq nga ide të mëdha—ditë shumë produktive nëse vepron me maturi.
Ujori
Karriera dhe imazhi yt në publik mund të marrin një shtysë të re. Dita sjell vëmendje nga të tjerët—mos ki frikë të marrësh përgjegjësi të reja. Bëj kujdes me njerëz që përpiqen të të imponojnë mendimin e tyre.
Peshqit
Intuita jote është jashtëzakonisht e fortë sot. Mund të të frymëzojë një udhëtim, një libër apo një takim i papritur. Ji i hapur ndaj përvojave të reja dhe mësimeve shpirtërore. Kjo është një ditë për të zgjeruar horizontet. -

Energjia e rafting në Vjosë, Rama poston fotot të përvojës unike
Lumi Vjosa i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës, vëzhgimit, ecjes, por edhe sporteve ekstreme, falë mundësisë për të zhvilluar rafting në ujërat e tij të kristalta. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të disa të rinjve që kanë shijuar adrenalinën e raftingut mbi Vjosë, duke ndjekur rrjedhën e këtij lumi magjik në jug të vendit.
-

Një ditë pas zjarrit, rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës
Energjia elektrike në fshatrat e Delvinës, është rikthyer pas tejkalimit të rrezikut nga zjarret.
Energjia është rikthyer në fshatrat Kopaçëz, Palavli, Vergo, Kalasë dhe Tatzat.
Një ditë më parë, për shkak të zjarreve katastrofike në fshatrat e Delvinës, energjia elektrike ishte stakuar.
Madje në 3 fshatrat, Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u evakuuan banorët dhe u rikthyen pas disa orësh. -

Zjarri në nënstacionin e Ibës, rikthehet energjia elektrike në disa zona
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40 gradëve Celsius.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe ngarkesës së rrjetit, është regjistruar një incident në nënstacionin Ibë, ku një zjarr përfshiu transformatorin e fuqisë 110/10 kV.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bëri të ditur se zjarri është shkaktuar nga regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve, i ndikuar nga temperaturat e larta dhe rritja e konsumit. Reagimi i menjëhershëm i brigadave të zjarrfikëses dhe stafit teknik të OSSH bëri të mundur shuarjen e zjarrit pa pasoja për personelin, duke minimizuar dëmet materiale.
Për pasojë të stakimit të nënstacionit, u ndërpre përkohësisht furnizimi me energji elektrike në zonat: Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë dhe Krrabë. Falë lidhjeve në unazë me fidera të tjerë nga nënstacioni Farkë, energjia elektrike është rikthyer në një pjesë të zonave brenda një kohe të shkurtër.
OSSH njofton se ka shtuar grupet e punës në terren për të ndërhyrë me ritme të shpejta dhe thekson se puna do të vijojë pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit, për të siguruar zgjidhjen e plotë të avarisë. -

Energjia diellore, burimi kryesor për Evropën në qershor
Energjia diellore u bë burimi kryesor i energjisë elektrike në Evropë në qershor, për herë të parë për një muaj të tërë, duke kontribuar me 22.1% të prodhimit, mbi centralet bërthamore (21.8%) dhe energjinë e erës (15.8%), theksoi të enjten qendra britanike e kërkimit Ember.
Ajo u pasua nga gazi natyror (14.4%) dhe hidrocentralet (12.8%), sipas tabelave që citon në analizën e saj.
Sipas të njëjtit burim, për të paktën 13 ditë u thye një rekord në aspektin e prodhimit të energjisë nga panelet fotovoltaike, si për shkak të instalimit të tyre të vazhdueshëm ashtu edhe për shkak të diellit të vazhdueshëm në kontinent.
Energjia e erës gjithashtu theu rekorde, duke kontribuar me 15.8% të prodhimit në qershor dhe 16.6% në maj, megjithëse fillimi i vitit ishte i vështirë për shkak të kushteve më pak të favorshme, erërave më të dobëta.
Termocentralet me qymyr prodhuan vetëm një pjesë të reduktuar në mënyrë dramatike të përzierjes në Evropë (6.1%), sipas Ember. Dy vendet që mbështeten më shumë te qymyri, Gjermania dhe Polonia, gjithashtu panë që pjesët e tyre ranë ndjeshëm muajin e kaluar, në 12.4% dhe 42.9% përkatësisht.
Megjithatë, ndërsa kërkesa e përgjithshme për energji rritet, lëndët djegëse fosile, mbi të gjitha qymyri dhe gazi, nuk po tërhiqen: falë djegies së tyre, 23.6% e energjisë elektrike në Evropë u prodhua në qershor, nga 22.9% në maj 2024.
Më shumë gaz u përdor në gjysmën e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë në 2024, kryesisht për shkak të disponueshmërisë më të ulët të objekteve hidroelektrike, shpjegoi gjithashtu Ember. -

Reagimi ndaj krizës klimatike dhe energjetike
Për herë të parë në BE: Dielli dominon qymyrin në prodhimin e energjisë elektrike. Në vitin 2024, sektori energjetik evropian shënoi një moment historik: për herë të parë, energjia diellore tejkaloi qymyrin në prodhimin e energjisë elektrike në Bashkimin Evropian.Sipas të dhënave nga Ember dhe SolarPower Europe, energjia diellore arriti 22% prodhim më të lartë se në vitin 2023, ose 11% prodhim i përgjithshëm, ndërsa qymyri ra për herë të parë nën kufirin e 10%. Ky zhvillim reflekton përparimin e qëndrueshëm të teknologjive të pastra dhe vendosmërinë e BE-së për të reduktuar varësinë nga burimet fosile, duke e bërë energjinë më të pastër dhe më të qëndrueshme për të ardhmen.Sipas” Ember’s European Electricity Review 2025”, energjia diellore po rritet në çdo shtet të BE-së, sistemet diellore fotovoltaike funksionojnë si një kombinim i fuqishëm i teknologjive të gjelbra, duke kundërshtuar supozimin se sistemet diellore fotovoltaike prodhojnë energji elektrike vetëm gjatë sezonit të verës dhe nuk mund të kontribuojnë në sezonin e dimrit. Shifrat e reja tregojnë se, në të gjitha kushtet atmosferike, sistemet fotovoltaike diellore rezidenciale japin një kontribut të rëndësishëm në uljen e konsumit të energjisë elektrike.Programi WB GEFF inkurajon përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për familjet në Ballkanin Perëndimor. Asnjë burim tjetër energjie në botë nuk po rritet aq shpejt dhe me besueshmëri sa energjia diellore. Prandaj, momenti më i mirë për të instaluar sisteme fotovoltaike diellore dhe pompa nxehtësie ishte dje. Momenti tjetër më i mirë është tani.Përmirësimi i efiçiencës së energjisë të shtëpive është një nga çështjet më kritike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për shkak të potencialit të lartë të burimeve të rinovueshme të energjisë në rajon, energjia e rinovueshme konsiderohet e domosdoshme për ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme të energjisë.Për t’u mundësuar familjeve në Ballkanin Perëndimor të përmirësojnë efiçiencën e energjisë dhe të përdorin burime të rinovueshme të energjisë dhe në këtë mënyrë të arrijnë kursime të konsiderueshme, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) krijoi Programin Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF).Programi kreditor GEFF siguron fonde për investime në fushën e ekonomisë së gjelbër në sektorin rezidencial (të banesave) me një grant deri në 20%, si dhe për kompanitë që përmes produkteve dhe shërbimeve të tyre mundësojnë efiçencën e energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë për familjet. Financimi bëhet përmes Institucioneve Financiare Partnere: Intesa Sanpaolo Bank Albania, ProCredit Bank dhe Union Bank.Në 7 vitet e fundit, për sa kohë që programi GEFF ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor, mbi 21,000 familje në rajon kanë përmirësuar efiçiencën energjetike të shtëpive të tyre, nga të cilat gati 11,000 familje kanë investuar në burime të rinovueshme të energjisë.“Përfitimet nga përkrahja e GEFF për mua personalisht janë shumë domethënëse, kam përfituar në shumë dimenzione. Së pari, kam përfituar materialisht duke marrë mbrapsht 20% të shumës totale të kredisë së gjelbër. Së dyti, po përfitoj ulje të kostos së ngrohjes dhe të ftohjes së banesës. Nëpërmjet programit GEFF kam investuar në 3 teknologji efiçiente, pompë nxehtësie, dritare efiçiente dhe izolim të mureve të jashtme të shtëpisë. Investimi në dritare të reja dhe izolim të mureve të shtëpisë më mundësoi të kem një shtëpi të freskët gjatë verës dhe të ngrohtë gjatë dimrit, kurse investimi në pompë nxehtësie më mundësoi të kem kursime të mëdha të energjisë si dhe komoditetin e duhur. Që nga muaji gusht 2021, kur u instaluan këto teknologji, deri tani kam kursyer mesatarisht rreth 17,000 lekë në muaj”, u shpreh një nga klientët e GEFF në Shqipëri.Për të ndihmuar qytetarët të mësojnë se sa energji dhe para mund të kursejnë duke përdorur pajisje të efiçiencës së energjisë dhe burime të rinovueshme të energjisë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka zhvilluar një kalkulator online të efiçiencës së energjisë si pjesë e programit GEFF. Pronarët e apartamenteve dhe shtëpive mund të llogarisin në mënyrë individuale kursimet e mundshme dhe të zbulojnë se me ndihmën e cilës teknologji mund ta rrisin efiçiencën energjetike të shtëpisë dhe kështu ta zvogëlojnë ndotjen e ajrit.Programi GEFF i BERZH në Ballkanin Perëndimor është bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, Austrisë, Japonisë, Danimarkës dhe Austrisë e Zvicrës përmes Partneritetit me Ndikim të Lartë në Veprimin Klimatik (HIPCA)*. *HIPCA e BERZH mbështetet nga Austria, Kanada, Finlanda, Gjermania, Holanda, Koreja e Jugut, Spanja, Zvicra, TajvaniICDF, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Teknologjia dhe energjia po bashkohen
Si u bë menaxhimi i kërkesës për energji një fushë tërheqëse, shkruan The Economist Në “The Shed”, një qendër kulturore luksoze në Hudson Yards të Manhattanit, ku kanë interpretuar emra të njohur si Ralph Fiennes dhe Sir Kenneth Branagh, së fundmi u mblodhën drejtues të sektorit të energjisë dhe teknologjisë.Nuk ishin aty për ndonjë shfaqje teatrore, por për një zhvillim jo më pak dramati…
-

Eaglebeat festival/ Në natën e parë DJ me emër në botë dhuruan spektakël në Tiranë
EagleBeat Festival, një thirrje për kthim te vetvetja në tokën e shqiponjave
Festivali që do të bashkojë në tre net modernen me të lashtën, të huajën me vendasen, shpirtin me tingujt po i jep Tiranës një frymë unike krejt ndryshe.
Në mbrëmjen e parë mirëpriti krahëhapur dj më në zë në botë si DIMITRI VEGAS & LIKE MIKE , TUJAMO, MARNIK të cilët dhuruan spektakël në një skenë rrëzëllitëse dhe që morën në këmbim shijen e energjisë që nuk shteron.
“Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Energjia është e jashtëzakonshme. Nuk kam qenë kurrë më parë në Shqipëri dhe kjo ndjehet si një ‘Mirë se erdhe në Shqipëri’ me gjithë shpirt”.
-Po dukesh si shqiptar.
“Po hej Greqi, Shqipëri nuk jemi dhe aq larg. Jemi një familje”, tha DJ Like Mike.
“Kemi dëgjuar gjëra fantastike për Shqipërinë, sidomos për festën epike me Martin Garrix vitin e kaluar, ndaj presim vetëm më të mirën”, tha DJ Dimitri Vegas.
“Ky është festivali im i parë në Shqipëri. Më parë kisha qenë vetëm në disa klube të vogla, por EagleBeat është tjetër gjë. Sapo pashë skenën… wow. Është gjigante. Sinqerisht, më kaluan mornica. Ja kjo është diferenca mes Gjermanisë dhe Shqipërisë…këtu njerëzit janë kaq bujarë. Të japin dhurata, jo vetëm materiale, por edhe emocionale. Ky moment është i veçantë. Hera e parë që marr diçka të tillë. Faleminderit që jeni gjithmonë ndër njerëzit më të mirë në botë”, tha DJ Tujamo.
“Shqiptarët dinë si të festojnë! Ishte e mrekullueshme. Ishte çmenduri. Energjia ishte jashtë kësaj bote. Produksioni ishte në një tjetër nivel, thjesht i pabesueshëm. E kam dashur çdo sekondë. Kur bëmë soundcheck sot, mbeta pa fjalë wow. E dua Shqipërinë dhe do të kthehem sërish.Të tërhequr nga tingujt e një toke që flet përmes historisë, natyrës e muzikës në Eagle Beat Festival, artistët sollën një atmosferë fantastike që shërbeu si urë lidhëse mes njerëzve. Ndërsa përkrahje patën edhe emrat shqiptarë”, tha DJ Marnik.
“Jemi mësuar të luajmë vetëm në klube. Më pëlqen shumë organizimi, koncepti që po bëhet në openair. Energjia është shumë pozitive”, tha DJ Miss Ilda.
“EagleBeat i ka dhënë hapësirë edhe artistëve të rinj dhe është për tu vlerësuar. Përvec nesh, për njerëzit është një ditë ndryshe, për qytetin që I jep një shpirt të mirë”, tha Rea.
“Me të gjithë partnerët tanë që janë shumë të rëndësishëm edhe më i çmuari Top Channel që na takon të bëjmë Festivalin më të mirë që i përket trojeve tona. Duhet të jemi Eaglebeats të gjithë, duhet ta ngrejmë në maksimum Festivalin tonë sepse kemi traditën tonë. Nuk ka gjë më të bukur se një njeri që flet shqip, 36 gërma, 36 tinguj kush tjetër i ka?!” tha Albi.
Tirana e shndërruar në qytetin që nuk fle do të vijojë shijimin e Eagle Beat Festival gjatë fundjavës me kujtime të paharrueshme…Top Channel
