Ukraina ka humbur rreth 80% të kapacitetit të saj energjetik dhe mund të mos përballojë dimrin e këtij viti. Situata vjen në një kohë kur SHBA po udhëheq përpjekjet diplomatike për një marrëveshje armëpushimi mes Kievit dhe Moskës.
Sipas raportit, në fund të nëntorit Ukraina ka vetëm 10–12 GW kapacitet funksional, ndërsa nevojiten të paktën 15 GW për të kaluar dimrin normal dhe 18 GW në skenar të temperaturave shumë të ulëta. Kjo pritet të sjellë ndërprerje të gjata të energjisë elektrike prej 8–12 orësh në ditë për konsumatorët.
Në fillim të nëntorit, agjencia ruse e lajmeve Tass vlerësonte humbjet në rreth 70% të kapacitetit të para-invazionit, kur sistemi energjetik ukrainas prodhonte 39–41 GW, ndërsa para shkurtit 2022 kapaciteti total ishte rreth 56 GW. Sot, vendi ka në dispozicion vetëm rreth një të pestën e kësaj sasie.
Aktualisht, Ukraina arrin të importojë 2–2,5 GW energji nga Bashkimi Evropian, por kapaciteti i rrjetit të brendshëm kufizon rritjen e mëtejshme të importeve. Prodhimi vendas bazohet kryesisht te centralet bërthamore: Ukraina Jugore (3 GW), Rivne (2,88 GW) dhe Khmelnytsky (2 GW), për një total prej 7,88 GW, më shumë se gjysma e energjisë së disponueshme të vendit.
Pjesën tjetër të mungesës e kompensojnë burimet e rinovueshme me 1–2 GW, si dhe njësitë e gjenerimit të shpërndarë përmes turbinave me gaz dhe pajisjeve alternative (deri në 1 GW).
Gjendja e termocentraleve dhe hidrocentraleve mbetet kritike. Sipas autoriteteve të Kievit, të paktën 90% e tyre janë jashtë funksionit pas sulmeve të shumta gjatë tetorit dhe nëntorit 2025, ndërsa dëmi në hidrocentrale raportohet se ka kaluar 100%. Para fillimit të pushtimit rus, këto centrale siguronin 32,8 GW energji.
Kjo situatë e rëndë energjetike shton presionin ndaj autoriteteve ukrainase në përpjekjet për të stabilizuar furnizimin gjatë muajve më të ftohtë të vitit.
Tag: energjetik
-

Ukraina ka humbur 80% të kapacitetit energjetik, rrezikon të mos e përballojë dimrin
-

VIDEO / Balluku nga Bukureshti zbulon planin për boshtin e ri energjetik Shqipëri–Rumani–Itali
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore, që u zhvillua në Bukuresht, nën drejtimin e Komisionerit Europian për Energjinë, Dan Jorgensen.
Në këtë forum, ministrat e vendeve pjesëmarrëse raportuan mbi situatën energjetike në rajonet e tyre, përgatitjet për dimrin 2025–2026 dhe sfidat që lidhen me sigurinë energjetike në kushtet e kërcënimeve që vijnë nga përdorimi i gazit rus.
Në fjalën e saj, Balluku theksoi një arritje të rëndësishme për Shqipërinë gjatë këtij viti. “Bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin, për herë të parë raporti 8-mujor për 2025 tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke e çuar raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore”, u shpreh Balluku.Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke zbuluar një iniciativë të re për krijimin e një “boshti energjetik” mes Shqipërisë, Rumanisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Italisë, që synon forcimin e lidhjeve energjetike dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë rajonin.
“Bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të mbetet baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane”, theksoi ministrja pas takimit.
Në Bukuresht, Balluku zhvilloi takime dypalëshe me disa homologë europianë, përfshirë ministrin rumun të Energjisë, me të cilin u diskutua konkretisht për projektin e përbashkët rajonal. -

MET Group zgjeron praninë rajonale me hyrjen në tregun e Shqipërisë
Kompania zvicerane MET Group njofton hyrjen në tregun energjetik shqiptar përmes degës së re me seli në Tiranë, MET Albania. Duke shfrytëzuar portofolin e gjerë të shitjes me shumicë të energjisë elektrike dhe aftësitë e avancuara të tregtimit, MET Group synon të kontribuojë në sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe në furnizimin e besueshëm me energji.Shqipëria është e lidhur ngushtë me tregjet rajonale të energjisë ku MET Group është tashmë aktiv. Krijimi i një prezence fizike në vend është një hap i natyrshëm drejt integrimit më të thellë rajonal dhe mbështetjes së sigurisë energjetike të Shqipërisë.Dega e re do të drejtohet nga Kreshnik Strati, një drejtues i biznesit shqiptar me përvojë të gjerë. Ai ka mbajtur pozita të larta si në ndërmarrjet shtetërore, ashtu edhe në kompani të njohura private kombëtare dhe ndërkombëtare të energjisë. Si inxhinier me formim profesional, Kreshnik Strati sjell jo vetëm ekspertizë teknike, por edhe një kuptim të thellë të peizazhit energjetik shqiptar.Energjia hidrike është burimi dominues i prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri, duke e bërë furnizimin energjetik të vendit shumë të varur nga kushtet hidrologjike. Për të përmbushur kërkesën për energji, Shqipëria mbështetet në importet dhe eksportet ndërkufitare. MET Albania do të fokusohet në operacionet ndërkufitare të energjisë dhe në krijimin e marrëveshjeve te furnizimit me palët lokale për të rritur stabilitetin e tregut dhe sigurinë e furnizimit.CEO i MET Albania, Kreshnik Strati, komentoi: “Shqipëria është një treg energjetik në zhvillim në Evropën Juglindore me potencial të madh rritjeje. Duke shfrytëzuar përvojën e gjerë të MET Group, do të furnizojmë energji elektrike në mënyrë të besueshme për klientët tanë dhe do të kontribuojmë në rritjen e sigurisë energjetike në rajon.”Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sektori energjetik/ Berisha: Rama dhe Balluku zbrazin digat për të mbushur xhepat e miqve
Kreu i PD, Sali Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, ka ngritur akuza ndaj qeverisë Rama, duke e akuzuar për abuzime të rënda në sektorin energjetik.
Sipas Berishës, Rama dhe Balluku ia shesin energjinë me çmim të ulët operatorëve të tyre, të cilët e rishesin te kompanitë e huaja, ndërsa shqiptarët paguajnë trefishin.
Postimi:
Rama-Balluku zbrazën digat e Shqipërisë dhe ia shesin energjinë me çmim të ulët operatorëve të tyre, të cilët e rishesin te kompanitë e huaja. Në këtë mënyrë, Rama-Balluku mbushin xhepat, ndërsa shqiptarët paguajnë trefishin në pikun e konsumit! -

SHBA premton revolucion energjetik: Bashkimi bërthamor do të fuqizojë botën brenda 15 vitesh
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi në një intervistë për BBC se bashkimi bërthamor pritet të revolucionarizojë furnizimin me energji në botë brenda dekadës së ardhshme, falë përparimeve në inteligjencën artificiale.
Wright tha se teknologjia e bashkimit bërthamor, e cila imiton proceset që fuqizojnë diellin, do të jetë funksionale brenda pesë viteve dhe e gatshme për rrjetin elektrik global në 8-15 vjet.
Komentet e Wright u bënë gjatë një interviste me redaktorin e klimës të BBC-së, Justin Rowlatt, në Bruksel. Ai theksoi se avancimet e shpejta në laboratorët kombëtarë dhe kompanitë private amerikane, të ndihmuara nga AI, do të mundësojnë përdorimin e energjisë së bashkimit shumë më shpejt se sa pritej nga komuniteti shkencor.
Megjithatë, ekspertë të shumtë janë skeptikë, duke theksuar se ndërtimi i centraleve komerciale të qëndrueshme për shkrirjen bërthamore është ende larg realizimit praktik.
Wright, një figurë e afërt me Presidentin Trump, përdori intervistën për të kritikuar politikat klimatike të Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës. Ai bëri thirrje për heqjen e ndalimit të fracking-ut në Britani dhe licenca të reja për naftë dhe gaz në Detin e Veriut.
Ai paralajmëroi gjithashtu për “varësinë e rrezikshme” të Evropës nga teknologjitë kineze të energjisë së rinovueshme, duke thënë se “duket sikur kinezët mund të kontrollojnë sistemin tuaj energjetik.”Top Channel
-

VIDEO/ Balluku pret në takim dy veteranët e sistemit energjetik: Shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik
Zv/kryeministrja njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku priti në takim Arbenin dhe Marjanin, dy prej veteranëve të sistemit tonë energjetik, që po vijojnë të japin kontributin e tyre. Balluku u shpreh se ata janë të përkushtuar prej vitesh në shërbimin ndaj qytetarëve dhe me një eksperiencë të konsoliduar që po e përcjellin edhe tek punonjësit e rinj. Zv.kryeministrja u shpreh falënderuese për punën dhe angazhimin e tyre. Duke treguar eksperiencën e tyre të punës, Arbeni dhe Marjani u shprehën se, pajisjet ecin me hapa shumë të shpejtë nga zhvillimi teknologjik.
”Asetet më të rëndësishme të një ndërmarrje apo të një institucioni janë pa dyshim kapacitetet njerëzore, sepse teknologjia është çështje buxheti. Një teknologji të avancuar, një vend ka mundësi ta përballojë, një tjetër nuk ka mundësi direkt, por me kohën, me kredi etj., etj. Ndërkohë që kapacitetet njerëzore janë të pazëvendësueshme. Dhe nuk ka rëndësi se sa inovacion ti bën, domethënë inteligjencë artificiale, të gjitha këto pultet e komandimit. Skada që ne të gjithë përdorim. Po sërish skada çfarë bën? Identifikon se ku është avaria, po kush do shkojë tek avaria? A shkon ti? Domethënë, pa kapacitetet njerëzore, ne nuk kemi asgjë në vijë”,-tha Balluku.Duke kujtuar vitet e nisjes së punës së tyre dhe vështirësitë që kanë hasur, Arbeni dhe Mariani u shprehën se, aktualisht janë bërë investime të jashtëzakonshme. ”Kemi dhe një peshë të madhe tani në sektorin energjetik. Sektori energjetik është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit. Dikur, energjia përdorej si një mall bazik jetësor. Duhet të kishim drita në shtëpi. Ndërkohë që sot nuk është kështu. Sot, energjia është baza e çdo sektori, edhe bujqësia do energji. Dikur bujqësia s’e përdorte fare energjinë, sot të gjitha serrat aplikojnë për lidhje me energjinë elektrike, sepse bëjnë vaditjen, sepse kanë ngrohje apo kanë ajrim gjatë dimrit”.
Nga ana tjetër, shtoi Balluku, të gjithë sektorët e tjerë, shëndetësia, inovacioni që ka sot shëndetësia me aparatura dhe gjithçka tjetër, do linja të dedikuara energjetike. ”Juve keni punë përpara, do tërhiqeni nga terreni dhe do të filloni që të ktheheni në mësues të brezave të rinj që futen. Unë shpresoj shumë t’ju shoh në terren, edhe shpresoj shumë që t’i përcillni të gjithë këtë bagazh eksperience, por edhe pasioni që keni, sepse jua ndjej se si flisni, me sa dashuri flisni për punën, t’ia pasoni brezave të rinj”, tha Balluku. -

Azerbajxhani: Bashkëpunimi energjetik me Ukrainën nuk do të pengohet nga sulmet ruse
Presidenti i Azerbajxhanit dënoi të dielën sulmet ajrore ruse mbi objektet e naftës dhe gazit të Azerbajxhanit në Ukrainë, por tha se bashkëpunimi energjetik midis dy vendeve do të vazhdojë.
Ilham Aliyev zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
“Gjatë bisedës, të dyja palët dënuan sulmet ajrore të qëllimshme nga Rusia në një objekt magazinimi nafte në pronësi të SOCAR të Azerbajxhanit në Ukrainë, si dhe në objekte të tjera azerbajxhane dhe një stacion kompresori gazi që transporton gaz azerbajxhanas në Ukrainë”, tha shërbimi për shtyp i Aliyevit në një deklaratë.Ata theksuan besimin e tyre se këto sulme nuk do të pengonin bashkëpunimin energjetik midis Azerbajxhanit dhe Ukrainës.
-

Thatësira dhe vala e nxehtësisë vë në vështirësi sistemin energjetik, bien prurjet e lumenjve në HEC-e
Temperaturat e larta të vazhdueshme kanë çuar në një ulje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë me ujë rezervuarin më të madh të vendit.
Kushtet e krijuara kanë ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të liqeneve artificiale dhe hidrocentraleve kryesore të vendit.
Gjendja është më e theksuar në liqenin e Fierzës, i cili përbën burimin më të madh të ujit dhe një hallkë kyçe në sistemin energjetik kombëtar. Ky liqen po shënon rënie të vazhdueshme të nivelit, jo vetëm për shkak të mungesës së reshjeve dhe prurjeve, por edhe nga prodhimi i energjisë që vijon me dy turbina në hidrocentralin e tij.
Kuota aktuale e ujit ka arritur në 274 metra mbi nivelin e detit, duke iu afruar pragut minimal të funksionimit optimal.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, situata rrezikon të rëndohet, pasi gjatë javëve të ardhshme nuk priten reshje të konsiderueshme, ndërkohë që temperaturat e larta do të vijojnë gjatë gushtit.
Kjo thatësirë dhe vala e nxehtësisë po e vë në vështirësi sistemin energjetik, duke detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) të rrisë blerjen e energjisë nga tregjet ndërkombëtare për të përmbushur kërkesën vendase. -

BE dhe BERZH grant për energjinë, 9.58 mln euro për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Belsh
Në Belsh do të ndërtohet një park fotovoltaik për prodhimin e energjisë përmes diellit, me financim nga Bashkimi Evropian dhe Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim.
BE do të japë 9.58 mln euro grant për këtë projekt si një mbështetje për transformimin energjetik që duhet të bëjë Shqipëria, për të përmbushur kriteret për anëtarësimin në union.
“Shqipëria po përgatitet të hapë grupkapitullin e katërt për axhendën e gjelbër, që përfshin kapituj kyç për energjinë dhe intgrimin rajonal për energjinë. Shqipëria është unike në Evropë sepse prodhon 100% të energjisë nga birimet ujore, por siç e shohim këto ditë, kjo rrezikohet nga kushtet e klimatike. Ndaj është thelbësore ulja e varësisë ndaj energjisë përmes burimeve ujore. BE është partnere e Shqipërisë në procesin e tranzicionit energjetik. BE mbështet Shqipërinë në harmonizimin e politikave të saj, të legjislacionit”, tha ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato.“Do të ofrojë energji për rreth 50 mijë qytetarë. Ky park diellor shton kapacitetin prodhues të KESH, shënon një hap të rëndësishëm të zonave të reja në rrjetin energjetik.Projekti ka afate, pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të haoim thirrjen ndërkombëtare, pas 6 jmuajsh kompania duhet të dorëzojë”, tha ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
BERZH nga ana tjetër do të japë një hua në vlerën e 30 mln eurove për qeverinë shqiptare që të zhvillojë projektin për parkun fotovoltaik në Belsh./vizionplus.tv