Tag: ëndrrën

  • Asllani mban gjallë “ëndrrën amerikane” të Shqipërisë, kuqezinjtë marrin vendin e dytë në grup! Anglia “turpëron” Serbinë

    Asllani mban gjallë “ëndrrën amerikane” të Shqipërisë, kuqezinjtë marrin vendin e dytë në grup! Anglia “turpëron” Serbinë

    Shqipëria ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Letoninë në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
    Kuqezinjtë krijuan volum të lartë loje, por shumë pak raste për shënim. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo u mjaftua me vetëm një gol, të shënuar nga Kristjan Asllani në minutën e 25-të të pjesës së parë me anë të një 11-metërshi.
    Një Shqipëri e cila qarkulloi vazhdimisht topin në mesfushë, por krijoi shumë pak raste pranë portës. Rasti më i mirë i kombëtares tonë për të dyfishusr rezultatin ishte ai i minutën së 58-të kur kapiteni Berat Gjimshiti me portën thuajse të boshatisur gjuajti jashtë kuadratit.

    Ndërkohë letonezët u treguan më cinikë, por edhe ata krijuan rastet e tyre në pjesën e dytë, duke “drithëruar” jo pak zemart e tifozëve në shkallët e stadiumit.
    Pas kësaj sfide kuqezinjtë e renditen në vendin e dytë, falë edhe një “asisti” të dhënë nga Anglia, e cila mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Serbinë në Beograd.

    Serbët renditen në vendin e tretë me 7 pikë një më pak se kuqezinjtë, megjithatë do të jetë përballja direkte ajo që do të vendosë se cila nga skuadrat ballkanike do të vijojë “ëndrrën” për të shkuar në Amerikë vitin e ardhshëm. /Vizionplus.tv/
     

  • ‘Fitore që e mban të gjallë ëndrrën kuqezi të Botërorit’/ Ilir Meta uron Kombëtaren për ndeshjen ndaj Letonisë

    ‘Fitore që e mban të gjallë ëndrrën kuqezi të Botërorit’/ Ilir Meta uron Kombëtaren për ndeshjen ndaj Letonisë

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë për fitoren në ndeshjen eliminatore të Botërorit kundër Letonisë.

    Në një postim në Facebook, Meta shkroi:
    “Një fitore që e mban të gjallë ëndrrën kuqezi të Botërorit. Forca Shqipëri! Krenar për Kombëtaren tonë! ”

    Fitorja e kuqezinjve është pritur me entuziazëm nga tifozët, ndërsa Meta iu bashkua urimeve, duke theksuar rëndësinë e këtij triumfi për moralin e ekipit kombëtar dhe për ëndrrën e Shqipërisë për Botërorin.

    Postimi i plotë:

  • Shqipëria merr fitore me vuajtje në “Arena Kombëtare”/ Kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën e Botërorit

    Shqipëria merr fitore me vuajtje në “Arena Kombëtare”/ Kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën e Botërorit

    Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Letoninë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”.
    Golin e epërsisë e realizoi Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpërthyer entuziazmin në shkallët e stadiumit të mbushur me tifozë kuqezi.
    Ky gol i jep kuqezinjve një shtysë të madhe në këtë përballje vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Botëror.
     

  • Zhegrova bën realitet ëndrrën e madhe, ja detajet e transferimit te Juventus

    Zhegrova bën realitet ëndrrën e madhe, ja detajet e transferimit te Juventus

    31 Gusht 2025

    20:04

    Telesport

    Edon Zhegrova ka bërë realitet ëndrrën e tij, fantazisti dardan mund të quhet lojtari më i ri i Juventusit. Sipas ekspertit të transferimeve, Alredo Pedulla, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 20 milionë euro në total, 18 milionë euro direkt plus 2 milionë euro bonuse.
    Ditën e nesërme, Zhegrova do të kryejë testet mjekësore te bardhezinjtë dhe më pas do të vijë firma në kontratë. Zhgerova do të firmosë deri në vitin 2030 me bardhezinjtë dhe do të përfitojë një rrogë 2.5 milionë euro në sezon.
    Ky është padyshim një hap i madh në karrierë për Zhegrovën, duke bërë realitet ëndrrën e tij të luajë për një nga ekipet më të mëdha në botë. Te Juventus, Zhegrova do të gjejë edhe Jonathan David, i cili u transferua falas në fillim të merkatos nga Lille te bardhezinjtë.

  • Tony Parker zbulon ëndrrën e tij: Shpresoj që një ditë të bëhem trajner në NBA

    Tony Parker zbulon ëndrrën e tij: Shpresoj që një ditë të bëhem trajner në NBA

    29 Gusht 2025

    10:11

    Telesport

    Tony Parker është një legjendë e basketbollit europian dhe një ikonë e San Antonio Spurs dhe NBA. Në një intervistë për “L’Equipe”, Parker ka dhënë një intervistë, duke zbuluar ëndrrën e tij.
    Ai ka rrëfyer se ëndrra e tij është të jetë trajner në NBA, për të vijuar edhe më tej aventurën e tij aty ku dhë u bë i famshëm si lojtar. Tashmë 43 vjeç, ai pret të marrë certifikatën e nevojshme për të provuar këtë aventurë.
    “E njoh mirë NBA, pasi kam luajtur aty për një kohë shumë të gjatë. Të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja, por do të më pëlqente të isha trajner në NBA një ditë”, tha Parker, që ka fituar 4 tituj kampionë me Spurs.

  • Miranda Hashani: Harroje, harroje ti dashurinë tonë… (teksti dhe kënga)

    Miranda Hashani: Harroje, harroje ti dashurinë tonë… (teksti dhe kënga)

    Teksti i këngës “Harroje dashurinë tonë”, e kënduar nga Miranda Hashani.

    E di s’kam të drejtëta thur unë këtë këngë,se ty djalë i dashurtë shoh veç në ëndërr .

    Dhe bashkë kur u ndamënuk thamë nat’n e mirë,por thamë lamtumirë.

    Të lutem ti falmagabimin e rëndë,se sot zemra imekëndon veç një këngë,por vuan e jotjadhe dhembja s’durohet,por prapë nuk bashkohet.

    Harroje, harroje, ti dashurinë tonë.Largoji ti brengat,i lumtur jeto.

    Se ti e di mirë tanise ç’ështe dashuria,një mall ndjenjë e zjarrtë,që pranë gjithkush e do.

    Harroje, harroje, ti dashurine tonë.Largoji ti brengat,i lumtur jeto.

    ObserverKult

    ——————————————

    Lexo edhe:

    403 & FITNETE TUDA: DITËT S’KISHIN FUND PA TY… (TEKSTI DHE MUZIKA)

    Teksti i këngës “Ëndrra” kënduar nga grupi 403 dhe Fitnete Tuda.Muzika, teksti dhe aranzhmani: Hektor Gjurgjiali

    Ditët s’kishin fund pa ty,Mallkoja çdo mëngjes,Se me ëndrrën shkoje dhe ti.

    Kisha frik’ të hapja syt’,Të ëndrroja në çdo çast,Se atje të kisha ty.

    Në syt’ e saj pash’ veten,Dhe pyeta me habi,Erdha un’ apo ajo?

    Në buzt’ e saj shijova frikën,Dhe loti më tregoi,Ëndrra jon’ kufi nuk ka.

    Të gjith’ na thonin jo,Por ne s’na bëhej von’,Ne kishim ëndrrën ton’.

    Atje do të takoj,Atje gjithmon do t’jem,ëndrra jon’ kufi nuk ka.

    Mendova se çdo gjë mbaroi,Këtë natë kur u ndam’,Ika un’ apo ike ti?

    Kujtoja se do të harroj,Nëse nuk të shoh,Deri sot as nuk të pash’.

    Provova të jetoj pa ty,Po jo nuk më duhesh më,Por sot nuk do të gënjej.

    Të kërkova në çdo vend,Të këndova në çdo këng’,E si mund të t’harroj.

    Të gjith’ na thonin jo,Por ne s’na bëhej von’,Ne kishim ëndrrën ton’.

    Atje do të takoj,Atje gjithmon do t’jem,Ëndrra jon’ kufi nuk ka.

    Të gjith’ na thonin jo,Por ne s’na bëhej von’,Ne kishim ëndrrën ton’.

    Atje do të takoj,Atje gjithmon do t’jem,Ëndrra jon’ kufi nuk ka.

  • Fitnete Tuda & Vlera Kastrati: Shi bie në Tiranë (teksti dhe kënga)

    Fitnete Tuda & Vlera Kastrati: Shi bie në Tiranë (teksti dhe kënga)

    Kënga “Shi bie në Tiranë” e kënduar nga Fitnete Tuda dhe Vlera Kastrati

    Shi bie në Tiranë,nga malli ynëedhe qielli qan.Je i dehur nga pija,apo nga dashuria,ti ecë, por këmbët nuk të mbajnë.Shi bie në Tiranë,si nën ombrellë,ti strukesh nën një palmë.Gjysma ime treti,rrugëve të këtij qyteti,shi bie në Tiranë.Sa shumë u lagëm e s’ikëm,sa shumë u endëm e s’ikëm,harruam ditët dhe viteta është kjo dashuri?Shi bie në Tiranëdhe shpirti ynëfluturon mbi Dajt.Vetja ime mbetirrugëve të ktij qyteti,shi bie në Tiranë.Zemra ime mbetirrugëve të ktij qyteti,shi bie në Tiranë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    403 & FITNETE TUDA: DITËT S’KISHIN FUND PA TY… (TEKSTI DHE MUZIKA)

    Teksti i këngës “Ëndrra” kënduar nga grupi 403 dhe Fitnete Tuda.Muzika, teksti dhe aranzhmani: Hektor Gjurgjiali

    Ditët s’kishin fund pa ty,Mallkoja çdo mëngjes,Se me ëndrrën shkoje dhe ti.

    Kisha frik’ të hapja syt’,Të ëndrroja në çdo çast,Se atje të kisha ty.

    Në syt’ e saj pash’ veten,Dhe pyeta me habi,Erdha un’ apo ajo?

    Në buzt’ e saj shijova frikën,Dhe loti më tregoi,Ëndrra jon’ kufi nuk ka.

    Të gjith’ na thonin jo,Por ne s’na bëhej von’,Ne kishim ëndrrën ton’.

    Atje do të takoj,Atje gjithmon do t’jem,ëndrra jon’ kufi nuk ka.

    Mendova se çdo gjë mbaroi,Këtë natë kur u ndam’,Ika un’ apo ike ti?

    Kujtoja se do të harroj,Nëse nuk të shoh,Deri sot as nuk të pash’.

    Provova të jetoj pa ty,Po jo nuk më duhesh më,Por sot nuk do të gënjej.

    Të kërkova në çdo vend,Të këndova në çdo këng’,E si mund të t’harroj.

    Të gjith’ na thonin jo,Por ne s’na bëhej von’,Ne kishim ëndrrën ton’.

    Atje do të takoj,Atje gjithmon do t’jem,Ëndrra jon’ kufi nuk ka.

    Të gjith’ na thonin jo,Por ne s’na bëhej von’,Ne kishim ëndrrën ton’.

    Atje do të takoj,Atje gjithmon do t’jem,Ëndrra jon’ kufi nuk ka.

    ObserverKult

  • “Faleminderit që na bëre të përjetojmë ëndrrën!” Shkoi më larg se të gjithë prisnin, Ditmar Bicajt largohet nga Burreli

    “Faleminderit që na bëre të përjetojmë ëndrrën!” Shkoi më larg se të gjithë prisnin, Ditmar Bicajt largohet nga Burreli

    Ditmar Bicaj shkoi shumë larg me Burrelin, shumë më larg se të gjithë prisnin. Kjo skuadër ishte surpriza e Kategorisë së Parë duke arritur deri në fazën Play Off, pa investime dhe shumë mundësi në duar.Ndërkohë tani është momenti i largimit të trajnerit Ditmar Bicaj. Ky i fundit ka shumë interesime nga skuadra të tjera, ndërsa pak ditë më parë u njoftua edhe kalimi i tij tek Tirana.
    “Një largim me peshë që vjen nga kryesia e stolit, bëhet fjalë për trajnerin Ditmar Bicaj. Dy palët kanë rënë në koncensus për prishjen e kontratës. Faleminderit profesor për sezonin e klauar që na bërë të mundur të përjetojmë ëndrrën dhe emocionet e “Play-Off” të Superiores”, shkruhet nga Burreli. /Sport Ekspres/

  • Berisha flet për ëndrrën e tij: Nuk u bëra shkrimtar se shkruaja me mendje, jo me zemër

    Berisha flet për ëndrrën e tij: Nuk u bëra shkrimtar se shkruaja me mendje, jo me zemër

    I ftuar në podkastin e gazetares Ilnisa Agolli, Sali Berisha ka bërë një rrëfim të tij për jetën personale.
    Në një pjesë të bisedës lideri i opozitës shqiptare shpjegon edhe për ëndrrën e tij për t’u bërë shkrimtar dhe pse nuk e vazhdoj.
    “ë në rininë time te hershme fillova të shkruaja. Poezi kryesisht dhe e mbylla karrierën time letrare pasi shkrova një tregim i frymëzuar nga Prosper Merime. Nga motivet korsikane të Merimes, se ka një “ Ma thonë babanë Mateo Falcone”. Ka një tregim ai. Dhe unë gjeta një histori shumë të ngjashme por reale të Mateo Falkones. E shkrova atë tregim dhe mendova se me atë tregim do të kem një sukses. Mirëpo mbasi mbusha një fletore me të, e lexova dhe nuk më pëlqeu.

    E kisha këtë. Se ç’kisha lexuar shumë herët që, Fishta i thoshte Mjedës, “i ke prej mendjes jo prej zemret”. Mirëpo kjo u ngulit në mendjen time si fëmijë. Mu ngulit dhe kjo më brente mua, që poezia duhet të jetë prej zemre, ose shkrimi duhet të jetë prej zemre dhe jo prej mendjes. Dhe e lexoj tregimin, besoj ka qene klasa e 6, ose e 5. E lexoj pasi kisha shkruajtur ditë të tëra dhe e shof që është prej mendje dhe jo prej zemre, dhe i zëmëruar me veten time, betohem që s’do të shkruaj kurrë më…”, shpreh Berisha.

     

  • VIDEO/ Goli i lojtarit shqiptar nuk mjafton, ekipi anglez ndërpret ëndrrën për t’u ngjitur një ligë më lart

    VIDEO/ Goli i lojtarit shqiptar nuk mjafton, ekipi anglez ndërpret ëndrrën për t’u ngjitur një ligë më lart

    Chesterfield-i ka ndërprerë sot ëndrrën për t’u ngjitur në League One. Skuadra angleze është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Walsall-i. Armando Dobra ka tundur rrjetën në minutën e 94-t të takimit, por goli i tij nuk ka mjaftuar për Chesterfield-in.
    Në fund Walsall-i ka arritur të kualifikohet më tej në finale të fazës “play-off”. Skuadra në fjalë do të ketë përballë fituesin e çiftit Wimbledon-NottsCounty si pengesën e fundit për t’u ngjitur në ligën e tretë të futbollit anglez./Sport Ekspres/