Tag: endrit

  • Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u! Ka firmosur lobimet e LSI kur unë isha…

    Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u! Ka firmosur lobimet e LSI kur unë isha…

    Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do e mbajë për një kohë të gjatë ‘inatin’ me Endrit Braimllarin, që sipas tij ‘e konvertoi SPAK në rilindas’.
    Teksa ka ndarë një deklaratë të Braimllarit i cili thotë se nuk ka lidhje me lobimin, Meta shkruan se “vetëm një rilindas mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur”.
    Reagimi i Ilir Metës:
    Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë.
    Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur.Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie. Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës.
    Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?

  • Seanca në GJKKO, i penduari Erion Alibej rrëfen për masakrën e Bradasheshit

    Seanca në GJKKO, i penduari Erion Alibej rrëfen për masakrën e Bradasheshit

    Ditën e sotme u zhvillua në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seanca e radhës e dosjes “Plumbi i Artë”.
    Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka dhënë dëshminë e tij, ku ka rrëfyer momentin kur ka ndodhur masakra e Bradasheshit, në të cilën humbën jetën vëllai i tij, Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe një person tjetër me nënshtetësi turke, Erdal Durunay.
    Ngjarja në fjalë ndodhi në dhjetor të 2018-ës, vit në të cilin, Erion Alibej dëshmoi se kishte vendosur që të vinte në Shqipëri përfundimisht.
    Para togave të zeza, ai ka rrëfyer se çfarë ndodhi natën e 29 Dhjetorit 2018 në Elbasan. Fillimisht para se të shkonte në vendin e ngjarjes ka hasur Mikael Qosen, i dyshuar më vonë për vrasjen e Endrit Alibejt.
    “Sa ishim larguar nga gëzimi familjar kur më telefonuan. Unë në atë moment pashë një [BMW] “X5” të bardhë të Mikael Qoses para “fast food”-it të Dine Çamit. Kur u shkëmbyem i thashë Mikaelit, a ke hekur aty. Jo, më tha, çfarë ka ndodhur. I thashë, që i kanë gjuajtur Endritit. Bashkë me të në makinë ishte edhe Ervis Çopja, që i thërrisnin “Liçe””, tregoi Erion Alibej.
    Erion Alibej ka treguar se ishte i pari që ka shkuar në skenën e krimit. Dyshimi i tij i parë ka lindur pasi nuk gjeti një patrullë policie, e cila çdo natë ishte aty. Fillimisht familjarët që po i shoqëronin me një makinë mbrapa kanë pandehur për një aksident, por kur kanë hapur derën e mjetit kanë parë të plagosurit.
    “Aty ishte errësirë. Aty gjithmonë rrinte një patrullë policie, por atë natë nuk ishte, ç’ka më ngriti dyshime. Gjeta aty familjarët e mi në një situatë që nuk e shpjegoj dot. E para që ka hapur derën e “Range Rover”-it ishte bashkëshortja ime. Pastaj motra ime. Kishin pandehur një aksident fillimisht. E gjeta të ngrohtë Endritin. Shtetasi turk po ashtu. Edhe xhaxhai pas ishte i pajetë. Erdhi pastaj policia dhe ambulanca. Endriti i kishte plumbat nën krah. E çuam Endritin në spital, por më pas mësuam që ishte pa jetë”, u shpreh Alibej.
    Pas përhapjes së lajmit për ngjarjen, në shtëpinë e tij për ngushëllim kanë shkuar edhe anëtarë të familjes tjetër të njohur në Elbasan si të përfshirë në veprime kriminale, Çapjat. Këta të fundit i kanë sugjeruar që masakrën e ka kryer Suel Çela.
    “Shumë shpejt erdhën Çapjat, Florenc Çapja, Bledar Muça, Ervis Çaushllari (Korçari). I ndaj veç e i dëgjoj. Bledar Muçën e takoja për herë të parë, Florenc Çapjen për herë të dytë. Më thotë Bledar Muça, i pata thënë Endritit të bënte kujdes. Nga kush i them. Suel Çela, tha, askush tjetër, ai i bën këto masakra”, tha Erion Alibej.
    Alibej ka treguar se kur ishte në kërkim ka qëndruar për disa kohë në Durrës. Më pas ka qenë në një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit. Ai dëshmoi se vendosi që të dorëzohej në momentin që i vranë djalin e xhaxhait, Andi Zylyfi.
    Hetimet e SPAK kanë zbuluar se masakra e Bradasheshit u porosit nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja dhe u pasua me urdhërimin e vrasjeve të disa personave të afërm të Endrit Alibejt.

  • Endrit Braimllari reagon pas akuzave të Metës: Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë

    Endrit Braimllari reagon pas akuzave të Metës: Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë

    Një ditë pas debateve të forta në studion e Top Story në Top Channel lidhur me ngritjen e akuzave nga SPAK për Ilir Metën, reagoi nga qelia presidenti Partisë së Lirisë .

    Pasi këmbëngul se nuk jemi përballë një  “𝐌𝐞𝐭𝐚-𝐆𝐚𝐭𝐞”, 𝐩𝐨𝐫 “𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐆𝐚𝐭𝐞” Ilir Meta për herë të parë ka zbuluar detaje për sa i përket aferës së lobimit në SHBA. për të cilën ai është vënë nën akuzë.
    “Ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis”, ka shkruar Meta.
    Ilir Meta e mohon pasjen dijeni për kontratën e lobimit.
    “Në takimin e bërë me Presidentin e “McKeon Group” u njohëm me një marrëveshje që Z. Fideszis kishte nënshkruar me “McKeon Group” në emër të LSI, ku kishte vënë edhe pikat e bashkëpunimit të ardhshëm pa autorizimin dhe dijeninë time dhe të LSI. Menjëherë e denoncova këtë marrëveshje te Presidenti i “McKeon Group” si të pavërtetë dhe të panevojshme dhe kërkova që të njoftohej FARA (Departamenti i Drejtësisë) për këtë të pavërtetë dhe kështu ndodhi”.
    Unë  thotë Ilir Meta e mirëkuptoj cilindo që ndërron parti apo interesa politike, por SPAK-u ka detyrë të bëjë hetime të paanshme.
    “P𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫ë 𝐪ë 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐪𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐤𝐚 𝐪𝐞𝐧ë 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐢 𝐤ë𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐋𝐒𝐈 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐨. 𝐊𝐲 ë𝐬𝐡𝐭ë një 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐨-𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧-𝐝𝐢𝐛𝐫𝐚𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐢 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐩ë𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫ë𝐭 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐜̧𝐮𝐝𝐢𝐭ë𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐢 𝐩𝐚𝐩𝐲𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐤𝐚 𝐭𝐫𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐪ë 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐚𝐬𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢. 𝐂̧𝐮𝐝𝐢 𝐩𝐬𝐞? 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐪ë 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐙. 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐥 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐣𝐞𝐧𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝟏𝟎 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐞𝐬𝐩𝐨n𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐭ë 𝐞 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐞-𝐦𝐚𝐢𝐥 (𝐩ë𝐫 𝐟𝐚𝐭 𝐭ë 𝐤𝐞𝐪, 𝐩𝐚𝐬 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐢𝐣 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐚 𝐬𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐊𝐚𝐛𝐢𝐧𝐞𝐭𝐢, 𝐜̧𝐮𝐝𝐢të𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐥ë𝐧ë 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞ë 𝐚𝐫𝐤𝐢𝐯 𝐚𝐩𝐨 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞̈)”.
    Kërkesa e Metës ndaj SPAK përfshin edhe Endrit Brahimllarin ish nënkryetarin e Partisë së Lirisë, i cili pasi u përjashtua nga PL, kandidoi me PS në zgjedhjet e 11 majit.
    “𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫ë 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐤𝐚 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐚 𝐩𝐚𝐭𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐞̈ 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐚𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞𝐣 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐚𝐭. 𝐂̧𝐮𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐡𝐲𝐫𝐢 𝐭𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐬𝐢 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐏𝐋 (𝐋𝐒𝐈) 𝐝𝐨𝐥𝐢 𝐬𝐢 “𝐫𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐚𝐬” 𝐢 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢𝐜̧ 𝐝𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐮 𝐟𝐮𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐒 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧ë”.
    I kontaktuar nga  gazetari Top Channel Muhamed Veliu pas këtyre akuzave të Ilir Metës, Endrit Brahimllari dha këtë koment.
    “Kjo është një çështje e ezauruar për mua që në vitin 2023. Nuk komentoj çështje që i takojnë drejtësisë. Emri i Endrit Braimllari nuk mund të mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë”, tha Braimllari.

    Top Channel

  • Shabani: Rama merr 69 mandate dhe nuk qeveris dot. Ne s’bëhemi kurrë me të!

    Shabani: Rama merr 69 mandate dhe nuk qeveris dot. Ne s’bëhemi kurrë me të!

    Kryetari i Nisma Thurje Endrit Shabani, që në këto zgjedhje shkon në koalicion me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapaj, e thotë me bindje se forcat e reja do futen në Parlament. Në studion e “Opinion” këtë të Enjte, ai madje parashikoi që PS-ja të marrë shumicën e mandateve, por të mos kapë dot numrin që nevojitet për formimin e qeverisë.
    “Unë mendoj që kemi shumë gjëra të reja, e para gjuhën e të folurit. Sulmet e klasës së vjetër politike përfaqësojnë sulme personale, nuk janë debate ideologjike. S’ka shqiptar që nuk e pranon se duhet ndryshuar klasa politike. Mos vini bast kot, forcat e reja do të vijnë në Parlament. Është e sigurt! Filxhani mund ta mohojë, por sondazhet nuk e mohojnë dot! Vulnerabiliteti i këtyre, në këtë rast Ramës…Mund të ketë 68, 69 mandate, nuk qeveris dot! Pra nëqoftëse ne vendosim këmbën te dera, ai nuk e mbyll dot”, tha Shabani.
    Nisur nga kjo deklaratë, gazetari Armand Shkullaku i drejtoi pyetjen se a ekziston mundësia që nëse duhet “në të ardhmen të bashkojnë forcat me Ramën”.
    Armand Shkullaku: Më fal, ju nuk bëheni me Ramën?
    Endrit Shabani: Padyshim që jo, kurrë! Ne mund ta vëmë këmbën te dera për ta zbritur nga pushteti.
    Armand Shkullaku: Adriatiku mund të shkojë dhe me Ramën.
    Endrit Shabani: Jam i bindur që jo dhe e ka thënë publikisht.

  • Masakra e Bradasheshit, zbardhen intrigat dhe tradhtitë brenda grupit “Çopja”, Nuredin Dumani hedh dritë mbi…

    Masakra e Bradasheshit, zbardhen intrigat dhe tradhtitë brenda grupit “Çopja”, Nuredin Dumani hedh dritë mbi…

    Zbardhen detaje nga përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej. Nisja e përplasjes shpjegohet në detaje, duke zbuluar dëshmitë e protagonistëve, si edhe intrigat mes tyre për t’ia atribuuar përgjegjësinë e masakrës së Bradasheshit një tjetër figure të botës së krimit, Suel Çelës. Për të humbur gjurmët Franc Çopja, shkoi edhe në varrimin e Endrit Alibej, gjë për të cilën ai tallet edhe gjatë bisedave në Sky Ecc me pjesëtarët e grupit të tij kriminal.
    Dosja Hetimore
    Nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se automjeti BMW X6 më ngjyrë të bardhë me targa AA 011 VN, me të cilët mendohet se lëviznin bashkëpunëtorët në atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit, mbrëmjen e datës 29 Dhjetor 2018, i përket një banori të njësisë Nr. 11 në Tiranë. Vetëm disa muaj pas atentatit ndaj Endrit Alibej dhe familjarëve të tij, konkretisht më datë 3 Shkurt 2019, ky automjet është përdorur nga shtetasi Hajdar Bako, dhe më tej nga shtetasi Mikael Qosja. Ndërkohë që nga pamjet e kamerave filmike është konstatuar se gjuajtja me predha ndaj makinës me të cilën udhëtonte Endrit Alibej dhe familjarët e tij është kryer nga një makinë e tipit ‘Mercedes Benz’ ngjyrë gri, ku pas tij dallohet edhe një tjetër automjet ‘Mercedes Benz’, ngjyrë e zezë, që dyshohet se është i ndihmësve të ekzekutorëve.
    Lidhur mbi këtë ngjarje të rëndë kriminale grupi hetues në atë kohë pyeti krahas familjarëve të viktimave edhe vetë personazhet që në këtë kohë ishin të dyshuarit kryesorë se kishin gisht në ekzekutimin e Endrit Alibej, dhe të afërmve të tij. Konkretisht edhe Hajdar Bakon, apo Çopja, por edhe personazhe si Talo Çela dhe Mikael Qosja që në vazhdim dalin se janë pjesë e grupit kriminal Çopja. Vrasje e cila u krye nga dy armë të ndryshme zjarri, nga të cilat u qëlluan 24 plumba. Ku një nga të afërmit e Endrit Alibej rrëfeu se ky i fundit kishte mbërritur në Shqipëri, pasi më datë 1 Janar, kishte ditëlindjen e djalit. Po kështu kishin edhe një dasmë.  Arsyeja përse në Shqipëri bashkë me të ishte kthyer edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri, si edhe miku i tij turk Erdal Durunay. Por i pyetur nga grupi hetues, Hajdar Bako, apo Çopja, mohoi që të kishte lidhje me ngjarjen. Edhe pse grupi hetues kishte informacione se Çopjat dhe Alibejt ishin në një konflikt të mprehtë midis tyre.
    Hajdar Çopja (Bako): Endrit Alibej unë e njoh pasi kam patur lidhje shoqërore me vëllain e tij Erionin. Për sa i përket Endritit unë kam kohë pa e parë, pasi kryesisht jetoj gjithë kohën jashtë. Ndërsa Erionin për herë të fundit e kam parë gjatë verës. Përsa i përket ditës së ngjarjes, mua më ndërroi jetë babai.  Dhe një shoku im Mikael Qosja më tha se në rrugë kishte takuar Erion Alibejn. Ky i kishte thënë Mikaelit që do t’i shkojë për ngushëllim Hajdarit. Por atë ditë ndodhi vrasja e Endritit dhe Erioni nuk erdhi për ngushëllim. I vetmi që erdhi ishte daja i tyre Doni (Qani Alibej).  Por ai që duket se tradhtoi fillimisht grupin kriminal Çopja në ekzekutimin e trefishtë të Bradasheshit ishte Nuredin Dumani. Dikur bashkëpunëtor me pagesë në vrasje të ndryshme, sot bashkëpunëtor i drejtësisë që po vazhdon të rrëfejë të gjithë dijeninë e tij për vrasjet e kryera në Elbasan dhe më gjerë në harkun kohor të viteve 2016-2022.  Ai tregoi se i përfshirë në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit ishte dhe Eljo Bitri, i cili del se ka qenë vëzhgues në këtë ngjarje.
    Nuredin Dumani: Eljo më ka thënë se ka qenë vëzhgues për këtë ngjarje. Dhe financues kanë qenë vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, ndërsa organizator Kel Kamami i cili ka luajtur edhe rolin e vëzhguesit. Ndërsa ekzekutorët kanë qenë Altin Ndoci, Mir Haxhia dhe shoferi i mjetit të ekzekutorëve ka qenë Talo Çela. Ku Eljo më tregoi një nga mesazhet që i kishte dërguar Talo Çela, ku në foto shikoheshin kartëmonedha me prerje 20 euro. Që në total ishin 20 mijë euro. Me qëllim për t`ia bërë dhuratë Eljos.  Po kështu kam dëgjuar edhe mesazhin zanor që Talo i kishte dërguar Eljos, ku i thoshte se për çdo punë që ke bërë do të shpërblehesh. Eljo Bitri i cili doli se ka komunikime të shpeshta me shtetasin Mikael Qosja përgjatë periudhës kohore nga data 19 deri më 29 Dhjetor 2018. Edhe pse për grupin hetues gënjeu duke thënë që Mikaelin e njihte vetëm së largu. Një nga personat që u pyet në lidhje me rrethanat e ngjarjes ishte edhe Erion Alibej. Vëllai i Endrit Alibej, i cili pranoi se midis tyre dhe Çopjave kishte një ftohje.
    Erion Alibej: Në fillim vëllai im Endriti i ka ndihmuar shumë vëllezërit Çopja deri sa këta u fuqizuan. Më pas ata filluan të na rrinin ftohtë dhe sidomos Endritit, por pa ndonjë arsye. Një një vit e gjysmë para vrasjes së vëllait tim, vëllezërit Çopja, Franc Gergely dhe Hajdar Bakos u kanë vjedhur në Londër 50 kg kokainë. Vëllezërit Çopja e kanë mësuar se kush ua ka vjedhur kokainën. Pas kësaj ngjarje, unë u ktheva nga Anglia dhe erdha në Shqipëri. Ndërsa përsa i përket Mikael Qosjes ajo që mund të them është se ai ka lidhje familjare dhe njohje me Emiljano Ramazanin, Regis Runajn, Eljo Bitrin si dhe me vëllezërit Çopja. I pyetur edhe njëherë në lidhje me dijeninë e tij për vrasjen e trefishtë të Endrit Alibej dhe familjarëve të tij, bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, tregoi për grupin hetues edhe shumën me të cilën Talo Çela do të paguhej për eliminimin e Endrit Alibej. Si edhe arsyet përse grupi kriminal Çopja ishte i interesuar dhe paguante kaq shtrenjtë për asgjësimin e Alibej.
    Nuredin Dumani
    Talo më tha se i kishte marrë Kel Kamamit 250 000 euro për të realizuar ekzekutimin e Endrit Alibej.  Këtë punë ata donin ta bënin edhe për t’u lidhur me grupin e vëllezërve Çopja, pasi porosia ishte e tyre. Me qëllim që më pas ata punonin me drogë. Por kjo do bëhej vetëm që të shkatërrohej grupi tjetër, që ishte dukshëm më superior, por po kështu edhe mendjemëdhenj. Dhe se konflikti sipas Talos midis Çopjave dhe Alibej, kishte nisur për nga ngarkesë me drogë ku secili prej tyre kishte 4 milionë euro, pra në total 8 milionë euro. Siç edhe Talo Çela i kishte shpjeguar më tej, pasi grupi i Çopjave ekzekutuan Endrit Alibej, ata morën të gjithë drogën për vete.  Ndërsa Talo 250 mijë euro, kurse çdo pjesëtar i grupit të ekzekutimit nga 5 kg kokainë.
    Nuredin Dumani
    Talo Çela e ka ndjekur ‘Range Roverin’ e Endrit Alibej për 5 ose 6 ditë. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë Talo si shofer, ndërsa në vend të parë ka qenë Miri Haxhia dhe mbrapa Altin Ndoci. Këta të fundit ishin atentatorët e ngjarjes së Elbasanit. Informacionin për lëvizjet e viktimave atyre ua jepte Kel Kamami i cili në atë kohë lëvizte me një BMW X6 të bardhë. Në këtë ngjarje, Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip ‘Mercedes Benz E Class’ si dhe armëve të përdorura në ngjarje. Por Erion Alibej nuk e la me kaq vrasjen e vëllait dhe të afërmve të tij. Edhe pse ai kishte dyshimet e veta mbi vrasësit, ai ende nuk e kishte bindjen e plotë se grupi që qëlloi mbi njerëzit e tij, ishte porositur nga vëllezërit Çopja, të cilët nga ana e tyre jo vetëm që bënin të paditurin, por në bisedat që ata kishin me Erion Alibej ia linin fajin Suel Çelës. Ndërkohë që Erion Alibej kishte marrë informacion se një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e vëllait të tij, ishte edhe Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit.
    Erion Alibej
    “Unë e takova Suel Çelën në shtëpinë e tij në Hagë. Ai më tha që ta ka bërë Franc Çopja, me Talon dhe me Kelin. Më herët unë Talo Çelën nuk e kisha dëgjuar në jetën time. Besoj as Endriti”. “Ta ka bërë Franci me Darin”, më tha. “Arsyeja pse ma bënë këta?”, e pyeta. Më tha që ‘flitet për 50 kile që kanë humbur në Angli…dhe sikur ia keni marrë ju… Dua të theksoj që më përpara kisha dëgjuar dhe unë për këto 50 kilet, raporton emisioni “Në Shënjestër”.

  • “Pretekst u bë grabitja e drogës në Londër”, zbardhen ngjarjet që çuan në ngjitjen e Çopjave në trafikun e kokainës

    “Pretekst u bë grabitja e drogës në Londër”, zbardhen ngjarjet që çuan në ngjitjen e Çopjave në trafikun e kokainës

    Në një emisionin televiziv e mbrëmjes së sotme ka hedhur dritë mbi përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej.
    Nisja e përplasjes shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e hershme e vëllezërve Çopja dhe mënyra se si ata arritën të ktheheshin nga shitës të vegjël të kokainës në një grup me përmasa ndërkombëtare në trafikun e lëndës narkotike.
    Në Shënjestër
    Në fillim, kur e nisën këtë punë ata ishin ortakë midis tyre. Por shpejt me kalimin e kohës, Çopjat në njërin krah dhe Alibej në krahun tjetër jo vetëm filluan t’i kthejnë krahët njëri-tjetrit, por edhe të ngrejnë armët. Aq sa ajo midis tyre mund të quhet një nga sagat më të përgjakshme që mund të rrëfejë historia kriminale e një qyteti si Elbasani.
     

     
    Një qytet i drobitur nga krimi dhe lufta midis bandave, që në harkun e pak viteve e kthyen në një kërdi, hakmarrjen e tyre.

    Ky është edhe rasti i vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, të cilët me kalimin e viteve pranuan të paguanin miliona euro për të asgjësuar me çdo kusht dhe mjet vëllezërit Alibej, kërkesë e cila u shoqërua jo vetëm me vrasje, por edhe me masakra me humbje të shumta njerëzore.
    Një prej tyre është ajo e vrasjes së trefishtë të ndodhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, mbrëmjen e datës 29 Dhjetor 2018.
    Si pasojë e plumbave të shumtë të derdhur ndaj makinës me të cilën udhëtonin, u vranë vëllai dhe xhaxhai i Erion Alibej, respektivisht Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri si dhe shtetasi Erdal Duranay. Vrasjen SPAK ia atribuon vëllezërve Franc dhe Hajdar Çcpja dhe grupit të tyre kriminal. Aspekti më interesant në këto dy episode të zbërthyera tashmë edhe nga komunikimet në Sky Ecc midis vëllezërve Çopja dhe grupit të tij, Aty zbulohet shuma e madhe e parave që ata vendosën në dispozicion për të vrarë me çdo kusht Endrit dhe Erion Alibej dhe anëtarët e grupit të tyre kriminal që kishin me vete nga pas. Erion Alibej i njohur si ‘Krymi’, i cili pas masakrës ku humbën jetën të afërmit e tij, ndërmori një fushatë spastrimi dhe ekzekutoi me ndihmën e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, këdo që dyshonte se i kishte vrarë vëllain dhe xhaxhain.  Por teksa ai hakmarrej, edhe banda kundërshtare ishte vënë në ndjekje të tij dhe kërkonte me çdo kusht për ta ekzekutuar.  Por para se të shuajmë këtë kuriozitet se sa ishte shuma e parave që ishin të gatshëm vëllezërit Çopja për të paguar për kokën e Erion Alibej dhe mbështetësve të tij, le të ndalemi fillimisht kush janë vëllezërit Çopja, dhe si arritën ata nga disa shpërndarës të vegjël të kokainës në sheshet e Evropës, të ktheheshin deri në sipërmarrës të trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike?
    Cila ishte lidhja e tyre me Endrit dhe Erion Alibej dhe pse ata shkuan drej fundit të ortakërisë së tyre? Një fund dramatik dhe tejet i përgjakshëm, ku kufomat e batareve të plumbave u shpërndanë sa në Shqipëri aq edhe midis Evropës.
    Gjatë hetimeve janë zbuluar të dhëna të rëndësishme mbi shumë vrasje të ndodhura në qytetin e Elbasanit gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2022. Ngjarje për të cilat me urdhër të GJKKO-së, janë sot në hetim apo me masë sigurie 50 persona, nga të cilët 32 me masën arrest me burg. Zbardhjes së tyre u erdhi në ndihmë zbërthimi i bisedave që grupi i Çopjave kishte kryer në aplikacionin  Sky Ecc, gjatë periudhës së përgatitjes së vrasjeve dhe pas realizimit të tyre. Fashikuj me biseda të bëra të mundura nga organet gjyqësore në Francë.
    Nga ku ndër të tjera u evidentua edhe një organizatë kriminale e cila ishte pjesëmarrëse e rregullt në trafikun ndërkombëtar të kokainës si edhe në vrasje me pagesë, apo korruptimin e zyrtarëve në sistemin e drejtësisë apo deri edhe rekrutimin e punonjësve të Drejtorive Vendore të Policisë, në këtë rast të qyteteve Durrës dhe Elbasan, organizatë që sipas SPAK drejtohej nga vëllezërit Çopja nga Elbasani.
    Franc Çopja i njohur edhe me emrin e dytë Franc Gergely dhe Hajdar Çopja njohur ndryshe si Hajdar Bako, një organizatë që shtrihej nga Europa deri në Amerikën Latine në vende si Ekuadori, Brazili, Kolumbia, Paraguaji dhe Bolivia. Aty ata siguronin lëndën narkotike, të llojit kokainë, aktivitet që thuhet se vëllezërit Çopja e kishin nisur rreth viteve 2006-2007, fillimisht si shpërndarës të vegjël të sasive të kokainës dhe më pas duke shtuar oreksin, aq sa e shtrinë aktivitetin e tyre kriminal edhe përtej Italisë. Ata u fuqizuan brenda një kohe të shkurtër dhe kapur tregje të rëndësishme në kontinentin e vjetër, si në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Fuqi, pushtet dhe kontakte që u dhanë atyre mundësinë të ndërmjetësonin drejtëpërdrejt me grosistë të rëndësishëm të kokainës në Amerikën e Jugut, Ajo çka tregoi se në vitin 2018, tashmë vëllezërit nuk ishin më ata sipërmarrësit e vegjël të kokainës nëpër sheshet e Evropës, por u kthyen në një organizatë të mirëfilltë me natyrë kriminale ku ata ishin drejtuesit.
    Kaq të fuqishëm sa ata tashmë filluan të trafikonin kokainë edhe në Indi, Afrikën e Jugut dhe në Singapor me një nevojë për dominancë dhe ruajtje të pozicionit si lider që i çoi edhe në kurdisjen e eleminimeve të para të kundështarëve të tyre, lojtarë të cilët thuhet se kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e kokainës në Evropë, por edhe më gjerë.
    Ata ishin kthyer në një pengesë që duheshin hequr qafe nga vëllezërit Çopja. Ashtu siç erdhi për ta edhe përplasja me grupin e Alibej, që kishte si drejtues Endrit dhe Erion Alibej, po nga i njëjti qytet, Elbasani.
    Ekzekutime të cilat vëllezërit Çopja i nisën fillimisht me eleminimin e drejtëpërdrejt të Endrit Alibej, në atë që tashmë njihet si Masakra e Bradasheshit, dy netë para ndërrimit të viteve. Grupi hetues ka provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se porositës të kësaj masakre ku mbeti i vrarë vëllai i Erion Alibej, xhaxhai i tij dhe një shtetas turk, janë vëllezërit Çopja dhe grupi i tyre i armatosur të cilët paguan qindra mijëra euro për eleminimin.
    Kjo vrasje u bë në pretekstin e një grabitje prej 50 kg kokaine në Mbretërinë e Bashkuar.
    Dosja Hetimore
    Endrit Alibej kishte një rol të rëndësishëm në trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Italisë, Holandës, Belgjikës, Britanisë së Madhe si dhe vende të tjera në Europë.
    Por për ta eleminuar atë dhe për të marrë në dorë zotërimin e tregut të narkotikëve dhe lidhjet me eksponentë të rëndësishëm në këtë trafik, vëllezërit Çopja gjetën si pretekst për të eleminuar Endrit Alibej dhe familjarët e tij, grabitjen e 50 kg kokainë në Londër.
    Për këtë arsye mbrëmjen e datës 29 Dhjetor 2018, u organizua në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, ekzekutimi i Endrit Alibej, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Durunay. Ku përtej dyshimit të arsyeshëm është provuar se ekzekutimi është porositur nga organizata kriminale ‘Çopja’. Kjo me qëllim që të justifikonin vrasjen e Endrit Alibej, tek lidhjet e përbashkëta që ata kishin në narkotrafik.  Ku si Alibej ashtu dhe Çopja punonin me të njëjtët shtetas të huaj si dhe shtetas shqiptar.
    Pra siç del nga hetimet e SPAK, i gjithë plani i Çopjave ishte të shkëpuste këtë lidhje të Endrit Alibej me këta eksponentë të rëndësishëm të drogës. Por sigurisht duke gjetur një pretekst që do të ishte mjaftueshëm i besueshëm te partnerët e tyre. Diabolizëm që nuk u la me kaq.
     

  • Zbulohet dëshmia e Nuredin Dumanit: Talo Çela ishte shoferi, Çopjat donin të akuzonin Çelën për masakrën e Bradasheshit

    Zbulohet dëshmia e Nuredin Dumanit: Talo Çela ishte shoferi, Çopjat donin të akuzonin Çelën për masakrën e Bradasheshit

    Emisioni “Në Shënjestër”  në emisionin e mbrëmjes së sotme ka hedhur dritë mbi përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej.
    Nisja e përplasjes shpjegohet në detaje, duke zbuluar dëshmitë e protagonistëve, si edhe intrigat mes tyre për t’ia atribuuar përgjegjësinë e masakrës së Bradasheshit një tjetër figure të botës së krimit, Suel Çelës.
    Në Shënjestër
    Për të humbur gjurmët Franc Çopja, shkoi edhe në varrimin e Endrit Alibej, gjë për të cilën ai tallet edhe gjatë bisedave në Sky Ecc me pjesëtarët e grupit të tij kriminal.
     

     
    Dosja Hetimore

    Nga kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se automjeti BMW X6 më ngjyrë të bardhë me targa AA 011 VN, me të cilët mendohet se lëviznin bashkëpunëtorët në atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit, mbrëmjen e datës 29 Dhjetor 2018, i përket një banori të njësisë Nr. 11 në Tiranë. Vetëm disa muaj pas atentatit ndaj Endrit Alibej dhe familjarëve të tij, konkretisht më datë 3 Shkurt 2019, ky automjet është përdorur nga shtetasi Hajdar Bako, dhe më tej nga shtetasi Mikael Qosja.  Ndërkohë që nga pamjet e kamerave filmike është konstatuar se gjuajtja me predha ndaj makinës me të cilën udhëtonte Endrit Alibej dhe familjarët e tij është kryer nga një makinë e tipit ‘Mercedes Benz’ ngjyrë gri, ku pas tij dallohet edhe një tjetër automjet ‘Mercedes Benz’, ngjyrë e zezë, që dyshohet se është i ndihmësve të ekzekutorëve.
    Lidhur mbi këtë ngjarje të rëndë kriminale grupi hetues në atë kohë pyeti krahas familjarëve të viktimave edhe vetë personazhet që në këtë kohë ishin të dyshuarit kryesorë se kishin gisht në ekzekutimin e Endrit Alibej, dhe të afërmve të tij. Konkretisht edhe Hajdar Bakon, apo Çopja, por edhe personazhe si Talo Çela dhe Mikael Qosja që në vazhdim dalin se janë pjesë e grupit kriminal Çopja.
    Vrasje e cila u krye nga dy armë të ndryshme zjarri, nga të cilat u qëlluan 24 plumba. Ku një nga të afërmit e Endrit Alibej rrëfeu se ky i fundit kishte mbërritur në Shqipëri, pasi më datë 1 Janar, kishte ditëlindjen e djalit. Po kështu kishin edhe një dasmë.  Arsyeja përse në Shqipëri bashkë me të ishte kthyer edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri, si edhe miku i tij turk Erdal Durunay.  Por i pyetur nga grupi hetues, Hajdar Bako, apo Çopja, mohoi që të kishte lidhje me ngjarjen. Edhe pse grupi hetues kishte informacione se Çopjat dhe Alibejt ishin në një konflikt të mprehtë midis tyre.
    Hajdar Çopja (Bako): Endrit Alibej unë e njoh pasi kam patur lidhje shoqërore me vëllain e tij Erionin. Për sa i përket Endritit unë kam kohë pa e parë, pasi kryesisht jetoj gjithë kohën jashtë. Ndërsa Erionin për herë të fundit e kam parë gjatë verës. Përsa i përket ditës së ngjarjes, mua më ndërroi jetë babai.  Dhe një shoku im Mikael Qosja më tha se në rrugë kishte takuar Erion Alibejn. Ky i kishte thënë Mikaelit që do t’i shkojë për ngushëllim Hajdarit. Por atë ditë ndodhi vrasja e Endritit dhe Erioni nuk erdhi për ngushëllim. I vetmi që erdhi ishte daja i tyre Doni (Qani Alibej).
    Por ai që duket se tradhtoi fillimisht grupin kriminal Çopja në ekzekutimin e trefishtë të Bradasheshit ishte Nuredin Dumani.
    Dikur bashkëpunëtor me pagesë në vrasje të ndryshme, sot bashkëpunëtor i drejtësisë që po vazhdon të rrëfejë të gjithë dijeninë e tij për vrasjet e kryera në Elbasan dhe më gjerë në harkun kohor të viteve 2016-2022.  Ai tregoi se i përfshirë në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit ishte dhe Eljo Bitri, i cili del se ka qenë vëzhgues në këtë ngjarje.
    Nuredin Dumani: Eljo më ka thënë se ka qenë vëzhgues për këtë ngjarje. Dhe financues kanë qenë vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, ndërsa organizator Kel Kamami i cili ka luajtur edhe rolin e vëzhguesit. Ndërsa ekzekutorët kanë qenë Altin Ndoci, Mir Haxhia dhe shoferi i mjetit të ekzekutorëve ka qenë Talo Çela. Ku Eljo më tregoi një nga mesazhet që i kishte dërguar Talo Çela, ku në foto shikoheshin kartmonedha me prerje 20 euro. Që në total ishin 20 mijë euro. Me qëllim për t`ja bërë dhuratë Eljos.  Po kështu kam dëgjuar edhe mesazhin zanor që Talo i kishte dërguar Eljos, ku i thoshte se për çdo punë që ke bërë do të shpërblehesh.
    Eljo Bitri i cili doli se ka komunikime të shpeshta me shtetasin Mikael Qosja përgjatë periudhës kohore nga data 19 deri më 29 Dhjetor 2018.
    Edhe pse për grupin hetues gënjeu duke thënë që Mikaelin e njihte vetëm së largu. Një nga personat që u pyet në lidhje me rrethanat e ngjarjes ishte edhe Erion Alibej. Vëllai i Endrit Alibej, i cili pranoi se midis tyre dhe Çopjave kishte një ftohje.
    Erion Alibej: Ne fillim vëllai im Endriti i ka ndihmuar shumë vëllezërit Çopja deri sa këta u fuqizuan. Më pas ata filluan të na rrinin ftohtë dhe sidomos Endritit, por pa ndonjë arsye. Një një vit e gjysmë para vrasjes së vëllait tim, vëllezërit Çopja, Franc Gergely dhe Hajdar Bakos u kanë vjedhur në Londër 50 kg kokainë. Vëllezërit Çopja e kanë mësuar se kush ua ka vjedhur kokainën.Pas kësaj ngjarje, unë u ktheva nga Anglia dhe erdha në Shqipëri. Ndërsa përsa i përket Mikael Qosjes ajo që mund të them është se ai ka lidhje familjare dhe njohje me Emiljano Ramazanin, Regis Runajn, Eljo Bitrin si dhe me vëllezërit Çopja.
    I pyetur edhe njëherë në lidhje me dijeninë e tij për vrasjen e trefishtë të Endrit Alibej dhe familjarëve të tij, bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, tregoi për grupin hetues edhe shumën me të cilën Talo Çela do të paguhej për eleminimin e Endrit Alibej. Si edhe arsyet përse grupi kriminal Çopja ishte i interesuar dhe paguante kaq shtrenjtë për asgjësimin e Alibej.
    Nuredin Dumani
    Talo më tha se i kishte marrë Kel Kamamit 250 000 euro për të realizuar ekzekutimin e Endrit Alibej.  Këtë punë ata donin ta bënin edhe për t’u lidhur me grupin e vëllezërve Çopja, pasi porosia ishte e tyre. Me qëllim që më pas ata punonin me drogë. Por kjo do bëhej vetëm që të shkatërrohej grupi tjetër, që ishte dukshëm më superior, por po kështu edhe mëndjemëdhenj. Dhe se konflikti sipas Talos midis Çopjave dhe Alibej, kishte nisur për nga ngarkesë me drogë ku secili prej tyre kishte 4 milionë euro, pra në total 8 milionë euro.
    Siç edhe Talo Çela i kishte shpjeguar më tej, pasi grupi i Çopjave ekzekutuan Endrit Alibej, ata morën të gjithë drogën për vete.  Ndërsa Talo 250 mijë euro, kurse çdo pjesëtar i grupit të ekzekutimit nga 5 kg kokainë.
    Nuredin Dumani
    Talo Çela e ka ndjekur ‘Range Roverin’ e Endrit Alibej për 5 ose 6 ditë. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë Talo si shofer, ndërsa në vend të parë ka qenë Miri Haxhia dhe mbrapa Altin Ndoci. Këta të fundit ishin atentatorët e ngjarjes së Elbasanit. Informacionin për lëvizjet e viktimave atyre ua jepte Kel Kamami i cili në atë kohë lëvizte me një BMW X6 të bardhë. Në këtë ngjarje, Gent Sharra ka patur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip ‘Mercedes Benz E Class’ si dhe armëve të përdorura në ngjarje.
    Por Erion Alibej nuk e la me kaq vrasjen e vëllait dhe të afërmve të tij. Edhe pse ai kishte dyshimet e veta mbi vrasësit, ai ende nuk e kishte bindjen e plotë se grupi që qëlloi mbi njerëzit e tij, ishte porositur nga vëllezërit Çopja, të cilët nga ana e tyre jo vetëm që bënin të paditurin, por në bisedat që ata kishin me Erion Alibej ia linin fajin Suel Çelës. Ndërkohë që Erion Alibej kishte marrë informacion se një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e vëllait të tij, ishte edhe Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit.
    Erion Alibej
    ‘Unë e takova Suel Çelën në shtëpinë e tij në Hagë. Ai më tha që ta ka bërë Franc Çopja, me Talon, dhe me Kelin’. Më herët unë Talo Çelën nuk e kisha dëgjuar në jetën time. Besoj as Endriti.
    ‘Ta ka bërë Franci me Darin’, më tha. ‘Arsyeja pse ma bënë këta?,- e pyeta.
    Më tha që ‘flitet për 50 kile që kanë humbur në Angli…dhe sikur ia keni marrë ju… Dua të theksoj që më përpara kisha dëgjuar dhe unë për këto 50 kilet.

  • “Qante ajo nusja”/Përgjimi në SKY,pas porositjes së vrasjes Çopja shkoi për ngushëllim te familja Alibej:Të rroni vetë

    “Qante ajo nusja”/Përgjimi në SKY,pas porositjes së vrasjes Çopja shkoi për ngushëllim te familja Alibej:Të rroni vetë

    Emisioni “Në Shënjestër” , mbrëmjen e sotme ka hedhur dritë mbi përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej.
    Përplasja shpjegohet në detaje që shfaqin dinakërinë e Çopjave, që pas kryerjes së masakrës së Bradasheshit ndaj Erion Alibejt shkuan më pas për të bërë “qokën” në shtëpinë e viktimave dhe duke u hequr si të paditur.

    Por ato që do të fundosnin grupin e Çopjave në skenarin e tyre për të ekzekutuar Endrit Alibej do të ishin sikurse thamë komunikimet në Sky Ecc. Aty ku Mikael Qosja ka disa biseda shumë interesante me Franc Çopjan apo Gergely, ku flitet edhe për paratë që ky i fundit i ka dhënë Talo Çelës për të vrarë Endrit Alibejn.
    Sky Ecc
    Mikael Qosja i shkruan Franc Çopjas.
    ‘I kemi dhënë ‘Katnarit’ (Talo Çelës) 460 mijë euro dhe 100 000 paund.
    Talo Çelës duhet t’i zbresim nga llogaria vlerën e 30 bukëve (dyshohet lëndë narkotike)’.  Më datë 11 Korrik 2020, Mikael Kamami komunikon me mesazhe me shtetasin Franc Çopja, të cilit i shprehet duke thënë se, ‘ishalla nuk ka gisht Dashi (Dashnor Dumani) te ngjarjet e Durrësit (vrasja e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia). Kjo pasi këtë gjë do ta përdorin në fovor të tyre.
    Në një tjetër bisedë me shtetasin Ado Xhika, Mikael Qosja që mban edhe mbiemrin Kamami, nuk lë dyshime mbi dijeninë që ai ka mbi vrasjen e Endrit Alibej.
    Mikael Qosja
    Ata që janë gjuajtësit (ekzekutorët) e vrasjes së vëllezërve Haxhia, janë ata që ka marrë pjesë edhe në ekzekutimin e ‘Tarzanit’ (Erion Alibej).  Unë e njoh një nga ekzekutorët në vrasjen e tyre pasi së bashku kemi marrë pjesë në ekzekutimin e Endrit Alibej. Kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë dhe inateve midis nesh.
    Në një tjetër komunikim me Talo Çelën, Mikael Qosja i shpreh shqetësimin këtij të fundit nëse Klevis Alla, ka dijeni për ekzekutimin që ata i kanë bërë Endrit Alibej.
    Sky Ecc
    Mikael Qosja bisedon me Talo Çelën.
    ‘Frate po ky kaçuli a ka ditur gjë për punët e Elbasanit. Leje Dashin. Ky kaçuli po them di gjë për ne. Se do hapet çështja e Elbasanit.
    Se po qe thyer ‘Kokëçami’ (Altin Ndoci) mund të ketë folur shumë gjëra. ‘Po ishalla s’ka gisht ‘Cjapi’ (Dashnor Dumani), Por po pati gisht ‘Cjapi’ na ka shit te ‘Krymi’.  ‘Sepse nuk duhet të largohej Dashnor Dumani pasi ai ka bërë punën e parë’.
    ‘Tani më dëgjo pak. Tani ‘Cjapi’ a di gjë ku shkoi makina atë natë? Po armët? A di vendin Nori ku janë hedhur’.
    Nga konteksti i kësaj bisede dhe nga deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani si bashkëpunëtor i drejtësië konstatohet se Dashnor Dumani ka marrë pjesë në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit, ku ka patur rolin e ekzekutorit.
    Por po me kaq interes janë edhe bisedat që Franc Çopja bën në lidhje me Masakrën e Bradasheshit me një nga komunikuesit e tij, ku ai i shpreh këtij të fundit shqetësimin se grupi i ekzekutorëve po flasin ca si shumë, dhe nuk po u rri goja.
    Sky Ecc
    Franc Çopja bisedon me Renato Musakun.
    ‘Talo Çela dhe grupi i tij kanë gabuar nga mendjemadhësia, janë hallakatur. Kanë biseduar me persona të tjerë.
    Alibej kanë qenë në ajër pasi nuk e kanë patur dijeni se nga u vinte problemi. Unë u shkova edhe për vaki dhe i hodha 50 euro, dhe u thashë t`i rrojnë familjarët. Gruaja e atij qante në gjuhën rumune. Ata janë spermë e keqe dhe është turp t’i quash armiq.
    ‘U zbuluan të gjithë. Po çfarë t’i bëj Talos unë, fluturon me bisht në b…. Se ata ishin në ajër. Nuk dinin asgjë se nga u erdhi. Po Talo B…. nuk do trima budallej.
    Ika i piva dhe një kafe. I hodha 50 euro. T’rroni vetë, të rrojnë të dashmit i thashë. Hahaha’.
    ‘Qante ajo nusja atij Endritit, jubira miaaaaa. Se e ka rumune. Tja … rumunët tani hahaha”