Tag: endrit

  • Kush do ta zëvendësojë Avokatin e Popullit? 23 kandidatë në garë, nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani

    Kush do ta zëvendësojë Avokatin e Popullit? 23 kandidatë në garë, nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-
    1. Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Ismail Tafani13. Jola Hysaj14. Juliana Hoxha15. Laureta Roshi16. Lulzim Hamitaj17. Myrteza Myftari18. Saimir Vishaj19. Shkëlqim Sulo20. Suela Koçibellinj21. Tartar Bazaj22. Valentina Teodoresku23. Skënder Haluci

  • Hashim Thaçi sërish në politikë pasi të dalë nga Haga? Endrit Thaçi: Nuk ka politikan më të përmbushur se babai im

    Hashim Thaçi sërish në politikë pasi të dalë nga Haga? Endrit Thaçi: Nuk ka politikan më të përmbushur se babai im

    Në një rrëfim ekskluziv për “Grida Duma Podcast”, Endrit Thaçi ka folur për përballjen e babait të tij, ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë dhe për rolin e tij historik në politikën kosovare. 
    I pyetur nga Grida Duma nëse beson që ish-presidenti do të rikthehet në jetën politike pas përfundimit të procesit gjyqësor, Endrit Thaçi tha: 
    “Nuk ka politikan më të përmbushur dhe më të suksesshëm se babai im, ndërsa a do kthehet në politikë apo jo, unë këtë nuk e di, por do ta respektoj çfarëdo vendimi që ai do ta marrë.” 
    Në një moment tjetër të bisedës, Grida Duma e pyeti drejtpërdrejt nëse politikanët aktualë të Kosovës mund të krahasohen me figurën e Hashim Thaçit. 
    Endriti u përgjigj me bindje: 
    “Askush nga ata nuk mund ta kalojë historinë që ka kaluar babi. Babi ka kaluar gjithë historinë e Kosovës që nga themelimi i UÇK-së, nga Rambujea, bisedimet në Vjenë, Pavarësia e deri te shtet-ndërtimi. Kështu që historia flet, nuk ka nevojë të flas unë.” 
    Ky episod me Endrit Thaçin hapi një seri bashkëbisedimesh të “Grida Duma Podcast”, me rrëfime të forta dhe emocionale nga personazhe të ndryshëm të jetës publike dhe jo vetëm. 
     
     

  • Fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, kush janë dy financieret që i bënë “gropën” në SPAK Metës, ja lidhja me…

    Fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, kush janë dy financieret që i bënë “gropën” në SPAK Metës, ja lidhja me…

    Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë (PL), i cili prej tetorit të 2024 ndodhet në qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO-së) dhe kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zbuloi së fundmi emrat e disa dëshmitarëve që janë pjesë e dosjes së tij. Meta ka përmendur emrat e dy financiereve që ka patur ndër vite në Lëvizjen Socialiste për Integrim, tashmë me emrin Partia e Lirisë. “Përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot.

    Endrit Braimllari, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.
    Erion Brahimllari, është shkarkuar nga Partia e Lirisë që në Janar 2024 për veprimtari të dyshimtë dhe është pjesë e “Rilindjes”. Madje ishte edhe numërues i votave të saj në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste.
    Elena Gaçe, ish-financierja e LSI për 20 vite që nga themelimi është larguar në mënyrë të çuditshme në pranverë të vitit 2024 dhe pa dorëzuar detyrën e saj me shumë përgjegjësi, për të cilën i është bërë edhe thirrje publike disa herë në atë kohë. Ajo është punësuar sipas asaj vet në biznesin e Endritit (Braimllarit).
    Znj. Mirela Merko, ish-kryefinanciere e LSI para 10 vitesh. Prej 6 vitesh nuk është pjesë e LSI, por është pjesë e administratës publike.
    Z. Luan Rama, ish-Sekretar i Përgjithshëm i LSI, i vetëlarguar që në gusht 2021”, tha ndër të tjera Meta. Për Mirela Merkon, Meta nuk ka folur publikisht. Dyshohet se ajo që i ka bërë më shumë dëmin është Elena Gaçe.

    Akuzat
    Në kohën kur thirrej nga SPAK për t’u marrë në pyetje, Meta zbuloi se prokurorët e kanë pyetur për Elenën dhe një shifër prej 5 mijë dollarësh në vitin 2006. “Si mund t’i thuash ti Ilir Metës, a e njeh të Elenën. Po kush është Elena? Po ja, ajo punonjësja e Financës, e LSI. Po – i thashë – është njëra që ka punuar e ka ikur pa dorëzuar detyrën. Po patët mundësi i thoni, të vijë të dorëzojë detyrën se ka patur detyrë me rëndësi. A të ka dhënë ty Elena, 5 mijë dollarë në vitin 2006? Mua të më japë Elena? Nuk kishte si të më jepte se merrte rrogë te partia. Po janë në një numër llogarie që e ke ti me bashkëshorten tënde. Shkoni pyeteni atë, i thashë. Merren me histori, se mos ke diskutuar ti me Monikën në shtëpi, për këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet bankare, e ku e di unë përralla të tilla”, shpjegoi Meta, duke përmendur disa nga pyetjet që ai tha se i ishin bërë nga prokurorët.
    Lidhja me Braimllarin
    Po ashtu Meta vazhdoi të dirigjojë sulme nga burgu duke sulmuar Elena Gaçen dhe Endrit Braimllarin, i cili tha se do bashkëpunonte me PS pas largimit nga Partia e Lirisë.  Zëdhënësja e Partisë së Lirisë tha se financierja që dëshmoi në SPAK kundër Metës është e punësuar në biznesin e Braimllarit.  “Një përgjigje për “sufllaqexhiun” e grupit kriminal të SPAK-ut: “21 Nëntori”! Për herë të dhjetë në pak ditë, bashkëpunëtori i regjimit dhe i SPAK-u nga 21 nëntori 2023, Endrit Brahimllari, ka shpallur largimin nga Partia e Lirisë. E vërteta është se ky “sufllaqexhi” ordiner, që gdhihej dhe ngrysej duke “u përbetuar” për besnikëri të përjetshme ndaj Ilir Metës, prej 1 viti e gjysmë nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Shkak janë firmat e tij të paligjshme dhe të pamoralshme, si dhe marrja peng nga SPAK, bashkë me të disa afërm të tij. I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj. Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë. Duke i uruar biznesmenit më të ri Endrit Brahimllari, bashkëjetesë të suksesshme me “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, dhe sa më shumë të ardhura në biznesin e ri fitimprurës që ka hapur me lekët që ka vjedhur, i kujtojmë se ka për detyrim të paraqitet sa më parë pranë Partisë së Lirisë dhe të japë sqarime për parregullsitë me financat që na la trashëgim, si dhe të dorëzojë mandatin e Këshilltarit që nuk i përket atij. Endriti e di shumë mirë që as në ëndrrat e tij më të bukura nuk e kishte parë të bëhej deputet dhe të kryesonte listën e këshilltarëve bashkiakë! Ndaj bën mirë të kthejë mandatin e të vazhdojë të lëpijë andej nga është nisur!  Endrit të presim të na kthesh edhe financiaren, sepse kaq detyrim para Partisë së Lirisë e ke! Zyra e Financës është e hapur nga ora 08:00, në pritje që të vish të japësh sqarime!”, tha PL para disa kohësh. Mbetët të shohim se çfarë kanë deklaruar dy financieret, Braimllari, apo Luan Rama për Ilir Metën, pasi ky i fundit paralajmëroi se do ruajë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjë publike të gjitha mashtrimet e SPAK sipas tij dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja shprehet Meta se janë “prova të gjalla”, por që në fakt nuk kanë asgjë kundër tij.

  • Endrit Shabani akuzon: Njerëzit e Adriatik Lapaj na kanë kërcenuar me jetë që t’i lirojmë vendin atij!

    Endrit Shabani akuzon: Njerëzit e Adriatik Lapaj na kanë kërcenuar me jetë që t’i lirojmë vendin atij!

    Nga një lëvizje që nisi si simbol shprese dhe ndryshimi, “Shqipëria Bëhet” po shndërrohet në një tjetër histori shqiptare zhgënjimi politik. Akuza e fortë e Endrit Shabanit ndaj Adriatik Lapajt – që nga thyerja e premtimit për dorëheqje e deri te pretendimet për kërcënime – nuk është më thjesht një grindje paszgjedhore, por sinjal alarmi për kulturën politike që po ripërsëritet me të njëjtat tipare.
    Sipas Shabanit, Lapaj kishte premtuar dorëheqjen në rast se lista do merrte vetëm një mandat. “Në fillim tha do japë dorëheqjen, pastaj tha do pyesë kryesinë, më vonë u shpreh se nuk e lejonin të dorëhiqej. Është e njëjta sjellje si klasa e vjetër politike – premtojnë dhe nuk e mbajnë fjalën”, deklaroi ai.

    Ai shtoi se një sjellje e tillë minon standardet morale të cilat koalicioni ishte zotuar të mbronte. “Si t’u kërkoj kandidatëve të listës të mbajnë fjalën, kur vetë lideri nuk e bën?”, tha Shabani.
    Gjatë fushatës, sipas tij, anëtarët e Nismës Thurje ishin të përjashtuar nga vendimmarrja. “Lapaj vendoste kush flet, si flet. Nuk pyeste për askënd”, u shpreh ai.
    Ndërkohë, Shabani denoncoi edhe kërcënime të pretenduara nga persona të afërt me Lapajn, përfshirë një kushëri të tij, Aranit Rexhepaj. “Na kanë thënë: ‘Tërhiqu me të mirë, se ka edhe me pahir’. Janë përmendur edhe fëmijët e një prej kandidatëve, Zeqir Kordhoni”, tha ai.
    Lapaj, i promovuar si një zë i ri me standarde të reja, është vendosur sot përballë dilemës klasike: pushtet apo parim? Nëse është e vërtetë që ka premtuar dorëheqjen dhe më pas është tërhequr, kjo e përplas direkt me vetë themelin moral mbi të cilin ndërtoi reputacionin e tij.
    Endrit Shabani, nga ana tjetër, ka bërë një akt të rrallë në politikën shqiptare: ka dhënë dorëheqje dhe ka kërkuar që mandati t’i kalojë kundërshtarit të tij të brendshëm, duke preferuar moralin ndaj karriges. Por ajo që trondit më shumë është përmendja e kërcënimeve – madje edhe ndaj fëmijëve të kandidatëve. Nëse këto janë të vërteta, atëherë “ndryshimi” që premtohej është kthyer në farsë.
    Në vend të një projekti qytetar me frymë alternative, po shohim një strukturë që përsërit metodat primitive të përjashtimit, kontrollit dhe presionit. E trishtë, por jo e papritur për një vend ku morali politik shpesh mbytet sapo zbret në parlament.

  • Dëshmia në SPAK që trondit pozitat e Ilir Metës, Eriol Braimllari pranon takimet me Shatkun me kërkesë të…

    Dëshmia në SPAK që trondit pozitat e Ilir Metës, Eriol Braimllari pranon takimet me Shatkun me kërkesë të…

    Elmas Bogdani
    Një dëshmi e dhënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) nga Eriol Brahimllari që rezulton të jetë njohje familjare e Monika Kryemadhit dhe kushëri i Endrit Brahimllarit ka rrëzuar deklarimet e Ilir Metës, ku ky i fundit ka treguar se nuk ka pasur lidhje të afërt me biznesmenin Adrian Shatkun. Sipas Eriol Braimllarit, i cili është marrë në pyetje nga SPAK, Adriani kishte një marrëdhënie të konsoliduar me drejtuesit e LSI-së para se ai të angazhohej në LSI. Adrian Shatku, në dijeninë time, thotë Eriol Brahimllari ishte një biznesmen shqiptaro-amerikan që kishte një biznes të suksesshëm në Amerikë, dhe që ndihmonte LSI-në me eksperiencën dhe ekspertizën e vet.
    Nga një dokumentet zyrtare që “Ora News” disponon Eriol Brahimllari, pyetjes sa herë ishin takuar me Adrian Shatkun dhe kush ka qenë tjetër i pranishëm gjatë udhëtimeve në Amerikë, me kryetarin e Kuvendit, Ilir Metaj, i është përgjigjur “unë kam qenë i pranishëm në të paktën më shumë se një takim me Adrian Shatkun. Prania ime në takimet që Kryetari i Kuvendit, Ilir Metaj ka zhvilluar me Adrian Shatkun dhe persona të tjerë, ka qenë sipas kërkesës së Kryetarit të Kuvendit. Po nga dosja rezulton se biznesmeni ka paguar një shumë prej 1.183.104 lekë në Hotel Rogner për shpenzime të akomodimit të John Moreira dhe përfaqësuesve/punonjësve të tjerë të JPM Strategic Solutions, ndërkohë që është vërtetuar që ata kanë ardhur në Republikën e Shqipërisë, për të ofruar shërbime konsulence ku përfitues është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metaj.
    Thirrja e Metës nga burgu
    Në parashtrimet e Ilir Metës disa ditë më parë para gjykatës në seancën gjyqësore për revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit personal, thuhet se: Në përgjigje të pyetjeve të bëra më parë nga akuza, unë i kam bërë të qarta rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun, ndaj kjo lojë fjalësh e prokurorëve është pa kuptim. Nëse unë nuk kam patur asnjë lidhje të dyshimtë, të paligjshme, ky nuk është faji im, por merita e sjelljeve të mia përherë të përgjegjshme, të ligjshme dhe të moralshme. Po kështu, shtetasin Eriol Braimllari mund ta pyesni nëse është takuar të paktën njëherë apo të paktën 100 herë me shtetasin Adrian Shatku në Tiranë apo edhe në Uashington edhe pa Kryetarin e Parlamentit. Për këtë mund t’ju ndihmojë edhe sistemi TIMS.” Meta gjithashtu ka akuzuar publikisht  Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale, akuzon gjithashtu Endrit Braimllarin se te këto kontrata është ai i përfshirë si ish-Sekretar i Përgjithshëm dhe vetë ka qenë president dhe nuk ka fare lidhje.
    Madje Meta videon e shoqëroi edhe me një pjesë nga dosja në të cilën thuhet: “U pyet shtetasi Endrit Braimllari, i cili për periudhën 2018-2019 ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së. Ky shtetas u pyet për dijenitë që ai kishte lidhur me pagesën në vlerën 20 mijë USD që ai, në emër të partisë LSI, kishte autorizuar për t’iu paguar kompanisë JMP Strategic Solution LLC. Deklaruesi Endrit sqaroi se ai nuk e mbante mend arsyen e transferimit të kësaj shume në drejtim të kompanisë JMP Strategic Solution LLC, por këto shpenzime janë deklaruar pranë KQZ-së në tabelat e shpenzimeve financiare dhe, në dijeni të tij, ishin audituar nga KQZ-ja. Gjithashtu ai nuk kishte dijeni nëse midis partisë LSI dhe kompanisë JMP Strategic Solution LLC ishte lidhur një kontratë dhe se ai nuk kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI-ja kishte lidhur me kompanitë e huaja”. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

  • “Dajos do t’i q*het motra”, aktivisti i Lapajt kërcënoi Endrit Shabanin, REAGON “Shqipëria Bëhet”: Distancohemi nga dhuna, por nuk do ta lëmë me kaq

    “Dajos do t’i q*het motra”, aktivisti i Lapajt kërcënoi Endrit Shabanin, REAGON “Shqipëria Bëhet”: Distancohemi nga dhuna, por nuk do ta lëmë me kaq

    Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të një audioje ku një aktivist i kësaj force partiake, kërcënonte dhe ofendonte Endrit Shabanin dhe Zeqir Kordhonin, i njohur si daja i Shabanit.
    Në reagimin zyrtar, lëvizja “Shqipëria Bëhet”, i bën thirrje të gjithë simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar në këtë forcë politike, të distancohen nga gjuha e dhunës, pavarësisht situatës së padrejtë, siç e cilëson kjo parti.
    Përplasjet mes Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt, të cilët në parlamentaret e 11 Majit garuan së bashku nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, kanë ndodhur për 1 mandat të fituar në qarkun e Tiranës, mandat për të cilin palët nuk po bien dakord se cili prej tyre duhet ta marrë.
    Gjuha kërcënuese për të cilën flitet në reagimin zyrtar të Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, i atribuohet një audioje të publikuar nga emisioni investigativ “Piranjat”, ku një aktivisit i Shqipëria Bëhet, i paidentifikuar, ka kërcënuar Shabanin dhe të afërmin e tij, Zeqir Kordhoni.
    Ky i fundit, sipas palës së Lapajt, ka shkelur marrëveshjen, i cili me një shkresë drejtuar KQZ-së ka kërkuar revokim të dorëheqjes nga kandidimi, duke pretenduar mandatin e Tiranës. Sipas arsyetimit të palës “Nisma Thurje”, pakti fillimisht është shkelur nga Lapaj, i cili fillimisht deklaroi publikisht se nuk do e mbante për vete mandatin, dhe më pas vendosi që të ishte ai, si drejtuesi i koalicionit, që të shkonte në Kuvend.
    Fiktivisht mandati i Tiranës i përket 60-vjeçares Ana Dajko, e njohur si tezja e Adriatik Lapaj, pasi është e para në listën e Tiranës. Pas saj në renditje është Livia Stavri, e cila është bashkëshortja e Endrit Shabanit, e cila mund të fitojë vendin në Parlament nëse Dajko vendos të largohet.
    Reagimi i Lëvizja Shqipëria Bëhet:
    Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.
    Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi.
    Por, po aq të qartë duam të jemi edhe për një tjetër të vërtetë:
    Në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që na votëbesuan dhe qindra aktivistët tanë që dhanë gjithçka në këtë betejë.
    Ndiejmë keqardhje të sinqertë për situatën e krijuar në lidhje me çështjen e mandatit dhe ju sigurojmë se nuk po i shmangemi përgjegjësisë sonë, por po bëjmë çdo përpjekje të ndershme për të mos ju zhgënjyer dhe për të ruajtur besimin që na keni dhënë.
    Sepse për ne, gara e ndershme dhe meritokracia janë dy shtyllat mbi të cilat u ngrit “Shqipëria Bëhet”. Ishin të vetmet armë që kishim përballë një sistemi të kalbur. Ishin këto dy parime që frymëzuan 64.000 qytetarë të na mbështesin pa interes.
    Ndaj po goditen sot, me shënjestër të saktë, si nga snajperistët e zakonshëm të sistemit, ashtu edhe nga ata që u shërbejnë si zëdhënës.
    Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.
    Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.
    Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore.
    Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes!

  • Zbulohet kush fshihet pas kërcënimit ndaj Endrit Shabanit, një kushëri i Adriatik Lapajt në Kanada

    Zbulohet kush fshihet pas kërcënimit ndaj Endrit Shabanit, një kushëri i Adriatik Lapajt në Kanada

    Pas publikimit të një audio-mesazhi kërcënues ndaj kryetarit të “Nisma Thurje”, Endrit Shabanit, një hetim i thjeshtë mbi numrin e telefonit të përdorur ka zbuluar një pistë interesante.
    Rezulton se i njëjti numër, vetëm një vit më parë, ishte përdorur për të kërkuar punonjës për një biznes të vogël në lagjen greke të Torontos (Greek Town), në Kanada.
    Sipas të dhënave publike dhe verifikimeve në rrjete onnline, ky biznes – “Monopol Cafe”, është në pronësi të vëllezërve Rexhepaj, me origjinë nga Vlora, ndërsa numri i përdorur për të dërguar audio-mesazhet duket se i përket Matjan Rexhepajt. Ndërkaq, një tjetër mesazh i shkruar i është dërguar dajës së Endri Shabanit nga vëllai tjetër, Aranit Rexhepaj, i cili i kërkon atij të tërhiqet, duke e kërcënuar se nuk do ta lërë “të kalojë kaq lehtë.”
    Biznesi i tyre, është një kafene e vogël jo me ndonjë xhiro të madhe në lagjen greke të Torontos, ndërsa vëllezërit Rexhepaj njihen më tepër si pronarët e një tjetër biznesi, i cili shërben sufllaqe në po të njëjtën lagje.
    Jo vetëm kaq, por të njëjtit vëllezër janë kushërinj me Adriatik Lapajn.
    Burime bëjnë me dije se Lapaj është takuar me ta pak kohë përpara zgjedhjeve të 11 majit. Aktualisht nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar nga Lapaj mbi këtë çështje. /TEMA/
    Në një klimë politike të brishtë dhe me tensione brenda opozitës së re, një detaj i tillë ngre pyetje serioze: a po i kalojnë përplasjet politike kufijtë e fjalës dhe po shndërrohen në presion e kërcënim?

  • Shënim: Nuk është ‘daja i Endrit’, kush e merr mandatin e Lapajt në Tiranë?

    Shënim: Nuk është ‘daja i Endrit’, kush e merr mandatin e Lapajt në Tiranë?

    Është shndërruar në një telenovelë të vërtetë debati i zhvilluar midis Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit lidhur me mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni i tyre në qarkun e Tiranës.
    I gjithë konflikti ka lindur pas premtimit të Lapajt që nuk do të ishte ai që do ta merrte mandatin e deputetit nëse kjo forcë politike do të mërrte vetëm një mandat të tillë, gjë që rezultoi e pavërtetë, sepse Lapaj u tërhoq nga premtimi i tij publik.
    Ndërkohë që i tërë debati u përqëndrua te ‘daja i Endrit’, në fakt, është dikush tjetër që e përfiton mandatin e këtij koalicioni në Tiranë.
    Mandati i deputetit nuk i takon dhe nuk mund ta marrë e përfitojë Zeqir Kordhoi, i cili në variantin e listës së parë të dorëzuar në KQZ nuk ishte fare, por u vendos nga Lapaj, për shkak të numrit të shumtë të grave që kishte vendosur në atë listë, duke hequr emrin e Majlina Zikos dhe duke vendosur emrin e Zeqir Kordhoit, i cili në variantin përfundimtar të listës së mbyllur është i 9-ti.
    Kështu që mandatin nuk mund ta marrë ai, por e merr e para e listës, e cila quhet Ana Dajko dhe është pjesë e “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj.
    Kjo përpjekje për t’u përqëndruar i gjithë debati te ‘daja i Endrit’ më tepër duket një tymnajë, e cila, me gjasë, në fund, do ta detyrojë Adriatik Lapajn që në Parlament të çojë kandidaten e tij, Ana Dajko, të ‘Shqipëria Bëhet’, duke e ekspozuar atë më të pabesueshëm në sytë e publikut pas premtimit të tij për të mos e pranuar mandatin e deputetit dhe pas kthimit të kësaj çështjeje në një telenovelë rozë vere./ TemA
     

  • Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe Luan Rama në firmat e lobimit, Ilir Meta në…

    Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe Luan Rama në firmat e lobimit, Ilir Meta në…

    Në vitin 1990, kur nisi angazhimin e tij politik si pjesë e lëvizjes studentore që rrëzoi regjimin komunist, Ilir Meta, me siguri, as që e kishte menduar se pas dekadash në majat e pushtetit, do të përfundonte në burg. Jo për lëvizjet e tij personale, sipas tij, por për zullumet e firmave të bashkëpunëtorëvemë të afërt në ish-LSI, duke nisur nga Monika Kryemadhi ish-gruaja e tij, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe deri te Luan Rama, të cilët disa prej tyre rezultojnë dhe me firma të përfshirë në transfertat e dyshimta të parave drejt SHBA përmes kontratave të lobimit. Ilir Meta e ka pranuar se lobimi i LSI-së në SHBA mund të ketë pasur shkelje ligjore, por sipas tij, diferenca shumave që SPAK pretendon si të padeklaruara nuk është përgjegjësi e tij, por e ish-bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i lidh me Monika Kryemadhin. Meta ka thënë gjithë kësaj kohe se të gjitha vendimet për kontratat dhe personat e autorizuar janë marrë nga Kryesia e partisë, dhe se çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane.
    Ai mohon të ketë qenë ndonjëherë në dijeni për pagesa të paligjshme apo të ketë autorizuar dikë për veprime të tilla, që i cilëson si “ose diletante ose të qëllimshme”. Meta ka kërkuar nga SPAK të hetojë kush ka kryer këto pagesa pasi ai nuk del në asnjë firmë. Ish-presidenti ka përmendur konkretisht kushëririn e Kryemadhit, Adrian Shatku një emër që del edhe në dosjen hetimore si bashkëpunëtor në biznese me Kryemadhin. Meta shton se Shatku ka kryer pagesa për lobim në SHBA në emër të partisë. Ai ka kërkuar gjithashtu që të merret në pyetje Eriol Braimllari, ish-drejtor kabineti dhe kushëri i Endrit Braimllarit.
    Sipas Metës, Eriol Braimllari ka mbajtur për 10 vite të gjithë korrespondencën me kompanitë lobuese në SHBA dhe figuron në dosjen e SPAK. Ndërkohë, nuk kursen as Endrit Braimllarin, ish-sekretarin e përgjithshëm të PL-së, të cilin e akuzon se firmosi kontratën e lobimit dhe kishte për detyrë ndjekjen e saj. Meta përmend gjithashtu edhe ish-deputetin Vangjel Tavo, për të cilin pretendon se ishte ai që propozoi parapagimin e 15 mijë USD për kompaninë lobuese “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë së LSI.
    Arsyetimet e Metës
    Meta akuzoi pak ditë më parë të gjithë të besuarit e tij se kishin vepruar pas shpine dhe në dëm të tij, duke ngritur dyshimet për një komplot. “Lidhur me diferencat që i rezultojnë organit të akuzës për lobimet e LSI në SHBA, theksojmë se çdo veprim nga ana e Z. Meta dhe Kryesisë së LSI, deri në Prill 2017 kur Z. Meta u zëvendësua nga Z. Petrit Vasili si Kryetar i LSI, ka qenë në respekt të plotë të ligjeve shqiptare dhe amerikane. Çdo marrëveshje miratohej në Kryesi dhe një titullar caktohej për të firmosur dhe ndjekur zbatimin e saj sipas klauzolave të rëna dakord me kompanitë përkatëse. Z. Meta kurrë as nuk ka autorizuar e as nuk ka patur dijeni se një person apo kompani në Shqipëri apo SHBA ka bërë pagesa të padeklaruara, partë paligjshme për interes të LSI”, tha ndër të tjera mbrojtja e Ilir Metës disa ditë më parë para gjykatës.
    Dokumenti që implikon Braimllarin
    SPAK thotë se u pyet shtetasi Braimllari si sekretar i PL-së u pyet për dijeninë për pagesën në vlerën 20 mijë dollarë që ai në emër të LSI-së kishte autorizuar pagesën ndaj kompanisë. Ai sqaroi se nuk e mbante mend arsyen për transferimin e shumës.  “U pyet shtetasi Endrit Braimllari i cili për periudhën 2018-2019 ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së. Ky shtetas u pyet për dijenitë që ai kishte lidhur me pagesën në vlerën 20 mijë USD që ai në emër të partisë LSI kishte autorizuar për t’iu paguar kompanisë Jmp Strategic Solution Llc. Deklaruesi Endrit sqaroi se ai nuk e mbante mend arsyen e trasferimit të kësaj shumave në drejtim të kompanisë JMP Strategic Solution Lic por këto shpenzime janë deklaruar pranë KQZ-së në tabelat e shpenzimeve fianciare dhe në dijeninë e tij ishin audituar nga KQZ-ja.
    Gjithashtu ai nuk kishte dijeni nëse midis partisë LSI dhe kompanisë JMP Strategic Solution Llc, ishte lidhur një kontratë dhe se ai nuk kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI-ja kishte lidhur me kompanitë e huaja”, thuhet në dosjen e SPAK. Këtë dokument e ka publikuar edhe Ilir Meta, duke u shprehur se e ka pësuar për faj të Braimllarit. “Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës. Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës”, thotë ai.
    Provat e reja mund të “fundosin” Vangjel Tavon
    Meta gjithashtu publikoi pak ditë më parë se SPAK ka pranuar se nuk ekziston më vepra penale për lobim, pasi dokumentacioni i ardhur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmon se nuk ka pasur pagesë prej 100 mijë eurosh, siç ishte pretenduar më parë. Sipas tij, pagesa ka qenë vetëm 15 mijë euro dhe është ndërprerë më pas, duke mos përmbushur kriteret për të konsideruar këtë veprim si penal. “U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga çështja e lobimit në SHBA.
    Prokurori e pranoi në seancë se lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailet që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro siç është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas. “U mbars malli dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta”, u shpreh ai.
    Këtë lajm e publikoi dhe Tedi Blushi. Sipas numrit dy të Partisë së Lirisë, provat e reja nuk fajësojnë Presidentin Meta, por të tjerë persona pjesë e kësaj dosje. Kujtojmë se Ilir Meta e drejtoi gishtin nga Vangjel Tavo për akuzën e SPAK se nuk ka deklaruar në KQZ paratë që i ka paguar kompanisë offshore “Dorelita Limited” për lobimin në SHBA. Ai tha se pronari i kësaj kompanie, Iraklis Fidhexis ishte një mashtrues, por çdo kontakt që me të e ka pasur nëpërmjet Vangjel Tavos.
    Sipas Metës ishte Tavo që e bindi të paguajë 15 mijë dollarë për lobimin e parë (të deklaruara) dhe është ai që duhet të përgjigjet për pagesat e tjera ndaj kësaj kompanie të padeklaruara. “Çdo kontakt e kam patur me të vetëm përmes Z. Tavo, i cili ishte edhe ndërmjetësi i takimit me të në Greqi, në Nëntor ose Dhjetor 2016”, tha Meta në gjykatë.
    Çfarë tha Vangjel Tavo?
    Por kur prokurorët morën në pyetje Vangjel Tavon, ky i ka mohuar të gjitha. Ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së tha se nuk mbante mend asgjë nga këto që thoshte Meta dhe nuk njihte njeri me emrin Iraklis Fixedhis. “Në deklarimin e tij Vangjel Tavo sqaroi se ai nuk e njihte shtetasin grek Iraklis Fidhexis dhe as kompaninë Dorelita Limited me seli në Greqi. Vangjel Tavo deklaroi se ai nuk ka autorizuar ndonjë pagesë për llogari të LSI-së, pasi ai nuk ka mbajtur funksione në parti që të kishin lidhje me financat e partisë si dhe nuk ka qenë person i autorizuar për të kryer pagesa për llogari të partisë LSI.
    Vangiel Tavo deklaroi se nuk kishte dijeni për kontratën e konsultimit që LSI-ja kishte lidhur me kompaninë McKeon Group në muajin Janar 2017 dhe se kontratat lidheshin nga kryetari i partisë ose personat e autorizuar prej tij. Vangjel Tavo deklaroi se ai së bashku me Ilir Metaj kishte zhvilluar takime me politikanë të ndryshëm përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit, por nuk kujtonte të kishte zhvilluar takime me përfaqësues të ndonjë kompanie lobimi në Amerikë”, thuhet në dosje. Pra me informacionet e dhëna nga amerikanët situata mund të ndryshojë tani për Vangjel Tavon.
    I përfshirë Luan Rama dhe Petrit Vasili
    Gjithashtu në dosjen e SPAK del dhe Luan Rama, një nga ish-funksionarët e fuqishëm të LSI, tashmë i larguar nga kjo parti, i cili u thirr dhe në SPAK për këtë çështje. Emri i tij doli në letër-porosinë për formularët e Monika Kryemadhit që sollën amerikanët. Aty thuhej se Luan Rama kishte firmosur në një kontratë.
    Nga ana tjetër thuhet se edhe Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.
    Meta dhe avokati i tij kanë paralajmëruar se në vijim do të bëjnë gati dosje penale për t’i paraqitur para drejtësisë për ata që kanë dhënë deklarata të rreme para SPAK. Mbetet të shohim se çfarë do të zbulojnë hetimet e SPAK, pasi ato ende vijojnë.

  • Vangjel Tavo dhe Endrit Braimllari të akuzuarit kryesorë për paratë e lobimit, Ilir Meta akuza Monikës, faktet e…

    Vangjel Tavo dhe Endrit Braimllari të akuzuarit kryesorë për paratë e lobimit, Ilir Meta akuza Monikës, faktet e…

    Një përplasje në distancë ka ndodhur në fundjavë mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, i cili kaloi me Partinë Socialiste, Endrit Braimllari. Shkak është bërë firma për lobimet e LSI. Meta në një reagim nga burgu mohoi akuzat e ngritura kundër tij, duke deklaruar se firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Kreu i PL sqaroi edhe një herë se në periudhën 2018-2019 ka qenë president dhe jo kryetar i LSI, ndërsa shton se po mbahet në qeli për firmat e Endritit, ndërkohë që ky i fundit u zgjodh nënkryetar i Këshillit Bashkiak. Meta e shoqëron postimin e tij në rrjetin social “Facebook” edhe me një video, ku Braimllari mohon të ketë lidhje me çështjen e lobimit dhe njëherësh paraqet dokumentet e SPAK, ku ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, pretendohet se ka deklaruar se nuk mban mend.
    “Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë. Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur. Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie. Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës. Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
    Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?, u shpreh ai. Kreu i PL ka deklaruar edhe më parë se sa i përket 369 mijë dollarëve të paguara nga një entitet i panjohur, gjë që del dhe në dosje, Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet të pyesë ish-bashkëpunëtorët e tij, më konkretisht, Endrit Brahimllarin që ka firmosur kontratën e lobingut dhe që ishte personi përgjegjës për ta ndjekur atë, si dhe kushëriri i tij i parë, Eriol Braimllari, i cili sipas tij, ka mbajtur për 10 vite gjithë korrespodencën me kompanitë e lobimeve edhe me e-mail, por që pas largimit nga detyra si drejtor kabineti, nuk ka lënë asnjë arkiv apo gjurmë.
    Reagimi i Braimllarit
    Pas deklaratës së Presidentit të PL, i cili tha se mbahet në izolim për shkak të firmave të Endrit Braimllarit për çështjen e lobimit, ka reaguar ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, duke e konsideruar këtë deklaratë si një përpjekje për të intimiduar dhe goditur imazhin e tij. Braimllari sqaron se nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi gjatë kohës kur ka qenë në këtë detyrë dhe e kalon përsëri tek Meta, duke u shprehur se Partia ka pasur lobime vetëm në kohën kur Meta ka qenë kryetar partie. “Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik.
    Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë. Endrit Braimllari nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi. Fatura që i referohet është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ. Ai e di shumë mirë që po hetohet për mosdeklarim. Duhet ta dijë qartë që nuk përbën shkelje të ligjit kur deklaron shpenzimet dhe burimet e tyre të ligjshme. Në dijeninë time partia ku unë aderoja më parë ka pasur lobime vetëm në kohën kur Z.Meta ka qenë kryetar partie”, u shpreh Braimllari.
    Provat e reja mund të “fundosin” Vangjel Tavon
    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se prokuroria ka pranuar se nuk ekziston më vepra penale për lobim, pasi dokumentacioni i ardhur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmon se nuk ka pasur pagesë prej 100 mijë eurosh, siç ishte pretenduar më parë. Sipas tij, pagesa ka qenë vetëm 15 mijë euro dhe është ndërprerë më pas, duke mos përmbushur kriteret për të konsideruar këtë veprim si penal. “U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga çështja e lobimit në SHBA. Prokurori e pranoi në seancë se lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailet që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro siç është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas. “U mbars malli dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më.
    Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta”, u shpreh ai. Këtë lajm e publikoi dje dhe Tedi Blushi. Sipas numrit dy të Partisë së Lirisë, provat e reja nuk fajësojnë Presidentin Meta, por të tjerë persona pjesë e kësaj dosje. Kujtojmë se Ilir Meta e drejtoi gishtin nga Vangjel Tavo për akuzën e SPAK se nuk ka deklaruar në KQZ paratë që i ka paguar kompanisë offshore “Dorelita Limited” për lobimin në SHBA. Ai tha se pronari i kësaj kompanie, Iraklis Fidhexis ishte një mashtrues, por çdo kontakt që me të e ka pasur nëpërmjet Vangjel Tavos. Sipas Metës ishte Tavo që e bindi të paguajë 15 mijë dollarë për lobimin e parë (të deklaruara) dhe është ai që duhet të përgjigjet për pagesat e tjera ndaj kësaj kompanie të padeklaruara. “Çdo kontakt e kam patur me të vetëm përmes Z. Tavo, i cili ishte edhe ndërmjetësi i takimit me të në Greqi, në Nëntor ose Dhjetor 2016”, tha Meta në gjykatë.
    Çfarë tha Vangjel Tavo?
    Por kur prokurorët morën në pyetje Vangjel Tavon, ky i ka mohuar të gjitha. Ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së tha se nuk mbante mend asgjë nga këto që thoshte Meta dhe nuk njihte njeri me emrin Iraklis Fixedhis. “Në deklarimin e tij Vangjel Tavo sqaroi se ai nuk e njihte shtetasin grek Iraklis Fidhexis dhe as kompaninë Dorelita Limited me seli në Greqi. Vangjel Tavo deklaroi se ai nuk ka autorizuar ndonjë pagesë për llogari të LSI-së, pasi ai nuk ka mbajtur funksione në parti që të kishin lidhje me financat e partisë si dhe nuk ka qenë person i autorizuar për të kryer pagesa për llogari të partisë LSI.
    Vangiel Tavo deklaroi se nuk kishte dijeni për kontratën e konsultimit që LSI-ja kishte lidhur me kompaninë McKeon Group në muajin Janar 2017 dhe se kontratat lidheshin nga kryetari i partisë ose personat e autorizuar prej tij. Vangjel Tavo deklaroi se ai së bashku me Ilir Metaj kishte zhvilluar takime me politikanë të ndryshëm përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit, por nuk kujtonte të kishte zhvilluar takime me përfaqësues të ndonjë kompanie lobimi në Amerikë”, thuhet në dosje. Pra me informacionet e dhëna nga amerikanët situata mund të ndryshojë tani për Vangjel Tavon. Ndërkohë sa i takon aferës së lobimeve të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe fundosjes së tij në SPAK, më herët Z. Meta ka hedhur akuza të forta edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.