Tag: endrick

  • Xabi Alonso, marrëdhënie aspak idilike me shumë lojtarë. Klubi i shqetësuar për situatën

    Xabi Alonso, marrëdhënie aspak idilike me shumë lojtarë. Klubi i shqetësuar për situatën

    Xabi Alonso po përjeton fazën e parë të vështirë si trajner i Real Madridit. Ish-mesfushori, i zgjedhur për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, ka tentuar të riorganizojë skuadrën dhe repartin ofensiv. Nën drejtimin e tij, Mbappé është bërë lider i padiskutueshëm, Arda Güler rikthehet si referencë në mesfushë, ndërsa Vinicius Jr, Endrick dhe Rodrygo po ndiejnë pasiguri.
    Rodrygo mund të largohet në janar, Endrick mund të shkojë te Lyon. Sportivisht, rezultatet janë pozitive. Në La Liga, Reali ka 10 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, duke fituar edhe “El Clasico” pas 4 disfatash radhazi sezonin e kaluar. Në Champions ka 3 fitore dhe 1 humbje, por renditet i shtati.
    Megjithatë, disa lojtarë si Lunin, Garcia, Endrick dhe Ceballos janë të pakënaqur me trajtimin nga trajneri i ri. Kësaj situate i shtohet edhe menaxhimi i yjeve, përfshirë përplasjen me Vinicius Jr në “El Clasico”. Sipas “El Chiringuito”, durimi i drejtuesve po vihet në sprovë, e ardhmja e Alonso varet nga 6 ndeshjet e ardhshme, ku ajo e 10 dhjetorit kundër Manchester City konsiderohet kyçe.
     

  • Te Real nuk luan, Lyon bën ofertën e parë zyrtare për të huazuar talentin brazilian

    Te Real nuk luan, Lyon bën ofertën e parë zyrtare për të huazuar talentin brazilian

    12 Nëntor 2025

    11:35

    Telesport

    Klubi francez i Lyon po përpiqet të tejkalojë konkurrencën për të bindur sulmuesin e ri Brazilian Endrick të firmosë për ta në merkaton e janarit. Media franceze konfirmojnë se Lyon ka paraqitur ofertën e parë zyrtare te Real Madrid për një huazim gjashtëmujor për Enrick.
    Sulmuesi brazilian, së bashku me Xabi Alonso, po përpiqen të gjejnë një ekip tjetër, pjesërisht për shkak të konkurrencës së ashpër. Ai është paraqitur vetëm në një ndeshje në La Liga këtë sezon me “los blancos”, ndërkohë që admiruesit e Endrick nuk mungojnë.
    Me Kupën e Botës që vjen verën e ardhshme, lojtari 19-vjeçar ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur. Lyon ia ka prezantuar projektin lojtarit dhe ka marrë një përgjigje pozitive nga Endrick dhe klani i tij. Tani ata do të duhet të presin përgjigjen e Real Madrid.
    Nga ana tjetër, klubi madrilen po bën një përpjekje për të bindur trajnerin e kombëtares braziliane Carlo Ancelotti, që ta përfshijë lojtarin në skuadrën që do të niset për në Amerikë në botëror.

  • Real Madrid ‘gozhdon’ Endrick: Do të huazohesh? Plotëso 3 kushte ose…

    Real Madrid ‘gozhdon’ Endrick: Do të huazohesh? Plotëso 3 kushte ose…

    31 Tetor 2025

    14:24

    Telesport

    I vetëdijshëm se nuk ka shans të bëhet protagonist në Bernabeu, Endrick ka vendosur të huazohet në merkaton e janarit në një skuadër që i jep minuta.
    Objektivi është i qartë: sulmuesi do të luajë në Botëror. Kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse Real Madrid ka vendosur 3 kushte për lëvizjen e tij në janar.
    Së pari, klubi i interesuar duhet të paguajë një tarifë huazimi. Së dyti, duhet të mbulojë tërësisht pagën e lojtarit. Së treti, duhet të paraqesë një plan të qartë zhvillimi sportiv për lojtarin.
    Sipas të gjitha gjasave, Endrick do të transferohet në Ligue 1, ku e presin disa skuadra me projekte entuziaste për rritjen e tij.

  • Endrick gjen klubin ideal për të shkëlqyer, braziliani do të largohet nga Reali dhe Spanja

    Endrick gjen klubin ideal për të shkëlqyer, braziliani do të largohet nga Reali dhe Spanja

    30 Tetor 2025

    20:51

    Telesport

    Endrick mesa duket me zor po pret merkaton e janarit për t’u larguar nga Real Madrid. Braziliani është tejet i mërzitur me situatën aktuale te “Los Blancos”, ku duket qartë që nuk ka besimin e Xabi Alonso, ndaj largimi gjatë merkatos dimërore është zgjidhja e vetme.
    “Defensa Central” raporton se e ardhmja e brazilianit do të jetë në Bundesligë, te Stuttgart. Propozimi i klubit gjerman duket bindës për të gjitha palët: huazim për 6 muaj, me mundësi blerjeje.
    Stuttgart do të mbulojë një pjesë të pagës të lojtarit rreth 1.5 milionë euro, pjesa tjetër do paguhet nga Real Madrid. Kushti i vetëm i vendosur nga klubi madrilen është se ka kërkuar një lloj garancie për aktivizimin e sulmuesit të ri brazilian.
    Real Madrid ka paguar 60 milionë euro për Endrick te Palmerias, po braziliani deri tani ende nuk ka treguar gjë nga klasi i tij. Transferimi te Stuttgart mund të jetë një lëvizje e shkëlqyer për vetë lojtarin, por edhe për dy klubet.

  • Real për suksesin e radhës, “Los Blancos” presin Juve-n, Endrick kthehet në çështje

    Real për suksesin e radhës, “Los Blancos” presin Juve-n, Endrick kthehet në çështje

    Real Madrid po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e raundit të 3 në Champions League, ajo që do të luhet në “Bernabeu” ndaj italianëve të Juventusit. Madrilenët vijnë pas suksesit 0-1 të ngushtë ndaj Getafes në kampionat, një sukses ky e mbajti ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso në krye të La Ligës.
    Në Champions ndaj Juventusit, Real do të kërkojë fitoren e 3 radhazi, pas atyre ndaj Marseille dhe Kairat. Përballë do të jetë një kundëtar me tepër potencial, por që vjen në prag të kësaj përballje me presionin e të mos fituarit të një ndeshje prej më shumë se 1 muaji, një moment i vështirë ky për “Zonjën e Vjetër”, që mund të shfrytëzohet nga madrilenët. Sa i takon formacionit të mundshëm, Alonso nuk pritet të ndryshojë diçka në formacion, teksa përpara pritet të rreshtojë Mastantuono, Guler dhe Vinicius, që do të mbështesin sulmuesin francez Kylian Mbappe.

    Ndërkohë ditët e fundit në Madrid sulmuesi brazilian Endrick është kthyer në çështje, kjo për shkak se ai është ende pa minuta loje këtë sezon, duke mbetur i paaktivizuar pas pesë ndeshjesh të luajtura. E përditshmja madrilene “AS” raporton madje një episod të fundit që ka shënjuar edhe zemërimin e tij: gjatë ngrohjes për ndeshjen kundër Getafes, ai goditi një shishe, pasi zëvendësimet e katërta dhe të pesta ishin Brahim dhe Gonzalo, dhe jo ai. Pavarësisht interesit të klubeve të tjera evropiane, Endrick nuk ka menduar ende për një huazim, edhe pse dritarja e transferimeve të dimrit po afron dhe ai kërkon mundësi për të luajtur dhe për të qenë pjesë e Botërorit 2026.
     
    © BalkanWeb

  • Nuk bën pjesë në planet e Alonso-s, Real Madrid detyrohet t’i gjejë ekip tjetër 60 milionë euroshit

    Nuk bën pjesë në planet e Alonso-s, Real Madrid detyrohet t’i gjejë ekip tjetër 60 milionë euroshit

    6 Tetor 2025

    18:03

    Telesport

    Ashtu si edhe me Carlo Ancelotti-n, edhe tani me Xabi Alonso, braziliani Endrick e ka shumë të vështirë të gjejë vend në formacionin e Real Madridit. Edhe pse për 19-vjeçarin u pagua 60 milionë euro të Palmeiras, deri tani ai nuk ka arritur të tregojë asgjë me fanellën e “Los Blancos”.
    Në këtë situatë, drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur ta dërgojnë në huazim gjatë merkatos së janarit. Deri tani interesohen 3 ekipe për Endrick: West Ham në Premier League dhe Real Sociedad me Valencia-n në La Liga. Pista më e mundshme për brazilianin duket qëndrimi në La Liga.
    Për Endrick pati interes nga disa klube të Serie A gjatë merkatos së fundit, por lojtari vendosi të qëndrojë në Madrid, duke shpresuar se do ishte i rëndësishëm për Xabi Alonos-n, por deri tani nuk ka qenë aspak i tillë.

  • Te Reali nuk presin më gjatë, ky lojtar do të huazohet me patjetër në merkaton e janarit

    Te Reali nuk presin më gjatë, ky lojtar do të huazohet me patjetër në merkaton e janarit

    28 Shtator 2025

    21:41

    Telesport

    Edhe pse u përfol shumë gjatë gjithë merkatos së verës, për një largim të Endrick në formë huazimi, braziliani refuzoi të gjitha propozimet dhe vendosi të qëndrojë te Real Madrid.
    Por, ashtu si edhe sezonin e kaluar me Carlo Ancelotti-n, edhe tani me Xabi Alonso-n, braziliani nuk po gjen dot hapësira. Ndaj, për këtë arsye drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur ta dërgojnë në huazim gjatë merkatos së janarit.
    “COPE” raporton se më shumë mundësi, Endrick do të huazohet brenda La Ligës, ku ka një interesim të mëdha nga disa klube. Kujtojmë se Real Madrid pagoi 60 milionë euro te Palmeiras për Endrick, i konsideruar si ylli i ri i futbollit botëror, por deri tani ka qenë totalisht në hije.

  • “Ik sa më shpejt nga Real Madrid”, zbulohet këshilla e Ancelotti-t për yllin brazilian

    “Ik sa më shpejt nga Real Madrid”, zbulohet këshilla e Ancelotti-t për yllin brazilian

    14 Shtator 2025

    18:30

    Telesport

    Edhe pse u përfol gjatë gjithë verës për një largim të mundshëm nga Real Madrid, Endrick vendosi të qëndrojë. Por braziliani nuk preferohet shumë nga Xabi Alonso, duke e lënë atë vazhdimisht në stol.
    “Calciomercato.com” raporton se Carlo Ancelotti, tashmë trajner i Brazilit, ka këshilluar Endrick të largohet sa më shpejt nga Real Madrid, gjë që me siguri do të ndodhë në merkaton e janarit. Ancelotti është treguar i qartë me Endrick, në rast se ai nuk luan rregullisht, nuk do jetë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës në verën e ardhshme.
    Sipas raportimit në fjalë, Ancelotti i ka sugjeruar 19-vjeçarit të transferohet në Serie A, ku më parë për të ka pasur interes konkret nga Napoli dhe Milan. Real Madrid pagoi 60 milionë euro te Palmeiras për Endrick, por deri tani braziliani nuk ka arritur dot të përshtatet dhe të tregojë aftësitë e tij në fushë.

  • Endrick, gati për t’u kthyer, tregon trupin me muskuj mbresëlënës. Gruaja e komenton: Çfarë burri!

    Endrick, gati për t’u kthyer, tregon trupin me muskuj mbresëlënës. Gruaja e komenton: Çfarë burri!

    8 Shtator 2025

    7:26

    Alfred Lleshi

    Endrick është gati të kthehet në fushë pas një periudhe të gjatë rikuperimi. Talenti brazilian i Real Madridit, i cilësuar si një nga emrat më të shumëpritur në epokën e Xabi Alonso, u ndal në maj për shkak të tërheqjes muskulore në pjesën e pasme të kofshës. Pas rikthimit të vështirë në korrik, ai nisi një program intensiv në palestër për të forcuar muskujt, duke kaluar muaj të tërë punë individuale.
    Rezultatet janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale, ku sulmuesi 19-vjeçar ka treguar një fizik shumë më të fuqishëm se më parë. Shumë tifozë janë habitur nga transformimi i tij, ndërsa edhe bashkëshortja, Gabriely Miranda, me të cilën u martua gjatë periudhës së dëmtimit, komentoi me habi dhe humor: “Santo cielo, che uomo!” (O Zot, çfarë burri)!
    Endrick pritet të rikthehet në dispozicion të Real Madridit menjëherë pas pauzës së kombëtareve, duke mbyllur një verë të vështirë me dëmtime, por edhe me rritje fizike mbresëlënëse.

  • Duel vere mes Gonzalo García dhe Endrick; cili do të qëndrojë me Xabi Alonson?

    Duel vere mes Gonzalo García dhe Endrick; cili do të qëndrojë me Xabi Alonson?

    Vera e Real Madridit sillet rreth një vendimi kyç për repartin ofensiv: cili do të qëndrojë mes Gonzalo García dhe Endrick? Dy talente të rinj, dy profile të ndryshme dhe vetëm një vend i sigurt në skuadrën e Xabi Alonsos.
    Plani fillestar i drejtuesve madrilenë parashikonte huazimin e Endrick, për t’i garantuar 19-vjeçarit vazhdimësi dhe minuta loje. Real Sociedad ishte gati ta priste dhe gjithçka dukej e mbyllur, por një dëmtim ndryshoi gjithçka. Marrëveshja ra dhe braziliani do të qëndrojë në “Casa Blanca” të paktën deri në janar.
    Ndërkohë, Gonzalo García, i rikthyer nga një Kupë Bote për Klube shumë e mirë, ka fituar besimin e trajnerit dhe të drejtuesve. I riu i dalë nga akademia e klubit ka treguar pjekuri dhe ftohtësi në atë skenë të madhe, duke e mbyllur turneun si golashënuesi më i mirë.
    Qëndrimi i tij në ekipin e parë tashmë është i sigurt dhe një kontratë e re është gati për t’u firmosur. Getafe kishte treguar interes për huazim, por është tërhequr. Gonzalo do të qëndrojë në Madrid dhe, përveç ndonjë surprize nga merkatoja, do të jetë një nga fytyrat e reja në grupin e Xabi Alonsos.
    Në kryeqytetin spanjoll besojnë se kanë gjetur një lojtar me potencial të madh për të tashmen dhe të ardhmen. Tani, edhe fanella me numrin 9 duket gjithnjë e më shumë e destinuar për të.