Tag: ëndërr

  • Hollywood-i? Jo më një ëndërr

    Hollywood-i? Jo më një ëndërr

    Pas dekadash në periferi të vëmendjes ndërkombëtare, Shqipëria po kthehet në një destinacion të lakmuar për prodhime filmike globale, falë kombinimit të bukurive natyrore, vullnetit politik dhe politikave nxitëse për industrinë kreative. Nga Deada HykaIndustria filmike shqiptare po kalon një metamorfozë që deri para pak vitesh dukej e pamundur. Nga një traditë e ndërtuar nën hijen e kinema…

  • “Ishte një ëndërr, tani një realitet”, Messi flet pas rinovimit me Inter Miami

    “Ishte një ëndërr, tani një realitet”, Messi flet pas rinovimit me Inter Miami

    Fansat e futbollit, mbi të gjithë ato të Leo Messi-t, kanë një arsye të fortë për të festuar. “Pleshti” jo vetëm që nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, por së fundmi legjenda argjentinase rinovoi kontratën e tij me Inter Miami deri në 2028. Me këtë firmë Messi vërtetoi se do të qëndrojë në futbollin aktiv të paktën edhe 3 vite të tjera, minimaliosht do të luajë futboll deri në moshën 41-vjeçare. Messi nuk e fshehu gëzimin për këtë firmë të re me klubin nga Los Angelos:
    “Jam me të vërtetë i lumtur që do të vijojë të jem pjesë e këtij projekti, fillimisht ishte një ëndërr, por tani është bërë një realitet i bukur. Që kur kam ardhur në Miami, kam qenë shumë i lumtur, pra jam i kënaqur që do të vijoj të luaj këtu”, u shpreh Lionel Messi.

    Ylli argjentinas është kthyer në një embleme jo vetëm për klubin e Inter Miami ku në 82 ndeshje ka shënuar 71 gola dhe ka dhuruar 37 asiste, por ka rritur jashtëzakonisht shumë edhe imazhin e MLS.
    I lumtur për rinovimin me Leo Messin u shfaq edhe David Beckham, CEO dhe pronari i Inter Miami: “Ideja jonë ka qenë ajo që të sillnim në skuadër dhe në qytet lojtarin më të mirë në botë, dhe bëmë pikërisht këtë. Jam i lumtur që Messi do të vijojë të jetë pjesë e ekipit tonë”, u shpreh Beckham.
    ()

  • “Fitorja me Serbinë na motivon, le të festojmë sot”, Hysaj: Arritja e rekordit të Canës ishte ëndërr

    “Fitorja me Serbinë na motivon, le të festojmë sot”, Hysaj: Arritja e rekordit të Canës ishte ëndërr

    Shqipëria rikthehet në fushë, këtë herë për një ndeshje miqësore, atë ndaj Jordanisë. Mbrojtësi Elseid Hysaj tha se ekipi, është i motivuar pas fitores ndaj Serbisë.
    “Suksesi ndaj Serbisë- Po sigurisht e kemi festuar dhe akoma jemi me atë euforinë e ndeshjes së kaluar dhe besoj që është një gjë e mirë për ndeshjen e ardhshme.

    Hysaj u shpreh i lumtur për faktin që arriti Lorik Canën, me 93 ndeshje të luajtura me fanellën kuqezi.
    “Kjo është kënaqësi e madhe të arrij këtë rekord me Kombëtaren. Një kënaqësi shumë e madhe dhe një ëndërr që u realizua. Loriku më komentoi në Instagram se kështu për mesazh akoma s’më ka marrë. Dua që edhe pas Serbisë të festoj edhe unë me të gjithë tifozët shqiptarë dhe shpresoj që të më japë shansin.
    Shanset për play off të botërorit.
    “Në Andorra duhet të ikim me mendjen e sigurt se nuk duhet të bëjmë ndonjë gabim, por besoj se kur t’i vijë radha asaj do të përgatitemi e do ta mendojmë sa më mirë. Meqe nuk e festuam në shtëpi atë fitore, sot mund të jetë dita që do ta festojmë të gjithë bashkë”, tha Hysaj për Tv Klan.
    © BalkanWeb

  • Klinsman Cake në konferencën e parë për shtyp si kuqezi: Nuk mund t’i përshkruaj dot emocionet

    Klinsman Cake në konferencën e parë për shtyp si kuqezi: Nuk mund t’i përshkruaj dot emocionet

    Klinsman Cake u ul sot në konferencën zyrtare përkrah trajnerit Silvinjo. Mbrojtësi shqiptar shprehu emocionet e tij të para si pjesë e grumbullimit me Kombëtaren, duke theksuar se kjo ka qenë një ëndërr e tij që prej fëmijërisë.
    Emocionet e para si lojtar i Kombëtares – Emocionet nuk mund t’i përshkruaj, pasi dihet çfarë emocionesh të jep Kombëtarja. Ka qenë një ëndërr për mua, ashtu siç është për çdo fëmijë shqiptar, besoj. Çdo fëmijë i rritur këtu e ka ëndërr të luajë një ditë për Kombëtaren, dhe për momentin unë jam i grumbulluar, mund të them që po jetoj një ëndërr.
    Si e gjetët grupin e lojtarëve? – Grupi është shumë i mirë, e kam gjetur shumë të bashkuar. Të gjithë çunat janë aty për njëri-tjetrin, shumë mikpritës, dhe dua t’i falënderoj për mikpritjen që më kanë bërë. I kam gjetur shumë mirë.
    Biseda me trajnerin – Kam pasur një bisedë pasi erdha këtu. Më parë nuk kisha folur; në momentin kur më thirrën dhe nisi grumbullimi, atëherë folëm.
    “Premtim” nga trajneri se do të luani nesër? – Normalisht që jo. Askush nuk ta jep atë premtim kur vjen në Kombëtare. Ne vijmë në Kombëtare të gjithë dhe jemi gati çdo sekondë – qoftë në fushë, qoftë në stol apo në tribunë, nëse do të jetë nevoja. Askush nuk premton asgjë.
    E prisje një ftesë para ndeshjes me Serbinë? – Nuk e kisha menduar, por kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa për kuqezinjtë, gjithë jetën kuqezi!
    Cili ka qenë reagimi i skuadrës së Shkëndijës pasi more ftesën? – Te klubi i Shkëndijës janë gëzuar shumë, duke e ditur se sa shumë e duam Kombëtaren shqiptare dhe sa patriotë janë. Janë gëzuar të gjithë – kryesia, lojtarët dhe i gjithë ekipi më kanë përgëzuar dhe më kanë uruar sa më shumë suksese. Më uruan gjithashtu të fitojmë ndeshjen me Serbinë, që ishte gjëja kryesore.
    Kush të jep më shumë emocion, “kuqezi”-ja e Shkëndijës apo ajo e Kombëtares? – Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja është një ndjesi tjetër – e pakrahasueshme me asnjë klub, e papërshkrueshme, që çdo fëmijë e ëndërron. Është një ëndërr e bërë realitet.
    Thirrja për tifozët – Nesër i ftoj të gjithë tifozët nga e gjithë shqiptaria dhe diaspora që, ashtu siç dolën nëpër rrugë dhe botë për të festuar, t’i ftoj të vijnë nesër në stadium dhe të festojmë së bashku atë fitore të madhe që arritëm.

  • “Unë po jetoj ëndrrën”! Klisman Cake flet për Kombëtaren: Nesër festojmë në stadium për fitoren në Serbi

    “Unë po jetoj ëndrrën”! Klisman Cake flet për Kombëtaren: Nesër festojmë në stadium për fitoren në Serbi

    Klinsman Cake u ul sot në konferencën zyrtare përkrah trajnerit Silvinjo para ndeshjes me Jordaninë. Mbrojtësi shqiptar shprehu emocionet e tij të para si pjesë e grumbullimit me Kombëtaren, duke theksuar se kjo ka qenë një ëndërr e tij që prej fëmijërisë.
    Emocionet e para si lojtar i Kombëtares – Emocionet nuk mund t’i përshkruaj, pasi dihet çfarë emocionesh të jep Kombëtarja. Ka qenë një ëndërr për mua, ashtu siç është për çdo fëmijë shqiptar, besoj. Çdo fëmijë i rritur këtu e ka ëndërr të luajë një ditë për Kombëtaren, dhe për momentin unë jam i grumbulluar, mund të them që po jetoj një ëndërr.
    Si e gjetët grupin e lojtarëve? – Grupi është shumë i mirë, e kam gjetur shumë të bashkuar. Të gjithë çunat janë aty për njëri-tjetrin, shumë mikpritës, dhe dua t’i falënderoj për mikpritjen që më kanë bërë. I kam gjetur shumë mirë.
    Biseda me trajnerin – Kam pasur një bisedë pasi erdha këtu. Më parë nuk kisha folur; në momentin kur më thirrën dhe nisi grumbullimi, atëherë folëm.
    “Premtim” nga trajneri se do të luani nesër? – Normalisht që jo. Askush nuk ta jep atë premtim kur vjen në Kombëtare. Ne vijmë në Kombëtare të gjithë dhe jemi gati çdo sekondë – qoftë në fushë, qoftë në stol apo në tribunë, nëse do të jetë nevoja. Askush nuk premton asgjë.
    E prisje një ftesë para ndeshjes me Serbinë? – Nuk e kisha menduar, por kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa për kuqezinjtë, gjithë jetën kuqezi!
    Cili ka qenë reagimi i skuadrës së Shkëndijës pasi more ftesën? – Te klubi i Shkëndijës janë gëzuar shumë, duke e ditur se sa shumë e duam Kombëtaren shqiptare dhe sa patriotë janë. Janë gëzuar të gjithë – kryesia, lojtarët dhe i gjithë ekipi më kanë përgëzuar dhe më kanë uruar sa më shumë suksese. Më uruan gjithashtu të fitojmë ndeshjen me Serbinë, që ishte gjëja kryesore.
    Kush të jep më shumë emocion, “kuqezi”-ja e Shkëndijës apo ajo e Kombëtares? – Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja është një ndjesi tjetër – e pakrahasueshme me asnjë klub, e papërshkrueshme, që çdo fëmijë e ëndërron. Është një ëndërr e bërë realitet.
    Thirrja për tifozët – Nesër i ftoj të gjithë tifozët nga e gjithë shqiptaria dhe diaspora që, ashtu siç dolën nëpër rrugë dhe botë për të festuar, t’i ftoj të vijnë nesër në stadium dhe të festojmë së bashku atë fitore të madhe që arritëm.

  • Haaland-Barcelona? Kjo është përgjigjja e Guardiolës

    Haaland-Barcelona? Kjo është përgjigjja e Guardiolës

    5 Tetor 2025

    9:02

    Telesport

    Pep Guardiola ka komentuar për herë të parë spekulimet që e lidhin sulmuesin Erling Haaland me një transferim të mundshëm te Barcelona. Tekniku praktikisht nuk ka thënë as “po”, as “jo”.
    “Ma thuaj një klub që nuk do ta quante ëndërr një lojtar si Haaland. Është e kuptueshme që Barcelona e sheh si ëndërr, ashtu si çdo skuadër tjetër. Po të mos ishte te ne, do të ishte ëndërr edhe për ne ta kishim. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Sinqerisht, nuk e di”.
    “Ai nuk është aq naiv sa të firmosë diçka që nuk dëshiron ta përmbushë. Këtë e di me siguri. Problemi është se në futboll askush nuk e di çfarë do të ndodhë më vonë. Askush”, tha Pep.

  • Elona Caslli: Babai më erdhi në ëndërr… ma preku kokën e djersitur…

    Elona Caslli: Babai më erdhi në ëndërr… ma preku kokën e djersitur…

    Elona Caslli

    Nga Elona Caslli

    Babai më erdhi në ëndërr. Ma preku kokën e djersitur e më tha- Çfarë ke bir?! Jam lodhur babë. Jam lodhur prej kohës. M’i ka këputur mendimet kjo kohë e mbrapshtë. Babai ma fërkon kokën si dikur e unë përgjumem në prehrin e tij. Hap sytë të shoh babanë. Babai është tretur bashkë me diellin në muzg. Mes ëndrrës dhe jetës, sytë e mi të ujshëm luten: Eja më shpesh në ëndërr babë!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ERNESTO SABATO ISHTE KRENAR PËR PREJARDHJEN E TIJ, NË PARIS E KËRKONTE GRAMATIKËN E GJUHËS SHQIPE

  • Sulmuesi i talentuar: Nuk e kam vënë kurrë në dyshim se do të qëndroja tek Inter

    Sulmuesi i talentuar: Nuk e kam vënë kurrë në dyshim se do të qëndroja tek Inter

    Ka qenë një javë ëndrrash për Francesco Pio Esposito. Të dielën e kaluar ai debutoi në Serie A për Inter dhe tani ka mundësinë të përmbushë një ëndërr të jetës, duke dalë në fushë për herë të parë me skuadrën e Italisë, e cila po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Estonisë dhe Izraelit.
    “Sigurisht që gjithçka po ndodh shumë shpejt. Jam shumë i lumtur që jam këtu për grumbullimin tim të pare. Është një ndjenjë e madhe“, tha ai në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor në Coverciano.
    “Ky është një moment shumë pozitiv, por në futboll gjithçka mund të ndryshojë shpejt dhe ke nevojë për një ekuilibër të madh“, tha Espozito, emri i të cili është përfolur shumë në tregun e transferimeve.
    “E vërtetë, jam përfolur gjatë gjithë verës për tregun e transferimeve, por nuk ka pasur kurrë dyshime për qëndrimin tim tek Inter. Nuk kam dashur kurrë të shkoj diku tjetër, Inter është një ëndërr e bërë realitet dhe trajneri donte të më mbante. Nuk kam pasur kurrë dyshime“, tha sulmuesi.
    Tek Inter, ai do të përballet me dy gjigantë si Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram. “Nuk ka të bëjë me shtytjen, por me dëshirën për të mësuar gjithmonë diçka prej tyre sepse janë ndër sulmuesit më të mirë për momentin. Për mua, është një mundësi“, shtoi Esposito.
    “Do t’ia vidhja urinë dhe vendosmërinë Lautaro. Ai gjithmonë jep 100%, edhe në stërvitje. Marcus ka thjeshtësinë në të bërë gjërat, në mposhtjen e kundërshtarëve të tij“, deklaroi sulmuesi 20-vjecar Italian.

  • “Juventusi është si një ëndërr për mua”, Zhegrova: Dua të fitoj tituj, shfaqja është gati të fillojë

    “Juventusi është si një ëndërr për mua”, Zhegrova: Dua të fitoj tituj, shfaqja është gati të fillojë

    Edon Zhegrova është transferuar në radhët e Juventusit, fanellën e të cilit do ta veshë deri në vitin 2030. Sulmuesi shqiptar ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i bardhezinjve. Futbollisti 26-vjeçar ka folur për faqen zyrtare të klubit në internet, ku është shprehur se kalimi te Juventusi është një ëndërr për të. Zhegrova ka deklaruar se objektivi i tij është që të fitoj sa më shumë tituj dhe që të shënojë aa më shumë gola për “Zonjën e Vjetër”.
    “Sinqerisht, është si një ëndërr për mua. Është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time dhe jam shumë krenar dhe i nderuar që e vesh këtë fanellë. Do ta vesh me shumë krenari dhe do të jap gjithçka për ekipin. Pozicioni im i preferuar është si sulmues krahu. Sa i përket stilit tim të lojës, më pëlqen të shënoj, të dribloj, të jap asiste dhe të ndihmoj ekipin me aftësitë e mia.
    Ndeshja e vitit të kaluar ishte e shkëlqyer dhe Juventusi ishte një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por tani jam i lumtur që jam këtu dhe u bashkohem shokëve të mi të ekipit në këtë ekip. Mezi pres t’i takoj. Shpresoj të shënoj shumë dhe, mbi të gjitha, të fitoj tituj. Kjo është gjëja e rëndësishme. Mendoj se mund të fitojmë me këtë ekip, duke marrë parasysh cilësinë e lojtarëve tanë. Mesazhi im për tifozët? Përshëndetje të gjithë tifozëve të bardhezinjve, mezi pres t’ju ??shoh në stadium. Shfaqja është gati të fillojë!”, ka deklaruar Edon Zhegrova./Sport Ekspres/

  • Agim Baçi: Ëndërr, s’më the, si është aroma jote?

    Agim Baçi: Ëndërr, s’më the, si është aroma jote?

    Nga Agim Baçi

    (tregim)– Ëndërr, s’më the, si është aroma jote?– Aromë? Po pse më pyet?– Sepse dua të di, a ta kanë dalluar aromën tënde njerëz të ndryshëm kur të shohin?– Po, kam. Dhe çuditërisht janë gratë më shumë ato që ndjejnë aromën dhe përmes kësaj ndjesie vendosin nëse do të kenë një vijim të komunikimit apo jo.– Vendosin për komunikim me ty si ëndërr, apo me njeri tjetër?– Edhe me mua edhe me njerëz që i shohin përmes meje. Gratë na jepen neve ëndrrave me gjithë qenien e tyre. Por ju burrat mendoni se ato na jepen nga pafuqia për të konkurruar me ju burrat. Në fakt, ato ëndërrojnë sepse besojnë se me ne kanë më shumë kuptim në atë që duan të bëjnë, në atë që duan të arrijnë.– Por a nuk ju shohin ju ëndrrave femrat pikërisht për të ditur se si të vijnë drejt nesh, drejt meshkujve?– Sa shumë gaboni ju burrat…– Pse ti ëndërr, çfarë gjinie ke?– Unë kam gjininë e dëshirës– Domethënë femërore– Dëshirat nuk janë thjesht fjalë që u gjen gjininë. Duhet që dëshirave t’u gjesh çastin dhe rrugëtimin. Unë kështu vij edhe te ju, burrat, por shpesh ju ngrini mure për të mos pranuar fuqinë që kemi ne?– Pse flet në shumës ëndërr? I njeh ti ëndrrat e tjera? A takoheni bashkë ndonjëherë? E si i ndani ju punët mes jush?– I njoh ëndrrat e tjera, sepse vijmë nga e njëjta botë.– I ndani vetë punët apo thjesht bëni atë që ju thonë?– Ndonjëherë jemi thjesht lajmëtare. Kush di të na lexojë mundet që të fitojë kohë për atë që dëshiron të bëjë– Nuk e kuptoj– Krijuesi ynë, që është edhe krijuesi juaj, na dërgon shumë më parë se sa të jetoni diçka realisht. Ne ju paralajmërojmë– Pra, ju ecni në kohë përpara nesh?– Jo, ne thjesht jemi lajmëtarë të asaj që mund të ndodhë. Ndaj ju shpesh, përmes ëndrrës që shihni edhe arrini të parashikoni atë që mund t’iu ndodhë?– Atë që mund, apo atë që duhet të ndodhë?-Edhe kur mendon se e dëshiron, është sërish brenda asaj që krijuesi yt e di se do të ndodhë.– A nuk është kjo një përcaktim, një ngushtim i mundësisë që ne të imagjinojmë?– Ai që na ka krijuar, nuk ka nevojë të imagjinojë, sepse di gjithçka. Imagjinata është për njerëzit dhe ne ëndrrat jemi thjesht një shkak, një shtysë, një motor më shumë për të arritur diçka që është për ju.– Por ëndrrat që nuk na dalin, janë krijesa të kota, që nuk e dinë se për çfarë janë?– Jo, janë një mënyrë për të të treguar se mund të kishe patur zgjidhje të tjera, një jetë tjetër.– Më duket se po ta ndjej aromën ëndërr.– Pa hë– Ke aromën e sigurisë…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AGIM BAÇI: “NËSE MBYLLIM SYTË… NUK DO TË THOTË SE KEMI NDALUR KOHËN…”