Tag: emrave

  • Plani i Juventusit për merkaton: Transferimi i tre emrave “big” nga Milan, Roma dhe Bayern

    Plani i Juventusit për merkaton: Transferimi i tre emrave “big” nga Milan, Roma dhe Bayern

    12 Nëntor 2025

    19:23

    Telesport

    “Gazzetta dello Sport” raporton se Juventus ka nisur që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme dhe synimi i madh i klubit bardhezi është transferimi falas i tre emrave të njohur.
    I pari në listë është portieri i Milanit, Mike Maignan, i cili ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin kuqezi dhe pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.
    Një tjetër emër brenda Serie A, i cili po ashtu po ndiqet me kujdes të madh nga bardhezinjtë është edhe mbrojtësi i Romës, Zeki Çelik, kontrata e të cilit po ashtu mbaron në fund të këtij sezon. Turku mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe në qendër, dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira këtë sezon me verdhekuqtë.
    Emri i tretë që po ndjek Juventus është sulmuesi anësor i Bayern, Serge Gnabry, i cili do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni. Për gjermanin ka interes të madh edhe nga klubet e Premier League.

  • Nga Lionel Mesi te Son dhe Myrto Uzuni, përcaktohet formacioni i javës në MLS, shqiptari krah emrave gjigand të futbollit botëror

    Nga Lionel Mesi te Son dhe Myrto Uzuni, përcaktohet formacioni i javës në MLS, shqiptari krah emrave gjigand të futbollit botëror

    Myrto Uzuni është duke përjetuar një tjetër kulm të karrierës, këtë herë në MLS me Austin. Futbollisti shqiptar ka zhvilluar disa ndeshje fantastike radhazi dhe në takimin e fundit të Austin ishte heroi i ekipit.
    Një fitore 2-1 dhe një gol i shënuar në aksionin e fundit mjafton për të kuptuar rëndësinë e këtij lojtari për skuadrën. Ndërkohë shpërblimi ka ardhur edhe nga specialistët e futbollit në MLS që e kanë lënë Myrto Uzunin në ekipin ideal të javës krahë emrave si Son apo Lionel Mesi. Uzuni duket se e ka ndezur turbon para takimit të tetorit me Serbinë. /Sport Ekspres/

     

  • E dinit? Këto emra nuk mund t’ja vendosni bebit tuaj, janë rreptësisht të ndaluar

    E dinit? Këto emra nuk mund t’ja vendosni bebit tuaj, janë rreptësisht të ndaluar

    Shumë prindër duan të zgjedhin një emër të veçantë për fëmijën e tyre, por në Shtetet e Bashkuara ekziston një listë e emrave që janë rreptësisht të ndaluar, për shkak të konotacioneve të tyre negative ose statusit të lartë që mbartin.
    Edhe pse emrat mund të ndryshojnë sipas shteteve, ligji amerikan nuk lejon vendosjen e atyre që përdoren për tituj mbretërorë, si King (Mbret), Queen (Mbretëreshë), Prince (Princ) dhe Princess (Princeshë).
    Gjithashtu, emra si Adolf Hitler, Santa Claus (Babagjyshi) dhe Jesus Christ (Jezus Krishti) janë të ndaluar, kryesisht për shkak të ngarkesës historike, fetare ose shoqërore që mbartin.
    Në listën e emrave të pazakontë dhe të ndaluar, gjenden edhe emra si Nutella apo simbole si “@” apo “|||”.
    Këto emra ndalohen pasi konsiderohen jo-etikë ose mund të dëmtojnë fëmijën socialisht.
    Kjo listë tregon se autoritetet, nëpërmjet ligjeve, synojnë të sigurojnë që emrat e fëmijëve të mos i vënë ata në pozita të vështira apo të jenë burim talljeje në të ardhmen.

  • Qeveria e re/ A e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Dëshmia: Rama ka qenë shumë hermetik

    Qeveria e re/ A e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Dëshmia: Rama ka qenë shumë hermetik

    Tashmë kabineti i qeverisë së re është bërë publik, me një prezantim nga kryeministri Edi Rama të emrave të ministrave të rinj që do të shërbejnë në këtë mandat.
    Por a ishin ata në dijeni të roleve që morën?
    Në një lidhje direkte me emisionin Top Story me Grida Dumën, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet, u shpreh se Rama ka qenë hermetik me zbulimin e emrave që do të përfshinte në ekipin e tij qeverisës.
    “Edi Rama ka vijuar diskutime deri ditën e djeshme përsa i përket kabinetit dhe do të sjell një shembull… Zonja Albana Koçiu e ka marrë vesh vetëm paraditen e sotme propozimin e Ramës që ajo të drejtonte Ministrinë e Brendshme. Rama ka qenë hermetik edhe me bashkëpunëtorët e ngushtë sa u përket emrave në kabinetin e tij.
    Mbase zoti Lamallari u kap në befasi, kur i përmendi emrin si zëvendës i Ulsi Manjës”, u shpreh gazetari Muhamed Veliu.

  • Kabineti i ri qeverisës, a e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Gazetari zbulon ‘prapaskenat’: Rama ka qenë…

    Kabineti i ri qeverisës, a e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Gazetari zbulon ‘prapaskenat’: Rama ka qenë…

    Tashmë kabineti i qeverisë së re është bërë publik, me një prezantim nga kryeministri Edi Rama të emrave të ministrave të rinj që do të shërbejnë në këtë mandat.
    Por a ishin ata në dijeni të roleve që morën?
    Në një lidhje direkte gazetari Muhamed Veliu, u shpreh se Rama ka qenë hermetik me zbulimin e emrave që do të përfshinte në ekipin e tij qeverisës.
    “Edi Rama ka vijuar diskutime deri ditën e djeshme përsa i përket kabinetit dhe do të sjell një shembull… Zonja Albana Koçiu e ka marrë vesh vetëm paraditen e sotme propozimin e Ramës që ajo të drejtonte Ministrinë e Brendshme. Rama ka qenë hermetik edhe me bashkëpunëtorët e ngushtë sa u përket emrave në kabinetin e tij. Mbase zoti Lamallari u kap në befasi, kur i përmendi emrin si zëvendës i Ulsi Manjës”, u shpreh gazetari.

  • Fotot nga Asambleja/ Lëvizjet “surprizë” të Edi Ramës në kabinetin e ri qeverisës, ministrat që e pritën me befasi detyrën e re

    Fotot nga Asambleja/ Lëvizjet “surprizë” të Edi Ramës në kabinetin e ri qeverisës, ministrat që e pritën me befasi detyrën e re

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ‘armatën’ e tij për mandatin e katërt, me të cilin do të synojë të arrijë qëllimet dhe objektivat, me sytë drejt BE.

    Prezantimi i emrave të ministrave të rinj, kryetarit të Kuvendit dhe kreut të Grupit Parlamentar, por dhe propozimin për kryetaren e re të bashkisë së Tiranës apo paralajmërimet për ngritje komisionesh të reja, numri një i socialistëve i bëri gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS.
    Rama erdhi me disa lëvizje surprizë në ‘pasqyrën’ e qeverisë së tij në këtë mandat të katërt, ku disa prej emrave që morën poste, mbetën të befasuar.
    Ogerta Manstirliu e priti thuajse e përlotur propozimin e Ramës për të kandiduar për kryetare e bashkisë së Tiranës.
    Po kaq i befasuar ishte edhe ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, e po ashtu edhe Andi Salla, i cili do të lërë bashkinë e Cërrikut dhe do të drejtojë ministrinë e Bujqësisë.
    Për këtë të fundit Rama tha se ka bërë një punë shumë të mirë, në një bashki shumë të vogël, e që duhet marrë shembull, vlerësime në fakt që kreu i qeverisë i ka bërë edhe më parë.
    Jo më pak e surprizuar ishte edhe Albana Koçiu, e cila nga ministria e Shëndetësisë, do t’i besohet drejtimi i një dikasteri ‘sfidues’, Ministria e Brendshme.
    Kjo do të jetë hera e parë që kjo ministri do të drejtohet nga një grua, ndërsa gjatë prezantimit të Koçiut, Rama tha se ky dikaster nuk është vetëm për Policinë, por edhe për shumë fusha dhe agjenci të tjera që i ka nën mbikëqyrje, që do duhet të marrin vëmendjen që meritojnë.

    Top Channel

  • SHBA apo Sh.B.A? OKB apo O.K.B? Si t’i shkruajmë saktë shkurtimet në gjuhën shqipe?

    SHBA apo Sh.B.A? OKB apo O.K.B? Si t’i shkruajmë saktë shkurtimet në gjuhën shqipe?

    Shumë herë na ndodh që shkurtimet në gjuhën shqipe i hasim të shkruara gabim. Disa i shkruajnë me pikë ndërmjet shkronjave, disa nuk i vendosin në trajtat e duhura rasore etj.

    Edhe për shkurtimet ka një rregull se si duhet të shkruhen. Sipas “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, pika 84, kemi: “Shkurtimet e emrave të shteteve, të organizatave, të shoqërive, të institucioneve, të ndërmarrjeve etj., shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë as ndërmjet, as pas tyre: RPSH, PSSH, PDSH, SHBA, ATSH, RFGJ, OKB, NATO, UNESKO, FIDE, FIFA, UEFA, SMT, UEM, TEC etj.Ato duhet të marrin edhe mbaresat rasore të duhura. P.sh.: Sipas ATSH-së, ATSH-ja raporton se… etj.KUJDES!Nuk vendoset pikë ose nuk ndahen me pikë shkurtimeve e emrave të ndryshëm, si:a) shkurtimet e emrave të njësive të masave: cm (centimetër), km (kilometër) a (amper), kg (kilogram), hl (hektolitër), l (lekë ose litër), t (ton), v (volt) etj.;b simbolet e elementeve kimike: Cl (klor), H (hidrogjen), Mg (magnezium) etj.;c) shkurtimet e emrave të pikave të horizontit: L (lindje), P (perëndim), VL (verilindje), JP (jugperëndim) etj.Përgatiti: S. Agolli

    ObserverKult

    SHBA apo Sh.B.A? OKB apo O.K.B? Si t’i shkruajmë saktë shkurtimet në gjuhën shqipe?

    Lexo edhe:

    A SHKRUHET ME SHKRONJË TË MADHE “TOKA”, APO ME TË VOGËL “TOKA”?

    Në shkrimet e shumta, si në medie po ashtu edhe në libra të ndryshëm e hasim herë të shkruar “Toka” e herë “toka”. Por, si duhet të shkruhet saktësisht?

    Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë. P.sh.:Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Galaktika, Jupiteri, Kashta e Kumtrit, Dielli, Hëna, Marsi, Neptuni, Saturni, Toka, Urani, Ylli Polar etj…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Balluku tek kompania M.I.I.A: Partner zyrtar i disa prej emrave më prestigjiozë në industrinë e ndërtimit të metaleve në Europë

    Balluku tek kompania M.I.I.A: Partner zyrtar i disa prej emrave më prestigjiozë në industrinë e ndërtimit të metaleve në Europë

    Zv.kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS në qarkun Fier, Belinda Balluku vijon takimet në zonën e Patosit. Këtë të hënë, Balluku ka zhvilluar një vizitë tek kompania M.I.I.A. Në një postim në Facebook teksa ka postuar një video, Balluku thekson se kjo kompani sot është kthyer në një partner zyrtar i disa prej emrave më prestigjiozë në industrinë e ndërtimit të metaleve në Europë.

  • E trishtë! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur nga Elbasani

    E trishtë! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur nga Elbasani

    Një prej emrave më të dashur të skenës dhe ekranit, Eduart Çala, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Lajmi ka tronditur komunitetin artistik dhe qytetin e Elbasanit, ku Çala ka lënë gjurmë të thella me veprimtarinë e tij të pasur dhe shumëdimensionale.
    I lindur më 19 shtator 1950 në Elbasan, Eduart Çala nisi rrugëtimin e tij artistik që në bangat e shkollës, përmes pjesëve teatrale të interpretuara me pasion dhe talent.
    Edhe pse nuk studioi për aktrim, dashuria për artin e udhëhoqi drejt një karriere të gjatë si aktor profesionist në Teatrin “Skampa”, ku luajti mbi 50 role të ndryshme.
    Çala interpretoi me finesë role kryesore dhe episodike, duke spikatur me përkushtimin e tij në çdo skenë. Karriera e tij e pasur përfshin edhe kontribute në kinematografi, me role në filma të njohur si “Përtej mureve të gurta”, “Një natë Nëntori”, “Partizani i vogël Velo” dhe të tjerë.
    Një kapitull i rëndësishëm i jetës së tij ishte edhe puna si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan, ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë, duke ndikuar në edukimin artistik të brezave të rinj.
    Për kontributin e tij të çmuar në artin shqiptar, Eduart Çala është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1985 dhe me titullin “Mirënjohje e Qytetit” nga Bashkia e Elbasanit. Ai u bë një nga figurat kyçe të brezit të artë të aktorëve elbasanas, përkrah emrave si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili dhe Astrit Cerma.
    Me ndarjen nga jeta të Eduart Çalës, skena shqiptare humb një prej figurave më të përkushtuara dhe të dashura. Ai do të kujtohet si një artist i heshtur, por i madh në talent, që jetoi me dashurinë për artin dhe publikun.