Tag: emrat

  • “Të miratohen anëtarët e ‘Rregullatorit’”/ Kalon kërkesa e grupit të PS për ndryshimin e rendit të ditës, Këlliçi: Nuk jemi dakord sepse ende s’i kemi emrat

    “Të miratohen anëtarët e ‘Rregullatorit’”/ Kalon kërkesa e grupit të PS për ndryshimin e rendit të ditës, Këlliçi: Nuk jemi dakord sepse ende s’i kemi emrat

    Grupi i Parlamentar i PS ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, ku ndër të tjera kërkohet që ditën e sotme të miratohen edhe emrat e anëtarëve të Komisionit Rregullator.

    Pas hedhjes në votim, propozimi i kalua me votat e PS, ndërsa opozita nuk u shpreh dakord.
    “Ne jemi kundër se nuk i kemi ende emrat, nëse doni të kaloni vetëm emrat tuaj, kalojini”, tha deputeti i PD Belind Këlliçi.

    Top Channel

  • Atentati ndaj Ranuccit, në lojë një klan shqiptar – ish-prokuror: “I njoh urdhëruesit e bombës!”

    Atentati ndaj Ranuccit, në lojë një klan shqiptar – ish-prokuror: “I njoh urdhëruesit e bombës!”

    Një sinjalizim anonim drejton gishtin ndaj një klani shqiptar: një ish-prokuror thotë se njeh emrat e urdhëruesit dhe të dy personave që vendosën bombën
    Një nga pistat e hetimeve për atentatin ndaj Sigfrido Ranucci-t, drejtuesi i emisionit investigativ Report që transmetohet çdo të diel në Rai3, të çon në qytetin e Pratos.
    Më 16 tetor, dikush vendosi një bombë poshtë makinës së gazetarit në Campo Ascolano, një lagje e Pomezias, dhe mjeti shpërtheu pak minuta pasi pranë tij kaloi vajza e Ranuccit.
    Por ç’lidhje ka Prato me këtë ngjarje? Një nga pistat që po ndiqen nga hetuesit lidhet me një email anonime të dërguar një ditë pas atentatit në Prokurorinë Antimafia të Romës nga një person që prezantohej si ish-prokuror shqiptar. Ai pretendon se njeh emrat e urdhëruesit dhe të dy autorëve të vendosjes së bombës.
    Në letrën anonime përmendet emri i Artur Shehut, një biznesmen i pasur shqiptar që jeton në Miami, i dyshuar si drejtues i një klani të fuqishëm të përfshirë në trafikun e drogës, të njohur si klani Osmani. Sipas sinjalizimit anonim, dy personat që vendosën bombën poshtë makinës së Ranuccit janë pjesë e rrethit të tij, një klan që ka rrënjë në Toskanë, veçanërisht në Prato.
    Për këtë pistë hetimore ka shkruar ditët e fundit gazetari Giovanni Tizian në gazetën Domani, duke shpjeguar se në letrën anonime përmenden edhe emrat e dy autorëve të dyshuar të atentatit. Më herët, Repubblica kishte zbuluar se nga Shqipëria kishin mbërritur informacione në Prokurorinë Antimafia të Romës.
    Megjithatë, kjo mbetet vetëm një hipotezë që duhet verifikuar. Mund të jetë një pistë e besueshme, por edhe vepër e një personi që kërkon vëmendje apo një përpjekje për të devijuar hetimet. Ajo që duket e sigurt është se autori i letrës ka njohuri të thella për botën kriminale shqiptare.
    Dy personat e përmendur në letër ekzistojnë realisht, por emrat e tyre nuk janë përmendur kurrë më parë në media apo faqe italiane. Personi që ka dërguar emailin thotë se është një ish-prokuror shqiptar që në të kaluarën ka marrë kërcënime me mjete shpërthyese të ngjashme me atë të përdorur në Pomezia, por për këtë nuk ka asnjë konfirmim.
    Emri i Artur Shehut është përmendur në Prato në një operacion të zhvilluar nga Drejtoria Antimafia dhe Karabinierët në shkurt të vitit 2022, kur u kontrollua një hotel në Viale Montegrappa, pasi dyshohej se menaxheri i tij shërbente si ndërmjetës i Shehut për pastrimin në Itali të fitimeve nga trafiku i drogës.
    Në atë hetim u arrestuan 45 persona, me pjesëmarrjen e policive të shtatë vendeve europiane. Klani i lidhur me Shehun njihet edhe si ‘Karteli i Sinaloas, dega e Vlorës’, që nuk ka lidhje me kartelin meksikan me të njëjtin emër.
    Por ç’lidhje kanë Report dhe Sigfrido Ranucci me krimin shqiptar? Emisioni investigativ i RaiTre është marrë më parë me interesat e ‘Kartelit të Sinaloas’ në ngritjen e Qendrave të qëndrimit për riatdhesim (CPR) që janë hapur në Shqipëri pas marrëveshjes mes Italisë dhe Tiranës.
    A mjafton kjo për t’i vënë bombë makinës së një gazetari në Itali? Këtë po përpiqen të zbulojnë hetuesit e Antimafias së Romës. Ndërkohë, personi që ka dërguar sinjalizimin anonim është i bindur:
    ‘Atentati ndaj Ranuccit është edhe një mesazh për të gjithë gazetarët investigativë italianë që kanë hetuar mbi Artur Shehun.’/Il Tirreno-SYRI.net

  • EMRAT – Rasti i radhës i tjetërsimit të pronave të Lezhë, identifikohen zyrtarët me masë sigurie personale

    EMRAT – Rasti i radhës i tjetërsimit të pronave të Lezhë, identifikohen zyrtarët me masë sigurie personale

    Janë identifikuar emrat e zyrtarëve publikë dhe efektivëve të policisë për të cilët u lëshua masë ndalimi nga Prokuroria e Lezhës për tjetërsim pronash. Mes tyre janë Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës dhe Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve, ndaj të cilëve u caktua masa e arrestit në shtëpi.
    EMRAT:
    Pjetër Tuçi – “Arrest në burg”
    Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “Arrest në shtëpi”
    Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “Arrest në shtëpi”
    Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “Arrest në shtëpi”
    Luiza Bala – “Arrest në shtëpi”
    Hekuran Xhina – “Arrest në shtëpi”
    Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
    Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
    Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • EMRAT+DETAJET- U godit nga picieri në ambientin e punës, ndërron jetë kuzhinieri, si ndodhi ngjarja

    EMRAT+DETAJET- U godit nga picieri në ambientin e punës, ndërron jetë kuzhinieri, si ndodhi ngjarja

    Filip Shehu është autori i krimit të rëndë që u shënua pasditen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
    Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se Shehu, i cili punonte si picier, goditi me thikë kuzhinierin e lokalit, ku punonin së bashku.Lexo edhe :Related Posts
    Indrit Isailmllari nuk ka mundur dot tu mbijetojë plagëve të marra me thikë dhe ka ndërruar jetë në spital.

    Sipas gazetarit Barkaj, mes autorit dhe viktimës kishte sherre banale të vazhdueshme, pasi autori thoshte se Salillari e bullizonte vazhdimisht./vizionplus.tv

  • EMRAT/ Aplikimet mbyllen me 3 nëntor, zbardhen 4 kandidatura për Avokatin e Popullit

    EMRAT/ Aplikimet mbyllen me 3 nëntor, zbardhen 4 kandidatura për Avokatin e Popullit

    avokati i popullit

    TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë janë dorëzuar zyrtarisht emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit. Deri më tani janë paraqitur 4 kandidantura, ku më e njohura prej tyre është Genta Bungo. 
    Katër kandidatët:
    Genta Bungo, e njohur për drejtimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) gjatë procesit të vettingut.
    Saimir Vishaj, avokat, ndërsa mësohet se dosja e tij paraqet disa mangësi dokumentacioni. 
    Ismail Tafani, një pedagog i drejtësisë.
    Shkëlqim Sulo, jurist që më herët ka përfaqësuar PDIU-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
    Gara në Kuvend për ata që duan të aplikojnë për Avokat Populli mbyllet më 3 nëntor. Pas mbylljes së aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë dëgjimet publike me kandidatët. Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota, një shumicë që e bën të domosdoshëm konsensusin mes palëve politike. Ngërçi i vazhdueshëm mes mazhorancës dhe opozitës ka bërë që ky institucion të mbetet pa drejtues të plotë për më shumë se 3 vjet. 

  • Afati i fundit për kandidatët, PS pritet të dërgojë emrat në KQZ për garën e 9 nëntorit

    Afati i fundit për kandidatët, PS pritet të dërgojë emrat në KQZ për garën e 9 nëntorit

    Kjo e premte shënon afatin e fundit që partitë politike kanë për të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve që do të garojnë për bashkitë më 9 nëntor.
    Kandidatët e pavarur tashmë kanë përfunduar me procedurat. Ata kanë dërguar pranë KQZ-së edhe firmat që u nevojiten nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje.
    Partitë politike, të cilat u regjistruan, kanë kohë deri në mesnatën e sotme për të përfunduar me procedurat, duke dërguar emrat e garuesve për zgjedhjet lokale të pjesshme.

    Partia Socialiste, ndonëse ka bërë me dije kandidatët, nuk i ka dorëzuar ende emrat e tyre pranë KQZ-së, ndërsa opozita ka deklaruar se do të mbështesë kandidatët e pavarur.
    Më 9 nëntor, qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do të votojnë për kryetarin e ri të bashkisë.
    /vizionplus.tv

  • Mandati mbaroi më 5 tetor, Top Channel zbardh emrat e kandidatëve për Komisionin Rregullator të KQZ-së

    Mandati mbaroi më 5 tetor, Top Channel zbardh emrat e kandidatëve për Komisionin Rregullator të KQZ-së

    Top Channel ka zbardhur emrat e aplikantëve për Komisionin Rregulltar të KQZ te cilit i skadoi mandati me 5 tetor.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se 24 orë para mbylljes së afatit zyrtar te aplikimeve deri më tani në Kuvend kanë shprehur interes 5 kandidatë.
    Emrat e aplikantëve:
    Arben Ristani
    Helga Vukaj
    Dritan Çaka
    Ilirjana Nano
    Shkelqim Sula

    Top Channel

  • “Po barazohet viktima me xhelatin”- Hysni Gucati: S’do lejojmë të përdhosen emrat e komandantëve tanë

    “Po barazohet viktima me xhelatin”- Hysni Gucati: S’do lejojmë të përdhosen emrat e komandantëve tanë

    Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka marrë pjesë në protestën e organizuar ditën e sotme në Tiranë, në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri.
    Gjatë fjalës së tij, Gucati tha se në Hagë po përpiqen të barazojnë viktimën (që ishte populli i Kosovës) me xhelatin (që ishte Serbia), shkruan A2 CNN.
    Ai shtoi gjithashtu se gjithë bota i kanë parë me sytë e vet masakrat e kryera nga serbët në Kosovë gjatë kohës së luftës.
    Sipas Gucatit, varret e dëshmorëve të Kombit kanë dëshmuar se UÇK ka qenë një ushtri çlirimtare dhe shtoi se kurrësesi nuk do të lejojnë që të përdhosen emrat e komandantëve të UÇK-së.
    “Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së, për të mbrojtur gjakun e derdhur për liri, për të mborjtur gjakun e derdhur për liri, për të mbrojtur nderin e çlirimtarëve tanë.
    UÇK nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë ushtri çlirimtare. Këta e ka dëshmuar historia, e ka dëshmuar populli, e kanë dëshmuar varret e dëshmorëve të kombit. E kanë dëshmuar bota mbarë që panë me sytë e vet krimet e serbëve në Kosovë.
    Sot përmes kësaj Gjykate të padrejtë, nuk po gjykohen krimet. Po përpiqen të barazojnë viktimën me xhelatin. Por ne nuk do të lejojmë që të përdhosen emrat e Komandantëve tanë. Kjo protest nuk ka lidhje me politikën, por është protestë e popullit shqiptar. Ne nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi dhe barazi para ligjit”, tha mes të tjerash Gucati.

  • EMRAT/ Kapen burrë e grua në Devoll, do çonin kanabis në Greqi

    EMRAT/ Kapen burrë e grua në Devoll, do çonin kanabis në Greqi

    Burrë e grua kanë rënë në prangat e policisë së Devollit nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

    Në kuadër të operacionit “Fazat” janë arrestuar shtetasit Fatos dhe Era Sala, të cilëve iu gjetën në banesë 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.

  • “Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve”/ Kiara i përgjigjet Dojnës: Nuk e kam hequr unë nga IG

    “Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve”/ Kiara i përgjigjet Dojnës: Nuk e kam hequr unë nga IG

    Moderatorja e njohur Kiara Tito ka reaguar publikisht pas deklaratës së Dojna Memës, e cila disa ditë më parë tha se Kiara e kishte hequr nga “followers” në Instagram pa asnjë arsye. Në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Dojna kishte shprehur habinë e saj për këtë veprim, duke thënë:
    “Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot.”
    Edhe pse nuk e zgjeroi komentimin, fjalët e saj lanë të kuptohej se mes dy moderatoreve dikur kishte ndodhur një ftohje.
    Megjithatë, mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Kiara Tito vendosi të sqarojë situatën dhe t’i japë fund zërave që qarkullojnë prej ditësh në rrjete sociale.
    “Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave,” – u shpreh Kiara.
    Ajo shtoi më tej se shpesh është sulmuar pa të drejtë në media, por nuk ka dashur të viktimizohet apo të ndërtojë vëmendje mbi konfliktet me të tjerët:
    “Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”
    Deklarata e Kiarës është komentuar gjerësisht në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe, disa që mbrojnë moderatoren për tonin e qetë dhe të drejtpërdrejtë, dhe të tjerë që e akuzojnë për ironinë ndaj Dojnës.