Tag: empolin

  • Ernest Muçi gati të kthehet tek Legia, Ardijan Ismajli edhe zyrtarisht lojtar i lirë

    Ernest Muçi gati të kthehet tek Legia, Ardijan Ismajli edhe zyrtarisht lojtar i lirë

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares po shqyrtojnë ofertat që kanë marrë në këtë periudhë në treg dhe një pjesë e mirë e futbollistëve e kanë seriozisht lëvizjen, aq sa po interesohen për një kalim të shpejtë. I tillë është rasti i Ernest Muçit i cili shihet jashtë planeve të Beshiktashit, por ende nuk ka gjetur skuadrën e re, megjithëse një kthim te Legia e Varshavës shihet opsion real dhe plotësisht i mundur. Nga ana tjetër, ka dhe lojtarë që po dalin të lirë pasi u ka përfunduar kontrata me klubet e tyre dhe këtu është rasti i Ardijan Ismajlit. Futbollisti ishte në kontratë me Empolin por dje doli lojtar i lirë. Për Armando Brojën ka interesime, deri në Turqi, por lojtari ende nuk është shkëputur nga Çelsi dhe vështirë të kuptohet nëse do të shitet apo do të kalojë i huazuar tek ndonjë klub tjetër anglez.
    Ismajli e mbyll me Empolin
    Mbrojtësi i përfaqësueses kluqezi, Ardian Ismajli, e ka mbyllur zyrtarisht me Empolin në Serie A italiane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Kombëtares përmes një reagimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi kuqezi i falenderon të gjithë për mbështetjen duke iu thënë që kjo nuk është një lamtumirë por vetëm një përshëndetje. “Të dashur njerëz të Empolit, pas 4 vitesh udhëtimi im mbaron këtu, në këto 4 vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje. Juaj ISMA 34”, shkruan Ismajli në profilin e tij në rrjetet sociale. Ëshhtë e qartë se mbyllja e angazhimeve me Empolin nënkupton se palët nuk kanë gjetur gjuhë të ëprbaskët për rinovim, ndërkohë që mediat italkiane gjatë gjithë ditës së djeshme radhisnin klubet italiane që kishin shprehur pëlqim për kosovarin e përfaqësueses së Shqipërisë. Ndoshta Ismajli edhe mund ta ketë marrrë vendimin, por ndoshta mund t’i japë vetes kohë të shqyrtojë ofertat dhe të vendosë në momentin e duhur. Në tërësi korriku është muaj vendimtar, pasi skuadrat nisin fazën përgatitore dhe bëhen gati për sezonin e ri. Vonesat në marrjen e vendimit mund të sjellin probleme dhe mund të përfundojë në ndonjë skuadër të nivelit të dytë, prandaj vendimi për të ardhmen ka rëndësi parësore për Ismailin në këtë moment.
    Muçi ende se di ku do të jetë sezonin e ri
    Ndërkohë që Ismajli ka shkëputur marrëdhëniet me Empolin dhe po shqyrton ofertat, një tjetër lojtar i Kombëtares po pret mundësinë e re për sezonin e ri. Por ndryshe nga Ismajli ai ende nuk e ka të qartë çfarë do të ndodhë me të. Kështu, e ardhmja e Ernest Muçit mbetet në ajër. Sulmuesin e Kombëtares shqiptare e lidhin me një rikthim te Legia e Varshavës. Në anën tjetër, Muçi si pjesa tjetër e skuadrës së Beshiktashit, i është nënshtruar testeve mjekësore për sezonin e ri. Fokusi më i madh është në Ligën e Europës. Rrugëtimi i Beshiktashit do të nisë nga turi i dytë kualifikues. Dhe skuadra pritet të pësojë disa ndryshime, pasi nuk ka kënaqur pritshmëritë e drejtuesve turq.

  • Dha asistin për golin e fitores, Hysaj dëbohet nga fusha

    Dha asistin për golin e fitores, Hysaj dëbohet nga fusha

    Lacio mposht në ‘Castellani’ Empolin dhe fiton tre pikë të rëndësishme në prag të Ligës së Kampionëve. Toskanët e D’Aversës, të shkatërruar nga mungesat, mbeten në vendin e parafundit në renditje.

    Toskanët goditen me gol menjëherë nga Dia (1′), Viti në minutën e 7-të të pjesës së dytë në kthesë pas një goditjeje dënimi që barazon rezultatin, por gjyqtari e anulon atë për pozicion jashtë loje. Kolombo (39′) dhe Hysaj (76′) u përjashtuan, ekipet përfunduan me dhjetë lojtarë.

    Ndërkohë shkodrani ishte njeriu që aisitoi në golin e minutës së parë. Për Empolin e Ismajlit bien këmbanat e rënjës nga Serie A.

    Vazhdo leximin