Tag: emocionuar

  • VIDEO- Takimi i bukur në prapaskenë, Ardit, Jon e Anna Gjebrea flasin mes emocionesh..

    VIDEO- Takimi i bukur në prapaskenë, Ardit, Jon e Anna Gjebrea flasin mes emocionesh..

    Në prapaskenat e natës së parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike”, është gjendur edhe kamera e programit “Rudina” në Tv Klan. Pikërisht nëpër korridoret e Pallatit të Koncerteve, u ndal për të mësuar më shumë rreth dyshes më surprizë të 25 viteve të festivalit, Ardit dhe Anna Gjebreas. Të dy të emocionuar, Ardit Gjebrea ca më shumë, po ashtu si Joni që u bashkohet.

    Ardit Gjebrea: Mendoj që ishte një natë e suksesshme. Publiku e duartrokiti, ‘feedback’-u i parë është shumë i mirë, jemi të lumtur.

    -Kush kishte më shumë emocione, babi apo mami?
    Anna Gjebrea: Kam përshtypjen babi.
    Ardit Gjebrea: E vërtetë!
    -“Kënga Magjike” ka bërë çerek shekulli. Si ndiheni që për herë të parë jeni bashkë me Anna-n?
    Ardit Gjebrea: Ne ndihemi shumë mirë, sidomos kur na vjen edhe vëllai nga Amerika, ndërsa mamit nuk i pëlqen që të dalë në skenë.
    -Jon, si ndihesh?
    Jon Gjebrea: Shumë krenar. Ishte magji e vërtetë.
    -A jeni i emocionuar edhe ju si babi dhe bija?
    Anna Gjebrea: Akoma më shumë mendoj unë.
    Jon Gjebrea: Shumë më shumë.
    -Besoj se Anna ia arriti qëllimit, apo jo?
    Jon Gjebrea: E ka kaluar mendoj.

     

  • Mexes zbulon dhuratën që i bëri Zidane si debutues me kombëtaren: Njeri i madh, mbeta shumë i emocionuar

    Mexes zbulon dhuratën që i bëri Zidane si debutues me kombëtaren: Njeri i madh, mbeta shumë i emocionuar

    Në një intervistë për podcastin “Kampo”, Philippe Mexès rikthehet te fillimet e tij në kombëtaren franceze, në fillim të viteve 2000, kur ishte vetëm 20 vjeç dhe takohej për herë të parë me kampionët e Botës 1998, përfshirë Zinédine Zidane, i cili la një shenjë të thellë në karrierën e tij.
    Mexès tregon: “Disa sillnin telefona të rinj, Motorola, Nokia, DVD portativ me bateri 3-orëshe…, por unë nuk mundesha. Me kontratën e re duhej t’i ruaja paratë”. Zidane, duke parë situatën, iu drejtua Sylvain Wiltord: “Çfarë dhurate do të bësh? Bëj një dhuratë për Djibril, ndërsa unë për Philippe”. Mexès pranon: “Nuk kisha asnjë kontribut në kombëtare, isha i turpëruar…, nuk mund ta pranoja dhuratën”.
    Sidoqoftë, Zidane insistoi dhe ia dorëzoi vetë DVD-në: “Kjo është për ty”. Mexès shton: “Isha i emocionuar, i shokuar. Atë moment kuptova se çfarë njeriu ishte Zidane”. Ky veprim, i vogël por domethënës, la një kujtim të paharrueshëm dhe tregon se si kampionët mund t’i inspirojnë dhe mbështesin të rinjtë jashtë fushës së lojës.

  • Ancelotti nuk e fsheh: Jam i emocionuar për debutimin me Brazilin në “Maracanã”

    Ancelotti nuk e fsheh: Jam i emocionuar për debutimin me Brazilin në “Maracanã”

    “Qartësisht jam shumë i emocionuar, që do të luaj për herë të parë me Brazilin në ‘Maracanã’”. Kështu u shpreh trajneri italian i kombëtares braziliane, Carlo Ancelotti, duke iu përgjigjur një pyetjeje të ANSA-s gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e listës së të thirrurve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Botërorit 2026, që do të zhvillohen më 4 shtator ndaj Kilit, në “Maracanã”, dhe më 9 shtator në “El Alto” kundër Bolivisë.
    Trajneri i mëparshëm i Real Madridit theksoi gjithashtu se pret përmirësim të performancës së të tijve pas dy ndeshjeve të para në qershor, kundër Ekuadorit dhe Paraguajit, të cilat përfunduan përkatësisht me një barazim dhe një fitore.“Brazili mund të përmirësohet akoma në cilësinë e lojës dhe intensitet, kemi kohë për ta bërë këtë, edhe pse jam shumë i kënaqur me atë që pamë kundër Paraguajit”, – tha italiani.
    Ancelotti foli edhe mbi adaptimin personal me realitetin e ri në Amerikën e Jugut: “Nuk kam asnjë problem të tillë. Mjedisi në kombëtaren braziliane është shumë i mirë, shumë familjar, kam gjetur përgatitje dhe organizim. Pra, nuk kam pasur probleme”.
    Sa iu përket lojtarëve të thirrur, surpriza kryesore ishte mbrojtësi i djathtë i Romës, Wesley, i cili shkëlqeu të shtunën me një gol në debutimin e tij në stadiumin “Olimpico”. Ndërkohë, Neymar Jr nuk do të jetë i pranishëm për shkak të një dëmtimi të lehtë. Ancelotti sqaroi menjëherë se kjo nuk është zgjedhje teknike: “Neymarin e njoh, nuk kam nevojë ta testoj. Dua ta shfrytëzoj këtë cikël kualifikuesesh të mbetura për t’i njohur më mirë ata që nuk i njoh”.
    Kjo është lista e plotë e të thirrurve nga Ancelotti:Portierë: Alisson (Liverpool), Bento (Al-Nassr), Hugo Souza (Corinthians)Mbrojtës: Alexsandro Ribeiro (Lille), Alex Sandro (Flamengo), Caio Henrique (Monaco), Douglas Santos (Zenit), Fabricio Bruno (Cruzeiro), Gabriel Magalhães (Arsenal), Marquinhos (PSG), Vanderson (Monaco), Wesley (Roma)Mesfushorë: Andrey Santos (Chelsea), Bruno Guimarães (Newcastle), Casemiro (Manchester United), Joelinton (Newcastle), Lucas Paquetá (West Ham)Sulmues: Estevão (Chelsea), Gabriele Martinelli (Arsenal), João Pedro (Chelsea), Kaio Jorge (Cruzeiro), Luiz Henrique (Zenit), Matheus Cunha (Manchester United), Raphinha (Barcelona), Richarlison (Tottenham)

  • Ardit Bido: E dinim para 1 muaji që doktori nuk do njihte zgjedhjet! Vijon me të njëjtën skemë

    Ardit Bido: E dinim para 1 muaji që doktori nuk do njihte zgjedhjet! Vijon me të njëjtën skemë

    Kandidati i PS-së për Vlorën, Ardit Bido foli në lidhje Skype për News 24 teksa po vijon numërimi i votave të 11 majit në gjithë Shqipërinë.
    Bido projektohet si një deputet në Kuvendin e ardhshëm për qarkun Vlorë, teksa shprehet i emocionuar për besimin që i dhanë qytetarët në Vlorë dhe Sarandë.
    “Rezultati janë paraprake. Në gjykimin tim PS do shkojë në 9 mandate duke parë trendin e diasporës. Nuk do jem më iu votuari në Vlorë., por trendi i qartë se mandati i garantuar në parlament.
    Numërimi po përfundon në Sarandë, vijon në Selenicë dhe Vlorë. Ka ecur një proces normal pa problematikë. Gjatë ditës nuk ka patur problematika. Qytetarët dhanë besimin te PS për 4 vitet ardhshme. Për 20 minuta përfundon procesi edhe në Sarandë.”
    Sipas Bidos procesi i votimeve dhe numërimit të kutive ka qenë i qetë, pa asnjë problematikë.
    “Jam shumë i emocionuar. Falënderoj mbështetësit e PS, qytetarët që votuan. Falënderoj ata që më dhanë besimin për të qenë në parlament. Për të pasur një zë përfaqësues siç e kanë gjykuar. Ndihem i emocionuar për këto 3 bashki, Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Këtej vij. Besimi i tyre për mua është një moment emocional.
    Procesi i rregullt, pa problematikë. Kur të certifikohen mandatet do marr telefonin dhe do përgjigjem. Kjo do mbetet në ditët në vijim.”
    Sa i përket deklaratave të Berishës për tjetërsim të vullnetit të votuesve dhe mosnjohje të zgjedhjeve, Bido thekson se kjo gjë dihej që 1 muaj më parë.
    “E dinim edhe para 1 muaji që do ndodhte. Nuk përbën lajm. doktori do vijonte me skemën që nuk njeh zgjedhjet. Në Vlorë nuk ka patur asnjë problematikë. Njerëzit kanë shkuar ditën e diel në kutitë e votimit kanë votuar. Denoncimet në ajër janë retorikë politike që nuk ja vlen të merremi.”

  • “Berisha po ndjek skemën e zakonshme”, Bido: “Doktori” s’do e njihte rezultatin e dinim që një muaj më parë

    “Berisha po ndjek skemën e zakonshme”, Bido: “Doktori” s’do e njihte rezultatin e dinim që një muaj më parë

    Kandidati i PS-së për Vlorën, Ardit Bido foli në lidhje Skype për  një studio televizive teksa po vijon numërimi i votave të 11 majit në gjithë Shqipërinë.
    Bido projektohet si një deputet në Kuvendin e ardhshëm për qarkun Vlorë, teksa shprehet i emocionuar për besimin që i dhanë qytetarët në Vlorë dhe Sarandë.

    “Rezultati janë paraprake. Në gjykimin tim PS do shkojë në 9 mandate duke parë trendin e diasporës. Nuk do jem më iu votuari në Vlorë., por trendi i qartë se mandati i garantuar në parlament.
    Numërimi po përfundon në Sarandë, vijon në Selenicë dhe Vlorë. Ka ecur një proces normal pa problematikë. Gjatë ditës nuk ka patur problematika. Qytetarët dhanë besimin te PS për 4 vitet ardhshme. Për 20 minuta përfundon procesi edhe në Sarandë.”
    Sipas Bidos procesi i votimeve dhe numërimit të kutive ka qenë i qetë, pa asnjë problematikë.
    “Jam shumë i emocionuar. Falënderoj mbështetësit e PS, qytetarët që votuan. Falënderoj ata që më dhanë besimin për të qenë në parlament. Për të pasur një zë përfaqësues siç e kanë gjykuar. Ndihem i emocionuar për këto 3 bashki, Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Këtej vij. Besimi i tyre për mua është një moment emocional.
    Procesi i rregullt, pa problematikë. Kur të certifikohen mandatet do marr telefonin dhe do përgjigjem. Kjo do mbetet në ditët në vijim.”
    Sa i përket deklaratave të Berishës për tjetërsim të vullnetit të votuesve dhe mosnjohje të zgjedhjeve, Bido thekson se kjo gjë dihej që 1 muaj më parë.
    “E dinim edhe para 1 muaji që do ndodhte. Nuk përbën lajm. doktori do vijonte me skemën që nuk njeh zgjedhjet. Në Vlorë nuk ka patur asnjë problematikë. Njerëzit kanë shkuar ditën e diel në kutitë e votimit kanë votuar. Denoncimet në ajër janë retorikë politike që nuk ja vlen të merremi.”

  • Ester Alushi del nga Ferma VIP, voton në Zall-Herr: Jam më shumë se e emocionuar

    Ester Alushi del nga Ferma VIP, voton në Zall-Herr: Jam më shumë se e emocionuar

    Ndodh për herë të parë në Shqipëri. Ester Alushi ka lënë për pak çaste ambientet e Ferma VIP për të shkuan në Zall Herr në Tiranë, për të shprehur vullnetin e saj si votues.
    Ester ëhstë ndjekur LIVE nga Ferma VIP e deri në Zall Herr, nga produksioni i Ferma VIP, Tring dhe Vizion Plus.
    “Jam shumë e emocionuar. Pas një muaji po shoh njerëz të tjerë vecc fermerëve. Shumë e emocionuar dhe nuk e prisja këtë emocion. Në prani të kamerave nuk kisha votuar kurrë. Isha shumë e qartë me idetë e mia dhe personin që do zgjidhja. I ftoj gjithë shqiptarët të votojnë”, u shpreh Ester.

    Si asnjëherë më parë në një reality show në Shqipëri, ndodh që një garues të votojë LIVE për zgjedhjet politike në vend.
    /vizionplus.tv

  • FOTO/ Fansat e Johnny Depp janë të emocionuar për kthimin e tij në Hollywood! Transformimi mbresëlënës i aktorit

    FOTO/ Fansat e Johnny Depp janë të emocionuar për kthimin e tij në Hollywood! Transformimi mbresëlënës i aktorit

    Gati tre vjet pas mosmarrëveshjes ligjore me Amber Heard , Johnny Depp po kthehet fuqishëm në Hollywood me filmin ” Dita Drinker ” , duke shënuar rolin e tij të parë të madh në një prodhim amerikan. Lionsgate ka publikuar imazhin e parë të aktorit nga filmi , në të cilin ai shfaqet i panjohur, me flokë të gjatë gri, mjekër dhe sy të çelur, duke luajtur një pasagjer misterioz në një jaht luksoz.
    Filmi shënon kthimin e parë të madh të Depp në kinemanë amerikane që nga vendimi i tij favorizues i vitit 2022 në padinë për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Heard. Që atëherë, aktori është fokusuar në projekte evropiane, si filmi francez ” Jeanne du Barry ” dhe vepra e tij regjisoriale ” Modì “.

    Fansat e Johnny Depp janë shprehur të emocionuar për rikthimin e tij në ekran me filmin “Day Drinker”. Shumë prej tyre përmendën padurimin për ta parë sërish në aksion, duke theksuar se ky rikthim është diçka që e kanë pritur me shumë padurim. Të tjerë, nëpërmjet rrjeteve sociale, shprehën admirimin e tyre për transformimin e aktorit, duke shprehur besimin se filmi i ri do të ketë sukses të emocionojë publikun.
     

  • Berisha loton gjatë fjalimit: Rama e ka të vështirë, aroma e fitores ndihet në ajër

    Berisha loton gjatë fjalimit: Rama e ka të vështirë, aroma e fitores ndihet në ajër

    Sali Berisha gjatë hapjes së fushatës së PD-së, duke iu drejtuar qytetarëve, u pa i emocionuar dhe duke lotuar.
    Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për lidhje me figura të dyshimta. Fjalimi i tij ishte mbushur me mesazhe për unitet dhe angazhim për një Shqipëri më të mirë.

    ”Sonte jam më i emocionuar si asnjëherë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë tuaj për të, e dashurisë për familjen dhe idealeve të lirisë. Krahu tjetër është me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Ramën që ka në krah Beqajn, Veliajn, ka në krah McGonigal. Rama e ka të vështirë sonte”,-tha Berisha.
     

  • Pavard: I emocionuar që përballem me Bayernin, por duam të fitojmë gjithçka me Interin

    Pavard: I emocionuar që përballem me Bayernin, por duam të fitojmë gjithçka me Interin

    Benjamin Pavard, mbrojtësi i Interit, do të luajë sonte kundër ish-skuadrës së tij, Bayern Munich, në “Allianz Arena”, në çerekfinalen e Champions League. Francezi ka folur për UEFA-n në prag të këtij takimi:
    “Jam shumë i emocionuar që do të përballem me Bayernin, kam kaluar 4 vite fantastike në Mynih. Sidoqoftë, tani nuk duhet të mendoj për këtë, sepse luaj për Interin dhe dua të fitoj në Gjermani”.
    Për ndryshimet taktike midis Bayernit dhe Interit: “E dija që këtu do të isha më i kënaqur duke luajtur në një mbrojtje me tre, sepse doja të isha më qendror në vijën e mbrojtjes. Këtu fjala kyçe është ‘daje’, e përdorim shpesh. Trajneri jep shumë liri për lojtarët.
    Unë jam tip që mendoj, që reflektoj më shumë për ekipin. Është e vërtetë që ndonjëherë pritet të sulmoj më shumë, por ka ndeshje ku nuk më pëlqen të rrezikoj. Preferoj të qëndroj mbrapa për të ruajtur ekuilibrin”.
    Për objektivat e sezonit: “Duam të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë gjithçka, por nuk duhet të fillojmë të mendojmë për ‘tripletën’ e gjëra të tilla. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, pastaj shohim. Gjithsesi, do të japim gjithçka. Kemi ekipin, stafin dhe trajnerin e duhur për të fituar sa më shumë. Ky është sprinti final, tani është momenti për të dhënë maksimumin”.