Starton në Vizion Plus, prime i shtatëmbëdhjetë i Ferma VIP 2, spektakli më i ndjekur në Shqipëri.
Nën moderimin e Luana Vjollcës dhe të dy opinionistëve Zhaku dhe Kastro, Ferma VIP 2 po thyen rekorde, duke u bërë kështu spektakli më i dashur për të gjitha moshat.
Mbrëmja e 17-të do të mbizotërohet me surpriza, debate, por sigurisht edhe me emocione të forta.
Ester Allushi vijon të mbajë për të dytën herë titullin e kryefermeres, por a ia doli ajo të organizojë ndarjen e punëve?
Përballja fermerë – fakirë ka sjellë jo pak tensione dhe diskutime të nxehta mes konkurrentëve, duke nxjerrë në pah problemet e bashkëjetesës.
Nga ana tjetër, buxheti i ulët i javës ka sjellë vështirësi në menaxhimin e shpenzimeve, duke krijuar situata tensionuese mes fermerëve.
Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.






