Tag: emocione

  • Fillon numërimi mbrapsht! BBVK 4 rikthehet me surpriza të mëdha

    Fillon numërimi mbrapsht! BBVK 4 rikthehet me surpriza të mëdha

    Fansat e reality show-t më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, mund të fillojnë të bëhen gati për emocione të reja. Pas tre edicionesh të suksesshme që kanë mbërthyer vëmendjen e publikut, tashmë përgatitjet për sezonin e katërt janë në kulmin e tyre.
    Moderatori Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi një lajm të rëndësishëm në rrjete sociale, duke zbuluar se shtëpia e këtij sezoni do të jetë krejtësisht e re. E rimodeluar dhe e përshtatur deri në detaj, ajo do të sjellë surpriza të mëdha jo vetëm për banorët, por edhe për shikuesit që e ndjekin çdo moment.
    Ndërkohë, thelbi i lojës mbetet i pandryshuar: izolim i plotë nga bota e jashtme, një garë e fortë mes konkurrentëve dhe një rrugëtim i mbushur me strategji, emocione dhe situata të paparashikuara. Për çdo banor, qëndrimi brenda shtëpisë do të jetë një test i vërtetë i durimit, i karakterit dhe i aftësisë për të fituar mbështetjen e publikut.
    Në vetëm pak vite, BBVK është shndërruar në një nga programet më të ndjekura në Kosovë dhe rajon. Ai ka prodhuar debate të zjarrta, miqësi të forta, histori dashurie, por edhe ndarje që kanë bërë bujë në media dhe rrjete sociale. Çdo edicion ka sjellë momente që publiku i ka përjetuar sikur të ishte pjesë e shtëpisë.

  • Shkodra bëhet gati për magjinë e “Dua Fest”, muzikë, histori dhe emocione pranë mureve të Rozafës

    Shkodra bëhet gati për magjinë e “Dua Fest”, muzikë, histori dhe emocione pranë mureve të Rozafës

    Shkodra po përgatitet të mirëpresë një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të verës, “Dua Fest”, një festival që premton të ndezë qytetin me muzikë, energji dhe art të vërtetë.

    Në datat 8 dhe 9 gusht, nën hijen e mureve të lashta të Kalasë së Rozafës, do të ngrihet skena që do të mbledhë disa nga emrat më të dashur dhe të suksesshëm të muzikës shqiptare. Shkodra Elektronike, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj dhe shumë artistë të tjerë do të sjellin performanca që nuk do të harrohen lehtë.

    “Dua Fest po vjen për të ndezur qytetin. Emrat më të mëdhenj të muzikës, performanca elektrizuese dhe energji që nuk harrohen,” – premtojnë organizatorët.

    Festivali është konceptuar si një bashkim mes muzikës moderne dhe shpirtit historik të qytetit. Emocione, ritme dhe ndjenja do të gërshetohen në një atmosferë unike që vetëm Shkodra di të ofrojë.

    Në skenën e “Dua Fest” do të ngjiten gjithashtu: DJ Hermes, DJ Irgen, Eri Dee, Grupi Burn, Hektor Jubani.

    “Dua Fest” nuk është thjesht një koncert, është një përvojë për të gjithë ndjeshmëritë, një takim mes së vjetrës dhe së resë, mes historisë dhe të tashmes, ku muzika bëhet gjuhë e përbashkët e brezave./KultPlus.com

  • “O mirë se na erdhe” në Zallë Dardhë/ Këngë e valle, festa tradicionale bën bashkë banorët e zonës dhe emigrantët

    “O mirë se na erdhe” në Zallë Dardhë/ Këngë e valle, festa tradicionale bën bashkë banorët e zonës dhe emigrantët

    Me logon “O mirë se na erdhe” në Zall Dardha u mblodhën sërish këtë verë në një skenë të gjallë të trashëgimisë kulturore dhe atë shpirtërore, ku banorët vendas dhe emigrantët u bashkuan sërish për të festuar ngjarjen tashmë tradicionale.

    Tashmë ky event i përvitshëm është në simbolin e gjallë të identitetit dibran, duke mbledhur së bashki gjenerata të ndryshme përmes këngës, valles të shoqëruar me emocione.
    Nën ritmet e tingujve të muzikës tradicionale dhe atmosferës së ngrohtë që vetëm një komunitet i bashkuar mund të krijoje, artistë vendas dhe emra të njohur të skenës shqiptare të cilët dhuruan emocione për pjesëmarrësit, ku zëri i të rinjve u ndërthur me përvojën e të moshuarve.
    President i Ansamblit Artistik Kuvendi Zall Dardhë, Neshat Ndreu u shpreh se çdo vit që vjen performaca ka ardhur në rritje kjo falë edhe emigrantëve të cilët vijnë për të festuar këtë event të veçantë, por jo vetëm. Në këtë event kanë marrë pjesë edhe artistë nga Dibra e Madhe, Tetova.
    Pjesëmarrës të zonës dhe emigrantë u shprehen se ky aktivitet pati vlera dhe emocione falë interpretimit të artistëve.
    Ky takim kulturor shërben jo vetëm si një festë, por edhe si një akt dashurie dhe krenarie për vendlindjen. “O mirë se na erdhe” nuk është thjesht një event, por një thirrje e zemrës për të mos harruar rrënjët, për të ruajtur gjuhën e shpirtit, dhe për të ndërtuar ura mes brezave dhe brezave të shpërndarë nëpër botë.
    Zall Dardha këtë verë u mbush me dritë, dashuri dhe krenari kombëtare, ndërsa përmes artit, traditës dhe mikpritjes, çdo pjesëmarrës u bë pjesë e një kujtese të përbashkët – një kujtese që flet për respekt dhe dashuri për këtë vend të bekuar.

    Top Channel

  • Rame Lahaj & Friends përmbyllin plot emocione koncertin madhështor në Prishtinë

    Rame Lahaj & Friends përmbyllin plot emocione koncertin madhështor në Prishtinë

    Ka përfunduar edicioni i pestë i festivalit të operës Rame Lahaj and Friends, ku ndër emocione të veçanta do të mbahet sërish gjatë mend tenori ynë i shquar, i cili po e sjellë këngën e bukur shqipe në mbarë botën, raporton KosovaPress.

    Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj me temën “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!” ul siparin sonte pas 10 ditëve plot aktivitete e mbrëmje artistike.

  • “Pallati 176” rikthehet me emocione dhe kujtime të paharruara

    “Pallati 176” rikthehet me emocione dhe kujtime të paharruara

    U shkrua rreth 40 vite më parë nga Adelina Balashi, fillimisht si një punim diplome. Sot, është e vështirë të imagjinohet teatri shqiptar pa të. “Pallati 176” ka hyrë në historinë e skenës shqiptare si një nga komeditë më të suksesshme dhe më të dashura për publikun. Batutat e saj janë bërë pjesë e gjuhës së përditshme, ndërsa personazhet, Fredi, Elsa dhe mamaja, mbeten të paharrueshëm në kujtesën kolektive.

    Pas dekadash, emocionet e “Pallati 176”, rikthehen me të njëjtën forcë. Të shohësh sërish në skenë këtë treshe ikonike është si të hapësh një album kujtimesh të gjalla, që lidhen ngushtë me breza të tërë shikuesish, përcjellë KultPlus.

    Dhe kush i bleu llokumet këtë herë? Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e cila solli në vëmendje jo vetëm një vepër që ka lënë gjurmë, por edhe artistët dhe regjisorët që kanë ndërtuar themelin e artit skenik shqiptar. Një nderim për ata që kanë qenë para nesh dhe një kujtesë e bukur për ata që vazhdojnë të na emocionojnë ende sot./KultPlus.com

  • Prizren Fest 2025 përmbyllet me emocione të forta atmosferë të jashtëzakonshme

    Prizren Fest 2025 përmbyllet me emocione të forta atmosferë të jashtëzakonshme

    Edhe një herë, qyteti i Prizrenit dëshmoi se është vatër e artit dhe kulturës. Edicioni i katërt i Prizren Fest u përmbyll me një mbrëmje të mbushur me emocione, reflektim dhe solidaritet, pavarësisht kushteve atmosferike që detyruan zhvendosjen e ceremonisë nga Teatri mbi Lum në sallën e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu”. Salla ishte e tejmbushur , një dëshmi e dashurisë së qytetarëve për artin e bukur dhe të vërtetën e fuqishme që ai përcjell.Mbrëmja filloi me shfajen “Oranges and Stones” nga Palestina, një shfaqje pa tekst nga teatri “Ashtar” në Ramallah – Palestinë. Përmes veprimit fizik dhe muzikës origjinale, shfaqja solli një rrëfim prekës për kolonializmin, pushtimin dhe dëbimin. Historia e një burri refugjat që përpiqet të zërë shtëpinë e një gruaje në tokën e saj, u bë një metaforë vizuale e tragjedisë shumëvjeçare palestineze.Më tej Prizren Fest vazhdoi me “The Gaza Monologues” , zëri i të rinjve nga Gaza, një projekt i lindur nga dhimbja dhe shpresa e të rinjve palestinez, monologjet nga Gaza, solli histori personale të mbijetesës, humbjes dhe forcës shpirtërore. Kjo shfaqje në Prizren Fest u bë në bashkëpunim me aktorë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, rrëfime që me fuqinë e tyre emocionale nga kthen në kohë, në përjetime jo të largëta të popullit tonë.Prizren Fest 2025 dëshmoi edhe një herë se arti ka fuqinë për të ndriçuar edhe momentet më të errëta. Nga dramë pa fjalë deri te rrëfime të dhimbshme e të vërteta./KultPlus.com

  • Çfarë humbët nga finalja e Ferma VIP? Kapet puthja në buzë e Albanos me ish-fermeren në prapaskenë

    Çfarë humbët nga finalja e Ferma VIP? Kapet puthja në buzë e Albanos me ish-fermeren në prapaskenë

    Mbrëmja e djeshme në ekranin e Vizion Plus dhe Tring ishte e mbushur me emocione dhe spektakël. Finalja e madhe e “Ferma VIP 2” u zhvillua në një event madhështor, plot surpriza dhe momente të paharrueshme.

    Por surprizat nuk kanë munguar as në prapaskenë. Në një video të publikuar nga ish-fermerja Keisi, shfaqet një moment i pazakontë mes Kryeplakut Albano Bogdo dhe Elinarës, të cilët shkëmbejnë një puthje në buzë. Kjo skenë, që ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, nuk është hera e parë që ndodh. Ajo është një përsëritje e një momenti të ngjashëm gjatë spektaklit dhe, sipas tyre, është pjesë e humorit dhe aktrimit që e ka shoqëruar edicionin.

     
    Pas 24 javësh sfida, konkurrence dhe përjetimesh të forta, Big Basta u shpall fituesi i këtij edicioni, duke marrë kurorën e “Fermerit VIP” për vitin 2025. Në finale u përballën pesë konkurrentë: Andueli, Big Basta, Andrea dhe Big Mama, të cilët dhuruan emocione të forta deri në fund.
    Spektakli i “Ferma VIP 2” u mbyll në një atmosferë festive, duke lënë pas një sezon të mbushur me të qeshura, përplasje, miqësi dhe surpriza që do të kujtohen gjatë nga publiku.
    /vizionplus.tv

  • Rrëfimi i Elinarës sjell emocione të forta në Ferma VIP! Rikthehet buzëqeshja pas surprizës së AGAIT

    Rrëfimi i Elinarës sjell emocione të forta në Ferma VIP! Rikthehet buzëqeshja pas surprizës së AGAIT

    Spektakli i sotëm i ferma Vip 2 në Vizion Plus, solli sërish emocione të forta, lot dhe histori dramatike.

    Elinara rrëfeu gjatë javës historinë e jetës s saj nga fëmijëria ku familja e saj u internua në Lushnjë. Rrëfeu dhimbjet dhe përjetimin se si shoqëria e aneksoi, e deri te rikthimi në Tiranë e më pas në nisjen e karrierës së saj muzikore.
    Por jeta nuk ka vetëm çaste të hidhura, në shumicën e kohës ajo ka çaste lumturie, e ku aty ku është dashuria ajo bëhet e madhe dhe e pafundme.

    Elinara ka rrëfyer marrëdhëniet e mrekullueshme që ka me vajzat, por dhe me motrën e saj.
    Dhe ishte pikërisht një nga motrat e saj, Exhesta, ajo që e suprizoi në dhomën e Njishit.
    Pjesë nga biseda:
    Luana: Ke ndonjë krritikë.
    Exhesta: Ndonjë kritikë të vogël po.
    Luana: Na thuaj ndonjë kritikë.
    Elinara: Si është mami?
    Exhesta: Është mirë. Na kapi një virozë po është më mirë.
    Elinara: E kam lodhur motrën.
    Exhesta: Sofia është në jug, atje janë dhe kafshët.
    Elinara: Ua prandaj skam rroba unë.
    Exhesta: Luana kjo është e tmerrshme. Të gjithë duam të vieshemi, por kjo ëhstë e tmerrshme.

  • Nis mbrëmja e 21 e “Femra VIP 2”! Debate dhe emocione të forta, çfarë do të ndodhë sonte?

    Nis mbrëmja e 21 e “Femra VIP 2”! Debate dhe emocione të forta, çfarë do të ndodhë sonte?

    Starton mbrëmja e 21 e spektaklit tuaj të preferuar në Vizion Plus, Ferma VIP 2.

    Një natë me emocione të bukura do t’a shijoni edhe sonte, nën shoqërinë e moderatores Luana Vjollca dhe dy opinionistëve, Zhaku dhe Kastro Zizo.
    Pas shpalljes së Big Mamës si finalistja e parë e edicionit të 2-të, mbrëmjen e sotme është radha e një tjetër fermeri që do të vijojë drejt finales.

    Cili prej tyre do të jetë më i mbështetur nga publiku, teksa katër më pak të votuarit do të duhet të përballen  në një sfidë individuale.
    Ndërkohë mungesa e një kryefermeri te zgjedhur, ka sjellë përplasje mes fermerëve.
    Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv
     

  • Kush do të largohet sonte nga Ferma VIP? Surpriza dhe emocione, ndiqeni LIVE spektaklin në Vizion PLus

    Kush do të largohet sonte nga Ferma VIP? Surpriza dhe emocione, ndiqeni LIVE spektaklin në Vizion PLus

    Ka nisur mbrëmje e 18-të e spektaklit Ferma Vip 2 në ekranin e mbarë shqiptarëve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus.

    Një mbrëmje që pritet të prodhojë mjaft emocione të forta, rrëfime personale, sfida, por edhe eliminim.
    Kush mes Elinarës, Anduelit, Erandit, Big Bastës dhe të nominuarit të përhershëm Frederik Ndoci do të largohet mbrëmjen e sotme?

    Për të zbuluar gjithçka ndqini LIVE spektaklin në Vizion Plus dhe ën dy kanale të dedikuara në tring, nën moderimin e të magjishmes Luana Vjollca dhe dy opuinionistëve Zhaku dhe Kastro.
    Për të gjithë ju që nuk keni mundësi ta shihni nga televizori mund ta ndiqni LIVE në linkun tonë në YouToube.