Tag: emisionit

  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon reagimin e dhunshëm të dy presidentëve të klubeve sportive ndaj gazetarit të emisionit investigativ.

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon reagimin e dhunshëm të dy presidentëve të klubeve sportive ndaj gazetarit të emisionit investigativ.

    Tiranë, 13.09.2025Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) është njohur me denoncimin e redaksisë së emisionit investigativ “Piranjat”, sipas të cilit, pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i emisionit u përball me arrogancën dhe kërcënimet verbale të aksionerit kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, njëherësh president i klubit “Flamurtari”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Këmbënguljes së gazetarit për të marrë përgjigje lidhur me mospagesat e sigurimeve shoqërore për punonjësit, z. Idrizi iu përgjigj me arrogancë dhe një gjuhë të papranueshme. Në këtë komunikim u përfshi edhe presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili, sipas denoncimit, i rrëmbeu me forcë telefonin gazetarit, duke u bërë pjesë e incidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    UGSH, në solidaritet të plotë me gazetarët dhe stafin e emisionit investigativ, dënon ashpër këtë incident dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga protagonistët e ngjarjes. Po ashtu, UGSH i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të shqyrtojnë rastin në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Ky episod, si dhe disa akte të ngjashme paraprake të karakterizuara nga sjellje agresive, refuzuese dhe kërcënuese ndaj reporterëve këmbëngulës në kërkim të informacionit, dëshmojnë për një realitet kritik: mungesë transparence publike, shtim të informalitetit dhe arrogancë nga individë që zotërojnë biznese VIP në vend.

    UGSH inkurajon gazetarët që të vijojnë me vendosmëri punën e tyre, të intensifikojnë kërkesat për transparencë dhe të informojnë pa ndërprerje opinionin publik mbi problematika sociale, ekonomike dhe çështje që ekspozojnë informalitetin në vend.

    Arroganca e disa biznesmenëve që operojnë me përfitime publike është e papranueshme. Përballja e tyre me interesin e gazetarëve është një detyrim ligjor dhe moral, ndërsa gazetarët në këtë rast ishin thjesht në krye të detyrës.

    Zyra Informuese

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

  • UGSH dënon dhunën e presidentëve të klubeve ndaj gazetarit të Piranjave: Janë tregues të arrogancës së pushtetit ekonomik në vend!

    UGSH dënon dhunën e presidentëve të klubeve ndaj gazetarit të Piranjave: Janë tregues të arrogancës së pushtetit ekonomik në vend!

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas incidentit të ndodhur pasditen e së shtunës në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku gazetari i emisionit investigativ “Piranjat” u përball me sjellje agresive, gjuhë të papranueshme dhe ndërhyrje fizike nga dy figura publike, presidenti i klubit “Flamurtari”, Sinan Idrizi dhe presidenti i klubit “Tirana”, Refik Halili.

    UGSH shpreh solidaritet të plotë me ekipin gazetaresk dhe dënon ashpër përpjekjet për të intimiduar median, duke theksuar se sjellje të tilla jo vetëm që cenojnë lirinë e shtypit, por janë tregues të një klime shqetësuese të mungesës së transparencës dhe arrogancës së pushtetit ekonomik në vend.

    Reagimi i plotë i UGSH:

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon reagimin e dhunshëm të dy presidentëve të klubeve sportive ndaj gazetarit të emisionit “ Piranjat”

    Tiranë më 13.09.2025

    UGSH është njohur me denoncimin e redaksisë së emisionit investigativ “Piranjat” , sipas të cilit, ditën e shtunë pasdite në stadiumin “ Selman Stërmasi” ekipi i emisionit u përballë me arrogancën dhe kërcënimet verbale të aksionierit kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, njëherësh president i klubit “ Flamurtari”.

    Këmbënguljes së gazetarit për të marrë përgjigje për inkorrektesa të kompanisë në pagesat e sigurimeve shoqërore të punonjësve, zoti Idrizi i përgjigjet me arrogancë dhe një gjuhë të papranueshme. Në këtë komunikim është përfshirë edhe Presidenti i klubit të Tiranës Refik Halili, i cili ka rrëmbyer me forcë telefonin e gazetarit, duke u bërë pjesë e incidentit.

    UGSH në solidaritet të plotë me gazetarët dhe grupin e emisionit investigativ, dënon këtë incident dhe kërkon nga protagonistët e tij reagim të menjëhershëm.

    UGSH u kërkon autoriteteve ligjzbatuese të merren me shqyrtimin e rastit.

    Ky rast dhe disa akte paraprirëse me sjellje agresive, refuzuese dhe kërcënuese ndaj reporterëve këmbëngulës në kërkim të informacionit specifik për çështje sociale, investimesh dhe procedura administrative, flasin për një realitet kritik të mungesës së transparencës publike, shtim të informalitetit dhe arrogancë individësh që zotërojnë biznese VIP në vend.

    UGSH inkurajon kolegët gazetarë për intensifikim të kërkesave për informim, për transparencë dhe për informim të parreshtur për problematika sociale dhe çështje që ekspozojnë informalitetin në vend.

    Arroganca e disa të pasurve apo biznesmenë që operojnë me mundësitë publike është e papranueshme. Përballja e tyre me interesimin e gazetarëve për interes publik është detyrim dhe gazetarët në këtë rast janë në krye të detyrës.

  • Ish-banori i ‘BBVK’, bëhet baba për herë të parë!

    Ish-banori i ‘BBVK’, bëhet baba për herë të parë!

    Ish-banori i emisionit të njohur Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka ndarë një lajm të gëzuar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai dhe partnerja e tij, Elmedina, janë bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Noe.
    Mirdoni ka postuar në Instagram një fotografi të parë familjare, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen dhe i ka uruar mirëseardhjen me fjalët:
    “Mirë se vjen Noe, baba më i ri në shehër”.

  • Raporti Loredana – Jozi dhe poezia misterioze që ndezi debat në emision

    Raporti Loredana – Jozi dhe poezia misterioze që ndezi debat në emision

    Në puntatën e fundit të emisionit “She’s On Top”, e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e spektaklit Big Brother VIP Albania, ku u komentua shumë edhe për raportin e saj me Joz Markun.
    Menjëherë pas nisjes së emisionit, Visjan Ukcenaj nuk nguroi të ngacmonte atmosferën, duke i kujtuar Loredanës se një nga konkurrentet e këtij sezoni i kishte shkruar Jozit një poezi. Konkurrentja në fjalë ndërhyri menjëherë për të sqaruar se ata nuk ndiqen në Instagram dhe se poezia ishte shkruar thjesht në mënyrë miqësore.
    Loredana reagoi me qetësi dhe maturi, duke i dhënë edhe një këshillë vajzës:“Shpirt, mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli ai që bën për ty.”

  • Largohet nga Top Channel? Bieta Sulo tregon si qëndron e vërteta

    Largohet nga Top Channel? Bieta Sulo tregon si qëndron e vërteta

    Showbiz E Hënë, 30 Qershor 2025 22:00
    Autorja dhe moderatorja e emisionit “Ftesë në 5”, Bieta Sulo ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara ditët e fundit, ku raportohej se ajo do të largohet nga Top Channel. Në nisje të emisionit këtë pasdite, ashtu sikurse kishte paralajmëruar.
    “Një tjetër lajm shumë i diskutuar i fundjavës ka qenë largimi i Bieta Sulos nga Top Channel. Aq sa dhe njerëz shumë të afërt më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’ Lajmi merr dhenë dhe besohet edhe nga njerëz të afërt në përmasa të tilla. Madje dhe punëtorët e skenografisë kur erdha sot më thanë: ‘A ta vazhdojmë këtë punë?’ Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por që këtu do të jem në Top Channel. Përkon me 20 vitet e mia ne Top Channel, dhe në këtë 20 vjetor, jo vetëm që do të jemi nga shtatori së bashku, por është duke u punuar për një skenografi të re për të ardhur në një sezon të ri televiziv me më shumë energji dhe vrull, pas 7 vitesh të suksesshme që kemi lënë pas”, u shpreh ajo.

    Në disa portale online qarkulloi lajmi se sezoni aktual mund të jetë i fundit për Bieta Sulon si moderatore dhe autore e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel. Sipas këtyre burimeve, ajo do të zhvendosej në Radio Televizionin Shqiptar sezonin e ardhshëm televiziv. Të tilla raportime janë hedhur poshtë nga ky reagim i autores dhe moderatores.

  • “Përndjekje”, Ristani reagon ndaj emisionit investigativ: Fëmijët e mi nuk janë target për shantazh, kjo nuk është..

    “Përndjekje”, Ristani reagon ndaj emisionit investigativ: Fëmijët e mi nuk janë target për shantazh, kjo nuk është..

    Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike ndaj emisionit investigativ “Piranja” dhe drejtuesit të tij, Vojo Bregu, duke i akuzuar për ndjekje të vazhdueshme dhe përndjekje fizike ndaj saj dhe familjes.

    Ristani thekson se kjo nuk është më çështje transparence apo raportimi mediatik, por një formë e pastër shantazhi që ka përfshirë edhe fëmijët e saj të mitur. Ajo paralajmëron ndjekje ligjore të çështjes dhe e quan të papranueshëm manipulimin dhe dhunën psikologjike që fshihet pas emrit të gazetarisë.
    Reagimi i plotë:

    Prej më shumë se tre muajsh, unë dhe familja ime jemi vënë në shënjestër të një përndjekjeje të vazhdueshme dhe të paprecedentë nga emisioni investigativ “Piranja”, i drejtuar nga z. Vojo Bregu dhe transmetuar në Syri TV.
    Ky nuk është një reagim për mua si përfaqësuese publike, por si nënë, bashkëshorte dhe qytetare. Sepse kur dhuna mediatike kalon kufijtë e raportimit dhe shndërrohet në ndjekje fizike të fëmijëve të mitur, atëherë nuk kemi më të bëjmë me gazetari, por me një formë të pastër shantazhi dhe terrori psikologjik.
    Kam zgjedhur të reagoj jo vetëm për të drejtat e fëmijëve të mi që nuk kanë zgjedhur të jenë pjesë e jetës publike, por edhe për të gjithë ata që si unë ndihen të pambrojtur përballë kësaj praktike të rrezikshme, që përdor kamerat për të dhunuar privatësinë dhe sigurinë familjare.
    Unë e di që ndoshta kësaj beteje nuk mund t’i dilet gjithmonë, por nesër, kur të mos jem më në këtë detyrë apo në asnjë funksion publik, do ta kem shpirtin në paqe që të paktën luftën time ndaj shantazhit, presionit dhe gjobëvënies e kam bërë me dinjitet dhe pa u tërhequr.
    Do të doja të shihja si do të reagonin z. Vojo Bregu, znj. Arlinda apo kushdo tjetër që ka kontribuar në këtë ndjekje, nëse dikush do të ndiqte fëmijët e tyre, do të publikonte oraret dhe destinacionet e tyre me detaje, apo do t’i trembte me makina gri pa logo dhe motorë të bardhë nga dy burra të panjohur.
    Mua më kanë ndjekur për tre muaj. Le të jenë dhe 300 muaj, nuk më bën përshtypje.
    Unë nuk kam frikë nga e vërteta, as nga raportimi profesional. Kam hapur gjithmonë dyert e zyrës për çdo media që ka kërkuar transparencë.
    Por të përndjekësh fëmijë, është e ulët edhe për gjobaxhinjtë më të pacipë.
    Për më tepër, pretendimi i fundit i emisionit “Piranja” se faqja e tyre në Instagram është sulmuar për shkak të një materiali që më përmend mua, është një tjetër fake news dhe shpifje. Nuk kam asnjë problem me publikimin e çdo materiali të regjistruar, ndërkohë që të gjitha faktet, videot dhe provat i kam dorëzuar pranë autoriteteve kompetente dhe do ta ndjek këtë çështje deri në fund, me rrugë ligjore. Sepse përveçse nënë dhe bashkëshorte, jam dhe një qytetare që beson se liria dhe privatësia nuk janë të negociueshme.
    Të përndjekësh një fëmijë për të sulmuar një të rritur është një akt i ulët. Dhe i tillë mbetet, edhe kur vishet me petkun e “gazetarisë”.

  • Anuela Ristani reagon ndaj emisionit investigativ: Fëmijët e mi nuk janë target për shantazh, kjo nuk është gazetari, por përndjekje

    Anuela Ristani reagon ndaj emisionit investigativ: Fëmijët e mi nuk janë target për shantazh, kjo nuk është gazetari, por përndjekje

    Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike ndaj emisionit investigativ “Piranja” dhe drejtuesit të tij, Vojo Bregu, duke i akuzuar për ndjekje të vazhdueshme dhe përndjekje fizike ndaj saj dhe familjes.

    Ristani thekson se kjo nuk është më çështje transparence apo raportimi mediatik, por një formë e pastër shantazhi që ka përfshirë edhe fëmijët e saj të mitur. Ajo paralajmëron ndjekje ligjore të çështjes dhe e quan të papranueshëm manipulimin dhe dhunën psikologjike që fshihet pas emrit të gazetarisë.
    Reagimi i plotë:

    Prej më shumë se tre muajsh, unë dhe familja ime jemi vënë në shënjestër të një përndjekjeje të vazhdueshme dhe të paprecedentë nga emisioni investigativ “Piranja”, i drejtuar nga z. Vojo Bregu dhe transmetuar në Syri TV.
    Ky nuk është një reagim për mua si përfaqësuese publike, por si nënë, bashkëshorte dhe qytetare. Sepse kur dhuna mediatike kalon kufijtë e raportimit dhe shndërrohet në ndjekje fizike të fëmijëve të mitur, atëherë nuk kemi më të bëjmë me gazetari, por me një formë të pastër shantazhi dhe terrori psikologjik.
    Kam zgjedhur të reagoj jo vetëm për të drejtat e fëmijëve të mi që nuk kanë zgjedhur të jenë pjesë e jetës publike, por edhe për të gjithë ata që si unë ndihen të pambrojtur përballë kësaj praktike të rrezikshme, që përdor kamerat për të dhunuar privatësinë dhe sigurinë familjare.
    Unë e di që ndoshta kësaj beteje nuk mund t’i dilet gjithmonë, por nesër, kur të mos jem më në këtë detyrë apo në asnjë funksion publik, do ta kem shpirtin në paqe që të paktën luftën time ndaj shantazhit, presionit dhe gjobëvënies e kam bërë me dinjitet dhe pa u tërhequr.
    Do të doja të shihja si do të reagonin z. Vojo Bregu, znj. Arlinda apo kushdo tjetër që ka kontribuar në këtë ndjekje, nëse dikush do të ndiqte fëmijët e tyre, do të publikonte oraret dhe destinacionet e tyre me detaje, apo do t’i trembte me makina gri pa logo dhe motorë të bardhë nga dy burra të panjohur.
    Mua më kanë ndjekur për tre muaj. Le të jenë dhe 300 muaj, nuk më bën përshtypje.
    Unë nuk kam frikë nga e vërteta, as nga raportimi profesional. Kam hapur gjithmonë dyert e zyrës për çdo media që ka kërkuar transparencë.
    Por të përndjekësh fëmijë, është e ulët edhe për gjobaxhinjtë më të pacipë.

    Për më tepër, pretendimi i fundit i emisionit “Piranja” se faqja e tyre në Instagram është sulmuar për shkak të një materiali që më përmend mua, është një tjetër fake news dhe shpifje. Nuk kam asnjë problem me publikimin e çdo materiali të regjistruar, ndërkohë që të gjitha faktet, videot dhe provat i kam dorëzuar pranë autoriteteve kompetente dhe do ta ndjek këtë çështje deri në fund, me rrugë ligjore. Sepse përveçse nënë dhe bashkëshorte, jam dhe një qytetare që beson se liria dhe privatësia nuk janë të negociueshme.
    Të përndjekësh një fëmijë për të sulmuar një të rritur është një akt i ulët. Dhe i tillë mbetet, edhe kur vishet me petkun e “gazetarisë”.

  • Braktisni klishetë: “Échappées belles” çel dyert e Shqipërisë së panjohur

    Braktisni klishetë: “Échappées belles” çel dyert e Shqipërisë së panjohur

    Në një kohë kur turistët evropianë po kërkojnë përtej destinacioneve të zakonshme, një vend i vogël ballkanik ka nisur të zërë vend në hartën e udhëtimeve më të dëshiruara. Shqipëria, e njohur dikur për izolimin e saj, sot po përjeton një transformim të thellë – dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga një prej emisioneve më të ndjekura të televizioneve publike franceze.Më 31 maj, në orën 21:00, kanali francez France 5 do të transmetojë një episod të posaçëm të emisionit “Échappées belles”, kushtuar tërësisht Shqipërisë. Me një kohëzgjatje prej 90 minutash, dokumentari televiziv premton të sjellë një “udhëtim magjik drejt Shqipërisë së egër, të bukur e të vërtetë”, një portret që bie në kontrast të fortë me perceptimet e dikurshme të këtij vendi në Francë — si “e shëmtuar dhe e pavizitueshme”.Spotet promovuese të emisionit nuk kursejnë entuziazmin: “Shqipëria të ndryshon”, thuhet në një prej tyre, duke lënë të kuptohet se ky vend nuk është thjesht një destinacion, por një përvojë transformuese për udhëtarët që guxojnë të zbulojnë anën e tij të fshehur. Nga Alpet shqiptare te brigjet e kristalta të Jonit, nga trashëgimia osmane te fshatrat e thellë që ruajnë ritmin e kohës, “Échappées belles” ofron jo vetëm imazhe mahnitëse, por edhe rrëfime njerëzore që i japin kuptim peizazhit.Kjo valë e re interesi për vendin vjen në një moment kur shifrat zyrtare tregojnë një rritje të qëndrueshme të sektorit të turizmit. Vetëm në prill 2025, Shqipëria ka mirëpritur 820 mijë turistë të huaj, duke e çuar në 2.45 milionë numrin total të vizitorëve për katër muajt e parë të këtij viti — një rekord që konfirmon Shqipërinë si një histori suksesi në rritje brenda Evropës.Nga rrugicat e Gjirokastrës te tregjet bregdetare të Vlorës, dhe deri në luginat e izoluara që i kanë shpëtuar turizmit masiv, Shqipëria po dëshmon se mund të jetë një alternativë e qëndrueshme, autentike dhe transformuese në peizazhin turistik të kontinentit.Në fund të fundit, siç sugjeron edhe titulli i emisionit francez: Shqipëria nuk është më një arratisje nga realiteti — por një zbulim i së vërtetës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në një kohë kur turistët evropianë po kërkojnë përtej destinacioneve të zakonshme, një vend i vogël ballkanik ka nisur të zërë vend në hartën e udhëtimeve më të dëshiruara. Shqipëria, e njohur dikur për izolimin e saj, sot po përjeton një transformim të thellë – dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga një prej emisioneve më të ndjekura të televizioneve publike franceze.Më 31 maj, në orën 21:00, kanali francez France 5 do të transmetojë një episod të posaçëm të emisionit “Échappées belles”, kushtuar tërësisht Shqipërisë. Me një kohëzgjatje prej 90 minutash, dokumentari televiziv premton të sjellë një “udhëtim magjik drejt Shqipërisë së egër, të bukur e të vërtetë”, një portret që bie në kontrast të fortë me perceptimet e dikurshme të këtij vendi në Francë — si “e shëmtuar dhe e pavizitueshme”.Spotet promovuese të emisionit nuk kursejnë entuziazmin: “Shqipëria të ndryshon”, thuhet në një prej tyre, duke lënë të kuptohet se ky vend nuk është thjesht një destinacion, por një përvojë transformuese për udhëtarët që guxojnë të zbulojnë anën e tij të fshehur. Nga Alpet shqiptare te brigjet e kristalta të Jonit, nga trashëgimia osmane te fshatrat e thellë që ruajnë ritmin e kohës, “Échappées belles” ofron jo vetëm imazhe mahnitëse, por edhe rrëfime njerëzore që i japin kuptim peizazhit.Kjo valë e re interesi për vendin vjen në një moment kur shifrat zyrtare tregojnë një rritje të qëndrueshme të sektorit të turizmit. Vetëm në prill 2025, Shqipëria ka mirëpritur 820 mijë turistë të huaj, duke e çuar në 2.45 milionë numrin total të vizitorëve për katër muajt e parë të këtij viti — një rekord që konfirmon Shqipërinë si një histori suksesi në rritje brenda Evropës.Nga rrugicat e Gjirokastrës te tregjet bregdetare të Vlorës, dhe deri në luginat e izoluara që i kanë shpëtuar turizmit masiv, Shqipëria po dëshmon se mund të jetë një alternativë e qëndrueshme, autentike dhe transformuese në peizazhin turistik të kontinentit.Në fund të fundit, siç sugjeron edhe titulli i emisionit francez: Shqipëria nuk është më një arratisje nga realiteti — por një zbulim i së vërtetës.

  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij

    Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij

    Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, tha në një reagim në rrjetet sociale se Artan Lame ishte një “qytetar ‘par exellence’, historian i apasionuar, zyrtar model dhe një njeri plot energji e dëshirë për jetën”.
    Por Fevziu theksoi se Lame iku i ri në botën tjetër, në kohën kur ishte duke u marrë me pasionin kryesor të tij.
    “Iku kaq i ri, tamam atëherë kur ishte duke notuar në pasionin e tij kryesor, ngritjen e një muzeu për medaljet dhe flamujt, pjesë e koleksionit të tij të rrallë e mahnitës. Kam kaq shumë për të thënë për të, por në këtë moment të parë shokues mund të them vetëm kaq: U prehsh në paqe, Artan”, shkruan Fevziu.
    Një mik i emisionit Opinion, Artan Lame ishte shpesh në studion e gazetarit Blendi Fevziu për të folur jo vetëm për politikën, por edhe për historinë, si njohës shumë i mirë i fushës. Hera e fundit që ishte në këtë studio, ishte rreth një vit më parë, ku foli për historinë mbresëlënëse të rrethinave të Tiranës.
    Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçar si pasojë e një goditjeje nga një ishemi cerebrale. Prej një jave ai ishte dërguar për kurim në një spital në Mynih të Gjermanisë, por nuk mundi ta fitojë dot betejën për jetën.