U transmetua pasditen e sotme puntata e 10-të e emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, një program i prodhuar nga FSHF Tv.
Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në këtë episod ishin specialisti i futbollit, i përhershëm në studio, Florian Riza, përgjegjësi i eventeve në FSHF, Tritan Kokona dhe gazetari sportiv, Jurgen Zela.
Në pjesën e parë të emisionit u analizuan gjerësisht paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares gjatë fundjavës me klubet e tyre respektive. Po ashtu, u transmetua edhe një intervistë ekskluzive me Elseid Hysaj, i cili komentoi shortin e Shqipërisë në fazën play-off të Botërorit 2026.
Pjesa e dytë e emisionit iu kushtua mbrëmjes gala “Topi i Artë”, që do të zhvillohet të hënën e 15 dhjetorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Nën drejtimin e Ardit Gjebreas dhe moderatoreve, Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj, ceremonia do të transmetohet live në Tv Klan duke nisur nga ora 20:00 dhe ku do të ndahen plot 11 trofe.
Në një prononcim ekskluziv për FSHF Tv, Ardit Gjebrea, moderatori dhe producenti i këtij eventi tregoi më shumë rreth ceremonisë dhe zbuloi detaje nga programi artistik i ceremonisë.
“Unë jam përpara rubrikës “Të Panjohurit” dhe sigurisht që do të ketë shumë të panjohura në atë që do të ndodhë në “Topin e Artë” të këtij edicioni. Jam i nderuar që do të jem përsëri në prezantim dhe organizim të këtij eventi. Çfarë do të ketë? Nuk mund t’i zbulojmë dot emrat, edhe pse disa i dimë dhe disa të tjerë nuk i dimë akoma. Flas gjithmonë për të panjohurit dhe trofeve që do të marrin 11 çmimet që do të akordohen atë natë.
Jam shumë i lumtur sepse këtë vit do të ketë shumë personalitete. Ashtu si në vitin e kaluar, do të ngjiten në skenë emra shumë të njohur të botës së futbollit që ndër vite kanë dhënë kontribut dhe jo vetëm, që do të japin trofetë më të mirëve të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Në vitin e kaluar ne patëm edhe një risi, Kombëtaren dhe përfshirjen e saj në ceremoninë e “Topit të Artë”. Do ta quaja këtë moment si qershinë mbi tortë sepse edhe këtë vit do të jetë votimi i vetë futbollistëve të Kombëtares për njëri-tjetrin. Nuk mund të anashkalojmë kualifikimin në fazën play-off që është edhe një ngjarje shumë e shënuar për futbollin shqiptar. Do të kemi edhe disa të ftuar special, Capital T dhe Loree dhe balerinët e famshëm të Dreams House Dance Academy.
Së bashku me mua do të jetë në krah Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj. Mos mungoni më 15 dhjetor, në ora 20:00 drejtpërdrejt në Tv Klan, “Topi i Artë”. Në fakt do të jetë një mbrëmje e artë” – tregon Ardit Gjebrea për FSHF Tv.
Pas transmetimit të prononcimit të Gjebreas, në studio u diskutua mbi personazhet e nominuar për trofetë e ndryshëm që do të akordohen.
Tag: emisionit
-

Ardit Gjebrea zbulon detaje nga mbrëmja Gala për “Topin e Artë” dhe më të mirët e vitit 2025 në Shqipëri
-

Në Shtëpinë e Futbollit/ Hysaj komenton shortin e Shqipërisë në play-off. Ardit Gjebrea për FSHF Tv: Do të jetë një mbrëmje e artë
U transmetua pasditen e sotme puntata e 10-të e emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, një program i prodhuar nga FSHF Tv.
Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në këtë episod ishin specialisti i futbollit, i përhershëm në studio, Florian Riza, përgjegjësi i eventeve në FSHF, Tritan Kokona dhe gazetari sportiv, Jurgen Zela.
Në pjesën e parë të emisionit u analizuan gjerësisht paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares gjatë fundjavës me klubet e tyre respektive. Po ashtu, u transmetua edhe një intervistë ekskluzive me Elseid Hysaj, i cili komentoi shortin e Shqipërisë në fazën play-off të Botërorit 2026.
Pjesa e dytë e emisionit iu kushtua mbrëmjes gala “Topi i Artë”, që do të zhvillohet të hënën e 15 dhjetorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Nën drejtimin e Ardit Gjebreas dhe moderatoreve, Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj, ceremonia do të transmetohet live në Tv Klan duke nisur nga ora 20:00 dhe ku do të ndahen plot 11 trofe.
Në një prononcim ekskluziv për FSHF Tv, Ardit Gjebrea, moderatori dhe producenti i këtij eventi tregoi më shumë rreth ceremonisë dhe zbuloi detaje nga programi artistik i ceremonisë.
“Unë jam përpara rubrikës “Të Panjohurit” dhe sigurisht që do të ketë shumë të panjohura në atë që do të ndodhë në “Topin e Artë” të këtij edicioni. Jam i nderuar që do të jem përsëri në prezantim dhe organizim të këtij eventi. Çfarë do të ketë? Nuk mund t’i zbulojmë dot emrat, edhe pse disa i dimë dhe disa të tjerë nuk i dimë akoma. Flas gjithmonë për të panjohurit dhe trofeve që do të marrin 11 çmimet që do të akordohen atë natë.
Jam shumë i lumtur sepse këtë vit do të ketë shumë personalitete. Ashtu si në vitin e kaluar, do të ngjiten në skenë emra shumë të njohur të botës së futbollit që ndër vite kanë dhënë kontribut dhe jo vetëm, që do të japin trofetë më të mirëve të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Në vitin e kaluar ne patëm edhe një risi, Kombëtaren dhe përfshirjen e saj në ceremoninë e “Topit të Artë”. Do ta quaja këtë moment si qershinë mbi tortë sepse edhe këtë vit do të jetë votimi i vetë futbollistëve të Kombëtares për njëri-tjetrin. Nuk mund të anashkalojmë kualifikimin në fazën play-off që është edhe një ngjarje shumë e shënuar për futbollin shqiptar. Do të kemi edhe disa të ftuar special, Capital T dhe Loree dhe balerinët e famshëm të Dreams House Dance Academy.
Së bashku me mua do të jetë në krah Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj. Mos mungoni më 15 dhjetor, në ora 20:00 drejtpërdrejt në Tv Klan, “Topi i Artë”. Në fakt do të jetë një mbrëmje e artë” – tregon Ardit Gjebrea për FSHF Tv.
Pas transmetimit të prononcimit të Gjebreas, në studio u diskutua mbi personazhet e nominuar për trofetë e ndryshëm që do të akordohen. -

Demokrati sherr me analistin: Bravo të qoftë, po na bëni të ikim nga Shqipëria…
Kryetari i Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, Tedi Kopliku, ka debatuar me analistin Plator Nesturi lidhur me aksionin e opozitës.
Në studion e emisionit ‘Off the Record’ Kopliku e akuzoi Nesturin se shkonte në studio me teza të para-fabrikuara për të goditur opozitën.
Kopliku tha gjithashtu se Nesturi dhe analistë të tjerë, duke relativizuar të keqen, krijojnë idenë se opozita dhe mazhoranca janë njësoj, ç’ka sipas tij çon në humbjen e shpresës te qytetarët.
“Ju jeni një nga arsyet që njerëzit nuk dalin në protesta. Ju relativizoni. Ju nuk mbani asnjë shënim për ça flitet, sepse i dini 5 tezat që do transmetoni. Ju vini këtu me teza të para-fabrikuara. Unë po them që Foltore apo revoltore kemi folur 5 % të emisionit.
Ore zotëri, mua më intereson një drejtësi që më siguron votën e lirë. Dhe pas votës së lirë, le të iki klasa e vjetër dhe klasa e re. As ne si të rinj nuk jemi më të mirë se të vjetrit dhe as ata nuk i bën të këqinj koha dhe eksperienca që kanë pasur në politikë.
Unë sot nuk votoj i lirë. Milionat e eurove hidhen në fushatë, blihen vota dhe nuk e di SPAK-u, që po bën drejtësi historike. Mua kjo më shqetëson, jo po na bëni të ikim nga ky vend, po e bëni të pamundur të jetohet në këtë vend”, tha mes të tjerash Kopliku. -

Enxhi dhe Neada u larguan nga Wake Up pas konfrontimit fizik, zëvendësohen nga Heidi Baci
Ristrukturimi i emisionit të mëngjesit “Wake Up” në Top Channel ka qenë temë kryesore e lajmeve rozë ditët e fundit.
Pas largimit të Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt, vendin e tyre e ka zënë Heidi Baci, e cila moderon emisionin së bashku me Blendi Salajn.
Largimi i dy moderatoreve ndodhi pas një sherri të brendshëm në redaksi, që sipas burimeve, ka shpejtuar këtë vendim.
Producentja e emisionit, Sara Hoxha, ka reaguar duke publikuar në Instagram një reels nga programi i sotëm, ku bën tag Heidin dhe Blendin dhe i shoqëron me disa yje, duke dhënë sinjalin se ata janë tani fytyrat kryesore të mëngjesit në Top Media. -

“Je mësuar te shtëpia e fëmijës”, Xhelal Mziu fyen këshilltarin socialist, Muharremi braktis studion
Debat i ashpër në studion e emisionit “Off the Record” të Andrea Dangllit, mes deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, dhe këshilltari i PS-së në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi. Përplasja midis tyre degjeneroi në akuza të rënda dhe ofendime personale.
Mziu deklaroi se protesta e opozitës është “fillimi i protestave masive”, duke theksuar se qytetarët po reagojnë ndaj mungesës së “minimumit jetik”.
Në replikë, Muharremi i quajti deklaratat e tij hipokrizi, duke sjellë si shembull rritjen e çmimit të transportit.
Situata u tensionua kur Mziu e sulmoi ashpër qeverinë dhe më pas edhe vetë Muharremin: “Kjo qeveria kriminale e këtij hajduti… edhe ky është një hajdut.
Ky që shkoi në banjo se kishte frikë Ramën”. Muharremi reagoi duke e quajtur gjuhën e tij “të tmerrshme”.
Përplasja vazhdoi më tej kur Mziu i tha: “Si duket je mësuar te Shtëpia e Fëmijës ti”.
Gazetari Andrea Danglli ndërhyri duke i kërkuar Mziut të mos vijojë me retorikën, duke i thënë që kjo është e palejueshme.
Debati ka agravuar më tej ç’ka solli edhe ndërprerjen e menjëhershme të programit nga moderatori i cili kërkoi distancim nga gjuha e përdorur.
Fill pas emisionit, këshilltari i Partisë Socialiste bëri një reagim të gjatë në rrjetet sociale ku ndër të tjera tha:
“Përballë meje ishte një deputet i Partisë Demokratike, një njeri që fjalën “familje” e ka në themelet e filozofisë që pretendon të përfaqësojë.
E megjithatë, në vend të një debati mbi fakte e vizione, ai më riktheu pas në birucat e fëmijërisë, në një vend që mendoja se e kisha lënë shumë vite më parë: Tek bullizmi përtej murit.
Unë mbase e kam kaluar por shumë motra e vëllezër në këtë situatë jo.
Për një moment, brenda meje u ndeshën dy Alfredë: ai i fëmijërisë që kërkonte t’i përgjigjej menjëherë me aq forcë sa kishte e me aq fjalë sa kishte.
dhe ai tjetri, më i thelli, i Alfredit të rritur që më kujtoi se dinjiteti nuk matet me tonin e zërit, por me mënyrën si zgjedh të mos përgjigjesh përballë një niveli të tillë.
Zgjodha këtë të fundit, jo nga mungesa e fjalës, por edhe nga respekti për studion që më ftoi, për njerëzit që na shihnin, dhe mbi të gjitha për veten time e familjen time të fatit.
Më vjen keq që ky episod, prishi gjithë atmosferën, tek studio e mikut tim Andrea Danglli, A2, të cilin falenderoj publikisht për sensibilizimin dhe përkujdesin që pati gjatë dhe pas emisionit. Kjo është arsyeja pse shkoj përherë me qejf për profesionalizmin dhe balancën”, tha ndër të tjera Muharremi.
Teksa përplasja vijoi për disa minuta, Alfred Muharremi u shpreh se nuk mund të lejojë ofendime të tilla e diskriminim dhe u largua nga studio e emisionit “Off the Record” të Andrea Dangllit. -

“Mund të kishin vrarë këdo!”, shpërthim i fuqishëm me tritol më makinën e gazetarit italian
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin Pomezia, pranë Romës, ku makina e gazetarit të njohur italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ “Report”, dhe ajo e vajzës së tij, janë përfshirë nga flakët pas një shpërthimi, raporton TgCom24.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Ranucci përmes një postimi në rrjetet sociale. “Dy eksplozivë kanë shkatërruar automjetet e parkuara para shtëpisë sime në Campo Ascolano, në periferi të Romës. Shpërthimet ishin aq të forta sa tronditën të gjithë lagjen”, shkroi vetë gazetari. Sipas mediave italiane shpërthimet ishin aq të forta sa mund të kishin vrarë këdo që kalonte në zonë.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e karabinierisë, njësia kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar dhe zjarrfikësit.
Faqja zyrtare e emisionit “Report” ka reaguar gjithashtu duke konfirmuar se bëhet fjalë për një bombë të vendosur nën makinën e gazetarit.
“Automjeti shpërtheu, duke dëmtuar rëndë edhe makinën tjetër të familjes dhe banesën ngjitur,” thuhet në deklaratë.
Gazetari është pjesë e emisionit investigativ ‘Report’ në Rai 3, që investigoi marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët po ashtu dhe për rastin ‘Ahmetaj’. Ai u përfshi asokohe dhe në një debat me kryeministrin shqiptar. -

Jimmy Kimmel rikthehet me tone ‘të buta’ në ekran: Nuk kisha për qëllim të bëja humor me vrasjen e një njeriu
Moderatori i njohur Jimmy Kimmel është rikthyer në emisionin e tij pas një pezullimi të shkurtër që pasoi komentet e tij për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk dhe rikthimi i tij në ekran ishte me tone të forta kundër censurës dhe kërcënimeve ndaj lirisë së fjalës.
Në monologun e tij të parë pas pezullimit, Kimmel tha “Nuk ishte asnjëherë qëllimi im të bëj humor me vrasjen e një të riu. Komentet e mia u keqkuptuan dhe u përdorën për qëllime politike.”
Kritika për FCC dhe Trump
Gjatë emisionit të së martës, Kimmel kritikoi ashpër Brendan Carr, kreun e Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC), një emërim i presidentit Donald Trump, i cili kishte kërcënuar publikisht Disney dhe ABC për transmetimin e emisionit.
“Carr dikur mbronte lirinë e fjalës, por sapo nuk i pëlqeu një shaka, u kthye në një censurues,” tha Kimmel, duke e krahasuar atë me një “boss të mafies”.
Moderatori shigjetoi edhe vetë Trump-in, për deklaratat e tij publike kundër humoristëve të late night që shpesh e kritikojnë “Presidenti ynë gëzohet kur njerëzit humbasin punën sepse ai nuk duron dot një shaka. Kjo është jo-amerikane. Madje e rrezikshme.”
Stacionet lokale refuzojnë rikthimin e Kimmel
Edhe pse Disney vendosi rikthimin e emisionit në Hulu + Live TV, dhjetëra stacione lokale të kontrolluara nga gjigandët mediatikë Nexstar dhe Sinclair refuzuan transmetimin e “Jimmy Kimmel Live!”, duke zgjedhur programe të tjera në vend të tij.
FCC, përmes Carr, përshëndeti vendimin e tyre, duke thënë se “stacionet lokale duhet të fuqizohen për të shërbyer komunitetin e tyre”.
Nexstar, që aktualisht është në proces për të blerë kompaninë rivale Tegna për 6.2 miliardë dollarë, një marrëveshje që kërkon miratimin e FCC, tha se nuk do të transmetojë Kimmel pa garanci për “dialog konstruktiv dhe të respektueshëm”.
Në episodin e kthimit, Kimmel kishte si të ftuar aktorin Glen Powell dhe këngëtaren Sarah McLachlan. Por momenti më i spikatur ishte skeci me aktorin Robert De Niro, një kritik i hapur i Trump, i cili luajti rolin e Carr dhe tha me ironi “Liria e fjalës? Ajo nuk është më falas.”
Në fund, Kimmel bëri shaka edhe me thashethemet se Disney e kishte detyruar të lexonte një deklaratë të përgatitur. Ai hapi një letër dhe lexoi me sarkazëm “Si të rindezësh abonimin tënd në Disney+”.
Trump kundër rikthimit
Përpara transmetimit, Trump reagoi në platformën e tij sociale, duke thënë se ishte informuar që ABC kishte anuluar përfundimisht emisionin.
“Nuk mund të besoj që e kthyen. Audienca e tij ka ikur dhe ‘talenti’ i tij nuk ka ekzistuar kurrë,” shkroi Trump, duke shtuar se do të “testojë ABC për këtë”.
Pezullimi që ndezi debat kombëtar mbi lirinë e fjalës
Pezullimi i Kimmel erdhi pas një monologu më 15 shtator, ku ai akuzoi Trump-in dhe të djathtën politike se po përpiqeshin të përdornin vrasjen e Charlie Kirk për përfitime politike.
Ai tha se reagimi i Trump ndaj vrasjes ishte “si kur një katërvjeçar qan për një peshk të ngordhur”.
Këto komente u dënuan nga Carr dhe shumë stacione lokale, duke sjellë pezullimin e menjëhershëm të emisionit.
Reagimi publik ishte i menjëhershëm – me politikanë, sindikata dhe emra të mëdhenj të showbiz-it që dolën në mbrojtje të Kimmel, përfshirë Stephen Colbert, Jon Stewart dhe Seth Meyers.Top Channel
-

U pezullua pas komenteve për vdekjen e Charlie Kirk, Disney njofton rikthimin e emisionit të Jimmy Kimmel
Emisioni i komedianit Jimmy Kimmel, i cili u ndërpre papritur javën e kaluar, do të rikthehet të martën, ka njoftuar kompania Disney.
Ndërprerja e befasishme e programit në televizionin ABC, që është në pronësi të Disney-t, ndodhi pas ankesave të qarqeve konservatore për komentet e Kimmelit pas vrasjes së aktivistit konservator, Charlie Kirk.
“Të mërkurën e kaluar morëm vendimin të ndalonim prodhimin e emisionit, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së tensionuar në një moment emocional për vendin tonë. Kjo ishte një vendim i marrë pasi vlerësuam se disa nga komentet ishin të papërshtatshme dhe të pandjeshme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Në ditët e fundit kemi zhvilluar biseda të kujdesshme me Jimmyn dhe pas tyre kemi marrë vendimin që programi të kthehet të martën”, thuhet më tej në deklaratë.
Kimmel bëri disa deklarata lidhur me reagimet ndaj vrasjes së aktivistit konservator, gjatë emisionit “Jimmy Kimmel Live”, përfshirë edhe deklaratën se “shumë njerëz në botën MAGA [Bëje Amerikën Sërish Madhështore] po punojnë shumë për të përfituar nga vrasja e Charlie Kirkut”.
ABC, që e transmeton emisionin e Kimmelit që nga viti 2003, mori vendimin pasi grupi Nextar Communications, që ka në pronësi një numër stacionesh, tha se do të ndalte transmetimin e emisionit nga e mërkura.
Deklaratat e Kimmelit për vdekjen e Kirkut “janë fyese, të pandjeshme dhe janë bërë në një moment kritik të diskutimit tonë politik kombëtar”, tha Andrew Alford, president i divizionit të transmetimeve në Nextar.
Nextar operon me 23 stacione të lidhura me ABC-në.
Njoftimi i ABC-së se Jimmy Kimmel do të rikthehet në ekran erdhi vetëm disa orë pasi qindra yje nënshkruan një letër në mbrojtje të humoristit të njohur.
Jennifer Aniston, Meryl Streep dhe Robert De Niro janë mes emrave më të mëdhenj që e kanë quajtur pezullimin e Kimmelit një “moment të errët për lirinë e fjalës në vendin tonë”.
Top Channel
-

U tall me reagimet për vrasjen e Kirk, pushohet nga puna prezantuesi Jimmy Kimmel
jimmy kimmel
SHBA- Rrjeti televizic ABC ka hequr nga transmetimi për një kohë të pacaktuar prezantuesin e emisionit të orëve të vona, Jimmy Kimmel, për shkak të komenteve që ai bëri në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj Charlie Kirk, përkrahësit të Donald Trump.
“Jimmy Kimmel Live do të anulohet për një kohë të pacaktuar”, tha një zëdhënës i rrjetit në pronësi të Disney në një deklaratë.
Më herët këtë javë, Kimmel tha gjatë emisionit të tij se “banda Maga” po përpiqej të fitonte pikë politike nga vrasja e Kirk-ut.
Kimmel nuk bëri asnjë koment për BBC-në, ndërsa doli menjëherë pas njoftimit nga studioja televizive në Los Angeles.
Duke festuar njoftimin, Presidenti Donald Trump tha se ishte “lajm i shkëlqyer për Amerikën”.
Kimmel tha në monologun e tij të së hënës në mbrëmje: “Banda Mga po përpiqet me dëshpërim ta karakterizojë këtë djalë që vrau Charlie Kirk si diçka tjetër përveçse njërit prej tyre dhe po bën gjithçka që mundet për të fituar pikë politike nga kjo.”
Prezantuesi i emisionit në orët e vona kritikoi gjithashtu uljen e flamujve në gjysmë shtizë në nder të Kirkut dhe tallte reagimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj të shtënave.
“Kështu nuk e vajton një i rritur vrasjen e dikujt që e quan mik. Kështu e vajton një fëmijë katërvjeçar një peshk të artë”, tha Kimmel, i cili shpesh e ka tallur Trumpin.
Ndjekësit e emisionet u shprehën të zhgënjyer me vendimin e drejtuesve për të ndërprerë transmetimin, ndërsa hodhën akuza për cënimin e lirisë së shprehjes.
Vendimi tronditës erdhi vetëm pak orë pasi zyrtari i administratës Trump përgjegjës për licencimin e stacioneve lokale të ABC-së i bëri presion publikisht kompanisë për të ndëshkuar Kimmel./ZËRI -

SYRI TV/ Kërcënimi i gazetarëve të emisionit ‘Piranjat’, reagimi qesharak i Sinan Idrizit
Presidenti i klubit Flamurtari Sinan Idrizi ka reaguar në mënyrë qesharake, pas incidentit të rëndë ku u dhunuan gazetarët e emisionit Piranja. Teksa jusfitikoi dhunën ndaj tyre, Idrizi shfrytëzoi fantazinë duke folur për persona të kamufluar, të cilët mbanin me vete armë të sofistikuara.
SYRI TV
Presidenti i klubit Flamurtari Sinan Idrizi ka bërë një reagim qesharak, pas incidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku u dhunuan dhe kërcënuan gazetarët e emisionit investigative Piranjat. Në një postim të shpërndarë në faqen e kulbit Flmurtari, Sinan Idrizi ka shfrenuar fantazinë, duke folur për persona të kamufluar si gazetarë, të cilët sipas tij mbanin dhe armë të sotifiskuara.
‘Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve.’Kujtojmë se një nga personat që shoqëronte Presidentit të Tiranës Refik Halili identifikuar si Mired Reçi, djali tezez së zv.kryeministres Belinda Balluku, kërcënoi gazetarin e Piranjave, se do ta merrte peng e do ta fuste në bagazhin e makinës. Ky veprim skandaloz, është përshendetur nga presidenti Flamurtarit Sinan Idrizi, I cili ka falenderuar për këtë drejtuesit e Tiranës.
‘Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës. Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim.’
Reagimi qesharak i Sinan Idrizit, vjen 24 orë pas incidentit të rëndë të ndodhur në Selman Stërmasi, ku gazetarët e emisionit Piranja, ranë pre e dhunës dhe kërcënimeve. Pasi justifikoi dhunimin skandaloz të gazetarëve, Sinan Idrizi nuk tha asnjë përgjigje për pyetjet e Piranjave, që lidheshin me shkarkimin e 2 punonjësve të tij.