Tag: emirates

  • Natë magjike në “Emirates”! Arsenali shkatërron Realin, Declan Rice i jashtëzakonshëm me dy supergolat e tij (video)

    Natë magjike në “Emirates”! Arsenali shkatërron Realin, Declan Rice i jashtëzakonshëm me dy supergolat e tij (video)

    Sonte u zhvilluan neshjet e para të sfidave çerekfinale në Champions League. Në “Emirates”, Arsenali priti kampionin në fuqi të Europës, Real Madridin. Të dyja ekipet vinin me mungesa të shumta në këtë takim, por në sfida si kjo nuk ka nevojë për motivim, kushdo që luan, është i detyruar të japë më të mirën në fushë.
    Në minutën e 13-të ndodhi një episod i diskutueshëm, pas një topi të Martinelli-t në zonë, Declan Rice gjuan dhe topi i goditur prej tij prek dorën e Asencio-s. SHIKORASTIN
    Vendasit pretendojnë për penallti. Arbitri Irfan Peljto, pasi merr konfirmimin e VAR vazhdon lojën dhe thotë se nuk ka asnjë gjë të parregullt në këtë rast. Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe pati një shans të artë për të kaluar në avantazh, por portieri i “Topçinjve”, Raya, u tregua i vëmendshëm. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Në pjesën e dytë do të vinte “shpërthimi” i Arsenalit.
    Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 57-të, mesfushori anglez, Declan Rice, shënoi një supergol nga goditja e dënimit, ekzekutim perfekt i tij. SHIKOGOLI1
    Në minutën e 69-të do të përsëritej sërish skena. Declan Rice do të ekzekutonte një tjetër goditje dënimi perfekte dhe topi përfundon për herë të dytë në rrjetën e Courtois. SHIKOGOLIN2
    Në minutën e 75-të, ishte Mikel Merino që shënoi golin e tretë për Arsenalin, duke vulosur kështu një fitore të jashtëzakonshme që do të mbahet mend gjatë. Spanjolli do të shënonte me një goditje shumë të bukur pas asistit të Myles Lewis-Skelly. Rezultati përfundimtar, Arsenal 3-0 Real Madrid. SHIKOGOLIN3

  • Goooooooooool! Declan Rice shënon kundër Realit, vjen goli i parë në “Emirates” (video)

    Goooooooooool! Declan Rice shënon kundër Realit, vjen goli i parë në “Emirates” (video)

    8 Prill 2025

    22:21

    Telesport

    Më në fund është zhbllokuar rezultati në supersfidën mes Arsenalit dhe Real Madridit, e cila po luhet në “Emirates”. Mesfushori anglez, Declan Rice, shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 57-të, ekzekutim perfekt i tij. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 13-të ndodhi një episod i diskutueshëm, pas një topi të Martinelli-t në zonë, Declan Rice gjuan dhe topi i goditur prej tij prek dorën e Asencio-s.
    Vendasit pretendojnë për penallti. Arbitri Irfan Peljto, pasi merr konfirmimin e VAR vazhdon lojën dhe thotë se nuk ka asnjë gjë të parregullt në këtë rast. Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe pati një shans të artë për të kaluar në avantazh, por portieri i “Topçinjve”, Raya, u tregua i vëmendshëm. Pjesa e parë u mbyll 0-0.