Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe tregues i dinamikave të ardhshme politike në skenën qendrore.
Prishtina, Prizreni dhe Mitrovica e Jugut vlerësohen si garat më të forta, ku përplasjet mes Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës mund të riformësojnë hartën politike lokale.
Rezultatet e balotazhit pritet të ndikojnë edhe në balancat kombëtare të pushtetit, duke përcaktuar nëse LVV-ja do të zgjerojë ndikimin e saj apo nëse PDK-ja e LDK-ja do të ruajnë bastionet tradicionale.
Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për të përcaktuar se kush do t’i udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm.
Në rundin e parë të zgjedhjeve, më 12 tetor, njëzet komuna siguruan kryetarë të rinj, ndërsa 18 të tjerat do të vendosin në balotazhin e 9 nëntorit.
Në këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.
Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.
Prishtina dhe Prizreni – garat më të forta
Kryeqyteti mbetet arena kryesore e përplasjes politike.
Për më shumë se një dekadë, Prishtina ishte simbol i rivalitetit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Këtë herë, balotazhi zhvillohet mes Përparim Ramës (LDK) dhe Hajrulla Çekut (LVV), me një diferencë minimale në rundin e parë – vetëm 0.5 për qind.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kandidatët – shkon përtej kandidatëve dhe lidhet me luftën e partive për pushtetin e tyre në kryeqytet, ndërtimin e bazës zgjedhore dhe krijimin e një bastioni politik në këtë komunë”, thotë Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG).
Prishtina, si komuna më e madhe e vendit, ka rëndësi ekonomike dhe politike, duke e kthyer fitoren aty në avantazh strategjik për çdo parti.
Kjo, sipas Eminit, bën që fitorja në kryeqytet të përkthehet “në pushtet dhe ndikim në nivel nacional”.
Pas Prishtinës, gara më e vëmendshme zhvillohet në Prizren, ku përballen Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Artan Abrashi nga LVV-ja.
Megjithëse Prizreni është komuna e dytë për nga rëndësia, sipas Eminit, koalicioni lokal mes LDK-së dhe PDK-së, si dhe epërsia e Totajt në rundin e parë, kanë bërë që Vetëvendosje “të mos investojë aktivisht në këtë garë, duke e kanalizuar energjinë në komunat ku ka më shumë gjasa”.
Mitrovica e Jugut – sfidë për bastionin tradicional
Një garë tjetër e rëndësishme, sipas Eminit, do të zhvillohet në Mitrovicën e Jugut, mes Faton Pecit të LVV-së dhe Arian Tahirit të PDK-së.
Emini e konsideron këtë betejë si veçanërisht të rëndësishme për Vetëvendosjen dhe për udhëheqësin e saj, Albin Kurti.
“… sepse Kurti e ka zhvilluar garën nacionale me ndryshimin e situatës në Mitrovicën e Veriut, si narrativ. Angazhimi i kandidatit më të fortë të Vetëvendosjes dhe Listës Guxo (Faton Peci) tregon rëndësinë që kjo garë ka për partinë. Kjo sfidon direkt bastionin e PDK-së – gjë që është shumë domethënëse”, thotë Emini për Radion Evropa e Lirë.
Roli i profilit të kandidatëve
Në zgjedhjet lokale, roli i individit shpesh rezulton vendimtar.
Sipas Eminit, rasti i Ramiz Lladrovcit në Drenas e ilustron qartë këtë.
PDK-ja, pjesë e së cilës ishte Lladrovci, vendosi për kandidat në garë Petrit Hajdarin.
Lladrovci, i cili deri atëherë ishte kryetar, i hyri garës me një nismë qytetare dhe e fitoi atë që në rundin e parë.
“Kjo tregon qartë se kandidatët kanë rëndësi të madhe”, thotë Emini.
Një shembull tjetër, sipas saj, është edhe Përparim Rama në Prishtinë.
“Rasti i Përparim Ramës tregon ndikimin e një fytyre të re që vjen në një parti si LDK-ja nga jashtë Kosovës. Përkundër të gjitha pritshmërive, kandidati fitoi, dhe profili i tij kishte rëndësi jo vetëm për shkak të vetë figurës, por edhe për mbështetjen e partisë. Pra, kombinim i faktorëve”, shpjegon Emini.
Hartë e re politike në horizont?
Rezultatet e balotazhit pritet të ndikojnë ndjeshëm në hartën politike të Kosovës.
Në shumë komuna, diferencat janë minimale, dhe çdo koalicion lokal mund të përmbysë rezultatin.
Në Prishtinë, për shembull, vendimi i kandidatit të PDK-së, Uran Ismaili, për qëndrimin neutral apo përkrahjen eventuale të njërës palë, mund të përcaktojë fituesin.
“Koalicioni eventual mund ta ndryshojë situatën në terren”, thotë Emini.
Ajo shton se Vetëvendosja po përpiqet ta zgjerojë ndikimin lokal, veçanërisht në zonat ku më parë nuk kishte bazë të fortë.
LVV-ja garon në balotazh në 12 komuna – në dy prej tyre si e para, në dhjetë si e dyta.
Në zgjedhjet e vitit 2021, kjo parti kishte fituar vetëm në katër komuna.
“Shembull është targetimi dhe investimi në Mitrovicën e Jugut, duke tentuar për të zvogëluar PDK-në në një nga bastionet e saj. Nëse (LVV-ja) ka një fitore eventuale edhe në Vushtrri, atëherë e sfidon edhe më shumë (PDK-në)”, thekson Emini.
PDK-ja dhe LDK-ja, në anën tjetër, janë përqendruar në mbajtjen e komunave që i konsiderojnë bastione tradicionale.
“Këto parti janë duke luajtur në mbrojtje, duke u përpjekur t’i mbajnë bastionet e tyre. Ndërsa Vetëvendosje po përdor një lojë më strategjike dhe të fuqishme, me përfshirje aktive edhe të kryeministrit në detyrë (Albin Kurti)”, thotë Emini.
Zgjedhjet lokale si pasqyrë e skenës qendrore
Historikisht, votuesit në Kosovë kanë bërë dallime midis zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore.
Megjithatë, Emini vëren se lidhjet midis sjelljes lokale dhe strategjive nacionale po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Vetëvendosje, sipas saj, po punon me qëllim për të zgjeruar kontrollin komunal, ndërsa partitë e tjera po përpiqen t’i ruajnë territoret e tyre politike.
“Bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet PDK-së dhe LDK-së e ilustron mirë këtë dinamikë. Ai pasqyron një model tashmë të njohur në politikën kosovare, ku Vetëvendosje dhe disa parti më të vogla përballen në thelb me një front të bashkuar të elitës së vjetër politike kundër tyre – me disa përjashtime të vogla në nivel lokal”, thotë Emini.
Edhe pse mbetet e paqartë nëse këto marrëveshje lokale do të çojnë në koalicione të reja në nivel qendror, Emini nuk e përjashton mundësinë.
“Prirja e PDK-së dhe LDK-së për të bashkëpunuar në ruajtjen e pozitave të tyre, mund të sinjalizojë edhe mundësi të bashkëpunimeve të ngjashme në skenën qendrore”, thotë analistja.
Polarizimi politik dhe pritjet për të ardhmen
Zgjedhjet e këtij viti, si ato parlamentare apo lokale, kanë dëshmuar polarizimin e skenës politike në Kosovë.
Vetëvendosja ka ruajtur narrativin “ne kundër të gjithëve”, ndërsa partitë tradicionale po përpiqen t’i mbrojnë pozitat ekzistuese, thotë Emini.
Sipas saj, rezultati i balotazhit do të jetë një tregues i rëndësishëm për të gjitha partitë, për të kuptuar ku qëndrojnë në raport me elektoratin dhe si duhet t’i përshtatin strategjitë për zgjedhjet nacionale – nëse mbahen sërish.
Në këtë kohë, LVV-ja po përpiqet ta formojë Qeverinë e re me Glauk Konjufcën si mandatar për kryeministër, ndërsa partitë e tjera kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
Ndaj, edhe balotazhi merr dimension të dyfishtë: lokal në dukje, por thellësisht politik në ndikim./ REL
Tag: emini
-

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
-

Kosova, të dielën në zgjedhje! Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të vendit
Foto ilustruese
KOSOVË- Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për të përcaktuar se kush do t’i udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm.

Ndaj, edhe balotazhi merr dimension të dyfishtë: lokal në dukje, por thellësisht politik në ndikim./REL -

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike/ Roli i profilit të kandidatëve, gara më e fortë në…

Në këtë kohë, LVV-ja po përpiqet ta formojë Qeverinë e re me Glauk Konjufcën si mandatar për kryeministër, ndërsa partitë e tjera kërkojnë zgjedhje të parakohshme.Ndaj, edhe balotazhi merr dimension të dyfishtë: lokal në dukje, por thellësisht politik në ndikim./REL
-

Emin Z. Emini: Nuk shkohet përtej vetes
eja e vogla imeka ardhur koha të luajmë dhe ne lojën tonëashtu siç me njëri-tjetrin luajnë civilizimet
të prekim një qiell të panjohur të parrahur deri më tashtë harrojmë gjithçka e të bëhemi të sjellshëmtë mos gabojmë më
si thuame nder të themi para luleve të shpirtitlojënta pagëzojmë me emrin e dalur bojedashuri
nëse të pëlqen e quajmë me terma post-postmodern e eksta-ekzistencialistënevojë interesnë daç interes e nevojë bashkëdhe kështu shenjtërohemi duke ngulur këmbët në tallabak
pse jo gënjeshtërdo të ishte aq bukur
kryesorja ta djegim mjegullën e të rinjihemi me pamjen tonë prej klounështë shpëtojmë pa na shpallur heretikë e hokatarëmëkatarëtë çmendur
sipas kutit të të tjerëvetë bëhemi pjesë e lumturisë së botës së madhedhe për këtë mjafton të mos vdesimduke besuar në dashuri
pastaj të shkojmë po patëm ku të shkojmë përtej vetesshpirtdhembja imemoirë
ObserverKult
-

Njomza Emini përzgjedhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian
Njomza Emini është përzgjedhur Anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian (EPC).
Në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur në Londër, për herë të parë në histori, Kosova ka zërin e saj në strukturën më të lartë vendimmarrëse të parasportit evropian.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Njomza Emini këtë arritje e ka cilësuar si fitore kolektive, pasi sipas saj sportistët dhe trajnerët e kanë trasuar rrugën deri në nivelin aktual, në kushte aspak adekuate.
“Kjo nuk është vetëm një arritje personale, por është një fitore kolektive për të gjithë ata që kanë besuar në këtë rrugëtim për parasportistët që kurrë nuk janë dorëzuar, për trajnerët që kanë punuar edhe pa kushte dhe për secilin që me durim dhe dashuri e ka ndërtuar këtë rrugë hap pas hapi”, thuhet në njoftimin e Eminit.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Eminit:
Me kënaqësi ju njoftoj që jam zgjedhur Anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian (EPC).
Në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur në Londër, për herë të parë në histori, Kosova ka zërin e saj në strukturën më të lartë vendimmarrëse të parasportit evropian.
Kjo nuk është vetëm një arritje personale, por është një fitore kolektive për të gjithë ata që kanë besuar në këtë rrugëtim për parasportistët që kurrë nuk janë dorëzuar, për trajnerët që kanë punuar edhe pa kushte dhe për secilin që me durim dhe dashuri e ka ndërtuar këtë rrugë hap pas hapi.
Kjo është edhe për KOSOVËN:
Për një vend të vogël që sot flet me një zë të fuqishëm në Evropë;
Për parasportistët tanë që meritojnë çdo mundësi;
Për secilin që beson në barazi dhe përfshirje në sport;
Por unë nuk do të jem vetëm zëri i Kosovës. Do të jem zëri i çdo Komiteti që ka nevojë të dëgjohet më shumë. Një aleate e çdo përpjekjeje për një parasport më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më njerëzor.
Në këtë udhëtim me EPC-në, do të jem aty me zë, me përkushtim dhe me shumë krenari./ KultPlus.com
-

Emin Z. Emini: Mënyra tjetër e kujtimit të dritës
shkronjat e emrit te sajjanë kokrra të kuqe shegeshkapërderdhur në shportën e vetmisë
zogj të bardhë letreme krahët e thyer në dritareqë shtegëtojnë në pakthim
ndonjëherë i lexoj si shkronja të një bilete të grisurqë të çojnë në askund
herë tjetër bëhen grimca frymeqë ta ndalin frymëngëllënjka vere në gotën e krisurqë përvëlojnë qelizat e gjakutdorë veseje mbi ballëqë shuan zjarrminë e mungesës
gurë gacash që djegin lumenjtë e trupitflutura që pushojnë në petalet e shpirtitsheqerka të larme që shkrihen në gojë
janë kristale kripe në qiejt e ngrirëgozhda breshëri që shpojnë ombrellën e kujtesës
në zemrën e germavenuk është ajoas sytë e saj bojëulliri të papjekuras zërias aroma e lëkurës
jam unë brenda tyreqë s’dita t’i shqiptoj asnjëherëqë s’munda t’i bëj dritësiç ajo ishte
ato janë alfabeti i poezisë së harresëssi mënyrë tjetër e kujtimit.
ObserverKult
Lexo edhe:
“VETMIA”, POEZI NGA EMIN Z. EMINI
-

“Vetmia”, poezi nga Emin Z. Emini
vetmia nuk vjen nga mungesaas nga tepria
është brendanë shkronjat e emrit të sajqë pëlcasin si kokrra kripe në zjarr
jeton në frymën që del e nuk kthehetnë hapin që nuk të çon askund
pulson në shpirtin e dritës që shuhetheshtjen e shpon me turjelën e tingullit
vetmia është ajo ditëkur kujtimi yt nuk të njeh më
është dhe nata që digjet pa fenerklith pa zëprek pa gishta
në sytë e vetmisë çdo gjë ndodh pa ndodhurboshi është zemra e saj
në vetmiti bëhesh asgjëja që rri pezullas në tokë as në qiellme fytyrën e zotit që hesht
ObserverKult
Lexo edhe:
EMIN Z. EMINI: EJA SOT E MË DUAJ
-

Emin Z. Emini: Bamja e pabame
Emin Z. Emini
në pik’ të verësthupra dimni i mbledhi shkrolat për nji zjerm t’vocërrme i xehë fjalët qi s’kanë pasë guxim me dalëprej goj’s t’nanëspupas me ikë prej letrësqi shkrim s’kanë pa me sy
rruza gjaku i lidhi fjalët n’byzylyk t’mendimitledinën e prashitin me lulue kamomilee njohin dorën e plasaritun qi i ka mbajtëpërmendsh ua dinë dhimbjet e brijëve qi s’bzajnë
fjalitë i vargoj varka mbi ujin e madhme i çue përtej terrinësme folë për nji botë qi s’çeli kurrëpër nji djell qi u ndal mbas malitpër nji kangë hane qi hala s’e nisi kush
ndonjiherë edhe ban vakiajo qi as m’e besue s’bahetprej pak fjalëve të mbledhunangjallet nji shpi n’myjën e guritme nji dritë mbrendaqi tjetër zot s’njehveç kujtesës së frymës
por krejt e pamundunm’bahetm’i mbledh copat e shpërndame të kenjesprej dhéut prej zânitprej mkatit prej asgjasëprej bukurisë prej heshtjesprej troshash dashnijetpjekun në zjermin e zanafillësme e ribâ vedin
ObserverKult
Lexo edhe:
EMIN Z. EMINI: EJA SOT E MË DUAJ