Tag: emilia

  • Dyshime: A ishte Shekspiri grua?

    Dyshime: A ishte Shekspiri grua?

    Dyshimet nëse Uilliam Shekspiri, i ka shkruar vërtetë veprat që njihen ende sot si të tijat, janë aq të vjetra sa edhe vetë veprat e tij. Frensis Bejkë, Kristofer Marlou; dhe Eduard de Ver, konti i 17-të i Oksfordit, vazhdojnë të kryesojnë teoritë e konspiracionit.

    Nga Elizabet Uinkler

    Në kundërpërgjigje, studiuesit ortodoksë të Shekspirit janë të fiksuar pas dogmatizmit të tyre. Por, a ka menduar dikush ndonjëherë që të hipotetizojë që krijuesi i atyre personazheve, gra të jashtëzakonshme në veprat e Shekspirit, të mund të ketë qenë në fakt një grua? Dhe kush mund të ishte ajo?

    Kritiku letrar Xhon Raskin është shprehur: ”Shekspiri nuk ka heronj, ai ka vetëm heroina”. Dhe një numër i madh i këtyre heroinave, refuzojnë t’u binden rregullave të kohës. Të paktën 10 prej tyre i sfidojnë baballarët e tyre, duke u betuar se do të gjejnë vetë partnerin e jetës. Tetë personazhe femra maskojnë veten si burra, për të shmangur kontrollet patriarkale, pra më shumë shkëmbime gjinore se sa mund të gjenden në veprën e ndonjë dramaturgu të mëparshëm anglez.

    Por, pikëpamja mbizotëruese ishte se asnjë grua në Anglinë e periudhës së Rilindjes nuk shkroi për teatrin, sepse kjo ishte kundër rregullave. Megjithatë, studiuesit kanë vërtetuar kohët e fundit se gratë, kanë qenë të përfshira në veprimtarinë e shtëpive të ndryshme botuese. Për më tepër, 80 për qind e dramave të botuara në vitet 1580, u shkruan në mënyrë anonime, dhe ky numër nuk ra nën 50 për qind deri në fillim të viteve 1600.

    Të paktën një studiues i njohur i Shekspirit, Filis Rakin i Universitetit të Pensilvanisë, sfidon supozimin e përgjithshëm që drama komerciale e asaj periudhe, nuk kishte asgjë femërore. Një gënjeshtër që demaskohet nga Gabriel Harvi, një kritik i njohur letrar i epokës elizabetiane. Në vitin 1593, ai i referohej fshehurazi një “gruaje fisnike të shkëlqyer’, që kishte shkruar 3 sonete dhe një komedi.

    Po kush ishte kjo grua që shkroi një “vepër të pavdekshme”, në të njëjtin vit që u shfaq në shtyp edhe emri i Shekspirit, me poemën “Venusi dhe Adonisi”? Një kandidate është Meri Sidnej, kontesha e Pembrok (dhe motra e dashur e poetit të famshëm Filip Sidnej) – një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj, përkthyese dhe poete.

    Por, kandidatja që më ka intriguar më shumë, ishte një grua ekzotike dhe shumë më periferike se sa Sidnej, që ishte e mirënjohur. Jo shumë kohë më parë, mësova se “Globe Theater” në Londër, kishte nisur të shqyrtonte të dhënat e kësaj figure. Sezoni veror i vitit 2018 përfundoi me një shfaqje të re, “Emilia”, që fliste mbi një bashkëkohëse të Shekspirit, Emilia Basano.

    E lindur në Londër në vitin 1569, në një familje emigrantësh venecianë – muzikantë dhe prodhues instrumentash, me gjasë me origjinë hebreje – ajo ishte një nga gratë e para në Angli që publikoi një vëllim me poezi (fetare, por që mbronte lirinë e grave dhe shprehej kundër shtypjes mashkullore).

    Ekzistenca e saj, u zbulua në vitin 1973 nga historiani i Oksfordit Al Rouz, që spekuloi se ishte “zonja e errët” e përshkruar në sonetin e Shekspirit. Tek “Emilia”, dramaturgu Morgan Lloid Malkolm shkon një hap më tej: Shekspiri i tij është një plagjiator që përdor fjalët e Basanon, për mbrojtjen e famshme që Emilia u bën grave tek “Othello”.

    A mundet që Basano të ketë kontribuar edhe më gjerësisht, dhe në mënyrë direkte në veprat e Shekspirit. Numri i skeptikëve mbi autorësinë e Shekspirit, është i madh, mes tyre emra të njohur si Ralf Ualdo Emerson, Uollt Uitman, Mark Tuein, Sigmund Frojd apo Çarli Çaplin. Idetë e tyre në lidhje me autorësinë e dramave dhe poemave ndryshojnë, por ata pranojnë se Shekspiri nuk është njeriu që i ka shkruar ato.

    Dyshimi i tyre është i rrënjosur në fakte konkrete. Jeta e Shekspirit është dokumentuar mjaft mirë, sipas standardeve të periudhës. Por, asnjë dokument nga jeta e tij nuk e identifikon atë pa mëdyshje si një shkrimtar. Më shumë se 70 dokumente që ekzistojnë, e përshkruajnë atë si një aktor, një aksioner në një kompani teatrore apo si një investitor.

    Ata tregojnë se ai shmangu taksat, se si u gjobit për këtë, dhe si iu nënshtrua një urdhri kufizues. Profili, është jashtëzakonisht koherent me atë të një sipërmarrësi të industrisë argëtuese të Rilindjes. Por, ajo që mungon është çdo shenjë që ai shkroi vepra.

    Për më tepër, si arriti njeriu i lindur në Stratford, të kishte njohuri të gjera mbi ndodhitë në oborrin mbretëror të Elisabetës, të gjuhëve të shumta, mbi ligjet, astronominë, muzikën, ushtrinë apo territoret e huaja, veçanërisht qytetet veriore të Italisë?

    Dhe fakt është, që Shekspiri nuk u arsimua më pas moshës 13 vjeçare. Ndoshta ai ka udhëtuar shumë, i është bashkuar në një moment ushtrisë, apo ka punuar si mentor, apo që të treja bashkë sikurse kanë supozuar studiuesit. Megjithatë, asnjë prej këtyre përvojave nuk ekziston.

    Ndërkohë, jeta e Emilia Basanos, përfshiu të gjithë diapazonin e dijeve të përshkruara në veprat e Shekspirit. Studuesi Xhon Hadson, e ka mbështetur prej vitesh këtë hipotezë. Në vitin 2014, ai botoi librin “Zonja e Errët e Shekspirit: Amelia Bassano Lanier, gruaja prapa dramave të Shekspirit?”.

    Hadson, përmend aty shënimet e një mjeku dhe astrologu të kohës, të quajtur Sajmën Forman. Në adoleshencë, ajo u bë mësuese e Henri Karej, mjeshtër i argëtimit në oborrin mbretëror, dhe protekor i kompanisë teatrore të Shekspirit. Dhe, ky ishte vetëm fillimi. Nëse Basano ka qenë e dashura e Shekspirit, kjo nuk mund të thuhet me saktësi.

    Hadson thekson, se Basano jetoi “një jetë në kufijtë e shumë botëve të ndryshme shoqërore”, që përfshin edhe diapazonin e botës letrrare të Shekspiri: referencat e saj të imtësishme mbi intrigat e oborrit; burimet e saj italiane, dhe orgjina e supozuar hebraike; muzika dhe feminizmi i saj. Dhe, gjurma e saj në dramat e Shekspirit, shtrihet për një periudhë të gjatë.

    Ai, vë në dukje shumë përdorime të emrit të saj, duke cituar disa më të hershme, si për shembull Emilian tek “Komedia e gabimeve”. Më vonë, tek “Tregtari i Venedikut”, heroi romantik është një venezian me emrin Basanio, një tregues që autori ndoshta e dinte mbi lidhjen e Basanos me Venecian. Më tej, tek “Otello”, shfaqet një tjetër Emilia – gruaja e Jagos.

    Më vonë, si gruaja e Henry Karej, Basano fitoi gjithnjë e më shumë qasje në botën e teatrit. Karej, kushëriri i mbretëreshës së Anglisë, mbante poste të ndryshme ligjore dhe ushtarake. Basano ishte tejet “e favorizuar nga Madhëria e saj, dhe nga shumë fisnikë”, vuri në dukje doktor Forman.

    Pastaj, në fund të vitit 1592, Basano (tashmë 23 vjeçe) u dëbua nga oborri. Ajo ishte shtatzënë. Karej i ktheu paratë dhe xhevahirët e saj, dhe më vonë u martua me Alfonso Lanier, një muzikant i oborrit. Disa muaj më vonë, lindi një djalë. Bassano, u punësua më vonë në një familje fisnike, ndoshta si një mësuese e muzikës, dhe afërsisht një dekadë pas asaj hapi një shkollë.

    Nëse ajo i shoqëroi të afërmit e saj, në udhëtimet e tyre përsëri në Italinë e veriut, kjo nuk dihet. Por, lidhja familjare me vendin e origjinës, ofroi mundësinë për njohjen në detaje me rajonin.

    “Unë ndjeja gjithmonë diçka italiane, diçka hebreje tek Shekspiri”- do të shprehej Jorge Luis Borges për “The Paris Review” në vitin 1966.

    “Ndoshta, anglezët e admirojnë për shkak të kësaj, pasi është kaq ndryshe nga ata”. Borges nuk ka përmendur ndjenjën “diçka femërore” për Bardin, megjithatë kjo përgjigje nuk ka pushuar kurrë të jetë pjesë e joshjes ndaj Shekspirit. / “The Atlantic” 

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHEKSPIRI: UNË GJITHMONË NDIHEM I LUMTUR. A E DINI PSE? SEPSE NUK SHPRESOJ ASGJË PREJ ASKUJT…

  • Erëra mbi 100 km/h dhe përmbytje në Italinë veriore, shpallet alarm në rajonet Emilia-Romagna

    Erëra mbi 100 km/h dhe përmbytje në Italinë veriore, shpallet alarm në rajonet Emilia-Romagna

    Një stuhi e dhunshme ka ‘mbjellë’ shkatërrim në rajonet turistike të Emilia-Romagnas në Itali.

    Shira të rrëmbyer, erëra që mbërrinin shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë dhe breshër kanë goditur Riminin e Ravenën, duke shkaktuar atje dëme të konsiderueshme materiale. Mediat lokale kanë folur për “një bombë të vërtetë moti”, duke përmendur faktin që stuhia e rrallë rigjeneron veten falë lagështirën që merr nga deti i ngrohtë.
    Gati 300 pemë llogaritet të jenë rrëzuar në Milano Marittima, ku janë dëmtuar edhe shumë makina të parkuara, megjithatë fatmirësisht, nuk ka raporte për të lënduar.  Autoritetet lokale po përgatiten të shpallin gjendje emergjence rajonale dhe ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar për pastrimin e zonave të goditura. Stuhia nisi në prët e para të ditës dhe përfshiu shumë shpejt të gjithë vijën bregdetare atje, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe bllokime rrugësh. Plazhet po ashtu kanë marrë një goditje të fortë, me çadra të thyera e tenda të grisura. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm të verdhë për zonën në fjalë që do të jetë në fuqi përgjatë gjithë ditës.

    Top Channel

  • Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Athinë, asnjë lajm prej 3 ditësh! Flet nëna: Doli me shoqet dhe nuk u kthye më, mund të jetë në rrezik

    Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Athinë, asnjë lajm prej 3 ditësh! Flet nëna: Doli me shoqet dhe nuk u kthye më, mund të jetë në rrezik

    Një 16-vjeçare shqiptare është zhdukur në Athinë më 16 qershor. Familja, e cila nuk ka asnjë lajm prej tre ditësh po kërkon informacion në lidhje me zhdukjen e papritur të vajzës së tyre.

    Sipas nënës të së miturës, e cila foli për protothema.gr, 16-vjeçarja doli për një shëtitje me shoqet dhe nuk u kthye më në shtëpi.
    Frika dhe ankthi i prindërve të 16-vjeçares  se fëmija i tyre është në rrezik po rritet dita-ditës, pasi Emilia nuk ka komunikuar me familjen e saj deri më sot.

    “Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga nata e së hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi. Kur pashë se po vonohej, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”. Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim për momentin, telefoni i saj celular është i fikur, kam frikë se duhet të jetë përfshirë me shoqe të këqija, sepse nuk ka dalë kurrë me shoqet e saj, siç më kishte thënë. Dhe mesazhi që dërgoi se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”, besoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpi”, tha nëna e vajzës.
    Njoftimi i Buzëqeshjes së Fëmijës
    Më 16/06/2025 në orën 17:00, Emilia B., 16 vjeç, u zhduk nga Petralona. “Buzëqeshja e Fëmijës” u informua sot, më 17/06/2025, dhe menjëherë vazhdoi me publikimin e të dhënave të të miturës, me kërkesë të familjes së saj, pasi mund të ketë arsye që e vënë jetën në rrezik.
    Emilia ka flokë të kuq, sy kafe, është 1.70 e gjatë dhe peshon 65 kilogramë. Ditën që u zhduk, ajo mbante veshur xhinse të zeza, një bluzë të zezë pa mëngë, syze miopie dhe mbante në dorë një çantë.
    Kushdo që ka ndonjë informacion lutet të kontaktojë “Buzëqeshjen e Fëmijës”, 24 orë në ditë, në “Linjën e Ndihmës Evropiane për Fëmijët e Zhdukur 116000” si dhe në të gjitha Departamentet e Policisë në vend./vizionplus.tv 

  • “S’kthehem më në shtëpi!”/ Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, e ëma: Dikush fshihet pas atij mesazhi

    “S’kthehem më në shtëpi!”/ Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, e ëma: Dikush fshihet pas atij mesazhi

    Emilia

    “Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga nata e së hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi. Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”. Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim për momentin, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se mos është përfshirë me shoqe të këqija. Nga mesazhi që dërgoi se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”, dyshoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë…,”- tha nëna e vajzës.
    Emilia ka flokë të kuq, sy kafe, është 1.70 e gjatë dhe peshon 65 kilogramë. Ditën që u zhduk, ajo mbante veshur xhinse të zeza, një bluzë të zezë pa mëngë, syze dhe mbante në dorë një çantë ngjyrë bordo./ZËRI

  • Humb gjurmët 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, e ëma e trembur: Më tha nuk do kthehem më në shtëpi

    Humb gjurmët 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, e ëma e trembur: Më tha nuk do kthehem më në shtëpi

    Një 16-vjeçare shqiptare në Greqi, ka humbur gjurmët që prej mbrëmjes e së hënës, duke bërë që familjarët e saj të kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj.
    Bëhet fjalë për të miturën Emilia Veliu, 16 vjeçe, e cila jeton me familjen e saj në zonën Petralona, Greqi.
    Njoftimi për humbjen e saj e ka bërë dhe faqja zyrtare “Buzëqeshja e Fëmijës” në Greqi, që raporton çdo humbje të mituri në vendin fqinjë.
    Emilia ka flokë të kuqërremta, sy kafe, është 1.70 m e gjatë dhe peshon rreth 65 kg. ditën kur ajo u zhduk, kishte të veshur xhinse të zeza, një kanatjere të zeze, syze optike dhe mbantë një çantë ngjyrë vishnje.
    E ëma e së mitures, ka folur për median greke “Protothema”, duke bërë apel për ndihmë për gjetjen e vajzës së saj. Prindi shprehet se ka frikë për shëndetin dhe mirëqënien e vajzës 16-vjeçare, pasi mesazhi i fundit i së mitures për të ëmën ishte “Nuk do të kthehem më në shtëpi”. Emilia ndërkohë është e paarritshme në shërbimin telefonik, duke shtuar frikën tek familjarët e saj për shëndetin e vajzës së humbur.
    “Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga nata e së hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi. Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”. Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim për momentin, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se duhet të jetë përfshirë me shoqe të këqija, sepse nuk ka dalë kurrë shetitje me shoqet dhe shoqet e saj, siç më kishte thënë. Dhe mesazhi që dërgoi se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”, besoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë…” tha nëna e vajzës.
    Kush mund të ketë informacion lidhur me vajzën, mund të kontaktojë në numrat e emergjencës grekë 100 ose tek “Linja e Telefonit Evropian për Fëmijët e Zhdukur 116000”.

  • Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Athinë, asnjë lajm prej 3 ditësh! Flet nëna: Doli me shoqet dhe nuk u kthe më, mund të jetë në rrezik

    Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Athinë, asnjë lajm prej 3 ditësh! Flet nëna: Doli me shoqet dhe nuk u kthe më, mund të jetë në rrezik

    Një 16-vjeçare shqiptare është zhdukur në Athinë më 16 qershor. Familja, e cila nuk ka asnjë lajm prej tre ditësh po kërkon informacion në lidhje me zhdukjen e papritur të vajzës së tyre.

    Sipas nënës të së miturës, e cila foli për protothema.gr, 16-vjeçarja doli për një shëtitje me shoqet dhe nuk u kthye më në shtëpi.
    Frika dhe ankthi i prindërve të 16-vjeçares  se fëmija i tyre është në rrezik po rritet dita-ditës, pasi Emilia nuk ka komunikuar me familjen e saj deri më sot.

    “Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga nata e së hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi. Kur pashë se po vonohej, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”. Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim për momentin, telefoni i saj celular është i fikur, kam frikë se duhet të jetë përfshirë me shoqe të këqija, sepse nuk ka dalë kurrë me shoqet e saj, siç më kishte thënë. Dhe mesazhi që dërgoi se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”, besoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpi”, tha nëna e vajzës.
    Njoftimi i Buzëqeshjes së Fëmijës
    Më 16/06/2025 në orën 17:00, Emilia B., 16 vjeç, u zhduk nga Petralona. “Buzëqeshja e Fëmijës” u informua sot, më 17/06/2025, dhe menjëherë vazhdoi me publikimin e të dhënave të të miturës, me kërkesë të familjes së saj, pasi mund të ketë arsye që e vënë jetën në rrezik.
    Emilia ka flokë të kuq, sy kafe, është 1.70 e gjatë dhe peshon 65 kilogramë. Ditën që u zhduk, ajo mbante veshur xhinse të zeza, një bluzë të zezë pa mëngë, syze miopie dhe mbante në dorë një çantë.
    Kushdo që ka ndonjë informacion lutet të kontaktojë “Buzëqeshjen e Fëmijës”, 24 orë në ditë, në “Linjën e Ndihmës Evropiane për Fëmijët e Zhdukur 116000” si dhe në të gjitha Departamentet e Policisë në vend./vizionplus.tv 

  • Adoleshentja shqiptare e zhdukur prej 4 ditësh në Greqi, nëna: Shkak shoqëria e keqe

    Adoleshentja shqiptare e zhdukur prej 4 ditësh në Greqi, nëna: Shkak shoqëria e keqe

    Familja e 16-vjeçares shqiptare Emilia Veliu, e cila rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së të hënës kur humbi çdo gjurmë në zonën e Petralonës ku ajo jetonte, po kërkon informacion në lidhje fatin e vajzës së tyre. Sipas nënës së 16-vjeçares, Emilia doli për një shëtitje me shoqet dhe nuk u kthye më në shtëpi. Frika dhe ankthi i prindërve është se fëmija i tyre ndodhet në rrezik, pasi s’kanë pasur asnjë komunikim me të.
    ”Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga mbrëmjes së të hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi. Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte ”Nuk do të kthehem më në shtëpi”.

    Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se mund të jetë përfshirë në shoqëri të keqe. Dhe mesazhi që dërgoi se ”Nuk do të kthehem më në shtëpi”, besoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë”, tha e ëma e adoleshentes.
     

  • ‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’/ Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, nëna hedh dyshime mbi mesazhin

    ‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’/ Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, nëna hedh dyshime mbi mesazhin

     Një 16-vjeçare shqiptare prej katër ditësh është zhdukur pa lënë gjurmë në Greqi. Adoleshentja është identifikuar si Emilia Veliu. Ajo është zhdukur pas një shëtitjeje më shoqen e saj më datë 16 qershor.

    Sipas nënës së vajzës, e cila foli për protothema.gr, e mitura doli për një shëtitje me shoqet e saj dhe nuk u kthye më në shtëpi. Frika dhe ankthi i prindërve të 16-vjeçares Emilia se fëmija i tyre është në rrezik po rritet dita-ditës, pasi 16-vjeçarja nuk ka komunikuar me familjen e saj deri më sot.

    Nëna më tej bëri me dije se nga telefoni i saj ka ardhur në mesazh ku shkruhet se vajza nuk do të kthehet më në shtëpi. Ajo shtoi se ka frikë se pas mesazhit fshihet ndonjë person tjetër që do të dëmtojë të miturën.

    “Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga nata e së hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi. Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj.

    Mesazhi i fundit ishte se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”. Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim për momentin, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se duhet të jetë përfshirë me shoqe të këqija, sepse nuk ka dalë kurrë me shoqet dhe shoqet e saj, siç më kishte thënë. Dhe mesazhi që dërgoi se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”, besoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë.” tha nëna e vajzës.

    Autoritete greke u bëjnë thirrje qytetarëve të telefonojnë në numrin 116000 si dhe në të gjitha drejtoritë e policisë në vend, nëse kanë informacion për vendndodhjen e Emilias. Të afërmit e adoleshentes kanë publikuar gjithashtu njoftimin e zhdukjes së 16-vjeçares në rrjetet e tyre sociale Facebook dhe Instagram. Halla e adoleshentes shkruan se policia greke e ka shpallur të rrëmbyer Emilian.

    Emilia ka flokë të kuq, sy kafe, është 1.70 e gjatë dhe peshon 65 kilogramë. Ditën që u zhduk, ajo mbante veshur xhinse të zeza, një bluzë të zezë pa mëngë, syze  dhe mbante në dorë një çantë ngjyrë vishnje.

  • Verstapen mposht MekLaren për triumfin në Imola

    Red Bull feston katërqind Gprix në Formula Një me fitoren sensacionale të Maks Verstapen në garat e zhvilluara sot Emilia Romagna. Në Imola, kampioni katër herë i botës kalon pilotët e MekLaren-ët me ndihmën e një ndalese në boks nën kushtet VSC (Virtual Safety Car), duke shënuar fitoren e tij të dytë të sezonit pas asaj një muaj e gjysmë më parë në Japoni.

    I tejkaluar në fillim me një frenim të zakonshëm nga Verstapen në Tamburello, Oskar Piastri përfundon i treti pas shokut të tij të skuadrës Lando Norris me avantazhin e një seti gomash të reja të montuara gjatë Safety Car të shkaktuar nga nevoja për të hequr Mercedes-in e Andrea Kimi Antoneli-t (probleme me përshpejtuesin), fundi i një gare jo aq të shkëlqyer për pilotin italian.

    Mbrritja në Emilia-Romagna:

    Vazhdo leximin