Tag: emigrimi

  • Të huajt paguhen 500-700 euro. Ja sa pagë kërkojnë shqiptarët!

    Të huajt paguhen 500-700 euro. Ja sa pagë kërkojnë shqiptarët!

    Agjencitë e rekrutimit të punonjësve nga jashtë thonë se “importi” i punëtorëve pritet të rritet më tej, pasi emigrimi i shqiptarëve nuk po ndalet, ndërsa nevojat e bizneseve për fuqi punëtore po rriten.
    Arlind Kurti përfaqësues i një prej agjencive në treg thotë se të huajt që vijnë për punë në Shqipëri dominojnë me paga mesatare, për shkak edhe të standardit të ulët ekonomik nga vendet që vijnë.
    “Ne jemi orientuar më shumë te punëtoret nga Filipinet. Shumica e tyre kur nënshkruajnë një kontratë janë në nivelin e 500-700 euro pagë mujore, ndërsa shqiptarët kërkojnë gati dyfishin e tyre 1500 euro në muaj. Por çdo kontratë vlerësohet sipas rastit dhe aftësive të punëmarrësit”, tha Kurti në Vizon Plus.
    Sipas të dhënave nga agjencitë e rekrutimeve, tashmë punëmarrësit kanë më shumë fuqi të negociojnë për pagën dhe kushtet e punës dhe punëdhënësit më të prirur për të pranuar negociatat.
    Plakja e popullsisë si dhe emigrimi i fuqisë punëtorë janë kërcënimet kryesore të ekonomisë, të cilat ende nuk po gjejnë adresim me politikat ekonomike.

  • Paralajmërimi i BSH, e ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi

    Paralajmërimi i BSH, e ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi

    Paralajmërimi i BSH, e ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi
    E ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi! Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rreziqe për potencialet e rritjes ekonomike të vendit. Shqetësimin e ngriti sërish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
    “Zhvillimet demografike jo të favorshme dhe ndryshimet strukturore në tregun e punës po e bëjnë mjedisin ekonomik më të ndërlikuar. Të gjitha këto trende po i vendosin sistemet financiare dhe politikat monetare e ekonomike përballë sfidave të reja dhe risive komplekse, të cilat kërkojnë analiza të thelluara, kuptim më të mirë të veprimeve ndërsektoriale dhe vendimmarrje të bazuar në prova e rigorozitet shkencor”, tha Sejko, përcjell A2 CNN.
    Nga Workshop-i e 19-të i Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, Sejko tregoi edhe faktorët e tjerë të jashtëm që kërcënohen të ardhmen e vendit. “Pasiguritë globale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ndryshimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë e ushqimeve vazhdojnë të ndikojnë pritshmëritë e agjentëve ekonomikë dhe kushtet tregtare të vendit. Njëkohësisht, tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër dhe digjitale kërkon investime të mëdha publike e private, rritje të produktivitetit dhe përshtatje të strukturës së prodhimit. Nga ana tjetër, ndryshimet demografike, si plakja e popullsisë dhe emigracioni i vazhdueshëm i forcës së punës, po kufizojnë ofertën e burimeve njerëzore, duke ndikuar në potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike”, tha Sejko.
    Ndaj është urgjente të lëvizet në drejtim të politikave që e konsiderojnë individin si kapitalin më të çmuar të shoqërisë. “Në këtë mjedis të ri, gati të paparashikueshëm, rritja ekonomike e qëndrueshme dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik është një sfidë më vete, e cila kërkon politika të kujdesshme monetare e fiskale, rritje të efikasitetit të tregjeve financiare dhe zhvillim të mëtejshëm të tyre. Në këtë kontekst, nevojiten reforma të rëndësishme transformuese për të rritur produktivitetin përmes: inovacionit, investimeve, përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së konkurrencës”.
    Banka e Shqipërisë pret që rritja ekonomike të vazhdojë me ritme solide, e nxitur nga turizmi dhe investimet. (A2 Televizion)

  • Paralajmërimi i fortë/ E ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi!

    Paralajmërimi i fortë/ E ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi!

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka paralajmëruar se e ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi! Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rreziqe për potencialet e rritjes ekonomike të vendit.
    “Zhvillimet demografike jo të favorshme dhe ndryshimet strukturore në tregun e punës po e bëjnë mjedisin ekonomik më të ndërlikuar. Të gjitha këto trende po i vendosin sistemet financiare dhe politikat monetare e ekonomike përballë sfidave të reja dhe risive komplekse, të cilat kërkojnë analiza të thelluara, kuptim më të mirë të veprimeve ndërsektoriale dhe vendimmarrje të bazuar në prova e rigorozitet shkencor”, tha Sejko.
    Nga Workshop-i e 19-të i Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, Sejko tregoi edhe faktorët e tjerë të jashtëm që kërcënohen të ardhmen e vendit.
    Nga Workshop-i e 19-të i Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, Sejko tregoi edhe faktorët e tjerë të jashtëm që kërcënohen të ardhmen e vendit.
    “Pasiguritë globale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ndryshimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë e ushqimeve vazhdojnë të ndikojnë pritshmëritë e agjentëve ekonomikë dhe kushtet tregtare të vendit. Njëkohësisht, tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër dhe digjitale kërkon investime të mëdha publike e private, rritje të produktivitetit dhe përshtatje të strukturës së prodhimit. Nga ana tjetër, ndryshimet demografike, si plakja e popullsisë dhe emigracioni i vazhdueshëm i forcës së punës, po kufizojnë ofertën e burimeve njerëzore, duke ndikuar në potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike”, tha Sejko.
    Ndaj është urgjente të lëvizet në drejtim të politikave që e konsiderojnë individin si kapitalin më të çmuar të shoqërisë.
    “Në këtë mjedis të ri, gati të paparashikueshëm, rritja ekonomike e qëndrueshme dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik është një sfidë më vete, e cila kërkon politika të kujdesshme monetare e fiskale, rritje të efikasitetit të tregjeve financiare dhe zhvillim të mëtejshëm të tyre. Në këtë kontekst, nevojiten reforma të rëndësishme transformuese për të rritur produktivitetin përmes: inovacionit, investimeve, përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së konkurrencës”.
    Banka e Shqipërisë pret që rritja ekonomike të vazhdojë me ritme solide, e nxitur nga turizmi dhe investimet.

  • Emigrimi që u kthye në makth! Nëna dhe fëmija i saj 6-vjeçar, burgosen për tre javë në SHBA

    Emigrimi që u kthye në makth! Nëna dhe fëmija i saj 6-vjeçar, burgosen për tre javë në SHBA

    Një grua nga Zelanda e Re, Sarah Shaw, 33 vjeç, dhe djali i saj 6-vjeçar po mbahen në një qendër imigrimi në Teksas, pas ndalimit në kufirin Kanada–SHBA, një përvojë që miqtë e saj e përshkruajnë si “tmerruese”.
    Shaw, e cila jeton në shtetin e Uashingtonit për më shumë se tre vjet, u ndalua kur po tentonte të rikthehej në SHBA pas një vizite të fëmijëve të saj më të mëdhenj në Zelanda e Re. Ajo dhe djali i saj u transportuan menjëherë në qendrën e përpunimit të emigracionit në Dilley, larg qendrës së tyre të jetesës, pa shpjegime të qarta dhe pa mundësi të përdornin rrobat e tyre.
    Shaw ka një vizë “combo card”, e përbërë nga një vizë pune dhe një vizë I-360 për viktimat e dhunës në familje. Sipas miqve të saj, autoritetet kufitare mund të kishin përdorur një parole humanitare, por e ndaluan ajo dhe djalin e saj, duke e bërë situatën të rëndë emocionalisht dhe financiarisht.
    Rasti i Shaw është pjesë e një liste në rritje të të huajve që përballen me ndalime, hetime dhe deportime në kufirin amerikan, pavarësisht vizave të vlefshme. Sindikata që përfaqëson Shaw, Uashington Federation of State Employees, ka kërkuar lirimin e saj, duke theksuar se praktikat e ICE dhe politika imigracioni janë në kundërshtim me vlerat amerikane dhe të drejtat e njeriut.
    Ministria e Jashtme e Zelandës së Re është në kontakt me Shaw, por nuk ka komentuar më shumë për çështjen për shkak të privatësisë.

  • “Ik se do vdesësh”, flet fermeri që kallëzoi për të shtëna me armë pranë shtëpisë: Erdha nga emigrimi…

    “Ik se do vdesësh”, flet fermeri që kallëzoi për të shtëna me armë pranë shtëpisë: Erdha nga emigrimi…

    Fermeri Erjon Nikolli ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij. Fermeri gjatë një deklarate për mediat sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar.
    “Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë. Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë,” tha Fermeri.
    Ngjarja ka lënë pasoja të rënda psikologjike edhe te bashkëshortja e tij, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë.
    “Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,” tha ajo.
    Policia e Pukës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar disa prova në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Nga emigracioni te sipërmarrja, histori suksesi në Elbasan

    Nga emigracioni te sipërmarrja, histori suksesi në Elbasan

    Geni dhe Erjoni, dy vëllezër të kthyer nga emigrimi, themeluan në vitin 2014 furrën “Baku” në qytetin e Elbasanit. Me një shumëllojshmëri produktesh brumi dhe ëmbëlsirash, si dhe standarde të larta higjienike e teknologjike, biznesi u bë shpejt i njohur jo vetëm në komunitetin ku ndodhej, por edhe më gjerë në qytet.
    Furra “Baku” nisi si një biznes familjar, ku të punësuarit e parë ishin pjesëtarë të familjes. Me kalimin e viteve, cilësia e produkteve dhe kërkesa në rritje bënë që numri i punonjësve të zgjerohej nga 10 në 15. Së fundmi, ata kanë hapur edhe një pikë të dytë shërbimi, duke shtuar kapacitetet dhe prezencën e tyre në qytet. Ky zgjerim është bërë edhe me mbështetjen e pushtetit vendor.

    Furrën “Baku” e vizitoi edhe Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si një biznes që po i shtohet hartës së zhvillimit të qytetit.“Ky është një shembull domethënës i asaj që duam të nxisim në Elbasan: njerëz që rikthehen nga emigrimi dhe investojnë me përkushtim në qytetin e tyre. Furra ‘Baku’ është një histori suksesi që ka sjellë jo vetëm shërbim cilësor, por edhe vende të reja pune. Mbështetja jonë për biznese të ndershme dhe të qëndrueshme do të vazhdojë, dhe jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë tyre edhe në hapat e ardhshëm të zhvillimit”, u shpreh Kryetari Llatja.
    Biznesi përfaqëson një model të suksesshëm lokal, me kushte optimale pune, pajisje moderne dhe përkushtim të vazhdueshëm për të ofruar produkte cilësore.

  • Shqipëria, si laborator i migracionit

    Shqipëria, si laborator i migracionit

    Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në emigracionin e trurit.Për z. King,  profesor në Universitetin Sussex në Britani, Shqipëria është kthyer në një rast studimor unik për fenomenin e emigrimit masiv.Pas dekadash izolimi, shqiptarët u përfshinë në një valë të pandalshme emigrimi, të nxitur nga kriza ekonomike, mungesa e perspektivës dhe dëshira për një jetë më të mirë.Kjo e ka bërë vendin tonë një “laborator” ideal për studiuesit e migracionit, të cilët kanë mundësi të vërejnë forma të ndryshme si emigrimi ekonomik nëpërmjet azilit “brain drain”, migracioni martesor, kthimet e pjesshme dhe lëvizjet e brendshme drejt qendrave urbane.Zoti Gëdeshi tha se shkaqet mbizotëruese të emigrimit aktualisht mbeten kryesisht ekonomike, varfëri, papunësi dhe pagat më të larta jashtë vendit.Por gjithashtu po ndikojnë gjithnjë e më shumë faktorë kulturorë dhe shoqërorë si mungesa e besimit në institucionet, korrupsioni dhe dëshira për “një jetë normale”.Profilet e emigrantëve janë të ndryshme, nga punëtorë me pak kualifikim, te profesionistë të arsimuar, studentë dhe azilkërkues.Përqindja e “brain drain” është rritur ndjeshëm, rreth 40% e emigrimit në periudhën 2012–2019 përbëhej nga të rinj të diplomuar.Studiuesit pohojnë se emigracioni shqiptar ka evoluar nga punëtorët e krahut drejt shtresave më të kualifikuara dhe të reja. Gjermania, SHBA dhe Britania janë bërë destinacionet më të preferuara, në vend të Italisë dhe Greqisë.Gjithashtu është rritur dëshira për arsim dhe trajnim jashtë vendit, sidomos në radhët e të rinjve 18–40 vjeç.Nga një këndvështrim, studiuesit kanë vënë re se në njëfarë mënyre emigracioni ul tensionet sociale dhe papunësinë dhe rrit rezervat valutore nëpërmjet remitancave.Por sipas tyre, efektet negative janë shumë herë më të mëdha. Emigrimi po ndikon në thellimin e pabarazive rajonale dhe sociale.Vetëm një pjesë e vogël e emigrantëve kthehen në Shqipëri. Kthimet janë më të zakonshme në rastin e azilkërkuesve të refuzuar apo të prekur nga krizat në vendet pritëse.Ndërkohë, shumica që jetojnë jashtë mbajnë lidhje të forta me Shqipërinë, por nuk planifikojnë kthim për shkak të mungesës së kushteve të favorshme.Sondazhet tregojnë se vetëm 17% e diasporës shkencore dhe 15% e mjekëve duan të kthehen. Shumica përmendin si pengesa mungesën e stabilitetit politik dhe ekonomik, korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe infrastrukturën e dobët.Ata që kthehen shpesh ndihen si të huaj në vendin e tyre. Studiuesit kanë vënë re se Shqipëria perceptohet si më individualiste dhe më pak komunitare se më parë.Të kthyerit përballen me korrupsion, burokraci, informalitet dhe sfida për të ndërtuar biznese, ndërkohë që zonat rurale boshatisen e Tirana mbingarkohet nga ndërtimet.Z. Gëdeshi tha se zgjidhjet kërkojnë reforma të thella dhe strategji të synuara.Ndër më kryesoret është rritja e nivelit ekonomik dhe e cilësisë së punës, rritja e besimit tek institucionet dhe lufta kundër korrupsionit.Ata rekomandojnë politika aktive për kthimin e të kualifikuarve, duke krijuar databaza të specializuara që mundësojnë lidhje me tregun vendas.Studiuesit mendojnë se, perspektiva për kthim masiv mbetet e ulët për sa kohë mungojnë reformat reale dhe çmimet rriten më shpejt se pagat.Nëse Shqipëria synon të kalojë nga eksodi në rikthim, ky ndryshim kërkon më shumë se thjesht politika, kërkon besim të rifituar në të ardhmen e vendit. Burimi: INSTAT, 2024-2025 janë përditësuar sipas Cens 2023    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Mish n’Tra”!

    “Mish n’Tra”!

    Kryeministri Edi Rama sjell historinë e Dionis Tuçit, i cili është rikthyer nga emigrimi dhe ka hapur restorantin “Mish n’Tra” në Fushë-Arrëz, tradita në pjatë.
    Pas disa vitesh emigrimi në Itali, Dionis Tuçi ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij, në Pukë, Fushë-Arrëz, ku ka hapur një restorant të veçantë me emrin “Mish n’Tra”. I vendosur në zemër të Alpeve, restoranti ofron një përvojë autentike të kuzhinës tradicionale shqiptare, me produkte të freskëta që vijnë direkt nga fermerët e zonës.

    Specialitetet gatuhen me dashuri dhe përkushtim, duke ruajtur shijen dhe shpirtin e recetave të vjetra të veriut. Në menunë e restorantit gjenden mish i përgatitur në mënyra tradicionale, prodhime të bulmetit vendas, vezë fshati, perime të stinës dhe shumë të tjera.
    Dionisi nuk është i panjohur me botën e kuzhinës – ai ka ndërtuar përvojën e tij profesionale në dy nga restorantet më të njohura të Shqipërisë: “Mrizi i Zanave” dhe “Mullixhiu”. Me këtë bagazh të vlefshëm, ai ka zgjedhur të rikthehet për të çuar përpara një amanet të vjetër familjar – rihapjen e restorantit të familjes Tuçi, i cili kishte mbyllur dyert prej 20 vitesh, por që ka ekzistuar që në vitet ’90.
    “Mish n’Tra” është më shumë se një restorant – është një rikthim te rrënjët, një nderim për trashëgiminë dhe një dëshmi se investimi në vendlindje është gjithmonë një zgjedhje me shpirt.
     

  • SYRI TV/ Emigrimi boshatis tregun e gjësë së gjallë në Kukës

    SYRI TV/ Emigrimi boshatis tregun e gjësë së gjallë në Kukës

    SYRI TV

    Emigrimi masiv dhe ulja e fuqisë punëtore për të mbarështuar bagëti, ka bërë që tregu i gjësë së gjallë në Kukës të boshatiset tërësisht. Sipas fermerëve dhe banorëve të zonës, shkak i kësaj situate është bërë largimi i njerëzve drejt emigrimit si dhe mungesa e mbështetjes nga shteti për bujqësinë dhe blegtorinë

    Tregu i gjësë së gjallë në Kukës, dikur një nga më të gjallët në verilindje të vendit, sot paraqitet thuajse i zbrazët. Në këtë hapësirë, ku dikur gumëzhinin fermerët me bagëti të shumta, tani shihen vetëm pak lopë dhe shumë pak njerëz. Zbrazja e tregut nuk lidhet vetëm me ndalimin e tregtimit të kafshëve të imta për shkak të murtajës së përhapur në rajon. Banorët dhe fermerët thonë se rrënja e vërtetë e problemit është emigrimi masiv.

    Me mungesën e krahut të punës dhe interesit në rënie për blegtorinë, shumë familje kanë ulur ndjeshëm numrin e kafshëve ose i kanë shitur ato krejtësisht. Aktualisht në treg lejohen vetëm lopët, ndërsa shitja e të imtave – dhenve dhe dhive – është ndaluar përkohësisht për arsye sanitare.

    Qarku Kukës numëron rreth 45 mijë dhenë e dhi, por fermerët thonë se nëse situata vijon me këtë ritëm, edhe ky numër do të bjerë ndjeshëm. Në mungesë të politikave mbështetëse dhe investimeve në zonat rurale, blegtoria në Kukës, një traditë e hershme e banorëve të zonës, rrezikon të mbetet vetëm kujtim.