Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe që kërkojnë një angazhim serioz për ta zbutur këtë fenomen.
Por anketat tregojnë se edhe ata që provojnë të kthehen nuk e gjejnë veten dhe duan të ikin sërish, pasi vështirësitë janë edhe më të mëdha se para largimit të parë.
Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë në fund të vitit 2024 vuri në dukje se gjysma e atyre që ishin rikthyer në Shqipëri donin të largoheshin sërish. 30 për qind e tyre që morën pjesë në anketë kishin jetuar jashtë vendit më parë, por gjysma e tyre rreth 50% duan të largohen sërish, pasi po përjetojnë zhgënjim.
Shqipëria prej vitesh përballet me nivele të larta të emigrimit, por të rikthyerit lajmërojnë përkeqësim të fenomenit. Shumë prej tyre, pasi provojnë mundësinë për të rindërtuar jetën në vend, ndeshen me të njëjtat barriera që i detyruan të largohen radhën e parë.
Pagat e ulëta në njërën anë dhe në tjetrën rritja e kostove të jetesës, pasiguria institucionale dhe klima e dobët ekonomike për aftësitë që ata kanë fituar jashtë po ndikon në vendimet për riemigrim. Për shumë prej tyre, pritshmëritë e krijuara gjatë emigrimit nuk përputhen me realitetin e tregut vendas.
Sipas të dhënave të INSTAT dhe vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, mbi 40 për qind e popullsisë së vendit është në emigracion, një nga nivelet më të larta globalisht.
Madje studimet vlerësojnë se një pjesë e emigrantëve të rikthyer kontribuojnë në bilancin e largimeve dyfish, pasi jo vetëm ikin vetë, por motivojnë anëtarë të familjes të largohen bashkë me ta.
Ri-largimet e larta faktojnë se politikat e ri-integrimit kanë dështuar. Ndërkohë që remitancat vazhdojnë të injektojnë para në ekonomi, ato nuk po strukturohen në mënyrë që të sjellin zhvillim afatgjatë apo investime të qëndrueshme.
Në mungesë të një klime biznesi të besueshme dhe mbështetjes reale për punësim cilësor, ata që kthehen shihen si “turistë të përkohshëm” në vendin e tyre, të gatshëm të ikin sapo kuptojnë se realiteti nuk premton stabilitet.
Në Ballkan, Bullgaria është një shembull pozitiv. Në vitet 2010 emigronin gati të gjithë studentët e një gjenerate të mjekësisë, ndërsa sot vendi po grumbullon studentë nga vendet e tjera që studiojnë mjekësi në programet e gjuhës angleze, të cilët më pas zgjedhin të qëndrojnë në Bullgari.
Por në Shqipëri arsimi është lënë në hije dhe pa lidhje me tregun e punës dhe në vend që të bëhet shkak për zhvillimin është bërë shkak për largimin nga vendi./ Monitor
Tag: emigrantëve
-

E gjetën Shqipërinë edhe më keq, gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin përsëri
-

Mbështetja e emigrantëve për prindërit pensionistë, Cara: Çdo euro që hyn në Shqipëri, e vjedhur me 40 %
Igli Cara ka ndarë një shqetësim lidhur me mungesën e mbështetjes së emigrantëve.
Ai nënvizon se mbështetja për ta po bëhet gjithnjë e më e vështirë për prindërit e tyre pensionistë. Cara ka ndarë një video nga Kuvendi, ku ka ngritur shqetësimin për këtë çështje, duke thënë se rënia drastike e euros është fakt i pakundërshtueshëm, ndërsa hendeku thellohet në vijimësi, edhe prej rritjes së pakontrolluar të çmimeve!
Reagimi i plotë;
Mbështetja e bashkatdhetarëve në emigrim bëhet gjithnjë e më vështirë për prindërit e tyre pensionistë!
Rënia drastike e euros është fakt i pakundërshtueshëm, ndërsa hendeku thellohet në vijimësi, edhe prej rritjes së pakontrolluar të çmimeve! Ju kujtohet në vitin 2013, kur sillnit 100 euro kishit sjellë 140 mijë lekë te familjet tuaja? Sot 100 euro kushtojnë 96 mijë lekë pa llogaritur cmimet e rritura. A ka vjedhje më të madhe, ke vjedhur remitancat, Çdo euro që hyn në Shqipëri, e ke vjedhur me 40 % -

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
Amerika u mbyll derën përgjithmonë emigrantëve nga të gjitha vendet e botës së tretë. Është ky vendimi i marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas sulmit me armë ndaj gardës pranë Shtëpisë së Bardhë. Përmes një postimi në Truth Social, ai thekson se kjo lëvizje do të “lejonte që sistemi amerikan të rimëkëmbet plotësisht” nga politikat e emigracionit të paraardhësit Joe Biden, që sipas tij kishin prekur kushtet e jetesës dhe përfitimet e shumë qytetarëve.
“Do të largoj këdo që nuk është një aset për Shtetet e Bashkuara, ose është i paaftë të dojë vendin tonë, do t’i jap fund të gjitha përfitimeve dhe subvencioneve federale për ata që nuk janë shtetas të vendit tonë, do t’u heq natyralizimin emigrantëve që dëmtojnë qetësinë e brendshme dhe do të deportoj çdo shtetas të huaj që është një barrë publike, rrezik sigurie ose që nuk përfaqëson Qytetërimin Perëndimor”, tha Trump.
Nuk është e qartë se për cilat vende po i referohej presidenti. Termi “vende të botës së tretë”, i përdorur nga disa për të përcaktuar vendet në zhvillim, është përdorur vazhdimisht nga Trump si pjesë e retorikës së tij anti-imigracion. CNN ka kontaktuar Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë për sqarime.
Ndërkohë, SHBA-të do të rishqyrtojnë të gjitha lejet e qëndrimit, të quajtura “Green Card”, të lëshuara për njerëzit nga 19 vende që janë “shqetësuese” për shkak të udhëzimeve të Presidentit Trump. Këtë e konfirmoi Joe Edlow, drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së, në një postim në platformën sociale X.
CNN ka zbardhur edhe listën e shteteve që preken si Afganistani, Republika e Kongos, Haiti, Irani, Libia, Kuba, Venezuela dhe të tjerë. Këto zhvillime dhe vendime vijnë pasi një shtetas afgan u akuzua për sulmin ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington, njëri prej të cilëve ka vdekur. Trump po shqyrton dhe mundësinë e dëbimit të familjes së autorit, Rahmanullah Lakanwal. -

Polonia rihap dy pika kufitare me Bjellorusinë
Polonia rihapi këtë të hënë dy pika kufitare me Bjellorusinë, të cilat ishin të mbyllura për disa vite për shkak të fluksit të konsiderueshëm të emigrantëve dhe tensioneve me Bjellorusinë, një aleat i ngushtë i Moskës.
“Dy pika janë rihapur”, tha zëdhënësi i policisë kufitare Andriy Yuzviak.
Sipas qeverisë, rihapja e kalimeve u bë e mundur falë faktit se kufijtë lindorë të Polonisë dhe Bashkimit Evropian tani janë më të sigurt.
Polonia ka ndërtuar një gardh metalik përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë, të cilën Varshava e akuzon për orkestrimin e fluksit të emigrantëve me Moskën, në një përpjekje për të destabilizuar Poloninë dhe BE-në Varshava gjithashtu dërgoi njësi ushtarake në vendngjarje.
Shoferët e kamionëve tani mund të kalojnë kufirin polako-bjellorus nga tre pika, Kuznica Bialostocka dhe Bobrovniki, si dhe Terespol, i cili ishte mbyllur përkohësisht nga Polonia pas stërvitjeve ushtarake ruso-bjelloruse të organizuara pranë territorit të saj në shtator.
-

Greqi/ Trazira në kampin e emigrantëve, 25 të arrestuar dhe 2 policë të plagosur
Incidente të rënda shpërthyen në qendrën e emigrantëve në Kleidi Sintiki, në Serres të Greqisë ditën e sotme.
Sipas informacioneve nga mediat greke, emigrantët i vunë flakën rrobave në oborrin e qendrës, i cili nuk u zgjerua. Forca të forta të ELAS-it shkuan në vendngjarje, ndërsa oficerët e policisë bënë të paktën 25 arrestime.
“Kryengritësit” janë kryesisht emigrantë egjiptianë, ndërsa informohet për të paktën 2 policë të plagosur.
Media informon se gjatë trazirave, një oficer policie u plagos nga një gur dhe një tjetër nga një kafshim gjatë arrestimit.
“Protothema” shkruan se emigrantët po reagojnë sepse nuk kanë të drejtë për azil dhe nuk kanë të drejtë të largohen nga objekti. Një dosje penale po ngrihet për rastin dhe pritet që kamerat e sigurisë do të kontrollohen për të identifikuar ata që morën pjesë në incidente.
Ky objekt është shtëpia e emigrantëve që vijnë në Greqi nëpërmjet Libisë. Por shumë prej tyre janë egjiptianë, ndërsa ka edhe nga Pakistani dhe Bangladeshi.
Në Kleidi Sintiki, qendra e paraburgimit është e mbyllur dhe migrantët mbeten nën izolim administrativ, derisa të përfundojë procesi i shqyrtimit ose refuzimit të kërkesës së tyre për mbrojtje ndërkombëtare, domethënë njohja ose jo e statusit të refugjatit. -

Planifikonin sulme terroriste ndaj emigrantëve, arrestohen dy persona në Irlandë
Autoritetet Irlandeze kanë arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se planifikonin sulme terroriste ndaj emigrantëve.
Dy personat e identifikuar si Karolis Peckauskas, 38 vjeç dhe Garrett Pollock, 35 vjeç të cilët kanë dalë para gjykatës në Irlandë, u arrestuan pasi posedonin eksplozivë të cilët dyshohet se do i përdornin në sulmin që kishin planifikuar.
Në duart e policisë është një video në të cilin katër individë të maskuar morën përgjegjësinë për një sulm ndaj një xhamie në Galway dhe kërcënuan se do kryenin sërish sulme kundër strehimit të emigrantëve në Irlandë.
Videoja që u transmetua në gjykatë tregonte personat me maska që qëndronin përpara një flamuri trengjyrësh dhe bënin atë që u përshkrua si deklaratë pas një sulmi terrorist. Ata paralajmëruan se kushdo që ndërhynte në grup do të ishte një shënjestër, tha gjykatësi.
“Pretendohej se Pollock po planifikonte një sulm terrorist në emër të një grupi ekstremist të krahut të djathtë”, thanë autoritetet irlandeze.Top Channel
-

Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë
Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023.
Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet OECD, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania si vendi i dytë me 12.7 emigrante për 1000 banorë, Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6)
Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit.
Shqipëria, ndryshe nga vendet me konflikte apo kriza humanitare, si Siria apo Afganistani, po përjeton një emigracion të motivuar kryesisht nga faktorë ekonomikë dhe socialë të tilla si, mungesa e mundësive në tregun e punës, pagat e ulëta, rritja e kostove të jetesës dhe perceptimi i një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit.
Në kontekstin europian, fakti që Shqipëria e tejkalon disa herë mesataren e rajonit dhe të BE-së tregon një boshatisje të vazhdueshme të popullsisë aktive po përkthehet në mungesë fuqie punëtore, plakje të shpejtë të shoqërisë dhe presion mbi sistemet e sigurimeve shoqërore.
Ndërsa vendet fqinje po arrijnë të ngadalësojnë ritmet e emigracionit përmes rritjes ekonomike, Shqipëria vazhdon të humbasë një pjesë të madhe të qytetarëve të saj drejt vendeve të OECD-së, kryesisht Italisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ky tregues e kthen emigracionin në një nga sfidat më të mëdha strukturore të ekonomisë shqiptare, me pasoja të drejtpërdrejta në produktivitet, konsum dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.
Motivi kryesor i emigracionit mbetet niveli i ulët ekonomik. Paga mesatare në Shqipëri është ende shumë më e ulët se në vendet e destinacionit të emigrantëve shqiptarë, veçanërisht në Itali, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe pse ekonomia ka pasur rritje të qëndrueshme në shifra, kjo nuk është përkthyer në një përmirësim të ndjeshëm të jetesës për shtresat e mesme dhe të ulëta. Çmimet e larta, qiratë e papërballueshme dhe mundësitë e kufizuara për punë të paguara mira kanë shtyrë shumë të rinj dhe profesionistë të kërkojnë një jetë më të qëndrueshme jashtë.
Një faktor tjetër i fortë është mungesa e perspektivës dhe besimit te institucionet. Shumë shqiptarë e shohin emigrimin si mënyrën e vetme për të pasur siguri ekonomike dhe sociale, për shkak të perceptimit të korrupsionit, mungesës së meritokracisë dhe pasigurisë politike. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë, të cilët ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja dhe mundësitë e zhvillimit profesional.
Gjithashtu shpopullimi strukturor lidhet me valët e mëparshme të emigracionit: shqiptarët që kanë emigruar vite më parë, tani po tërheqin familjarë të tjerë përmes bashkimit familjar apo kontratave të punës. Kjo po krijon një efekt zinxhir, ku çdo brez i ri e sheh emigrimin si rrugë të natyrshme jetese.
Nga ana tjetër shërbimet e dobëta publike, sidomos në arsim dhe shëndetësi po bëhet shkak për emigrimin e shumë familjeve të arsimuara, të cilat largohen për tu ofruar fëmijëve të tyre një arsim më cilësor dhe mundësi karriere në tregjet perëndimore.
Nëse këto tendenca vazhdojnë, Shqipëria rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në moshë pune, duke e bërë më të vështirë rritjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë./Marrë nga Monitor -

Numri i emigrantëve ilegalë drejt BE-së bie me 22%/ Mesdheu mbetet një “varrezë nënujore”, 1300 të vdekur
Kalimet ilagale drejt Bashkimit Evropian ranë me 22% në nëntë muajt e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të Frontex.
Megjithatë, më shumë se 1,300 emigrantë vdiqën ose janë të zhdukur në rrugët e detit Mesdhe, teksa tragjeditë vazhdojnë pavarësisht një rënieje të përgjithshme të numrit të emigrantëve.
Më konkretisht, sipas Frontex, kalimet e parregullta drejt Bashkimit Evropian arritën në 133,400 midis janarit dhe shtatorit 2025, duke shënuar një rënie prej 22% krahasuar me vitin e kaluar. Shtetasit e Bangladeshit, Egjiptit dhe Afganistanit janë ndër kombësitë që shfaqen më shpesh në raporte.
Rënia më e madhe u regjistrua në rrugën e Afrikës Perëndimore, ku zbulimet ranë me 58%, me vetëm 734 raste në shtator. Një trend i ngjashëm në rënie u vu re në Ballkan, si dhe në kufijtë tokësorë lindorë, me një rënie prej 47% dhe 36% përkatësisht.
Elena Khan, një analiste politike në Qendrën Evropiane të Politikave (EPC), ia atribuon rënien e përgjithshme faktorëve të shumtë: “Rënia lidhet me shkaqe të ndryshme, të tilla si shpërthimi ose fundi i konflikteve, pasiguria politike, bashkëpunimi më i ngushtë në kontrollin e kufijve, por edhe kushtet e motit.”
Khan theksoi se shifrat nuk duhet të merren si një tregues i një rënieje në lëvizjen globale të popullsisë. “Përkundrazi, numri i emigrantëve ndërkombëtarë është rritur që nga viti 2020, si dhe numri i personave të zhvendosur me forcë. Ata thjesht nuk po shkojnë drejt Evropës me të njëjtin ritëm si menjëherë pas pandemisë”, tha ajo.
Pavarësisht një rënieje në disa rrugë, Mesdheu Qendror mbetet rruga më e ngarkuar, duke përbërë pothuajse 40% të kalimeve totale në vitin 2025. Libia mbetet pika kryesore e nisjes, duke regjistruar një rritje prej 50% të nisjeve krahasuar me vitin 2024. Shumica e emigrantëve që marrin këtë rrugë vijnë nga Bangladeshi, Eritrea dhe Egjipti.
Në rrugën e Mesdheut Perëndimor, kalimet e parregullta u rritën me 28%, teksa shtatori regjistroi një rritje të mbërritjeve prej mbi 50%. Largimet nga Algjeria përbënin pothuajse tre të katërtat e zbulimeve në këtë rrugë.
Raporti i Frontex thotë se “përpjekjet e shtuara parandaluese të Marokut kanë nxitur më shumë njerëz të kërkojnë rrjete kontrabande në Algjeri”, duke shtuar se bashkëpunimi midis dy vendeve ka çuar në një zhvendosje të operacioneve të kontrabandës drejt territorit algjerian.
Pavarësisht rënies së kalimeve, numri i viktimave në njerëz mbetet i lartë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), të paktën 1,328 persona vdiqën ose u zhdukën në rrugët e detit Mesdhe në vitin 2025. Shumica e tyre ishin burra, ndërsa rruga më vdekjeprurëse ishte Mesdheu Qendror, me 895 të vdekur ose të zhdukur, kryesisht për shkak të mbytjes.
Shumë emigrantë fillimisht kishin provuar të udhëtonin ligjërisht, duke zgjedhur rrugën e parregullt vetëm kur kërkesat e tyre për vizë u refuzuan.
“Pas migrantëve të zhdukur qëndrojnë familje dhe komunitete që kërkojnë përgjigje dhe përpiqen të përballen me mungesën e tyre”, thuhet në raportin e IOM-it për Familjet e Migrantëve të Zhdukur.Top Channel
-

Trump kufizon numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA. Ja kujt do t’i japë përparësi
Administrata Trump do të kufizojë numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA në 7,500 dhe do t’u japë përparësi afrikanojugorëve të bardhë.
Në një njoftim zyrtar, parashikohet një ulje drastike e emigrantëve nga shifra 125,000 e vendosur më herët nga ish-Presidenti Joe Biden.
Dokumenti nuk jep një arsye të detajuar për reduktimin e numrit, por thekson se masa “është e justifikuar nga shqetësime humanitare, ose është në interes kombëtar”.
Në janar 2025, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezulloi përkohësisht Programin Amerikan të Pranimit të Refugjatëve (USRAP), me argumentin se kjo do t’i mundësonte autoriteteve të fokusoheshin më fort tek siguria kombëtare dhe ajo publike.