Tag: emigrant

  • E rëndë/ Një 33-vjeçar emigrant gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

    E rëndë/ Një 33-vjeçar emigrant gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

    Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit nga Kosova, emigrant, i cili dyshohet se ka kapërcyer nga ura e liqenit të Ujmanit dhe nuk është parë më që të dalë në sipërfaqe.

    Pas kërkesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur.
    Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.
    Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.
    Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

  • Kishte brenda një emigrant të paligjshëm, ndalohet autobusi i agjencisë shqiptare në Qafë Botë

    Kishte brenda një emigrant të paligjshëm, ndalohet autobusi i agjencisë shqiptare në Qafë Botë

    Një autobuz është bllokuar në Qafë Botë ditën e sotme, pasi brenda mjetit është zbuluar një emigrant i paligjshëm, i cili po përpiqej të largohej në mënyrë të jashtëligjshme drejt territorit të Greqisë.
    Autobusi u sekuestrua nga autoritetet greke, ndërsa të arrestuarit, së bashku me dosjen hetimore të përgatitur nga Departamenti i Parë i Rojës Kufitare të Filatit, u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

  • Mitsotakis: Çdo emigrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

    Mitsotakis: Çdo emigrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se çdo emigrant që hyn ilegalisht në territorin grek do të arrestohet.

    “Rruga për në Greqi po mbyllet, çdo emigrant që hyn ilegalisht do të arrestohet dhe ndalohet”, tha kryeministri Mitsotakis në parlament.

    Ky veprim erdhi pasi mbi 2 mijë migrantë kanë zbarkuar në Kretë, destinacioni turistik në Greqi dhe kjo ka sjellë zemërim midis autoriteteve lokale dhe operatorëve turistikë.

    “Qeveria është e shqetësuar për emigracionin dhe atë që po ndodh në Kretë. Kalimi për në Greqi po mbyllet”, shtoi ai.

    Greqia kishte shpresuar të ndalte flukset duke kontaktuar autoritetet në Libinë lindore në Bengazi dhe qeverinë e njohur nga OKB-ja në Tripoli. Syri.net-pronews.gr

  • Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin: Bëra atë që do të bënte çdo prind (VIDEO)

    Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin: Bëra atë që do të bënte çdo prind (VIDEO)

    Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero, pasi ka shpëtuar nga mbytja dy të mitur që kishin hyrë për tu larë në lumin Arachthos.
    Një emigrant shqiptar është kthyer në hero në Greqi, pasi ka shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin në lumin Arahthos, në zonën e Neohorit, Artë.
    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur katër fëmijë u afruan pranë lumit dhe dy prej tyre u futën në ujë. Pas pak, ata u zhdukën nga pamja, duke shkaktuar panik tek shokët e tjerë, të cilët njoftuan për ndihmë në një lokal pranë.
    Mes personave që reaguan menjëherë ishte edhe Ledian Goga, një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në zonë. Pa hezitim, ai hoqi rrobat dhe u hodh në ujë për të shpëtuar fëmijët. Duke përshkruar momentet dramatike, ai tregoi me lot në sy se u zhyt disa herë në ujërat e thella të lumit për të nxjerrë fëmijët, të cilët më pas u dërguan pa ndjenja në spitalin e Artës.
    “Isha në kafene. Një fëmijë erdhi me motor dhe bërtiti ‘ndihmë, dy fëmijë po mbyten në lumë!’ Pa menduar dy herë, vrapova. Hipa në makinë dhe shkova në vendngjarje. Kalova nëpër kallamishte, kontrollova – nuk pashë asgjë. Hipa në një varkë me disa të tjerë. U zhyta një herë – asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më thellë, rreth tetë metra. Atje e pashë. Fëmija ishte shtrirë, i palëvizshëm, me një fytyrë të nxirë, krahë dhe këmbë të hapura. Ishte sikur të kishte vdekur. E kapa, e nxora me forcë. Dhe pastaj dëgjova se e kishin parë edhe të dytin. U zhyta përsëri, dy dhe tre herë. E gjeta. Ishte me shpinë në fund. Kur e nxora lart, po i rridhte gjak nga hunda dhe goja. U frikësova”, thotë ai me zë të mbytur.
    Ai nuk i njihte fëmijët, megjithatë, ai u hodh në ujë sikur të ishin fëmijët e tij.
    “Njëri ishte mosha e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Jam i huaj, por jam qenie njerëzore. Bëra atë që do të bënte çdo baba. Po mendoj vetëm për fëmijët. Shpresoj të jetojnë. Dhe tani fëmijët e mi po qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…” tha ai duke shpërthyer në lot.
    Mjekët bënë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i mbajtur fëmijët në jetë, dhe pavarësisht minutave të gjata pa oksigjen, ndodhi mrekullia dhe ata janë në jetë. Ndërkohë që edhe vetë shqiptari ka mbetur i plagosur pasi ka thyer këmbën gjatë përpjekjes ekstreme për të nxjerrë fëmijët nga fundi i lumit.

  • Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

    Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

    Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve Bannon, qe shprehur për Corriere della Sera se “Elon Musk do vetëm para; do të bëj c`është e mundur për ta mbajtur jashtë Shtëpisë së Bardhë”.

    Tani, pas krisjes së madhe të marrëdhënieve mes miliarderit dhe kreut të shtetit amerikan, media e njohur italiane e kontaktoi sërish ish strategun e mandatit të parë të Trumpit.
    “Ju thatë në emisionin “War Room” se Trumpi duhet ta sekuestrojë fare SpaceX”, i kujtoi gazetari. “Së pari, ai duhet të pezullojë autorizimin e tij të sigurisë, në pritje të hetimeve për drogë dhe përfshirje me Kinën. Dhe a është Musk një emigrant i paligjshëm? Unë mendoj se po”, u shpreh Bannon, pavarësisht faktit se sipas biografit Walter Isaacson, Elon Musk ka qenë shtetas amerikan që prej vitit 2002.
    Bannon i qëndroi këmbënguljes së tij që administrata amerikane të ketë kontroll mbi menaxhimin e SpaceX, sepse sic tha ai, “ata kanë kërcënuar të shkurtojnë programin e saj më të madh, i cili tashmë financohet nga qeveria”.
    Musk është qartësisht një person i paqëndrueshëm, insistoi Bannon duke shtuar se “nuk mund të vendosësh për gjëra të rëndësishme bazuar në teka individuale”. A e imagjinonte Steve Bannon një përplasje të tillë publike? Sigurisht që po, u shpreh ish strategu politik i Trumpit, që e përshkroi Muskun si një njeri të paqëndrueshëm  dhe mosmirënjohës, dhe si një individ që nuk është pjesë e MAGA-s (lëvizja Make America Great Again, red.), dhe nuk e kupton Amerikën».

    Top Channel

  • Trump kërcënohet me jetë nga një emigrant i paligjshëm

    Trump kërcënohet me jetë nga një emigrant i paligjshëm

    Një tjetër kërcënim është shfaqur ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump-it, pasi një emigrant i paligjshëm është shprehur se do ta vrasë.
    Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Kristi Noem ka publikuar një ​​​​deklaratë, ku njofton se Forcat e Emigracionit dhe Doganave të SHBA (ICE) arrestuan një të huaj të paligjshëm që kërcënoi të vriste Presidentin Trump.
    “Ky kërcënim nuk vjen as një vit pasi presidenti Trump u qëllua në Butler, Pensilvani dhe më pak se dy javë pasi ish-drejtori i FBI Comey bëri thirrje për vrasjen e Presidentit.
    Të gjithë politikanët dhe anëtarët e medias duhet të marrin parasysh këto përpjekje të përsëritura ndaj jetës së Presidentit Trump dhe të ulin tonet e tyre. Unë do të vazhdoj të marr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e Presidentit Trump”, thuhet në deklaratë.
    Kujtojmë se më 21 maj, një oficer i inteligjencës në terren i ICE mori një letër të shkruar me dorë në postë nga Ramon Morales Reyes, në të cilën ai premtoi të vetëdeportohej pasi përdori armën e tij për të qëlluar në kokë Presidentin Trump në një nga tubimet e tij.
    Më 22 maj, ICE arrestoi Ramon Morales-Reyes, një i huaj ilegal 54-vjeçar nga Meksika.
    Morales hyri ilegalisht në SHBA të paktën nëntë herë midis 1998-2005. Dokumenti i tij penal përfshin arrestime për goditje dhe arratisje për krime, dëmtime kriminale të pronës dhe sjellje të çrregullta me një modifikues të abuzimit në familje.
    Ai do të qëndrojë në paraburgimin ICE në burgun Dodge County në Juneau, Wisconsin, në pritje të procedurave të largimit të tij.

  • Elektriçisti milioner që do “pastrojë” Berishën/ 72-vjeçari, emigrant anonim, garant i 6 mln dollarëve

    Elektriçisti milioner që do “pastrojë” Berishën/ 72-vjeçari, emigrant anonim, garant i 6 mln dollarëve

    Një emigrant anonim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë përsipër të paguajë 6 milionë dollarë të kontratës së lobimit për heqjen e non-gratës së Berishës, sipas Partisë Demokratike.
    Ai është Nuredin Seci, një 72-vjeçar nga Tropoja, i cili prej vitesh jeton në Nju Jork. Seci, në Shqipëri rezulton të ketë qenë elektricist, ndërsa si hobi ka alpinizmin.
    Madje për kontributin ne sport, në vitin 2022, ka marrë edhe titullin qytetar nderi të Bashkisë së Tropojës. Këtë titull ia ka dorëzuar kryebashkiaku socialist, Rexh Byberi.
    Nuredin Seci, figuron në disa shoqata patriotike. Ai është anëtar i kryesisë së degës, Vatra Mëmëdheu në Nju Xhersi si dhe koordinator i një gazete për Alpet, por në kontratë ai është shfaqur vetem si përfaqësues i një fondacioni me emrin “Make Albania Great Again”.
    Ky fondacion rezulton të jetë vetëm një fantazmë, pa asnjë adresë, faqe zyrtare apo anëtarë. Pasi Partia Demokratike, pretendoi në reagimin zyrtar se emigrantët shqiptarë nëpërmjet këtij fondacioni do të derdhin 6 milionë dollarët.
    Vetë Nuredin Seci, përveç profesionit si elektricist dhe hobit si alpinist, nuk rezulton të ketë tjetër zanat, ndërsa mësohet të ketë një jetë modeste në një banesë të thjeshtë.
    Përzgjedhja e këtij 72-vjeçari në këtë kontratë lobimi nuk është rastësi, ashtu si nuk duken rastësi edhe udhëtimet e shpeshta të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Berishës drejt SHBA, muajt e fundit.
    Në kontratën e nënshkruan me Continental Strategy, theksohet se klienti i marrjes së shërbimit është vetëm Partia Demokratike, dhe jo Nuredin Seci, ndërsa selia blu nxitoi të sqarojë se është palë e tretë, dhe vetëm ka rënë dakord me firmën e Flamur Nokës.
    Por a është Nuredin Seci, vetëm maja e ajsbergut në këtë kontratë? Një emigrant anonim i cili i ka dalë zot patriotit të tij, Sali Berisha, për ti zgjidhur hallin e madh të non gratës, apo ky 72-vjeçar është manovra, për të legalizuar në SHBA 6 milionë dollarët e Partisë Demokratike, me qellim për të fshehur burimin e tyre të dyshimtë? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet vetëm SPAK.

  • Qytetari nga diaspora: E shkatërruan bandat kriminale! Të bashkohemi për ta rimëkëmbur Shqipërinë

    Qytetari nga diaspora: E shkatërruan bandat kriminale! Të bashkohemi për ta rimëkëmbur Shqipërinë

    Qytetari nga diaspora: E shkatërruan bandat kriminale! Të bashkohemi për ta rimëkëmbur ShqipërinëKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Vlorës, ku prezantoi kandidatin e tij për zgjedhjet e ardhshme.

    Në këtë takim, fjalën e mori edhe përfaqësuesi i diasporës, Bashkim Isufaj, i cili ndau historinë e tij si emigrant dhe angazhimin e tij për rikthimin dhe zhvillimin e vendit.

    Në fjalën e tij, ai shprehu besimin se nën drejtimin e Berishës, Partia Demokratike po rikthehet si shpresa e vërtetë e qytetarëve.

    Fjala e plotë

    Vij nga Torino, ku prej 32 vitesh jetoj si emigrant, i përballur me sfida dhe sakrifica, por gjithnjë me dëshirën dhe përkushtimin për demokraci — ashtu siç na mësoi Partia Demokratike që në themelet e saj. Demokracia na mësoi të jemi të gatshëm, në momentet më vendimtare, të japim kontributin tonë për ta mbrojtur dhe për ta mbajtur gjallë atë.

    Në vitin 2013, mora vendimin të kthehem në atdhe me gjithë familjen. Mbolla 1,000 rrënjë ullinj dhe investova gjithçka në këtë tokë të bekuar, të cilën e dua po aq sa e duan të gjithë emigrantët që janë detyruar të largohen, duke lënë pas kockat, gjakun dhe djersën, me shpresën për një jetë më të mirë.

    Por, për fat të keq, përvoja më tregoi se ishte e pamundur të ecje përpara. Me sytë e mendjes dhe të dijes kuptova se në krye të Shqipërisë kishte ardhur një bandë hajdutësh dhe kriminelësh që e çuan vendin drejt humnerës.

    Si emigrant i informuar dhe i përfshirë në jetën shoqërore, përshëndes të gjithë shqiptarët anembanë botës dhe u bëj thirrje të kthehemi në vendin tonë, të investojmë djersën dhe mundin tonë, sepse çdo kontribut e forcon Shqipërinë. Ta lulëzojmë këtë vend të bekuar, që për vite me radhë është abuzuar dhe është shtypur nga një regjim që na hoqi të drejtën e fjalës dhe na diskriminoi thjesht sepse jemi demokratë.

    Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për bashkim, sidomos mes emigrantëve. Erdhi momenti. Partia Demokratike pati brenda “kallin e Trojës” që e tradhtoi dhe i shkaktoi dëmin më të madh demokracisë. Por Berisha e rimëkëmbi PD-në, solli sërish shpresën dhe me programin e tij unë kthehem të punoj dhe të luftoj bashkë me ju për një Shqipëri më të drejtë dhe më të lirë.

  • Berisha në Vlorë, përfaqësuesi i diasporës: Të bashkohemi për ta rimëkëmbur Shqipërinë

    Berisha në Vlorë, përfaqësuesi i diasporës: Të bashkohemi për ta rimëkëmbur Shqipërinë

    Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi këtë mbrëmje një takim me qytetarët e Vlorës, ku prezantoi kandidatin e tij për zgjedhjet e ardhshme. Fjalën e mori edhe përfaqësuesi i diasporës, Bashkim Isufaj, i cili ndau historinë e tij si emigrant dhe angazhimin e tij për rikthimin dhe zhvillimin e vendit. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit për të ndërtuar një Shqipëri demokratike dhe të begatë.
    Mesazhi i plotë

    Vij nga Torino, ku prej 32 vitesh jetoj si emigrant, i përballur me sfida dhe sakrifica, por gjithnjë me dëshirën dhe përkushtimin për demokraci, ashtu siç na mësoi Partia Demokratike që në themelet e saj. Demokracia na mësoi të jemi të gatshëm, në momentet më vendimtare, të japim kontributin tonë për ta mbrojtur dhe për ta mbajtur gjallë atë.
    Në vitin 2013, mora vendimin të kthehem në atdhe me gjithë familjen. Mbolla 1,000 rrënjë ullinj dhe investova gjithçka në këtë tokë të bekuar, të cilën e dua po aq sa e duan të gjithë emigrantët që janë detyruar të largohen, duke lënë pas kockat, gjakun dhe djersën, me shpresën për një jetë më të mirë. Për fat të keq, përvoja më tregoi se ishte e pamundur të ecje përpara. Me sytë e mendjes dhe të dijes kuptova se në krye të Shqipërisë kishte ardhur një bandë hajdutësh dhe kriminelësh që e çuan vendin drejt humnerës.
    Si emigrant i informuar dhe i përfshirë në jetën shoqërore, përshëndes të gjithë shqiptarët anembanë botës dhe u bëj thirrje të kthehemi në vendin tonë, të investojmë djersën dhe mundin tonë, sepse çdo kontribut e forcon Shqipërinë. Ta lulëzojmë këtë vend të bekuar, që për vite me radhë është abuzuar dhe është shtypur nga një regjim që na hoqi të drejtën e fjalës dhe na diskriminoi thjesht sepse jemi demokratë.
    Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për bashkim, sidomos mes emigrantëve. Erdhi momenti. Partia Demokratike pati brenda “kallin e Trojës” që e tradhtoi dhe i shkaktoi dëmin më të madh demokracisë. Por Berisha e rimëkëmbi PD-në, solli sërish shpresën dhe me programin e tij unë kthehem të punoj dhe të luftoj bashkë me ju për një Shqipëri më të drejtë dhe më të lirë.