Tag: emigracionit

  • Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA-të, të palëkundura në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

    Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA-të, të palëkundura në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

    Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili thekson angazhimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për të dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të vendit.

    “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës,” thekson Rubio.

    Ai përmend dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të SHBA-së si një hap konkret në këtë drejtim, si dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza, që sipas tij, janë shembuj të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.

    Ky mesazh vjen në një kohë kur siguria kufitare dhe politikat e emigracionit mbeten çështje prioritare për administratën amerikane.

  • Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm

    Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili thekson angazhimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për të dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të vendit. Sipas tij, dy zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor dhe aplikimi i standardeve të rrepta të verifikimit për aplikantët për viza janë hapa kyç në ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe publike të vendit.
    MESAZHI:
    Siç ka thënë Sekretari Rubio: Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës. Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.

    Ky mesazh vjen në një kohë kur siguria kufitare dhe politikat e emigracionit mbeten çështje prioritare për administratën amerikane./ZËRI

  • Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Jemi të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm

    Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Jemi të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm

    Ambasada e Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një mesazh për qëndrimin e palëkundur të qeverisë amerikane ndaj emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kombëtare. Siç theksoi Sekretari Rubio, ”Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës”.
    Sipas tij, dy zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor dhe aplikimi i standardeve të rrepta të verifikimit për aplikantët për viza janë hapa kyç në ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe publike të vendit. Këto masa vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin kontrollet në kufi dhe të përmirësojnë sistemet e verifikimit për të parandaluar hyrjen e paligjshme dhe për të garantuar sigurinë kombëtare.

    ”Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike’‘,-është mesazhi i shpërndarë i Ambasadës Amerikane.

  • Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Rubios: SHBA e palëkundur në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

    Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Rubios: SHBA e palëkundur në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

    Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili thekson angazhimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për të dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të vendit.
    “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës,” thekson Rubio.
    Ai përmend dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të SHBA-së si një hap konkret në këtë drejtim, si dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza, që sipas tij, janë shembuj të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.
    Ky mesazh vjen në një kohë kur siguria kufitare dhe politikat e emigracionit mbeten çështje prioritare për administratën amerikane.

  • Kryetarja e bashkisë së Los Angelesit akuzon autoritetet e emigracionit për protestat, Bass: Bastisjet ndaj emigrantëve ishin shkëndija e kaosit

    Kryetarja e bashkisë së Los Angelesit akuzon autoritetet e emigracionit për protestat, Bass: Bastisjet ndaj emigrantëve ishin shkëndija e kaosit

    Kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass tha të hënën se bastisjet në vendet e punës të imigracionit në qytet shkaktuan protesta gjithnjë e më të dhunshme gjatë fundjavës.

    “Nëse e kthen kohën pas tek dita e premte, nëse bastisjet e autoriteteve të emigracionit nuk do të kishin ndodhur këtu, nuk do të kishim pasur çrregullimin që ndodhi mbrëmë”, tha Bass për CNN.
    Autoriteti i Imigracionit dhe Doganave (ICE) nuk i njoftoi zyrtarët e qytetit se bastisjet do të ndodhnin, duke e bërë të vështirë për ta që t’u përgjigjen shpejt protestave, tha ajo.
    “Nuk e dimë se ku dhe kur do të jenë bastisjet e ardhshme. Ky është shqetësimi ynë sepse njerëzit në këtë qytet kanë një rrjet reagimi të shpejtë. Nëse shohin ICE, dalin dhe protestojnë, dhe kjo është thjesht një recetë për kaos që është krejtësisht i panevojshëm. Asgjë nuk po ndodhte këtu. Los Angeles ishte i qetë para të premtes”, u shpreh Bass.
    Protestat e fundjavës rezultuan në vandalizëm, makina të djegura dhe dhjetëra arrestime nga LAPD, por kryebashkiakja theksoi se paligjshmëria ishte e izoluar në një zonë të vogël të Los Angeles.
    “Këto nuk janë trazira civile në të gjithë qytetin që po ndodhin në Los Angeles. Disa rrugë në qendër të qytetit, duken të tmerrshme. Njerëzit kryen krime. Është absolutisht e papranueshme dhe ata njerëz që i vunë zjarrin makinave ose kryen forma të tjera vandalizmi do të kërkohen të arrestohen dhe të ndiqen penalisht”, përfundoi kryebashkiakja.

    Top Channel

  • Kriza e emigracionit në Europë e ka kaluar kulmin, por mbetet ende një problem i madh

    Kriza e emigracionit në Europë e ka kaluar kulmin, por mbetet ende një problem i madh

    Europa e ka kaluar kulmin e flukseve të emigracionit, por nuk mund të pakësojë përpjekjet e saj për t’u marrë me këtë çështje, tha kreu i Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Emigracionit (ICMPD) Michael Spindelegger.ICMPD është një organizatë ndërkombëtare, që mbështet qeveritë dhe institucionet në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive afatgjata për të menaxhuar dhe qeverisur emigracionin.“Nuk jemi më në një situatë të jashtëzakonshme”, tha Michael Spindelegger, duke reflektuar mbi flukset kulmore të emigracionit të viteve 2015-2016 në zyrën e agjencisë në Vjenë, duke shtuar: “Por me gati një milion kërkesa për azil përsëri vitin e kaluar, nuk mund të përballojmë të qetësohemi.”Pavarësisht një rënieje të madhe të emigracionit të parregullt në BE këtë vit, emigracioni mbetet një çështje politike e vështirë në shumë vende.Michael Spindelegger, ish-eurodeputet nga Austria, ka qenë në krye të ICMPD për gati një dekadë, tha se BE-ja ende ka nevojë për një qasje “të balancuar dhe krijuese” ndaj politikës së emigracionit.Spindelegger shprehu mbështetje për modelet e reja të emigracionit, siç është plani kontrovers i Italisë për të procesuar aplikimet e azilkërkuesve në Shqipëri – një iniciativë që ai e përshkroi si “inovative” dhe ligjërisht të ndryshme nga skema e Ruandës e Mbretërisë së Bashkuar.“Dallimi kryesor është se Italia mbetet përgjegjëse. Janë autoritetet e tyre që drejtojnë procesin,” tha ai. “Nëse kjo funksionon, mund të jetë një model për vendet e tjera europiane.”I pyetur në lidhje me propozimet nga vende si Danimarka, që e kanë parë vendin të përballet me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, Spindelegger ishte i hapur.“Të gjithë janë të ftuar të eksplorojnë mënyra inteligjente dhe moderne të trajtimit të emigracionit,” tha ai.Për të frenuar emigrimin e parregullt, Danimarka ka zbatuar një përzierje politikash, nga pagesa e emigrantëve për t’u kthyer në vendet e tyre të origjinës, deri te i ashtuquajturi “ligji i getos”, që synon të kufizojë përqendrimin e pakicave etnike në lagje të caktuara.Danimarka dhe Italia publikuan një letër të hapur – të mbështetur nga një numër i vogël vendesh të tjera të BE-së – duke kritikuar Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut se kishte shkuar “tepër larg” në interpretimin e ligjit mbi çështjet e emigracionit.Pakti i Emigracionit i BE-së: jo i përsosur, por i rëndësishëmPakti i Emigracionit dhe Azilit i BE-së i ratifikuar së fundmi – vite në përgatitje – ka shkaktuar përçarje midis shteteve anëtare, me Hungarinë, Poloninë dhe Holandën që shprehën kundërshtim të fortë.Megjithatë, Spindelegger e quajti paktin një “hap të madh përpara”, duke hedhur poshtë pretendimet se po shkatërrohet.“Gjithmonë ka kundërshtim në Europë. Fakti që arritëm një përparim pas kaq shumë vitesh bllokimi është një sukses në vetvete”, vuri në dukje ai.Ai theksoi se iniciativat kombëtare si ajo e Italisë nuk bien ndesh me paktin, i cili ka të bëjë kryesisht me përmirësimin e procedurave të azilit dhe forcimin e kontrolleve kufitare.Vendet e sigurta dhe kthimet e sirianëveLidhur me çështjen e diskutueshme të kthimit të emigrantëve në vendet e konsideruara “të sigurta”, Spindelegger theksoi kompleksitetin e debatit – veçanërisht në lidhje me Sirinë.“Varet shumë nga zhvillimet në terren”, tha ai. “Në pjesë të Sirisë, veçanërisht përgjatë bregdetit të Mesdheut, kushtet mund të jenë duke u përmirësuar, por ne kemi nevojë për garanci reale për mbrojtjen e pakicave.”Ai u bëri thirrje shteteve të BE-së të angazhohen drejtpërdrejt me autoritetet siriane, përpara çdo ndryshimi më të gjerë të politikave, duke paralajmëruar kundër vendimeve të parakohshme.Ministrat e BE-së do të takohen në Luksemburg javën e ardhshme për bisedime mbi emigracionin dhe azilin. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani

    Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani

    Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun britanik Keir Starmer, ka deklaruar se Shqipëria dhe Britania e Madhe, kanë bërë progres të jashtëzakonshëm në bashkëpunimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm.
    ‘Ky është një moment i rëndësishme  i marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Asnjëherë më parë nuk keni qenë aq të lidhur në dy çështje të rëndësishme; çështjen e Ukrainës, si dy vende që ndajnë edhe anëtarësinë në NATO dhe në çështjen e betejës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e stimulojnë emigracionin e paligjshëm.
    Besoj se në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, ndërsa sa i takon të parë, marrë parasysh dhe situate gjeopolitike është edhe më e trazuar, ne kemi thelluar bashkëpunimin. Në angazhimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm kemi arsye për të qenë krenarë për punë e bërë. Shifrat janë mbresëlënëse dhe përfitoj nga rasti i pranisë thuaj për të theksuar se referimi në shifrat e këtij bashkëpunimi të suksesshëm është gjëja e duhur për publikun britanik. Jo kultivimi i miteve se shqiptarët janë një problem për britanikët. Te gjitha shifrat flasin vetë në 2024 numri i shqiptareve që kanë tentuar të hyjnë në 2024 eshte disa qindra. Ulja filloi me ngritjen e Task-Forcës së përbashkët’, theksoi Rama.

  • SHBA/ Administrata e Trump vendos përpara Shtëpisë së Bardhë fotografitë e 100…

    SHBA/ Administrata e Trump vendos përpara Shtëpisë së Bardhë fotografitë e 100…

    Administrata e Trump ka vendosur sot një ekspozitë të pazakontë përgjatë rrugës që të çon në Shtëpinë e Bardhë, duke afishuar fotot e 100 personave të cilët, sipas autoriteteve, janë emigrantë të paligjshëm dhe janë arrestuar për krime të ndryshme që nga kthimi i Donald Trump në presidencë.

    Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, bëhet fjalë për individë që paraqiten si kërcënim për sigurinë publike, dhe ky veprim është pjesë e një fushate të re për të theksuar rëndësinë e zbatimit të rreptë të politikave të emigracionit.

    Në të njëjtën kohë, administrata ka njoftuar se do të publikojë një “listë zyrtare” të qyteteve dhe shteteve që, sipas qeverisë federale, pengojnë zbatimin e politikave të emigracionit të presidentit Trump, përmes praktikave të njohura si ‘qytete strehë’, ku autoritetet vendore refuzojnë të bashkëpunojnë me shërbimet federale të emigracionit. Syri.net-Kathimerini

  • Policia italiane arreston shqiptarin, akuzohej për 65 vjedhje në zonën e Astit, Itali

    Policia italiane arreston shqiptarin, akuzohej për 65 vjedhje në zonën e Astit, Itali

    Gjatë një aktiviteti të parandalimit të krimit dhe kontrollit të territorit, Zyra e Emigracionit ka rënë në gjurmët e një shtetasi shqiptar në mënyrë të paligjshme në territorin italian të rënduar nga precedentë të panumërt. Burri në fakt u dënua me disa vite burg për kryerjen e rreth 65 vjedhjeve në apartamente, të përhapura në të gjithë Krahinën, si dhe për krimin e marrjes së mallrave të vjedhura.
    Burrit që kishte më parë leje qëndrimi iu hoq ky atribut dhe për këtë arsye u urdhërua të dëbohej duke e shoqëruar me forcë deri në kufi. Për këtë arsye, zyra e emigracionit ka organizuar një shërbim survejimi dhe transferimi në kushte të sigurta në portin e Ancona-s. Veprimtari të tilla të Policisë së Shtetit, që synojnë të luftojnë sjelljet e paligjshme, janë thelbësore për të plotësuar një kërkesë legjitime dhe gjithnjë në rritje për ligjshmëri nga qytetarët.

  • Mbërrin në Portin e Shëngjinit anija ‘Libra’, 40 të dëbuarit e parë nga Italia do të akomodohen në Gjadër

    Mbërrin në Portin e Shëngjinit anija ‘Libra’, 40 të dëbuarit e parë nga Italia do të akomodohen në Gjadër

    Sot ka mbërritur në Portin e Shëngjinit një anije me 40 emigrantë nga Italia, në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për menaxhimin e emigracionit jashtë territorit italian. Anija, e dhuruar nga qeveria italiane, kishte planifikuar të mbërrinte një ditë më parë, por lundrimi u shty për sot.
    Emigrantët, shtetas të kombësive të ndryshme, ishin ndaluar në qendrën e pritjes në Brindizi (CPR) dhe janë transferuar në Shqipëri në bazë të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin e azilkërkuesve të kapur në det, si dhe të migrantëve të parregullt që kanë marrë urdhër dëbimi nga autoritetet italiane.
    Ata do të strehohen në kampin e Gjadrit, që tashmë funksionon si qendër zyrtare riatdhesimi.
    Kjo është hera e katërt që emigrantë italianë mbërrijnë në Shëngjin, pas grupeve të ardhura në tetor, nëntor dhe janar. Në dy rastet e para, vendimet gjyqësore në Itali kishin pezulluar dërgimin e tyre, duke ngritur shqetësime për listat e vendeve të origjinës dhe vlerësimet individuale të sigurisë.
    Marrëveshja për ndërtimin dhe përdorimin e këtyre qendrave në Shqipëri u nënshkrua në vitin 2023 nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ajo u prit me kritika të ashpra nga organizatat për të drejtat e njeriut, që e cilësuan si një përpjekje për të zhvendosur problemet e emigracionit në vende më të dobëta ligjërisht dhe ekonomikisht.
    Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë qeverisë italiane, duke konfirmuar se çdo shtet ka të drejtë të përcaktojë vetë listën e vendeve të sigurta, një pikë kyçe në justifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë.
    Ndërkohë, opozita italiane ka kritikuar ashpër marrëveshjen për koston e lartë prej 800 milionë eurosh në pesë vite, duke theksuar se nuk adreson rrënjët e krizës së emigracionit. Në të kundërt, disa liderë të BE-së dhe vetë Komisioni Evropian kanë shprehur interes për të shndërruar këtë model në një praktikë më të gjerë për menaxhimin e emigracionit jashtë BE-së.