Tag: emigracionit

  • Skandal me fondet për bujqësinë, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe tre zëvendësministra

    Skandal me fondet për bujqësinë, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe tre zëvendësministra

    zyrtarët grekë

    GREQI-Ministri i Imigracionit dhe Azilit, Makis Voridis, si dhe Zëvendësministrat e Punëve të Jashtme, Tasos Hatzivassiliou i Zhvillimit Rural, Dionysis Stamenitis dhe Qeverisjes Dixhitale Christos Boukoros, kanë paraqitur dorëheqjen nga postet ministrore. Zhvillimet vijnë në mes të një skandali të rëndë për keqmenaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë.
    Dorëheqjet e tyre u pranuan menjëherë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Së fundmi, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, George Stratakos, paraqiti dorëheqjen, raportojnë mediat greke.
    Komisioni Europian ka vendosur një gjobë prej 415 milionë eurosh ndaj Greqisë, e cila mund të shkojë deri në 600 milionë euro, për shkak të kontrollit të dobët dhe abuzimeve të konstatuara në përdorimin e fondeve bujqësore.
    Një dosje hetimore prej 3000 faqesh, e mbërritur nga Prokuroria Europiane në parlamentin grek, përfshin përgjime telefonike të realizuara nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës, ku zbulohet një rrjet i gjerë ndërhyrjesh politike, favorizimesh dhe manipulimesh në ndarjen e subvencioneve.
    Bisedat e përgjuara tregojnë për një kulturë të thellë abuzimi nga zyrtarë të lartë, që dyshohet se i kanë përdorur fondet për përfitime personale dhe politike, duke përjashtuar nga ndihma ata fermerë që kishin realisht nevojë.
    Në epiqendër të skandalit është ministri Makis Voridis, dikur ministër i Bujqësisë, i cili mbikëqyrte edhe agjencinë përgjegjëse për menaxhimin e fondeve, OPEKEPE. Ai është njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj emigracionit dhe konsiderohej si një figurë e linjës së fortë brenda partisë Demokracia e Re.
    Hetimet po zgjerojnë përfshirjen edhe ndaj ministrave të tjerë dhe zyrtarëve lokalë, për mashtrime me subvencione për ferma fiktive, kullota të paregjistruara dhe projekte bujqësore që nuk janë zbatuar kurrë në terren./ZËRI

  • Protestat shpërthejnë në gjithë SHBA-në, shtete të tjera i bashkohen valës kundër bastisjeve të emigracionit

    Protestat shpërthejnë në gjithë SHBA-në, shtete të tjera i bashkohen valës kundër bastisjeve të emigracionit

    Pas disa ditësh trazirash në Los Angeles, protestat kundër operacioneve federale të emigracionit janë përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shkak për shpërthimin e pakënaqësisë u bënë arrestimet masive të emigrantëve pa dokumente, kryesisht në komunitete me popullsi latino-amerikane.

    Për të shtypur protestat në rritje, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar dislokimin e mijëra trupave dhe qindra marinsave në Los Angeles – vendim që ka shkaktuar tensione të forta me autoritetet lokale dhe shtetërore.
    Ndërkohë, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, urdhëroi dislokimin e Gardës Kombëtare në San Antonio, në pritje të protestave të paralajmëruara. Në një postim në platformën X, ai theksoi:“Protesta paqësore është e ligjshme. Dhuna ndaj personave apo dëmtimi i pronës është i paligjshëm dhe do të çojë në arrestime.”

    Përhapja e protestave në qytete të mëdha:
    Austin, Texas: Qindra protestues u përplasën me policinë pranë Kapitolit të shtetit dhe zyrave të ICE. Policia përdori gaz lotsjellës dhe sprej piperi, ndërsa protestuesit hodhën objekte ndaj forcave të rendit.
    Dallas, Texas: U mbajtën protesta të ngjashme, me të paktën një person të arrestuar.
    New York (Manhattan): Mijëra qytetarë marshuan në jug të Manhattan-it. NYPD konfirmoi disa arrestime, megjithëse protesta mbeti kryesisht paqësore. Kryebashkiaku Eric Adams paralajmëroi se “protesta të dhunshme si ato në Los Angeles nuk do të tolerohen në qytetin tonë.”
    San Francisco: Protestat u shoqëruan me më shumë se 150 arrestime pranë një zyre të ICE. Disa ndërtesa dhe automjete u dëmtuan, dhe dy oficerë mbetën të plagosur.
    Philadelphia: Të paktën 15 protestues u arrestuan pas ndërprerjes së trafikut dhe përplasjeve me policinë. Është paralajmëruar një rishikim i procedurave policore.
    Atlanta: Të hënën, u raportuan mjete piroteknike të hedhura ndaj policisë. Protestuesit u shpërndanë me gaz lotsjellës, dhe gjashtë persona u arrestuan të martën.
    Chicago: Mijëra vetë protestuan pranë gjykatës së emigracionit, më pas marshuan paqësisht në qendër të qytetit.
    Washington D.C.: Sindikatat protestuan para Departamentit të Drejtësisë, në mbështetje të liderit sindikal David Huerta, i ndaluar gjatë bastisjeve në Los Angeles. Ai u lirua të hënën në mbrëmje.
    Protestat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa tensionet mes autoriteteve federale dhe atyre lokale po rriten ndjeshëm në lidhje me qasjen ndaj emigracionit dhe të drejtës për protestë.

  • Trazirat në SHBA/ DeSantis: Soros po nxit sulmet ndaj forcave të rendit

    Trazirat në SHBA/ DeSantis: Soros po nxit sulmet ndaj forcave të rendit

    Guvernatori i Floridas në SHBA, Ron DeSantis ka folur vazhdimisht kundër miliarderit majtist, George Soros, që prej fushatës së tij të vitit 2018.

    Tani ai u shpreh për dhunën në rrugët e Los Anxhelosit, duke fajësuar një kundërshtar të vjetër për financimin e protestave.

    Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, guvernatori Ron DeSantis përmendi me emër George Soros në një sërë akuzash ndaj përplasjeve në Kaliforni mes banorëve dhe agjentëve të ICE (Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së).

    “Ka një lëvizje në të gjithë vendin ku këto grupe, që besoj se financohen nga njerëz si Sorosi, duan të publikojnë informacion personal të atyre që zbatojnë ligjet e emigracionit dhe të nxisin sulme ndaj tyre, vetëm sepse po bëjnë punën e tyre,” tha DeSantis, duke shtuar se veprime të tilla “nuk do të toleroheshin në Florida.”

    Guvernatori nuk dha detaje të mëtejshme për lidhjet mes financierit të krahut të majtë dhe trazirave në “Qytetin e Engjëjve”.

    Por shumë persona te e djathta besojnë se Soros qëndron pas rezistencës ndaj agjendës së Donald Trump për emigracionin.

  • Banka e Shqipërisë: Emigrantët nuk po sjellin më para, ja faktorët që ndikojnë

    Banka e Shqipërisë: Emigrantët nuk po sjellin më para, ja faktorët që ndikojnë

    Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po shfaqin një tendencë ngadalësimi në muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar indirekt se valës së re të emigracionit po i vjen kulmi.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 251 milionë euro në janar-mars 2025, me një rritje prej 3.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020. Në tremujorin e parë 2024, paratë që emigrantët sjellin në shtëpi ishin rritur me 13% dhe një vit më parë me 16%.
    Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.
    Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së. Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.
    Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë. Në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.
    I gjithë ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në një cikël të ri emigracioni. Vlerësohet se në 10-15 vjet lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krijojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valën e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.
    Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania./Monitor

  • Cikli i ri i emigracionit po arrin kulmin?! Të dhënat e BSH: Ngadalësohen prurjet e emigrantëve

    Cikli i ri i emigracionit po arrin kulmin?! Të dhënat e BSH: Ngadalësohen prurjet e emigrantëve

    Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po shfaqin një tendencë ngadalësimi në muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar indirekt se valës së re të emigracionit po i vjen kulmi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 251 milionë euro në janar-mars 2025, me një rritje prej 3.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020.
    Në tremujorin e parë 2024, paratë që emigrantët sjellin në shtëpi ishin rritur me 13% dhe një vit më parë me 16%. Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.
    Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së. Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.
    I gjithë ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në një cikël të ri emigracioni. Vlerësohet se në 10-15 vjet lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krijojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valën e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.
    Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania./ Monitor

  • Cikli i ri i emigracionit po arrin kulmin?! Ngadalësohen prurjet e emigrantëve

    Cikli i ri i emigracionit po arrin kulmin?! Ngadalësohen prurjet e emigrantëve

    Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po shfaqin një tendencë ngadalësimi në muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar indirekt se valës së re të emigracionit po i vjen kulmi.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 251 milionë euro në janar-mars 2025, me një rritje prej 3.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020. Në tremujorin e parë 2024, paratë që emigrantët sjellin në shtëpi ishin rritur me 13% dhe një vit më parë me 16%.Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së. Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë. Në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.I gjithë ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në një cikël të ri emigracioni. Vlerësohet se në 10-15 vjet lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krijojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valën e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.Burimi: BSHBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Gërdeshi: Shqipëria ndër vendet e para në botë sa i takon emigracionit në raport me banorët

    Gërdeshi: Shqipëria ndër vendet e para në botë sa i takon emigracionit në raport me banorët

    Eksperti i emigracionit, Ilir Gërdeshi thotë se numri i popullsisë në Shqipëri ka ardhur vazhdimisht në ulje dhe vendi ynë zë vendet e para në botë për nga emigracioni në raport me numrin e banorëve. Sipas Gërdeshit, aktualisht numri i popullsisë është afërsisht 2.4 milionë banorë, nda 4.5 milionë banorë që do të kishte në rast se do të kishim një bazë rritje natyore.
    ”Po të shikojmë popullsinë prej duke filluar nga viti 1991, do të shikojmë që kemi migrim të brendshëm, fillimisht kemi nga fshati në qytet në zona të caktuara, pastaj drejt Tiranës dhe Durrësit dhe më pak Elbasan e Fier.

    Krahas saj kemi edhe emigrimin e jashtëm. Bashkohen dy flukse, por ajo që themi në të dyja rastet, edhe kur kthehen emigrantët, Tirana ka ardhur duke u rritur, ndërsa të gjitha rrethet e tjera kanë ardhur duke u pakësuar. Në rang kombëtar, popullsia e Shqipërisë ka ardhur vazhdimisht duke u zvogëluar, teksa aktualisht janë afërsisht 2.4 milionë banorë nga 4.5 mln që duhej të kishim në bazë të rritjes natyrore të saj.
    Emigrimi i shqiptarëve ka qenë ndër më të mëdhatë që ka ndodhur në Evropë dhe Shqipëria bën pjesë ndër vendet e para sa i përket emigracionit në botë në raport me numrin e popullsisë të vendit”.

  • Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA-të janë të palëkundur në përkushtimin për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm

    Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA-të janë të palëkundur në përkushtimin për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm

    Ambasada amerikane në Tiranë, ka postuar mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio i cili tha se SHBA-të janë të palëkundur në përkushtimin për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare.

    Mesazhi i Rubios vjen në një kohë trazirash në SHBA, pasi prej ditësh në Los Angeles protestiuesit përplasen me autoritetet e anti-imigracionit dhe ato kufitare për arrestimet dhe deportimet në Kaliforni.
    Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar Gardën Kombëtare për të vënë nën kontroll situatën
    Postimi i plotë:
    Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.

    Top Channel

  • Ambasada e SHBA poston deklaratën e Rubios: Jemi të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm

    Ambasada e SHBA poston deklaratën e Rubios: Jemi të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm

    Ambasada amerikane në Tiranë ka ripublikuar deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio i cili thekson vendosmërinë e SHBA-ve kundër emigracionit të paligjshëm.

    Rubio përmend dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të SHBA-së si një hap konkret në këtë drejtim, si dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza, që sipas tij, janë shembuj të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.
    Postimi i ambasdës së SHBA:

    🇦🇱 Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.
    #securingusborders

  • Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA-të janë të palëkundur në përkushtimin për ti dhënë fund emigracionit të paligjshëm

    Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA-të janë të palëkundur në përkushtimin për ti dhënë fund emigracionit të paligjshëm

    Ambasada amerikane në Tiranë, ka postuar mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio i cili tha se SHBA-të janë të palëkundur në përkushtimin për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare.

    Mesazhi i Rubios vjen në një kohë trazirash në SHBA, pasi prej ditësh në Los Angeles protestiuesit përplasen me autoritetet e anti-imigracionit dhe ato kufitare për arrestimet dhe deportimet në Kaliforni.
    Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar Gardën Kombëtare për të vënë nën kontroll situatën
    Postimi i plotë:
    Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.

    Top Channel