Tag: emigracionit

  • “Samiti i Berlinit, rëndësi të veçantë për Ballkanin”/ Kamberi: Kush janë dy shtyllat e Britanisë

    “Samiti i Berlinit, rëndësi të veçantë për Ballkanin”/ Kamberi: Kush janë dy shtyllat e Britanisë

    Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, në një intervistë ka komentuar zhvillimet më të fundit nga Samiti i Berlinit, i cili këtë vit po mbahet në Londër me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
    Kamberi theksoi se, pavarësisht sfidave dhe pritshmërive të larta, procesi i Berlinit ka prodhuar rezultate të rëndësishme në dekadën e parë të tij. Ai vuri në dukje se Britania e Madhe synon të rrisë ndikimin në rajon përmes dy shtyllave kryesore: sigurisë dhe emigracionit, duke e konsideruar Ballkanin një nga rrugët kryesore të emigracionit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.
    “Unë gjykoj pas vitit të 10-të procesi i Berlinit ka arritur disa rezultate, pavarësisht se pritshmëritë se disa vende të Ballkanit kanë pasur më shumë pritshmëri se sa vetë procesi mund të ofronte. Britania do ta shfrytëzojë këtë proces për të rritur ndikimin e saj në Ballkanit Perëndimor. Kërkon që të vendosë një raport të mbështetur në dy shtylla: siguria dhe emigracioni. Tashmë Britania e ka bërë të ditur se Ballkani është bërë një nga rrugët kryesore të emigracionit të paligjshëm. Keir Starmer ka miratuar planin e ndryshimin. Britani do të mbështesë edhe projektin prej 3 milion paund për sigurinë kiberentike. Sa i përket raportit të Shqipërisë me BE, Shqipëria nuk e ka me Britaninë. Ndërsa procesi i Berlinit ka synuar gjithnjë të forconte faktin që Ballkani Perëndimor nuk është vetëm”, tha Kamberi.
    Gjithashtu, Kamberi nënvizoi se Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten dy vendet më të avancuara në procesin e integrimit europian, ndërsa Britania ka shprehur angazhimin për të mbështetur rajonin me projekte konkrete, përfshirë sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e emigracionit.
    “Shqipëria po përjeton këtë fazë të re të zgjerimit, ka hapur pjesën më të madhe të grupkapitujve, ndërkohë që pritet të hapë dhe dy grupkapitujt e fundit në vitin 2027. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në krye të integrimit në Bashkimin Europian. Kurse Britania e Madhe është fokusuar kryesisht në veri të vendit për parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Britania është fokusuar në dy projekte të mëdha në Ballkanin Perëndimore, një është një siguria kibernetike dhe tjetra ajo e ndihmës së vendeve të varfra nga dhe vjen numri më i lartë i emigracionit të paligjshëm. Britani do të jetë vendi i parë që do të vendosë sanksione ndaj vendeve që nuk frenojnë emigracionin e paligjshëm. Samiti i Berlinit nuk do të ketë një mesazh specifik për Shqipërinë, por vendet e Ballkanit Perëndimor”, shtoi eksperti.

  • Gjermania heq nënshtetësinë e përshpejtuar, shtrëngohen politikat e emigracionit

    Gjermania heq nënshtetësinë e përshpejtuar, shtrëngohen politikat e emigracionit

    Mes shtrëngimit të politikave të emigracionit, Bundestagu gjerman përgatitet të shfuqizojë marrjen e nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të shkëlqyer në shoqëri, një rregull ky i vendosur nga qeveria e mëparshme.

    Prej më shumë se një viti, në vend ishin në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë, në bazë të të cilave marrja e nënshtetësisë ishte e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë. Ndërkohë, në rastin kur kishte përpjekje të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur edhe pas vetëm tre vitesh. Por koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt tha se “natyralizimi turbo”, siç quhej ndryshe, i vendosur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar.
    Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nënshtetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet përshtypja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë.
    Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani.

    Top Channel

  • Gjermania “nuk i beson” BE-së, kërkon shtrëngimin e emigracionit, samit në Mynih

    Gjermania “nuk i beson” BE-së, kërkon shtrëngimin e emigracionit, samit në Mynih

    Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt e ka kthyer në prioritet të tij kufizimin e emigracionit. Ai nuk i beson shumë për këtë BE-së, prandaj ka ftuar disa homologë të tij për bisedime në Mynih.

    Sipas dikasterit që ai drejton ky është vetëm një “takim pune” dhe nuk është planifikuar ndonjë deklaratë përfundimtare. Takimi synon të hapë rrugën për të ashtuquajturat qendra kthimi, pohon Dobrindti.
    Këto qendra do të strehojnë azilkërkues të refuzuar nga Evropa që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, tha ai për “Münchner Merkur”. Ata duhet të vendosen sa më afër vendeve të tyre të origjinës. Për qendra të tilla po punohet tashmë në nivelin e BE-së, por ministri Dobrindt nuk është i kënaqur dhe tha se nuk mund të mbështetet te BE-ja për të krijuar “qendra të tilla kthimi”.
    Sipas ideve të tij disa shtete anëtare të BE-së duhet të jenë në gjendje të marrin përsipër një rol drejtues në këtë çështje. Organizatat e refugjatëve njoftuan protesta kundër takimit dhe masave ashpërsuese të diskutuara, teksa kritikuan “instrumentalizimin e politikës së migracionit për çekuilibra socio-politikë dhe për përjashtim racist”.
    Sipas Ministrisë  të Brendshme Federale në takimin e Mynihut pritet të marrin pjesë përveç ministrave të Brendshëm të Polonisë, Italisë, Luksemburgut dhe Zvicrës, edhe ministrat e migracionit të Danimarkës, Suedisë, Belgjika dhe Holandës, si dhe Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner. Temë diskutimi pritet të jenë edhe fluturimet e dronëve, gjë për të cilën u debatua fort së fundmi.
     
     

    Top Channel

  • Shqiptari arrestohet në Kolumbi, kërkohej me kod të kuq nga Interpoli

    Shqiptari arrestohet në Kolumbi, kërkohej me kod të kuq nga Interpoli

    Një shqiptar, i cili kërkohej nga Interpoli me kod të kuq, u arrestua në qytetin Tunja të Kolumbisë. Kështu raportojnë mediat kolumbiane.

    Sipas tyre, shqiptari u arrestua gjatë një operacioni verifikimi të kryer nga Emigracioni Kolumbian.

    Ai kërkohej nga autoritetet italiane sipas një kodi të kuq të Interpolit për krimet e trafikimit të drogës dhe grupit kriminal.

    Shqiptari, i cili kishte udhëtuar nga Bogota në Tunja, u zbulua ndërsa përpiqej të kryente një procedurë në Zyrën Kolumbiane të Emigracionit.

    Autoritetet dyshojnë se ai zgjodhi këtë qytet në një përpjekje për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit, duke supozuar se në një zonë më pak të mbushur me njerëz do të kishte një shans më të mirë për të kaluar pa u vënë re.

    Nëpërmjet koordinimit midis Shërbimit Kolumbian të Emigracionit dhe agjencive ndërkombëtare, shtetasi u identifikua dhe u vu në dispozicion të Policisë Kombëtare.

    Procesi do të vazhdojë me ndërhyrjen e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e cila, përmes Zyrës së saj të Çështjeve Ndërkombëtare, do të fillojë procesin përkatës të ekstradimit.

  • Ligj i ri në Kaliforni: Agjentët e emigracionit s’mund të veprojnë më me maska

    Ligj i ri në Kaliforni: Agjentët e emigracionit s’mund të veprojnë më me maska

    Kalifornia bëhet shteti i parë që ndalon përdorimin e maskave nga agjentët federalë të emigracionit. Guvernatori Gavin Newsom thotë se ligji synon transparencë, por kritikët e cilësojnë të rrezikshëm dhe antikushtetues.
    Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, synon të zbusë aksionin kundrë emigrantëve të paligjshëm, të paktën në shtetin e tij. Ai ka firmosur një projektligj që synon ndër të tjera edhe ndalimin e mabjtjes së maskave nga agjentët federalë të emigracionit, të cilët Newsom i quan “polici sekrete” që enden nëpër rrugë.
    Ky vendim vjen pasi autoritetet lokale kanë ngritur pikëpyetje mbi llogaridhënien, ligjshmërinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e zbatuesve të ligjit.
    Përveç ndalimit të maskave, paketa ligjore ka përfshirë edhe masa të tjera mbrojtëse për komunitetet.
    Agjentëve federalë u ndalohet të hyjnë në mjediset shkollore apo spitale pa një urdhër gjykate, ndërsa familjet duhet të njoftohen kur oficerët ndodhen në ambientet arsimore të fëmijëve të tyre.
    Ligji i ri i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, dhe do të ketë përjashtime vetëm në raste kur do të përdoren në i operacionet e fshehta, apo për tu përdorur si masa mbrojtëse nga sëmundje.
    Por ky prokurur nuk ka ardhur pa kritika, Prokurori i Shtetit për Kaliforninë, Bill Essayli, i emëruar nga Presidenti Trump, deklaroi se Guvernatori nuk ka juridiksion mbi operacionet federale dhe se ky ligj “nuk do të ketë asnjë ndikim tek agjentët, të cilët sipas tij, do të ruajnë anonimatin për arsye sigurie.
    Ndihmës Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin, e Sigurisë Kombëtare po ashtu e cilësoi si “të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm”, duke theksuar se ai “kompromenton sigurinë e oficerëve federalë dhe nxit klimë armiqësore ndaj ligjit”.
    Ndërsa nënshkruesit në mbrojtje të projektligjit u përgjigjën se “Askush nuk dëshiron që oficerë të maskuar të enden nëpër komunitetet e tyre dhe të rrëmbejnë njerëz pa u ndëshkuar”.

  • Tubime të dhunshme në Hagë kundër emigracionit! Policia përdor gaz lotsjellës dhe uji për të shpërndarë protestuesit

    Tubime të dhunshme në Hagë kundër emigracionit! Policia përdor gaz lotsjellës dhe uji për të shpërndarë protestuesit

    Policia holandeze ka përdorur gaz lotsjellës dhe uji për të shpërndarë një protestë të dhunshme kundër emigracionit që u zhvillua në qytetin e Hagës.

    Sipas autoriteteve, rreth 30 persona u arrestuan dhe dy efektivë policie mbetën të plagosur gjatë përplasjeve, pasi protestuesit përballen me forcat e sigurisë duke hedhur gurë dhe shishe në drejtim të tyre.

    Agjencia e lajmeve ANP raportoi se rreth 1,500 persona bllokuan një autostradë që kalon përmes qytetit, ndërsa një automjet policie u vu në zjarr.

    Kryeministri Dick Schoof dënoi pamjet, duke i quajtur ato “tronditëse dhe të turpshme”, ndërsa shtoi se dhuna ndaj policisë ishte “tërësisht e papranueshme”.

    Edhe lideri i së djathtës ekstreme, Geert Wilders, i cili fitoi zgjedhjet e fundit në Holandë dhe vazhdon të kryesojë sondazhet përpara zgjedhjeve të 29 tetorit, u ftua të merrte pjesë në protestë, por nuk ishte i pranishëm. Në një deklaratë, ai dënoi gjithashtu dhunën, duke e quajtur aktin një vepër të kryer nga “idiotë”.

    Protesta ishte organizuar nga një aktivist i krahut të djathtë, me kërkesa për politika më të ashpra migrimi dhe ndalimin e fluksit të azilkërkuesve.

    Përplasjet shpërthyen kur grupe të mëdha protestuesish, shumë prej të cilëve mbanin flamuj holandezë dhe simbole të lidhura me grupe të ekstremit të djathtë, u përballën me policinë.

  • “Mos më dëboni, se më prishet martesa”, Gjykata nuk dëgjon lutjet e trafikantit shqiptar

    “Mos më dëboni, se më prishet martesa”, Gjykata nuk dëgjon lutjet e trafikantit shqiptar

    Një trafikant shqiptar droge, i dënuar në Britaninë e Madhe, do të dëbohet nga vendi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Emigracionit, e cila përmbysi një vendim më të hershëm që i kishte lejuar të qëndronte për arsye familjare.
    Roland Matranxhi, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2018 dhe më pas mori status të përkohshëm, u dënua në vitin 2023 me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës në Mançester, shkruan A2 CNN. Ai u shpall fajtor si pjesë e një bande që menaxhonte një fermë të madhe kanabisi në Bolton, ku policia gjeti sasi të konsiderueshme droge me vlerë mes 100 mijë dhe 200 mijë paundësh, 11 mijë paund para cash dhe shënime mbi kultivimin.
    Pas dënimit, Ministria e Brendshme nisi procedurat e dëbimit, por Matranxhi apeloi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Emigracionit. Bashkëshortja e tij portugeze dëshmoi se nuk do të shpërngulej në Shqipëri, pasi jetonte me motrën e saj në Britani dhe nuk kishte lidhje me Shqipërinë. Gjykata e parë argumentoi se marrëdhënia e çiftit do të “ftohej” nëse ai dëbohej dhe se zhvendosja e saj në Shqipëri do të ishte “e padrejtë dhe e vështirë”.
    Megjithatë, Gjykata e Lartë e Emigracionit e hodhi poshtë këtë vendim, duke e cilësuar “të pajustifikuar nga faktet”. Gjykatësi Clive Lane theksoi se Matranxhi nuk kishte provuar “rrethana shumë bindëse” që të mbizotëronin mbi interesin publik për dëbimin e tij. Vendimi përfundimtar urdhëron largimin e tij nga Britania, pavarësisht lidhjes martesore.

  • Raporti i Komitetit të Azilit dhe Emigracionit për kampin në Gjadër: Të pezullohet zbatimi i protokollit Itali-Shqipëri

    Raporti i Komitetit të Azilit dhe Emigracionit për kampin në Gjadër: Të pezullohet zbatimi i protokollit Itali-Shqipëri

    ”Plagët kufitare. Faza e re e modelit shqiptar”, u përgatit nga Komiteti i Azilit dhe Emigracionit në bashkëpunim me Grupin e Kontaktit të Parlamentit Italian dhe atij Europian. Në këtë tryezë u fol edhe për kampin në Gjadër, ky kjo motedë për ta krijon një sistem ndërkombëtar paraburgimi administrativ, të karakterizuar nga transparencë e ulët dhe një rrezik shumë i lartë i shkeljes së të drejtave themelore. Monitorimi në terren nga Komiteti i Azilit dhe Emigracionit ka konfirmuar një sërë çështjesh kritike sistemike, si në aspektin e kujdesit shëndetësor ashtu edhe në aspektet ligjore dhe organizative.
    “Transferimet nga Qendrat e Pritjes për të Drejtat e Njeriut (CPR) italiane në atë të Shqipërisë në Gjadër, 132 deri më sot, kryhen sistematikisht pa një urdhër të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet në dokument. Komiteti i Azilit dhe Imigracionit ka konfirmuar “mungesën e një urdhri transferimi individual ose kolektiv të shkruar dhe të arsyetuar. Në rastet e shqyrtuara, është e qartë se masat shtrënguese u miratuan në mënyrë arbitrare dhe në shkelje të legjislacionit në fuqi”.

    Në veçanti, raporti dokumenton mungesën e plotë të një vlerësimi paraprak shëndetësor para transferimit, pavarësisht pranisë së njerëzve që vuajnë nga sëmundje të rënda kronike, trauma psikologjike dhe nevojës për trajtim të vazhdueshëm. Transferimet ndodhin në kushte shtrënguese: njerëzit prangosen dhe lidhen gjatë udhëtimeve të gjata, deri në 24 orë, shpesh pa asnjë informacion apo justifikim.
    Me mbërritjen në Gjadër, mungesa e një sistemi shëndetësor të krahasueshëm me atë italian, e kombinuar me menaxhimin e dobët dhe mungesën e burimeve, çoi në përkeqësimin e kushteve shëndetësore të të burgosurve. Trajtimet jetëshpëtuese u ndërprenë në mënyrë arbitrare, duke shkelur të drejtat e sanksionuara në Kushtetutën italiane (nenet 2, 3 dhe 32), si dhe në ligjin evropian dhe ndërkombëtar.
    “Ekstraterritorialiteti i qendrës Gjadër”, shkruan Tryeza e Rrumbullakët, “pengon aksesin efektiv në përfaqësim ligjor, një e drejtë e mbrojtur nga Neni 24 i Kushtetutës dhe Neni 6 i KEDNJ-së (Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut)”. Izolimi i detyruar në Gjadër nuk është vetëm një kusht material, por një kusht sistemik margjinalizimi që i bën njerëzit të padukshëm, të heshtur dhe pasivë, duke kontribuar në një dehumanizim të institucionalizuar më ekstrem se ai i CPR-ve në tokën italiane.

  • ‘Gjadri, terr informativ dhe ligjor’/ Raporti i Komitetit të Azilit dhe Emigracionit: Të pezullohet menjëherë zbatimi i protokollit Itali-Shqipëri

    ‘Gjadri, terr informativ dhe ligjor’/ Raporti i Komitetit të Azilit dhe Emigracionit: Të pezullohet menjëherë zbatimi i protokollit Itali-Shqipëri

    Një konferencë për shtyp u mbajt të martën, më 29 korrik, në orën 16:00, në sallën e shtypit të Dhomës së Deputetëve në Romë. Raporti, “Plagët kufitare. Faza e re e modelit shqiptar”, u përgatit nga Komiteti i Azilit dhe Emigracionit në bashkëpunim me Grupin e Kontaktit të Parlamentit Italian dhe atij Europian.

    Ky tekst vazhdon dhe përditëson botimin “Përtej Kufirit. Marrëveshja Itali-Shqipëri dhe Pezullimi i të Drejtave”, botuar në mars 2025, dhe thekson se si korniza për menaxhimin transnacional të migrantëve ka ndryshuar rrënjësisht.

    Mekanizmi i ri – Që nga prilli, qeveria italiane ka prezantuar një mekanizëm të ri operativ që transferon me forcë emigrantët që mbahen tashmë në qendrat italiane të riatdhesimit (CPR) në qendrën e paraburgimit në Gjadër në Shqipëri. Kjo krijon një sistem ndërkombëtar paraburgimi administrativ, të karakterizuar nga transparencë e ulët dhe një rrezik shumë i lartë i shkeljes së të drejtave themelore. Monitorimi në terren nga Komiteti i Azilit dhe Emigracionit ka konfirmuar një sërë çështjesh kritike sistemike, si në aspektin e kujdesit shëndetësor ashtu edhe në aspektet ligjore dhe organizative.

    “Transferimet nga Qendrat e Pritjes për të Drejtat e Njeriut (CPR) italiane në atë të Shqipërisë në Gjadër, 132 deri më sot, kryhen sistematikisht pa një urdhër të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet në dokument. Komiteti i Azilit dhe Imigracionit ka konfirmuar “mungesën e një urdhri transferimi individual ose kolektiv të shkruar dhe të arsyetuar. Në rastet e shqyrtuara, është e qartë se masat shtrënguese u miratuan në mënyrë arbitrare dhe në shkelje të legjislacionit në fuqi”.

    Transferime të detyruara – Në veçanti, raporti dokumenton mungesën e plotë të një vlerësimi paraprak shëndetësor para transferimit, pavarësisht pranisë së njerëzve që vuajnë nga sëmundje të rënda kronike, trauma psikologjike dhe nevojës për trajtim të vazhdueshëm. Transferimet ndodhin në kushte shtrënguese: njerëzit prangosen dhe lidhen gjatë udhëtimeve të gjata, deri në 24 orë, shpesh pa asnjë informacion apo justifikim.

    Me mbërritjen në Gjadër, mungesa e një sistemi shëndetësor të krahasueshëm me atë italian, e kombinuar me menaxhimin e dobët dhe mungesën e burimeve, çoi në përkeqësimin e kushteve shëndetësore të të burgosurve. Trajtimet jetëshpëtuese u ndërprenë në mënyrë arbitrare, duke shkelur të drejtat e sanksionuara në Kushtetutën italiane (nenet 2, 3 dhe 32), si dhe në ligjin evropian dhe ndërkombëtar.

    “Ekstraterritorialiteti i qendrës Gjadër”, shkruan Tryeza e Rrumbullakët, “pengon aksesin efektiv në përfaqësim ligjor, një e drejtë e mbrojtur nga Neni 24 i Kushtetutës dhe Neni 6 i KEDNJ-së (Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut)”.

    Izolimi i detyruar në Gjadër nuk është vetëm një kusht material, por një kusht sistemik margjinalizimi që i bën njerëzit të padukshëm, të heshtur dhe pasivë, duke kontribuar në një dehumanizim të institucionalizuar më ekstrem se ai i CPR-ve në tokën italiane.

    Bllokim informacioni – Transparenca procedurale është një faktor tjetër i rëndësishëm. Asnjë listë zyrtare e personave të transferuar nuk u komunikohet institucioneve, medias apo organizatave humanitare, duke i bërë migrantët “të padukshëm” në një zonë të mbrojtur ligjërisht. Kjo krijon një boshllëk llogaridhënieje dhe mbrojtjeje, ku shmanget shqyrtimi gjyqësor, duke krijuar një hapësirë përjashtimi material dhe ligjor jashtë territorit italian.

    Raporti denoncon me forcë paligjshmërinë e Protokollit Itali-Shqipëri, i cili shkel normat kushtetuese, evropiane dhe ndërkombëtare, duke përfshirë garancitë e ofruara nga Ligji i Konsoliduar për Imigracionin dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata e Kasacionit dhe Gjykata Kushtetuese kanë ngritur dyshime në lidhje me përputhshmërinë e këtij “modelit të Shqipërisë” me ligjin evropian, duke theksuar nevojën urgjente për një rishikim legjislativ dhe një pezullim të menjëhershëm të transferimeve.

    Errësira që rrethon modelin shqiptar nuk është një pengesë, thuhet aty, por një formë specifike qeverisjeje. Bllokimi i informacionit shërben për të zvogëluar mundësinë e pjesëmarrjes së informuar nga shoqëria civile.

    Eksternalizimi i politikave të migracionit – Pas këtij vendimi politik qëndron dëshira e qeverisë italiane për të marrë përsipër udhëheqjen evropiane në eksternalizimin e politikave të emigracionit, përmes praktikave gjithnjë e më të ashpra dhe të errëta që minojnë të drejtat themelore dhe i shpëtojnë shqyrtimit gjyqësor, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel të BE-së. Nëse Bashkimi Evropian vazhdon në rrugën e përcaktuar nga Pakti Evropian për Emigracionin, ai rrezikon në mënyrë efektive të eliminojë të drejtën e azilit siç është sanksionuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të minojë vetë vlerat themelore të Bashkimit.

    Në thelb, “modeli i Shqipërisë” nuk është vetëm një çështje e politikave të emigracionit, por për TAI-n ai bëhet një terren prove për parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe respektin për sundimin e ligjit në Itali dhe Evropë. Vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta do të jetë e mundur të ndalet kjo spirale padrejtësie dhe të rikthehet dinjiteti dhe mbrojtja për më të prekshmit.

    “Vendimi i qeverisë italiane për të ndërtuar një qendër paraburgimi administrativ jashtë territorit të saj kombëtar”, përfundon raporti, “është kritikuar ashpër.”

    Ky vendim konsiderohet si shprehje e dëshirës për të marrë lidershipin në Evropë në përcaktimin e politikave gjithnjë e më të rrepta dhe diskriminuese, duke minuar parimet ligjore të sanksionuara në legjislacionin evropian. Kërkohet pezullimi i menjëhershëm i zbatimit të protokollit Itali-Shqipëri.