Tag: emergjencat

  • Pr.buxheti i 2026/ Bledi Çuçi kërkon fond të ri të konsoliduar për emergjencat civile

    Pr.buxheti i 2026/ Bledi Çuçi kërkon fond të ri të konsoliduar për emergjencat civile

    Kryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bledi Çuçi, në fjalën e tij gjatë seancës dëgjimore me Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile për projektbuxhetin e vitit 2026, deklaroi se rritja e fondeve për emergjencat është një hap pozitiv, por kërkoi rishikimin e mënyrës së administrimit të tyre.
    Çuçi theksoi se emergjencat “nuk mund të parashikohen”, ndaj nevojitet një metodologji më efektive për ndarjen e fondeve. Ai përgëzoi Agjencinë për kalimin në një skemë të re alokimi, duke shpjeguar se metodat e mëparshme, ku fondet ndaheshin sipas projekteve të paraqitura nga bashkitë, krijonin pabarazi midis tyre. Sipas tij, bashkitë me buxhete të vogla dhe me risk më të lartë shpesh mbeteshin të pafavorizuara, ndërsa financoheshin kryesisht ato që kishin kapacitete më të mira për të hartuar projekte.
    Në këtë kuadër, Çuçi propozoi krijimin e një instrumenti të ri buxhetor: që fondi i emergjencave civile të kthehet në një transfertë të pakushtëzuar, të administruar nga Agjencia e Emergjencave, dhe që fondet e pashfrytëzuara gjatë vitit të mund të mbarten për vitin pasardhës.
    “Sektori ka nevojë për një mekanizëm që krijon një fond më të konsoliduar për emergjencat civile. Nëse bashkia e konsideruar me risk të lartë nuk përballet me emergjenca atë vit, fondi duhet t’i mbartet vitit tjetër“, u shpreh Çuçi, duke shtuar se këtë propozim do t’ia paraqesë Ministrisë së Financave.
    Ai nënvizoi se aktualisht “harxhojmë para për emergjencat, por nuk kemi eficiencën e duhur”, pikërisht për shkak të sistemit të deritanishëm që favorizonte projektet më të mira, jo domosdoshmërisht zonat me risk më të lartë.
    Sipas Çuçit, ky ndryshim do të garantonte një shpërndarje më të drejtë dhe më efektive të fondeve në nivel lokal, duke rritur gatishmërinë dhe aftësinë e bashkive për t’u përballur me situata emergjente.
    “Të gjendet një instrument buxhetor, që fondi i emergjencave civile të quhet transfertë e pakushtëzuar e administruar nga agjencia e emergjencave por nëse nuk zbatohet gjatë vitit ushtrimor buxhetor të caktar, të mbartet vitin tjetër e ti shtohet buxhetit pasardhës. Instrumentet i ka tashmë buxheti i shtetit sepse kur alokoojmë fondet për bashkitë kemi disa kolona të tëra që janë transferuar si tw pakushtëzuara por sektoriale. Mund ta përdorim këtë si instrument për të bërë në një kolonë të veçantë fondin buxhetor për emergjencat në bazë të bashkive me risk dhe nëse gjatë atij viti ajo bashki që është konsideruar me risk nuk do ketë emergjenca, fondi t’i mbartet edhe për vitin tjetër.
    Ky instrument do krijojë një fond më të konsoliduar sa i përket emergjencave civile. Do ja propozoj dhe Ministrit të Financave këtë gjë. Harxhojmë para për emergjencat por s’kemi eficensën e duhur. E para, është alokuar sipas projekteve dhe jo çdo bashki kanë mundësi të bëjnë projekte të mira. Dhe e dyta, fiton një projekt i mirë po bashkia s’ka risk aq të lartë sa e ka një bashki tjetër më e vogël e cila nuk është në gjendje të bëjë një projekt“, tha ai.

  • Paradoksi/ Zjarret dhe përmbytjet shtohen, Rama ul buxhetin për emergjencat civile

    Paradoksi/ Zjarret dhe përmbytjet shtohen, Rama ul buxhetin për emergjencat civile

    Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi, është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me pyje do të shkrumbohen nga zjarret ndërsa hapësira të tëra me tokë do të gjenden nën ujë. E njëjta ndodhi edhe këtë vit.
    “Sepse ujitja dhe kullimi, rrugët rurale, pyjet dhe kullotat… janë këta tre sektorët që ndër këto 10 vite së paku kanë mbetur jashtë vëmendjes”, deklaroi Agron Haxhimali, Drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare.
    Rreziku që i kanoset ekonomisë nga fatkeqësitë natyrore vitet e fundit po ngrihet si sfidë në shumicën e raporteve të institucioneve të huaja dhe vendase. Këtyre paralajmërimeve qeveria po i përgjigjet duke ulur buxhetin për emergjencat civile. Nga më shumë se 5.4 miliardë lekë në projektbuxhetin 2025, për vitin e ardhshëm për emergjencat civile janë parashikuar më pak se 5.3 miliardë lekë.

    Po a mjaftojnë 200 milionë lekë më shumë për të parandaluar përmbytjet?

    “Në qoftë se këto sektorë do mbeten me këto transferta të pakushtëzuara teje të limituara, atëherë do kemi këto ndrysh këto probleme, këto sfida për të cilën bashkitë do jenë në kushte të pamundësisë për t’i dalë përpara dhe për të përballuar zjarret, përmbytjet apo që lidhet me ndryshimet klimatike”, theksoi Haxhimihali.

    Në raportin vjetor 2024 të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se më shumë zjarre pritet të shtohen, e po ashtu edhe përmbytjet apo erozionet për shkak të ndryshimeve të forta klimaterike. Ekspertë të pushtetit vendore paralajmërojnë se në mungesë të fondeve të mjaftueshme për të parandaluar, nga buxhetet e bashkive do të dalin më shumë para për të dëmshpërblyer të përmbyturit./A2CNN

  • Parashikimet për rrezik nga moti i keq, Emergjencat e bashkisë së Vlorës përforcojnë argjinaturën pranë urës së Mifolit

    Parashikimet për rrezik nga moti i keq, Emergjencat e bashkisë së Vlorës përforcojnë argjinaturën pranë urës së Mifolit

    Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe për ta ngritur mbi nivel.

    Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, bën me dije se ndërhyrja po kryhet në ato pjesë ku ka patur dëmtime të argjinaturës dhe qëllimi mbetet për të ndërhyrë në kohë, për të mos patur rrezik.
    Kanan Shakaj, kreu i Njësisë Administrative Novoselë, tha se Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, megjithatë situata duhet mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm.
    “Po hedhim dhe presim normalisht situatën që pritet në orët e mbrëmjes”, u shpreh ai, referuar edhe parashikimeve për reshje intensive.
    Ndërkohë, Shakaj ka theksuar se janë bërë edhe njoftimet për çdo emergjencë të mundshme, kryesisht te familjet që kanë banesat apo gjënë e gjallë pranë shtratit të lumit Vjosë, në mënyrë që strukturat të ndërhyjnë menjëherë nëse paraqitet nevoja. Për momentin nuk ka rrezik, megjithatë po merren të gjitha masat e nevojshme.
    Vlora deri ditën e enjte në mëngjes, në bazë të parashikimeve, cilësohet me risk nga reshjet e pritshme intensive, teksa zona e Novoselës, edhe për shkak të lumit Vjosë dhe prurjeve të mundshme, mbetet më shumë e rrezikuar. Ndërkohë po ndërhyhet në argjinaturë, ndërsa për momentin nuk ka rrezik.

    Top Channel

  • Po eksploronin zonën, humbin në Llogara nënë e bir nga Suedia, nis kërkimi nga policia AZDM dhe emergjencat civile

    Po eksploronin zonën, humbin në Llogara nënë e bir nga Suedia, nis kërkimi nga policia AZDM dhe emergjencat civile

    Dy turistë suedezë, nënë e bir, përkatësisht 61 dhe 23 vjeç janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

    Ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar zonën dhe kanë përshkuar një pjesë të parkut e të pyjeve, por pas disa orësh çdo kontakt me ta është ndërprerë.
    Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë dërguar një sinjal SOS, i cili është kapur nga autoritetet greke për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit te Karaburunit. Emergjencat greke kanë njoftuar menjëherë autoritetet shqiptare.
    Në terren janë angazhuar forcat e Emergjencave Civile, si dhe specialistët e zonave të mbrojtura, të cilat po zhvillojnë kërkime në disa drejtime për të gjetur turistët, por dhe policia e Vlorës.
    Terreni i vështirë malor, errësira dhe moti i paqëndrueshëm po e vështirësojnë operacionin e kërkimit, ndërsa po kërkohet ndihmë edhe nga banorët e zonës.
    Mendohet se dy turistet suedeze, pasi kane përshkuar pyjet e Llogarasë janë ngjitur Karaburunit ku dhe aty kanë humbur për shkak të terrenit, por dhe mungesës së valëve telefonike.

    Top Channel

  • Pas eksplorimit të zonës, nënë e bir humbasin në Llogara, policia dhe emergjencat civile nisin kërkimin

    Pas eksplorimit të zonës, nënë e bir humbasin në Llogara, policia dhe emergjencat civile nisin kërkimin

    Dy turistë suedezë, nënë e bir, në moshat 61 dhe 23 vjeç, janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar këtë zonë të njohur për natyrën e saj të paprekur, por pas disa orësh, çdo kontakt me ta është ndërprerë.
    Sipas informacioneve paraprake, turistët dërguan një sinjal SOS, i cili u kap nga autoritetet greke, për shkak të mungesës së mbulimit telefonik në anën shqiptare të gadishullit të Karaburunit. Emergjencat greke reaguan menjëherë dhe njoftuan autoritetet shqiptare për situatën.
    Aktualisht, forcat e Emergjencave Civile, specialistët e zonave të mbrojtura dhe policia e Vlorës po angazhohen në kërkimin e turistëve. Kërkimet po zhvillohen në disa drejtime të mundshme, megjithatë, terreni i vështirë malor, errësira dhe moti i paqëndrueshëm po e komplikohet shumë operacionin. Për më tepër, autoritetet po kërkojnë ndihmë edhe nga banorët e zonës, të cilët kanë njohuri rreth territorit dhe mund të ofrojnë informacion të vlefshëm.
    Ka dyshime se turistët suedezë, pasi përshkuan pyjet e Llogarasë, janë ngjitur në Karaburunit dhe aty kanë humbur. Terreni i ashpër dhe mungesa e valëve telefonike kanë penguar ndihmën dhe komunikimin me ta. Kjo situatë ka krijuar një ndjesi urgence ndërsa ekipet e kërkimit vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e tyre.
    Autoritetet theksuan rëndësinë e respektimit të sinjaleve të sigurisë dhe të informuarit paraprakisht për rreziqet potenciale që mund të hasin gjatë aventurave në natyrë. Kjo ngjarje shërben si një kujtesë për të gjithë ata që eksplorojnë zona të reja të kenë kujdes dhe të planifikojnë mirë përpara se të nisen në aventura të tilla.

  • Emergjencat/ Koçiu: Strukturat do vendosen në një komandë të vetme!

    Emergjencat/ Koçiu: Strukturat do vendosen në një komandë të vetme!

    Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se strukturat për emergjencat do të vendosen në nnjë komandë të vetme. “E nevojshme dhe e domodoshme që këto struktura të vendosen në një komandë të vetme kur vjen puna te emergjencat. Kjo komandë të jetë në gjendje që të koordinojë si trup i vetëm të gjithë aksionet dhe të perfeksionojë bashkëpunimin ndërinstitucional, të maksimalizojë efikasitetin e përdorimit të fondeve dhe të rrisë në mënyrë efektivëe mbulimin në të gjithë terrritorin. “, tha ajo.
    Ajo njoftoi edhe krijimin e Qendrës kombëtare të Trajnimit të Zjarrfikësve, “Do të standartizojmë procedurën e pranimit në këtë shërbim, duke nisur me procedurat e rekrutimit. Do të aplikojmë modelet e suksesshme, duke vendosur edhe punonjësit në këtë shërbim në një selektim me kritere të qarta, me analizë të qartë të formimit periodik të vlerësimeve bazë të rekrutimit dhe aftësive të tyre fizike, psikologjike dhe profesionale. Për trajtim të vazhdueshëm do të krijohet qendra kombëtare e trajnimit të zjarrfikësve. Të gjithë zjarrfikësit do të marrin trajnim të vazhdueshëm. I gjithë procesi do të shoqërohet me skema motivuese për përfitime financiare dhe ngritje në karrierë. E fundit janë edhe fushatat e vazhdueshme të ndërgjegjësimit dhe edukimit që do të nisen që nga shkollat dhe do shtrihen në çdo strukturë vendore.”, tha Koçiu.

  • Pritet moti i keq, Ristani apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizjet e panevojshme

    Pritet moti i keq, Ristani apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizjet e panevojshme

    Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka bërë një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes për shkak të motit të përkeqësuar që pritet në ditët në vijim.
    Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga data 29 gusht deri më 2 shtator vendi do të përballet me situata të vështira atmosferike, me reshje shiu me intensitet të lartë.
    “Të dashur qytetarë,
    Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.
    Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja, shprehet Ristani.
    Ajo garantoi se strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.
    “Strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në
    gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.
    Për çdo rast emergjent, mund të kontaktoni në numrat:
    112 – Emergjencat Civile
    S
    127 -Urgjenca Mjekësore
    128 – Policia
    Bashkia është pranë jush dhe në shërbimin tuaj 24/7”,-nënvizon Ristani.

  • Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet e panevojshme

    Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet e panevojshme

    Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka bërë një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes për shkak të motit të përkeqësuar që pritet në ditët në vijim.
    Ristani ka apeluar që të evitohen lëvizjet e panevojshme nga qytetarët, ndërsa sipas saj strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile do të jenë në gatishmëri.
    “Të dashur qytetarë! Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.
    Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja, shprehet Ristani.
    Ajo garantoi se strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës. Strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.
    Për çdo rast emergjent, mund të kontaktoni në numrat: 112 – Emergjencat Civile, 127 -Urgjenca Mjekësore, 128 – Policia Bashkia është pranë jush dhe në shërbimin tuaj 24/7”, nënvizon Ristani.

  • Reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës, Bashkia Tiranë apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet dhe…

    Reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës, Bashkia Tiranë apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet dhe…

    Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka bërë një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes për shkak të motit të përkeqësuar që pritet në ditët në vijim.

    Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga data 29 gusht deri më 2 shtator vendi do të përballet me situata të vështira atmosferike, me reshje shiu me intensitet të lartë.

    “Të dashur qytetarë,

    Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.

    Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja, shprehet Ristani.


    Ajo garantoi se strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.

    “Strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.
    Për çdo rast emergjent, mund të kontaktoni në numrat:

    112 – Emergjencat Civile
    S
    127 -Urgjenca Mjekësore
    128 – Policia

    Bashkia është pranë jush dhe në shërbimin tuaj 24/7”, nënvizon Ristani.

  • ‘Miliona për inceneratorin, zero për emergjencat civile’, Tabaku: Shqiptarët vuajnë pasojat

    ‘Miliona për inceneratorin, zero për emergjencat civile’, Tabaku: Shqiptarët vuajnë pasojat

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar për situatën alarmante që po kalon vendi ynë nga zjarret. Sipas saj, shteti vetëm fajëson pushtetin vendor, ndërkohë që vendimet i merr vetë.
    Sipas Tabakut, në vitin 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës, por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile.
    Reagimi i Jorida Tabakut:
    “Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës — por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile
     
     
    Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një “reformë territoriale” që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. Pa funksione reale, por me shumë peshë në tepsinë elektorale.
    Dhjetë vjet më pas, koka bën, shqiptarët e pësojnë. Si opozitë, kur kërkuam decentralizim dhe përgjegjësi, qeveria u fsheh pas alibive. Hallin e kishin tek numri i bashkive në tepsi, jo tek hallet e qytetarëve.
    Sot, zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë me transferta nga buxheti i shtetit. Dhe prapë, vendimet i merr qeveria, por përgjegjësia u lihet të tjerëve. Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës — por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile. Pse? Sepse aty nuk ka interes për korrupsion!”