Ndeshja Juventus – Pafos, e vlefshme për raundin e gjashtë të UEFA Youth League, do të gjykohet nga Emanuela Rusta.
Rusta është caktuar nga UEFA si arbitre kryesore në këtë takim, ndërsa dy asistentët janë sërish shqiptarë, Emigers Gançi dhe Mario Shazivari.
Arbitri i katërt do të jetë italiani Andrea Calzavara.
Ky takim do të luhet të mërkurën, më 10 dhjetor, në “Juventus Training Ground”, në orën 15:00.
Tag: emanuela
-

UEFA Youth League/ Emanuela Rusta caktohet arbitre kryesore në ndeshjen Juventus – Pafos
-

Europiani U-21 2027 / Emanuela Rusta & trupa shqiptare e arbitrave gjykojnë ndeshjen Spanjë – San Marino
Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen Spanjë U-21 – San Marino U-21, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Shqipëri – Serbi 2027”.
Kjo është hera e parë që UEFA i beson një arbitreje shqiptare drejtimin e një ndeshjeje të djemve në nivelin U-21, një moment historik për arbitrimin shqiptar dhe për vetë Emanuela Rustën.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Angel Carro” në Spanjë, më 14 nëntor në orën 20:45, ndërsa e gjithë trupa gjykuese do të jetë shqiptare. Ilir Tartaraj dhe Xhulio Mani do të jenë asistentë të dytë dhe të tretë, ndërsa Andi Koçi do të mbajë detyrën e arbitrit të katërt.
Arbitrat shqiptarë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në ndeshjet europiane, dhe ky është një tjetër hap i rëndësishëm në afirmimin e arbitrimit shqiptar në arenën ndërkombëtare. -

Nga Champions-i te ndeshjet e Kombëtareve, arbitret shqiptare po ngjisin shkallët e karrierës në Europë
Emanuela Rusta vazhdon të ngjisë shkallët në karrierën e saj të arbitrimit. Gjyqtarja shqiptare do të marrë përsëri përsipër të vendosë drejtësinë në fushën e lojës në arenën ndërkombëtare. Pasi arbitroi përballjen mes Lionit dhe St. Poltenit në Ligën e Kampionëve për femra, Rustën e pret një tjetër detyrë e rëndësishme.
Këtë të premte, duke nisur nga ora 17:30, ajo do të arbitrojë sfidën mes ekipeve kombëtare të femrave të Çekisë dhe Austrisë. Një përballje kjo që është e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në ndihmë të Emanuela Rustës do të jenë edhe Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu në rolin e arbitreve të anësore. Gjyqtare e 4-t e takimit do të jetë Rita Verhapi./Sport Ekspres/ -

Emanuela Rusta & ekipi i saj vendosin drejtësi në ndeshjen e “UEFA Women’s Champions League”, OL Lyonnes – St. Pölten
Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen e fazës së grupeve në “UEFA Women’s Champions League”, OL Lyonnes – St. Pölten, që do të luhet nesër në “OL Stadium”, në orën 18:45.
Në këtë sfidë, i gjithë ekipi arbitrues do të jetë shqiptar. Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistente, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë detyrën e arbitres së katërt.
Gjyqtari Kreshnik Bajramaj, do t’i vijë në ndihmë Emanuela Rustës nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Albert Doda.
Ky është një tjetër konfirmim i besimit që UEFA i jep arbitrave shqiptarë në ndeshjet e rëndësishme ndërkombëtare. -

Arbitret shqiptare me në krye Emanuela Rusta do mbajnë drejtësinë në ndeshjen e raundit të dytë të UEFA Women’s Europa Cup
5 Tetor 2025
16:16
Telesport
Ndeshja mes BK Häcken FF – GKS Katowice, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup, do të gjykohet nga një trupë arbitresh shqiptare.
Emanuela Rusta është gjyqtarja kryesore e takimit, ndërsa Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga do të jenë asistentet e saj. Kejsi Tafili është caktuar si arbitre e katërt.
Ndeshja do të luhet më 7 tetor në stadiumin “Hisingen Arena” në Suedi.
Rusta dhe ekipi i saj i arbitrimit kanë qenë të angazhuara edhe më herët në ndeshje të rëndësishme europiane, por kjo shënon herën e parë që ato drejtojnë një sfidë në kompeticionin më të ri të UEFA-s për vajza. Një arritje historike dhe një tjetër hap përpara dhe për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare. -

Emanuela Rusta & tre arbitre të tjera shqiptare vendosin drejtësi në ndeshjen e raundit të dytë të UEFA Women’s Europa Cup
Ndeshja mes BK Häcken FF – GKS Katowice, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup, do të gjykohet nga një trupë arbitresh shqiptare.
Emanuela Rusta është gjyqtarja kryesore e takimit, ndërsa Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga do të jenë asistentet e saj. Kejsi Tafili është caktuar si arbitre e katërt.
Ndeshja do të luhet më 7 tetor në stadiumin “Hisingen Arena” në Suedi.
Rusta dhe ekipi i saj i arbitrimit kanë qenë të angazhuara edhe më herët në ndeshje të rëndësishme europiane, por kjo shënon herën e parë që ato drejtojnë një sfidë në kompeticionin më të ri të UEFA-s për vajza. Një arritje historike dhe një tjetër hap përpara dhe për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.