Tag: email

  • Zbulohen email-et e reja në lidhje me skandalin në Britani, Princi Andrew kishte marrëdhënie të fshehtë me punonjësen e Jeffrey Epstein

    Zbulohen email-et e reja në lidhje me skandalin në Britani, Princi Andrew kishte marrëdhënie të fshehtë me punonjësen e Jeffrey Epstein

    Një seri e re dokumentesh të çështjes Epstein ka hedhur dritë mbi një komunikim privat ku ish-gazetari amerikan Landon Thomas Jr i shkruante financierit Jeffrey Epstein se “Princi Andrew kishte pasur marrëdhënie konsensuale” me një punonjëse të tij.

    Emaili, i dërguar në janar 2015, sugjeron se lidhja publike e Andrew me Epstein po “mbante gjallë historinë”. Në mesazh, Thomas Jr i kërkon financierit të distancohet nga ish-anëtari i familjes mbretërore britanike, duke theksuar se pikërisht Andrew ishte arsyeja pse akuzat po vazhdonin të riktheheshin.
    Princi Andrew ka mohuar gjithmonë se ka pasur dijeni apo përfshirje në krimet seksuale të Epstein, pavarësisht miqësisë së tyre të ngushtë.
    Thomas Jr, i cili konsiderohej i afërt me Epstein, u kontaktua nga The Telegraph pas publikimit të dokumenteve. Ai deklaroi se nuk kishte informacion të drejtpërdrejtë nga Epstein dhe se komentet e tij në email thjesht pasqyronin raportimet e medias së kohës.
    Publikimi vjen vetëm pak ditë pasi një email tjetër i Ghislaine Maxwell – e dënuar për trafikim seksual – tregonte se Andrew kishte marrë një “masazh” në shtëpinë e saj në Belgravia. Emri i Andrew është i lidhur prej vitesh me rastin, sidomos pas akuzave të Virginia Giuffre, e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie me të në moshën 17-vjeçare.
    Mes presionit të vazhdueshëm publik, Mbreti Charles i hoqi Andrew të gjitha titujt mbretërorë muajin e kaluar, shkruan The Sun.
    Ndërkohë, anëtarë të Kongresit amerikan i kanë dërguar ish-Dukut të York një thirrje zyrtare për të dëshmuar rreth “miqësisë së tij afatgjatë” me Epstein, edhe pse ai nuk ka detyrim ligjor të paraqitet.
    Kjo valë e re zbulimesh vjen në prag të publikimit të një pakoje të madhe dokumentesh të tjera mbi çështjen Epstein, të cilat pritet të deklasifikohen brenda 30 ditëve. Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve i kanë dhënë tashmë miratimin, dhe dosjet presin firmën e Presidentit Donald Trump për t’u bërë publike.

    Top Channel

  • “Nuk mundem të duroj më!”| Zbardhet emaili që Andrew i shkroi Epsteinit. Përmendet edhe Trump

    “Nuk mundem të duroj më!”| Zbardhet emaili që Andrew i shkroi Epsteinit. Përmendet edhe Trump

    Princi Andrew (që sot i është hequr ky titull) i kishte shkruar në një email mikut të tij financierit Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell -it në vitin 2011, “Nuk mundem ta duroj më këtë”, pasi u informua se gazeta britanike Mail on Sunday do të publikonte një artikull për lidhjet e tij me ta.
    Email-i i tij ishte pjesë e dokumenteve të publikuara të mërkurën e 12 nëntorit, nga pasuria e Epstein. Dokumente në të cilat përmendet dhe presidenti amerikan Donald Trump.
    Reagimi i ish-princit erdhi pasi Maxwell i kishte përcjellë atij një email që asaj ia kishte dërguar gazeta Mail on Sunday, në mars 2011, për t’i dhënë të drejtën e përgjigjes, në lidhje me një shkrim ku përfshiheshin pretendime të shumta për Andrew-n.
    Sipas dokumenteve të publikuara, përgjigjja e Andrew-t thuhet se ishte: “Ç’është e gjithë kjo? Nuk di asgjë për këtë! Ju lutem, thoni që nuk kam lidhje me këtë. Nuk mundem ta duroj më këtë.”
    Publikimi i fundit vjen pasi Andrew-t i është kërkuar nga demokratët në Kongresin amerikan për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimit mbi Epstein-in, i cili vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për trafikim seksual.
    Kongresmeni demokrat Suhas Subramanyam, anëtar i Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, i tha BBC-së se Andrew ende nuk i është përgjigjur ftesës për të dëshmuar. Ai shtoi se “ish-princi nuk ka pse të udhëtojë, mund ta bëjë dëshminë edhe në distancë.”
    Virginia Giuffre, e cila është një nga akuzueset kryesore të Epstein-it, ka pohuar se Andrew ka pasur marrëdhënie seksuale me të tre herë, kur ajo ishte adoleshente.
    Andrew, i cili i ka mohuar akuzat, arriti një marrëveshje jashtëgjyqësore me Giuffre-n në vitin 2022, pa pranuar faj apo kërkim faljeje. Ai u privua nga të gjithë titujt e tij më herët këtë muaj, pasi libri i kujtimeve të Giuffre-s risolli në qendër të vëmendjes lidhjet e tij me Epstein-in dhe Maxwell-in.
    Edhe Trump përmendet në email-e
    Tre email-e nga arkivi i Epstein-it, të publikuara nga demokratët e Komitetit të Mbikëqyrjes, tregojnë se Donald Trump përmendet disa herë në komunikimet midis Epstein-it dhe Maxwell-it, e cila aktualisht po vuan një dënim prej 20 vitesh burg për trafikim seksual.
    Janë publikuar gjithashtu edhe email-e midis Epstein-it dhe autorit Michael Wolff, i njohur për librat e tij mbi Trump-in. Në një email të prillit të vitit 2011, Epstein i shkruante Maxwell-it: “Dua që ta kuptosh që qeni që s’ka lehur është Trump… (VIKTIMA) kaloi orë të tëra në shtëpinë time me të.”
    Shtëpia e Bardhë më vonë tha se “viktima” e përmendur ishte Virginia Giuffre, e cila vdiq nga vetëvrasja më herët këtë vit.
    Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Giuffre “ka theksuar disa herë se presidenti Trump nuk ishte i përfshirë në asnjë sjellje të keqe dhe ishte ‘shumë miqësor’ gjatë takimeve të tyre të kufizuara.”
    Në një dëshmi të vitit 2016, Giuffre tha se nuk e kishte parë kurrë Trump-in të përfshihej në ndonjë abuzim. Edhe në kujtimet e saj të publikuara këtë vit, ajo nuk e akuzon presidentin për ndonjë shkelje.
    Pas publikimit të email-eve, republikanët në Kongres publikuan mijëra dokumente shtesë, duke akuzuar demokratët se “po zgjedhin selektivisht” materiale për të ndërtuar “një narrativë të rreme për të njollosur presidentin Trump”.
    Disa orë më pas, kongresmenia demokrate Adelita Grijalva nënshkroi një peticion që i jep mjaftueshëm vota Dhomës së Përfaqësuesve për të detyruar Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet e Epstein-it. Zyra e Kryetarit të Dhomës, Mike Johnson, tha se votimi do të mbahet javën e ardhshme.
    Email-e të reja zbulojnë lidhjet e Andrew-t
    Dokumentet e reja hedhin më shumë dritë mbi marrëdhënien mes ish-princit Andrew dhe Epstein-it. Në një email të korrikut 2011, Epstein dukej se konfirmonte se fotografia e Andrew-t me dorën rreth Virginia Giuffre-s në kohën kur ajo ishte 17-vjeçare ishte e vërtetë.
    Në komunikimin me një gazetar, ai shkruante: “Po, ajo ka qenë në avionin tim dhe po, ka bërë foto me Andrew-n, si shumë prej punonjësve të mi.”
    Andrew deklaroi në intervistën e famshme për BBC Newsnight në vitin 2019 se nuk e mbante mend atë foto dhe kishte sugjeruar se mund të ishte e falsifikuar.
    Ky shkëmbim emailesh ndodhi katër muaj pas email-it të Mail on Sunday më 4 mars 2011, ku thuhej se një grua (emri i fshirë në dokumentet e publikuara) ishte prezantuar me Andrew-n nga Epstein në vitin 2001, në shtëpinë e Maxwell-it në Londër, ku ajo kishte pasur marrëdhënie me Andrew-n.
    Më 6 mars 2011, Mail on Sunday publikoi historinë që përfshinte foton tashmë të famshme të Andrew-t me Giuffre-n.
    Email-i shtonte se vajzat ishin udhëzuar të uleshin në prehërin e Andrew-t në apartamentin e Epstein-it në New York, ku ai i kishte prekur. Një prej vajzave, sipas email-it, ishte udhëzuar nga Maxwell të kryente marrëdhënie me Andrew-n dhe të merrte pjesë në një orgji në ishullin privat të Epstein-it në Karaibe, “Little St. James”.
    Email-i iu dërgua fillimisht Maxwell-it, më pas Epstein-it dhe më në fund një adrese të fshehur me shënimin “The Duke”.
    Më 6 mars 2011, ditën kur gazeta publikoi artikullin për Giuffre-n, Epstein i shkroi “The Duke”: “Je mirë? Këto histori janë plotësisht fantazi.”
    Në korrik të po atij viti, Epstein i shkroi publicistit të tij: “Vajza që akuzoi princin Andrew mund të provohet lehtësisht si gënjeshtare. Mendoj se Pallati Buckingham do ta pëlqente këtë. Duhet dikush të hetojë Virginia Roberts, që i ka shkaktuar gjithë këtë telash djalit të mbretëreshës. Premtoj se ajo është mashtruese. Ti dhe unë do të mund të shkojmë në Ascot gjithë jetën.”
    Mandelson në kontakt me Epstein-in edhe në 2016-ën
    Lord Peter Mandelson gjithashtu përmendet në dokumentet e reja, që tregojnë se ai ka pasur kontakte me Epstein-in edhe në vitin 2016.
    Kontakti i fundit i njohur më parë mes tyre ishte në mars 2010, kur Mandelson, atëherë sekretar biznesi, kishte kërkuar këshilla nga Epstein mbi një marrëveshje bankare, vetëm pak muaj pas lirimit të biznesmenit amerikan nga burgu për krime seksuale me të mitura, sipas Daily Telegraph.
    Në dokumentet e reja përfshihet një email nga Epstein për Mandelson-in më 6 nëntor 2016, pak pas ditëlindjes së këtij të fundit, ku shkruhet: “63 vjeç. Ia dole.”
    Mandelson i ktheu përgjigje brenda 90 minutash: “Me zor. Kam vendosur të zgjas jetën time duke kaluar më shumë kohë në SHBA.”
    Epstein u përgjigj: “Në Shtëpinë e Bardhë të Donald-it?”, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale që do të zhvilloheshin atë javë.
    Lord Mandelson u shkarkua si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA në shtator, për shkak të lidhjeve me Epstein-in, pasi u zbuluan email-e që tregonin se ai i kishte dërguar mesazhe mbështetëse pas dënimit të këtij të fundit në vitin 2008.
    Mandelson, i cili ka deklaruar disa herë se “pendohet për marrëdhënien me Epstein-in”, refuzoi të komentojë mbi email-et kur u kontaktua nga BBC.

  • “Trump dinte për vajzat”/ Email-et e Epstein tronditin Uashingtonin, presidenti ‘në fokus’ të mesazheve

    “Trump dinte për vajzat”/ Email-et e Epstein tronditin Uashingtonin, presidenti ‘në fokus’ të mesazheve

    UASHINGTON– Jeffrey Epstein i shkroi një gazetari në një email të vitit 2019 se Donald Trump “dinte për vajzat”, sipas dokumenteve të bëra publike të mërkurën, por ajo që ai dinte – dhe nëse kjo lidhej me krimet e abuzuesit seksual – është e paqartë. Shtëpia e Bardhë akuzoi shpejt demokratët për rrjedhje selektive të email-eve për të njollosur presidentin.
    Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve publikuan tre email-e që i referoheshin Trump-it, përfshirë një që Epstein e shkroi në vitin 2011, në të cilin i tha shoqes së tij të besuar, Ghislaine Maxwell, se Trump kishte “kaluar orë të tëra” në shtëpinë e Epstein-it me një viktimë të trafikimit seksual.
    Zbulimet dukeshin të hartuara për të ngritur pyetje të reja rreth miqësisë së Trump me Epstein dhe rreth njohurive që ai mund të ketë pasur në lidhje me atë që prokurorët e quajnë një përpjekje shumëvjeçare nga Epstein për të shfrytëzuar vajzat e mitura. Biznesmeni republikan i shndërruar në politikan ka mohuar vazhdimisht çdo njohuri për krimet e Epstein dhe ka thënë se ai i dha fund marrëdhënies së tyre vite më parë.
    Versioni i email-it të vitit 2011 i publikuar nga Demokratët e fshiu emrin e viktimës, por republikanët në komision thanë më vonë se ishte Virginia Giuffre, e cila akuzoi Epstein-in se kishte organizuar që ajo të kishte takime seksuale me një numër miqsh të tij të pasur dhe të fuqishëm. Giuffre, e cila vdiq në fillim të këtij viti , kishte këmbëngulur prej kohësh se Trump nuk ishte midis burrave që e kishin viktimizuar atë. Epstein i mori jetën vetes në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza federale.
    Emailet e bëra publike të mërkurën janë pjesë e një grupi prej 23,000 dokumentesh të ofruara nga pasuria e Epsteinit për Komitetin Mbikëqyrës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se demokratët “kanë publikuar në mënyrë selektive email-e” për të “krijuar një narrativë të rreme për të njollosur Presidentin Trump”.
    Trump, duke shkruar në platformën e tij Truth Social, tha se demokratët “po përpiqen ta ngrenë përsëri në vëmendje mashtrimin e Jeffrey Epstein sepse do të bëjnë gjithçka për të shmangur sa keq kanë vepruar” me mbylljen e qeverisë “dhe shumë tema të tjera”. 
    Në postimin e tij ai shkruante se: “Demokratët po përpiqen të rikthejnë në vëmendje mashtrimin me Jeffrey Epstein, sepse do të bëjnë gjithçka për t’u shpërqendruar nga sa keq u dukën me mbylljen e qeverisë dhe me kaq shumë çështje të tjera. Vetëm një republikan shumë i keq ose idiot do të binte në këtë grackë. Nuk duhet të ketë asnjë shpërqendrim ndaj Epsteinit apo ndonjë gjëje tjetër. Republikanët e përfshirë duhet të përqendrohen vetëm në hapjen e vendit tonë dhe në rikthimin e dëmeve të mëdha që shkaktuan demokratët!”/ZËRI

  • “Trump kaloi orë të tëra në shtëpinë time me njërën nga vajzat”/ Demokratët publikojnë email-e të reja të Jeffrey Epstein

    “Trump kaloi orë të tëra në shtëpinë time me njërën nga vajzat”/ Demokratët publikojnë email-e të reja të Jeffrey Epstein

    Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së kanë publikuar një seri email-esh të reja nga pasuria e Jeffrey Epstein, ku përmendet edhe Presidenti Donald Trump. Sipas demokratëve, këto dokumente hedhin dritë mbi lidhjet e mundshme midis Trump dhe Epstein, duke “i dhënë një goditje përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për të mbuluar rastin Epstein”.
    Një nga email-et, i datës 2011, përfshin korrespondencë mes abuzuesit të dënuar seksual Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell. Në të, Epstein thuhet se përmend Trump, duke pretenduar se ai “kaloi orë të tëra në shtëpinë time” me një viktimë të trafikimit seksual, duke iu referuar atij si “qen që nuk ka lehur”.
    Një tjetër email, nga viti 2019, është midis Epstein dhe autorit Michael Wolff. Sipas demokratëve, në këtë shkëmbim Epstein ka shkruar se “Trump dinte për vajzat, por i kërkoi Ghislaine të ndalonte”.
    Në emaile të tjera mes Wolff dhe Epstein, të dy duket se diskutojnë për mundësinë e hartimit të një reagimi ndaj një interviste të ardhshme të Trump në CNN, me Wolff që përshkruan “ndikimin e Epstein mbi Trump”.
    Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve njoftuan gjithashtu se po shqyrtojnë mbi 23,000 dokumente të tjera të publikuara së fundmi nga pasuria e Epstein, që mund të hedhin më shumë dritë mbi rrjetin e tij të lidhjeve.
    Trump, i cili njihej si mik i Epstein gjatë viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, ka mohuar çdo lidhje me aktivitetet e tij të paligjshme. Ai i ka quajtur akuzat kundër tij “një mashtrim të orkestruar nga Partia Demokratike”, duke shtuar se marrëdhëniet e tij me Epstein përfunduan pas një grindjeje në fillim të viteve 2000.

  • Publikohen mesazhet private të Jeffrey Epstein, Trump përmendet disa herë në email-e

    Publikohen mesazhet private të Jeffrey Epstein, Trump përmendet disa herë në email-e

    Jeffrey Epstein, abuzuesi seksual i dënuar që ndërroi jetë në burg në rrethana që vijojnë të shkaktojnë debat, ka përmendur disa herë presidentin amerikan Donald Trump në komunikime private me Ghislaine Maxwell dhe autorin Michael Wolff, sipas email-eve të sapo publikuara nga demokratët në Komitetin e Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve.

    Në korrespondencat që datojnë nga 15 vitet e fundit, Epstein shkruan për “kohën që Trump kalonte me një grua” që, sipas demokratëve, është një nga viktimat e trafikut të tij seksual. Në një tjetër email, Epstein pretendon se “Trump e dinte për vajzat”, duke iu referuar dukshëm pretendimeve të presidentit se e kishte përjashtuar Epstein-in nga klubi Mar-a-Lago “për shkak të sjelljes ndaj vajzave të reja”.
    Email-et u publikuan të mërkurën, pasi komiteti kishte kërkuar me urdhër gjykate dokumentet nga pasuria e Epstein.
    Sipas CNN, Trump nuk ka dërguar apo marrë asnjë nga këto mesazhe dhe nuk akuzohet për asnjë vepër penale në lidhje me Epstein apo Maxwell.
    Në një email të datës 2 prill 2011, Epstein i shkruante Maxwell-it: “Dua të kuptosh që qeni që s’ka lehur është Trump… (emri i fshirë) ka kaluar orë të tëra në shtëpinë time me të, por nuk është përmendur kurrë. Jam 75% aty.”
    Maxwell i përgjigjet: “E kam menduar edhe unë këtë…”
    Theksohet se emri i gruas së përmendur është fshehur për arsye privatësie.
    Në një komunikim tjetër, nga janari 2019, shtatë muaj para vdekjes së Epstein, ai i shkruan Wolff për pretendimet e Trump se e kishte përjashtuar nga Mar-a-Lago: “Trump tha që më kërkoi të dorëzoja anëtarësimin, por s’kam qenë kurrë anëtar. Sigurisht që ai e dinte për vajzat, madje i kërkoi Ghislaine-s të ndalonte.”
    Shtëpia e Bardhë ka deklaruar më parë se Trump e kishte ndaluar Epstein-in nga klubi për “sjellje të papërshtatshme”, ndërsa Maxwell ka mohuar që të ketë rekrutuar vajza nga Mar-a-Lago.
    Në një tjetër email të zbuluar nga komiteti, datë 15 dhjetor 2015, Wolff i shkruante Epstein: “Kam dëgjuar që CNN planifikon t’i bëjë Trump-it një pyetje për marrëdhënien me ty sonte në debat.”
    Epstein i përgjigjet: “Nëse do ta ndihmojmë të formulojë një përgjigje, çfarë mendon se duhet të jetë ajo?”
    Wolff kthehet: “Mendoj se duhet ta lejosh të varë veten me fjalët e veta… nëse gënjen, mund ta përdorësh kundër tij; nëse fiton, mund ta ‘shpëtosh’ dhe të krijosh një borxh.”
    Këto publikime vijnë mes presionit të ri politik në Washington për të zbardhur të gjitha dosjet federale që lidhen me Epstein. Ndërkohë, demokratët e Komitetit të Mbikëqyrjes kanë njoftuar se kanë marrë mbi 23,000 dokumente nga pasuria e tij, ndërsa Kongresi po përgatitet të votojë për publikimin e plotë të materialeve të tjera sekrete.
     

    Top Channel

  • Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

    Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

    Thirrja e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK ka rikthyer sërish vëmendjen te 21 janari i vitit 2011, kur u vranë 4 protestues, kohë kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.
    I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-prokurori Ervin Karanxha tha se rihapja e çështjes do të hetojë një audiopërgjim të ri, por edhe një email.
    Sipas tij, të dhënat e email-it janë bërë publike edhe nga “Wikileaks”, ku fondacioni Soros informonte Hillary Clinton për atë që ndodhi në Shqipëri.
    Borakaj: Lulzim Basha në SPAK, do të rihapet përfundimisht 21 Janari?Karanxha: 21 Janari ka ndodhur në 2011, ka ndodhur para 15 vitesh. A të duket normale që një ish-ministër duhej të ishte pyetur në 2011? Pse nuk është hetuar atëherë? Kemi dy vendime për 21 Janarin: vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Strasburgut.
    Borakaj: A mund të hetohet sot?
    Karanxha: E para, duhet të kemi parasysh personin që nuk ka ushtruar ndjekje penale, është ish-prokurorja Ina Rama. Zyrtarët e lartë hetoheshin nga prokurori i përgjithshëm sipas ligjit të kohës. Ka dalë një audiopërgjim, do të hetohet burimi, duke pyetur Bashën, do të verifikohen. Kemi edhe një email të fondacionit Soros që i drejtohet Hillary Clinton. Soros nuk ka qenë këtu, por ka pasur njerëz.
    Borakaj: Çfarë të dhënash jepen?
    Karanxha: Informacione për veprimet. Informacione konfidenciale që dolën nga Uikiliks. Pse përmend unë Ina Ramën? Na rezulton se i njëjti ministër në 21 Janar është shpëtuar për procedurë nga Ina Rama është çështja Durrës-Kukës. Pra, të lind dyshimi që në dukje e ka ndihmuar me ato xhepat proceduralë. Tani Basha e mbështet Ina Ramën për anëtare të vetingut. Ish-kryeministri tha se ka pasur konflikt të vazhdueshëm me Ina Ramën.
    Borakaj: Sa mund të hapet rrezja?
    Karanxha: Sa konstaton veprimi i gjykatës./vizionplus/

  • Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të..

    Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të..

    Thirrja e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK ka rikthyer sërish vëmendjen te 21 janari i vitit 2011, kur u vranë 4 protestues, kohë kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.
    I ftuar në një emision televiziv, ish-prokurori Ervin Karanxha tha se rihapja e çështjes do të hetojë një audiopërgjim të ri, por edhe një email.
    Sipas tij, të dhënat e email-it janë bërë publike edhe nga “Wikileaks”, ku fondacioni Soros informonte Hillary Clinton për atë që ndodhi në Shqipëri.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Lulzim Basha në SPAK, do të rihapet përfundimisht 21 Janari?
    Karanxha: 21 Janari ka ndodhur në 2011, ka ndodhur para 15 vitesh. A të duket normale që një ish-ministër duhej të ishte pyetur në 2011? Pse nuk është hetuar atëherë? Kemi dy vendime për 21 Janarin: vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Strasburgut.
    Borakaj: A mund të hetohet sot?
    Karanxha: E para, duhet të kemi parasysh personin që nuk ka ushtruar ndjekje penale, është ish-prokurorja Ina Rama. Zyrtarët e lartë hetoheshin nga prokurori i përgjithshëm sipas ligjit të kohës. Ka dalë një audiopërgjim, do të hetohet burimi, duke pyetur Bashën, do të verifikohen. Kemi edhe një email të fondacionit Soros që i drejtohet Hillary Clinton. Soros nuk ka qenë këtu, por ka pasur njerëz.
    Borakaj: Çfarë të dhënash jepen?
    Karanxha: Informacione për veprimet. Informacione konfidenciale që dolën nga Uikiliks. Pse përmend unë Ina Ramën? Na rezulton se i njëjti ministër në 21 Janar është shpëtuar për procedurë nga Ina Rama është çështja Durrës-Kukës. Pra, të lind dyshimi që në dukje e ka ndihmuar me ato xhepat proceduralë. Tani Basha e mbështet Ina Ramën për anëtare të vetingut. Ish-kryeministri tha se ka pasur konflikt të vazhdueshëm me Ina Ramën.
    Borakaj: Sa mund të hapet rrezja?
    Karanxha: Sa konstaton veprimi i gjykatës.

  • Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

    Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

    Thirrja e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK ka rikthyer sërish vëmendjen te 21 janari i vitit 2011, kur u vranë 4 protestues, kohë kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.
    I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-prokurori Ervin Karanxha tha se rihapja e çështjes do të hetojë një audiopërgjim të ri, por edhe një email.
    Sipas tij, të dhënat e email-it janë bërë publike edhe nga “Wikileaks”, ku fondacioni Soros informonte Hillary Clinton për atë që ndodhi në Shqipëri.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Lulzim Basha në SPAK, do të rihapet përfundimisht 21 Janari?
    Karanxha: 21 Janari ka ndodhur në 2011, ka ndodhur para 15 vitesh. A të duket normale që një ish-ministër duhej të ishte pyetur në 2011? Pse nuk është hetuar atëherë? Kemi dy vendime për 21 Janarin: vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Strasburgut.
    Borakaj: A mund të hetohet sot?
    Karanxha: E para, duhet të kemi parasysh personin që nuk ka ushtruar ndjekje penale, është ish-prokurorja Ina Rama. Zyrtarët e lartë hetoheshin nga prokurori i përgjithshëm sipas ligjit të kohës. Ka dalë një audiopërgjim, do të hetohet burimi, duke pyetur Bashën, do të verifikohen. Kemi edhe një email të fondacionit Soros që i drejtohet Hillary Clinton. Soros nuk ka qenë këtu, por ka pasur njerëz.
    Borakaj: Çfarë të dhënash jepen?
    Karanxha: Informacione për veprimet. Informacione konfidenciale që dolën nga Uikiliks. Pse përmend unë Ina Ramën? Na rezulton se i njëjti ministër në 21 Janar është shpëtuar për procedurë nga Ina Rama është çështja Durrës-Kukës. Pra, të lind dyshimi që në dukje e ka ndihmuar me ato xhepat proceduralë. Tani Basha e mbështet Ina Ramën për anëtare të vetingut. Ish-kryeministri tha se ka pasur konflikt të vazhdueshëm me Ina Ramën.
    Borakaj: Sa mund të hapet rrezja?
    Karanxha: Sa konstaton veprimi i gjykatës.

  • Alarm për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

    Alarm për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

    Në adresat e email-eve të shkollave në Shkup dhe në Kumanovë kanë mbërritur kërcënime për bomba të vendosura të cilat do të aktivizoheshin mëngjesin e sotëm. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se janë kryer kontrolle dhe konfirmuan se paralajmërimet ishin false.
    “Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18 është denoncuar se në email adresat e 30 shkollave në Shkup dhe 17 në Kumanovë, kanë arritur mesazhe për pajisje eksplozive të vendosura në shkolla. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të nevojshme, janë kryer kontrolle dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, njoftoi Ministria e Brendshme.
    Një prej shkollave e cila u kontrollua mëngjesin e sotëm, ishte shkolla fillore “Hasan Prishtina” në Çair. Kërcënimi kishte arritur dje në email adresën e vjetër të shkollës, adresë e cila nuk kontrollohet rregullisht. Drejtoresha e kësaj shkolle, Esma Fazlija, njoftoi se policia ka arritur para se fëmijët të fillojnë mësimin dhe nuk ka pasur nevojë për evakuim.

    Paralajmërimet për bomba të vendosura nëpër shkolla nuk është diçka e re në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave vendase, kjo gjë është duke u praktikuar prej vitesh, që pas periudhës së pandemisë./vizionplus.tv

  • KUJDES! Policia thirrje qytetarëve: Mos i hapni email-et që ju vijnë ne emër të Drejtuesve të Lartë, janë mashtrime

    KUJDES! Policia thirrje qytetarëve: Mos i hapni email-et që ju vijnë ne emër të Drejtuesve të Lartë, janë mashtrime

    Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim zyrtar për opinionin publik lidhur me qarkullimin e disa e-mailave të rremë që po shpërndahen në emër të këtij institucioni dhe të disa organizatave të tjera vendore e ndërkombëtare të sigurisë.
    Sipas Policisë, këto e-maila përmbajnë dokumente të falsifikuara me tituj si “Ftesë/Arrestim i menjëhershëm”, ku pretendohet se janë dërguar nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovë, FBI, INTERPOL apo Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik. Në përmbajtje, thuhet se marrësi i e-mailit ka “24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë”, gjë që Policia e Kosovës e cilëson si mashtrim të plotë.
    “Këto nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, por e-maila të falsifikuara që po përdoren për qëllime të caktuara, përfshirë mashtrime dhe dezinformim,” thuhet në komunikatën e PK-së.
    Institucioni thekson se ka nisur hetime intensive në bashkëpunim me organet e drejtësisë për të identifikuar dhe ndëshkuar personat që qëndrojnë pas këtyre veprimeve të paligjshme.
    Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të mos hapin apo përgjigjen ndaj e-mailave të dyshimtë. Çdo rast i tillë mund të raportohet në adresën zyrtare të e-mailit:
    [email protected].