Tag: elton

  • Elvis Roshi kërkon votën për PD, kushëriri i tij garon në aleancën e Shqipërisë madhështore të Berishës

    Elvis Roshi kërkon votën për PD, kushëriri i tij garon në aleancën e Shqipërisë madhështore të Berishës

    Ish-kryebashkiaku i socialistëve në Kavajë, Elvis Rroshi, ka surprizuar jo pak këtë të dielë duke bërë thirrje për votuesit e Qarkut Tiranë, veçanërisht ata të qytetit të Kavajës, të votojnë kushëririn e tij, Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Partia Demokratike.
    Ish-kryebashkiaku socialist ka postuar në rrjetet sociale posterin e fushatës të Elton Rroshit, të cilin e ka djalë xhaxhai, por që garon si pjesë e partisë kundërshtare të asaj që mbështeti Elvisin për të marrë drejtimin e Bashkisë Kavajë.
    Hartimi i listave nga Sali Berisha zhgënjeu shumë demokratët, por mbi të gjitha reflektoi një injorim total të primareve, duke mos kandiduar për deputetë edhe më të votuarit e procesit.

    Mjaft ironike të mendosh se kandidati nga Kavaja Hysen Kadiu, fituesi i primareve të selisë blu mbeti jashtë liste.
    Berisha ka justifikuar përzgjedhjen e Elton Rroshit si kandidat për deputet, duke thënë se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor, Elvis Rroshi, i cili u përjashtua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit.
    “Kushëriri nuk është mëkatar për kushëririn. Si quhet ky kandidati? Elton… Me Elvisin se ka lidhje gjaku është gjë tjetër, por nuk ka lidhje, kjo nuk është kriter për kandidatët. Edhe Edi Rama ka dy kushërinj, njëri se na akuzon ne për rrëmbim pronash dhe tjetrin e bën prefekt për të rrëmbyer prona”, është shprehur Berisha.

  • VIDEO – Parashqevi Simaku shkëlqen si kurrë më parë, Elton Ilirjani denoncon: Kjo është vjedhje e pastër

    VIDEO – Parashqevi Simaku shkëlqen si kurrë më parë, Elton Ilirjani denoncon: Kjo është vjedhje e pastër

    Parashqevi Simaku, vijon të jetë në vëmendje të fansave të saj të shumtë. Mbështetësit, janë shumë të interesuar të mësojnë nga ecuria e jetës së saj, pasi la spitalin në Nju Jork ku u kurua per rreth 1 muaj.
    Duke parë këtë interes të lartë, Elton Ilirjani shpërndan shpesh foto dhe video nga përditshmëria e kënmgëtares së njohur, të cilat sigurisht, përbëjnë “lajm” edhe për mediat.

    Orët e fundit, Ilirjani ka shpërndarë foto dhe video të Simakut, e cila shkëlqen më shumë se asnjëherë, tregues se ajo po kalon një situatë mjaft të mirë, pasi ka lënë pas problemet shendetësore.
    Megjithatë, Elton Ilirjani ka një mesazh edhe për ata që po marrin videot e këngëtares dhe i përdorin për fitime në rrjetet sociale, duke u shprehur se po e dëmtojnë këngëtaren e njohur.

    Continue Reading

  • Elton Tozaj zbulon sekretin e Rozanës dhe Laertit: Janë të dy…

    Elton Tozaj zbulon sekretin e Rozanës dhe Laertit: Janë të dy…

    I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Elton Tozaj, për të komentuar mbi ngjarjet në “Big Brother VIP 4”.
    Si i komenton ai disa nga situatat e fundit e ndodhura në shtëpi?
    Elton Tozaj foli nëse ka apo jo aleancë të fshehur mes Rozana Radit dhe Laert Vasilit.
    “Jo. Laerti është munduar ta kontaktojë… Andeta (Radi) më fal që po e them, por do e them, edhe pse nuk e kishim lënë kështu. Me Andetën kemi qenë deri ditën e fundit që e kemi çuar Rozanën në hotel. Aty kemi takuar dhe Marinin, shokun e ngushtë të Laertit. Kur Rozana ka bërë klipin, ne kemi shkuar në një piceri që kemi ngrënë menjëherë pas kësaj. Aty është kontaktuar për herë të parë nga Laerti. Nuk ka folur Rozana, ka folur Andeta, kam qenë aty prezent. I ka thënë që ‘do fus Rozanën, kemi bërë klipin, por nuk e kemi vendosur, gjithsesi do flasim’. Dhe që atë ditë nuk është folur më mes të dyve. Nuk është se kanë pasur ndonjë komunikim të përditshëm, është reale ajo që thotë Rozi. Edhe një foto që doli me të ëmën, me të motrën dhe me atë priftin në Elbasan, është një fakt që Rozi e ka thënë brenda në shtëpi kur ai ka ardhur. Nuk ka një pakt mes tyre. Ndoshta ngaqë janë të dy aktorë, kanë këtë kiminë njëri me tjetrin që arrijnë të merren vesh dhe me sy, prandaj njerëzit apo banorët mund ta mendojnë këtë gjë. Ose është një shkak për të pasur debat brenda në shtëpi, sepse unë shikoj që sa herë fillon e mungon debati, i rikthehen po të njëjtës temë” tha ai.

  • Belinda Balluku prezanton Elton Korreshin

    Belinda Balluku prezanton Elton Korreshin

    Belinda Balluku në postimin e saj në facebook shkruan: “Elton Korreshi rrjedh nga një familje e njohur në Lushnje . Ka kontribuar për vite me radhë për Partinë Socialiste  dhe në detyrat që ka mbajtur ka shërbyer me përkushtim ndaj qytetarëve.
    I lidhur fort me komunitetin  ndaj gëzon mbështetjen e plotë të tyre”.