Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për Elton Qynon, ku vlerëson të drejtë vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për shfuqizimin e masës detyrim paraqitje të caktuar ndaj gazetarit, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me kërkesë të SPAK.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet qartë që pavarësisht se Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme e shkallës së parë, kanë parashtruar një sërë komunikimesh telefonike mes të dyshuarve si pjesëtarë të një organizate kriminale, ku citohet edhe gazetari Qyno, provat apo aktet e verifikuara, deri në këtë fazë, nuk mbështesin dyshimin që i hetuari Elton Qyno ka kryer një veprim kundërshtim me detyrën e tij të gazetarit.
Po ashtu, nga Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme e shkallës së parë janë cituar artikuj dhe lajme të ndryshme të publikuara nga media audiovizive, pranë të cilës Qyno ushtronte profesionin e tij. Gjykata e Lartë thotë se lajmet e referuara nga prokurori dhe gjykata e shkallës së parë, janë publikuar dhe përcjellin informacione mbi ngjarje të caktuara kriminale, për të cilat Prokuroria e Posaçme nuk ka pretenduar se janë të rreme apo jo të vërteta. Në këto lajme tregohen fakte, vende, emra të personave të dyshuar apo të përfshirë, që nuk kontestohen nga prokuroria si të rreme apo si lajme që nuk pasqyrojnë të vërtetën, që në thelb është misioni/detyra e një gazetari.Nga i gjithë parashtrimi i fakteve nga prokuroria dhe gjykata e shkallës së parë, Gjykata e Lartë vlerëson se mund të ngrihen dyshime të bazuara për shkelje të etikës profesionale të gazetarit, por kjo nuk mjafton për të ligjëruar inicimin e një procedimi penal apo caktimin e një mase sigurimit.
Kolegji konkludon se ndaj personit nën hetim Elton Qyno nuk mund të caktohet një masë sigurimi personal, por hetimi ndaj tij mund të vijojë. Natyrisht, në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme duhet të verifikojnë me kujdes çdo të dhënë në raport me të hetuarin, duke shmangur çdo ndërhyrje të pajustifikuar në të drejtat e tij si gazetar, duke argumentuar nëse ekzistojnë apo jo nevojat e sigurimit në raport me faktin penal për të cilën dyshohet. Transkriptimet e përgjimeve të përftuara nga përdorimi i SkyECC apo platformave të tjera, duhen verifikuar me kujdes dhe duhen analizuar nëse përputhen apo jo me prova të tjera, që mund të konfirmojnë vërtetësinë e tyre. Në rastin e lajmeve të cituara nga prokuroria e të referuara nga gjykata, nuk ka një analizë të mirëfilltë nëse gazetari Elton Qyno ka ndërhyrë në këto lajme, ka publikuar të dhëna jo të vërteta apo nëse pas marrjes së përfitimi të parregullt siç pretendon akuza, lajmi është fshirë apo është ndryshuar pjesërisht apo tërësisht. Kolegji në këtë drejtim, vlerëson të drejtë arsyetimin se Gjykatës së Posaçme e Apelit se, “dyshimi i përfitimit të shumave në euro mund të përbëjë një drejtim tjetër të kryerjes së hetimeve që lidhen ushtrimin e ndjekjes penale, mundësi të cilën e vlerëson vetë Prokurori i Posaçëm që drejton hetimet (neni 277/2 i KPP) dhe se pamundësia e caktimit të një mase sigurimi nuk është pengesë e kryerjes së veprimeve të nevojshme, që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale qoftë edhe për të njëjtën vepër penale”.
Në përfundim, referuar të gjitha shkaqeve të ngritura në rekursin e paraqitura nga rekursuesi Prokuroria e Posaçme, Kolegji konkludon se vendimi nr. 01 (87-2025-10), datë 24.01.2025 i Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duhet të lihet në fuqi. Kolegji vlerëson se gjykata e apelit ka zbatuar drejt ligjin penal, material e procedural; nuk konstatohen shkelje apo zbatim i gabuar të ligjit procedural me pasojë pavlefshmërinë e vendimit; si dhe nuk rezulton që vendimi i rekursuar të jetë në kundërshtim me praktikën e Kolegjit Penal ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
Tag: elton
-

Gjykata e Lartë ‘shfajëson’ Elton Qynon: Asnjë provë nuk ka që ka shkelur detyrën si gazetar
-

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
Në Londër, pranë reflektorëve të ndezur të London Fashion Week SS 2026, supermodeli Elton Ilirjani u shndërrua në një prej figurave më të komentuara të javës. Të ecësh në disa pasarela ikonike brenda një sezoni është privilegj për modelët më të famshëm në botë, por Ilirjani e ka kthtyer në manifest.
Në kuadër të Global Fashion Collective Showcase, ai hapi sfilatën për WIJNRUIT, një koleksion që luante mes strukturës arkitektonike dhe siluetave fluide. Prania e tij magnetike e bëri pistën të dukej si një hapësirë e krijuar enkas për të.
Në një tjetër moment kulmor, Ilirjani u bë pjesë e konceptit “RESISTANT: THE OPPOSITE BREAK AWSS2”, i prezantuar nga Poet Lab, ku moda u shfaq si një gjuhë rezistence, ndërthurje e estetikës së ashpër me poezi vizuale. Supermodeli solli mbi pistë një energji që përkonte me narrativën e fuqisë dhe thyerjes së kufijve.
Së fundi, brenda Vivz World Fashion Week – London Edition, ai u shfaq për markën Satomi el Beso, duke dhënë jetë një koleksioni me frymë ekzotike, ku dramatizmi i formave bashkëjetonte me romantizmin e nuancave të buta.
Ky sezon londinez nuk ishte vetëm një tjetër shfaqje në kalendarin e Ilirjanit, por një provë se si ai vazhdon të tejkalojë përmasat e një modeli tradicional, duke u shndërruar në simbol të lirisë, inkluzivitetit dhe artit të gjallë mbi pasarelë. -

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare
Në një javë të mbushur me energji, inovacion dhe krijimtari, supermodeli Elton Ilirjani u kthye në një nga figurat më të komentuara të New York Fashion Week SS2026. Ilirjani dominoi skenën me nëntë dalje, duke sjellë në pasarela një prani të fuqishme dhe një mesazh të qartë: moda nuk ka gjini, vetëm vizion.
Duke sfiluar për Malan Brenton, Wenny Han, Ravishing Couture, Ashlyn So, TARMAFIA apo 1003 Elton Ilirjani u shfaq spektakolar në të nga daljet më të sofistikuara të javës, nën objektivin e fotografit Arun Nevader.Me nëntë pasarela dhe bashkëpunimet me stilistë ndërkombëtarë, Elton Ilirjani e konsolidoi statusin e tij si një nga yjet kryesorë të New York Fashion Week SS2026. Në një sezon ku moda foli për të ardhmen, Ilirjani ishte figura që i dha zë këtij transformimi.
-

Elton John zbulon kërkesën e pazakontë të mjekut para operacionit në gju
Elton John ka zbuluar kërkesën e çuditshme që i bëri mjekut të tij pak para se t’i nënshtrohej një operacioni në gju. Muzikanti 78-vjeçar, i cili ka zëvendësuar të dy gjunjët vitet e fundit, si dhe legenin e djathtë pas një rrëzimi që e detyroi të shtynte turneun e tij të lamtumirës në vitin 2021, shpjegoi në dokumentarin Touched By Gold se kërkoi të mbante kapakët e gjunjëve të tij të vjetër dhe t’i shndërronte në bizhuteri me ndihmën e stilistit Theo Fennell.
“Kur më hoqën kapakët e gjunjëve, së pari atë të majtën dhe pastaj atë të djathtën, e pyeta kirurgun nëse mund t’i mbaja, gjë që e habiti vërtet”, tha ai. Theo Fennell e përshkroi procesin: “Na u desh t’i piqnim për t’i tharë. Pastaj ato u bënë si shkumë shtuf, shumë poroze, dhe na u desh t’i fshinim me aceton dhe t’i lustronim.”
Elton John bëri shaka se kapaku i gjurit i përpunuar dukej si një “artefakt i lashtë egjiptian”, ndërsa në pjesën e pasme ishte gdhendur fraza: “Nuk do të gjunjëzohem më kurrë para askujt”. Tetorin e kaluar, ai tërhoqi vëmendjen kur veshi gjerdanin unik në premierën e filmit të tij biografik “Never Too Late” në Festivalin e Filmit në Londër.
Në shfaqjen e filmit në Nju Jork, artisti legjendar bëri shaka: “Të them të drejtën, nuk më ka mbetur shumë. Nuk kam bajame, adenoide apo apandesit. Nuk kam prostatë. Nuk kam legen të djathtë, nuk kam legen të majtë, nuk kam gju të djathtë. Në thelb, e tëra që më ka mbetur është legeni i majtë. Por jam ende këtu. Dhe nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm, ju jeni njerëzit që më mbajtën gjallë.”
Vitin e kaluar, u zbulua se Elton John ka mbetur me shikim të kufizuar në njërin sy pas një infeksioni serioz. -

“U abuzova për 7 vite nga i forti i lagjes”, trondit gazetari Tozaj: Rrëfen dramën e jetës në prani të nënës
Gazetari Elton Tozaj ka tronditur me rrëfimin e tij në studion e “Living Day” në Vizion Plus të moderuar nga Brunilda Lahe.
Tozaj ka treguar për herë të parë në publik se në moshë të vogël është abuzuar për 7 vite nga një “i fortë lagjeje”, me të cilin jetonin në të njëjtin pallat.
Një rrëfim dramatik, ku për herë të parë në praninë e nënës së tij, moderatores, kamerave dhe publikut shqiptar, Elton Tozaj ka folur për një nga dramat më të mëdha të jetës së tij.Ai theksoi se kjo dramë ndikoi negativisht për shumë vite në jetën e tij, duke e futur në një qorrsokak, ku shpesh konsumonte alkool dhe lëndë narkotike, pasi vetëm aty gjente pak qetësi.
Por edhe më i rëndë ishte rrëfimi i tij kur tregoi se shpesh ka menduar t’i japë fund jetës.
Pjesw nga biseda:
Elton Tozaj: Jashtë mureve të shtëpisë nuk kam qenë aq i lumtur. Kam qenë fëmijë i shoqërueshëm, i dashur, kjo ka bërë që të jemë viktimë e një abuzimi për 7 vite rresht kur kam qenë i vogël. Unë e gjeja veten të mbrojtur vetëm te mami te babi, te vëllai, te kushërira. Nuk e dija se çfarë ishte, nuk e dija se çfarë kisha kaluar. Por është një gjë që e kam vuajtur shumë. Ka net që nuk fle, pasi ka skena në kokë që më kujtohen në atë kohë.
Brunilda Lahe: Kjo që sapo bëre është një rrëfim shumë i fortë. Për më tepër që ky rrëfim vjen krah nënës tënde. Thua se je abuzuar për 7 vite.
Elton Tozaj: Nëse ka një njeri që më ka ndihmuar, edhe atëherë kur kam tentuar ti jap fund jetës, është nëna ime. Prandaj them që jam krenar dhe do të jem krah saj. Ka raste që më thotë bëj këtej që nesër pasnesër të mos jem. Unë kurrë nuk do ta lejoj që të iki mami para meje.
Ermira (Nëna e Eltonit): E shpreh herë pas here, Kjo më tremb.
Brunilda Lahe: Si e mësove zonja Ermira?
Elton Tozaj: Unë kam përshtypjen që mami e dinte, por nuk ma ka thënë. Njëherë më tha se mamaja jote gjithmonë i kam kuptuar.
Brunilda Lahe: Pra mamaja i ka kuptuar kur ka përfunduar?
Elton Tozaj: E ka kuptuar shumë vonë.
Brunilda Lahe: Shpëtove vetë?
Elton Tozaj: Jo personi që e ka bërë këtë gjë, ka vdekur në 97-ën. Ishte një i fortë i lagjes.
Brunilda Lahe: Person në lagje?
Elton Tozaj: Po komshi në kat të katërt.
Brunilda Lahe: Ku ndodhte abuzimi?
Elton Tozaj: Shokët e babit ishin pedagogë dhe bënin xhiro me biçikleta. Dhe një nga këto raste ishte hajt t’i bëj xhiro Tonit. Pastaj ka qenë dhunë psikologjike e përditshme, pasi ka qenë vetëm 2 kate para nesh. Kam përshtypjen se ishte Zoti ai që e hoqi.
Brunilda Lahe: Nuk gjete forcën ta tregoje për 7 vite?
Elton Tozaj: Kisha shumë frikë. Mendoja se kisha bërë krimin më të madh te jetës time. Ishim shumë injorantë në atë kohë. Nuk kishim informacion.
Brunilda Lahe: A ja ke thënë njeriu në atë periudhë?
Elton Tozaj: Jo, kurrë! Unë e kam folur shumë vonë. Gjej rastin këtu të them Dorit, Xhuli, Ardit miku im më i mirë. Kurrë nuk ja kam thënë familjes time, pavarësisht se këta e kuptuan se çfarë kisha kaluar.
Brunilda Lahe: E kuptuan vite më vonë?
Elton Tozaj: E kuptuan. Mbase mund ta dinin, por nuk e besonin, ose nuk e konceptonin. Por kur shpërtheva para 4 vitesh, sa kishte vdekur babi, pas 2-3 javësh. Kjo gjë më shton pastaj dhe pjesën tjetër që më ndodhi me punën e portaleve. Përfiundova të isha në konsumator i rregullt i alkoolit dhe lëndëve narkotike.
Brunilda Lahe: Vitet e fundit?
Elton Tozaj: Po, mu kthye në një mënyrë jetese, kujtoja se çdo gjë kishte marrë fund, kujtoja se kaq ishte jeta ime. Shpesh shkoja deri aty sa po e bëj për t’i dhënë fund jetës. Gjej ratin t’i kërkoj falje mamit, për gjithçka ka kaluar, për sakrificën që ka bërë. Për mua është grua e hekurt e fortë. /Vizionplus.tv/ -

Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York
Supermodeli Elton Ilirjani vazhdon të jetë i preferuari i stilistit vizionar Malan Breton, me të cilin ka shënuar bashkëpunime të suksesshme ndër vite. Këtë herë, ai ndezi pistën e New York Fashion Week me një prezantim që tejkaloi kufijtë e modës, duke u shndërruar në një teatër të katër akteve – “The Age of the Machine, The Heart of Humanity” – ku teknologjia dhe zemra njerëzore takohen në kontrast dhe harmoni. Nga strukturat e sofistikuara tek teksturat e pasura të Gilded Age, çdo detaj ishte një tregim më vete.
Në këtë narrativë të fuqishme, Ilirjani u shfaq si figurë kyçe, duke mbyllur shfaqjen me një prani që sfidoi normat dhe tejkaloi rolin tradicional të modelit. Ai mishëroi idenë e transformimit dhe guximin për të jetuar lirinë pa kufij, duke i dhënë koleksionit një energji unike diversiteti dhe përfshirjeje. Çastet e tij në pistë nuk ishin thjesht modë, por një deklaratë, një kujtesë se inkluzioni dhe individualiteti janë po aq të rëndësishme sa couture dhe mjeshtëria.
Shfaqja mbante gjithashtu një mision human, duke ngritur ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj të prekurve nga Alzheimer’s përmes modës, duke nënvizuar se arti dhe moda mund të shërbejnë si ura për mesazhe që prekin shoqërinë.
Malan Breton dhe Elton Ilirjani krijuan një moment që tashmë renditet mes kapitujve më të paharrueshëm të Javës së Modës në New York: një përplasje mes së ardhmes dhe njerëzores, ku moda nuk vishet vetëm, por ndjehet.
Portale prestigjioze si Forbes, Elle, Harper’s Bazaar, Madame Figaro, Marie Claire, Fashion Magazine dhe të tjera i kanë kushtuar hapësirë të veçantë kësaj sfilate. Dhe ndonëse Java e Modës në New York është ende në zhvillim, është e qartë se prania e Ilirjanit ka lënë tashmë një gjurmë të fortë. -

Fansat në panik: Elton John publikon një foto nga spitali dhe i bën të gjithë konfuz
Elton John ka shkaktuar shqetësim tek disa prej fansave të tij pasi postoi një foto të tij të shtrirë në shtratin e spitalit në Instagram. Këngëtari mund të ketë sqaruar se fotografia ishte nga një xhirim filmi, por shumë nuk e kuptuan dhe nxituan t’i uronin shërim të shpejtë, ndërsa të tjerë shprehën pakënaqësinë e tyre me këtë veprim të tij. Të premten, më 12 shtator, John ndau në rrjetet sociale disa pamje nga xhirimet e vazhdimit të “Spinal Tap”, në të cilin ai merr pjesë.
Në imazhin e parë, Elton John shfaqet në një shtrat spitali, i veshur me një allçi – të zbukuruar me gurë të çmuar – në të dyja këmbët dhe një jakë. Pranë tij kishte tullumbace, kartolina dhe buqeta me lule, pasi mund të shihet edhe një kameraman.
Nga ana e tij, Elton John sqaroi përmes mbishkrimit të postimit të tij se në të vërtetë nuk ishte shtruar në spital. “Shumë rok… përfundova në një kast! Prapa skene me “Spinal Tap”. Filmi i ri “Spinal Tap II” dhe albumi doli sot, duke më përfshirë mua në “Listen To The Flower People” dhe “Stonehenge”. Faleminderit që më bëtë pjesë të kësaj pune!” shkroi këngëtari.
Shihni postimin e tij:Pavarësisht faktit që John nuk donte të shkaktonte shqetësim, pati shumë që fillimisht u panikuan për shëndetin e tij dhe më pas shprehën bezdinë e tyre me përmbajtjen e publikimit: “Elton mos na tremb më kështu”, vuri në dukje një fans, dhe një tjetër shtoi: “Më trembët për një kohë! Jam i lumtur që je mirë!!!”. Një person tjetër theksoi: “O Zot, kjo ishte e frikshme! Mos bëj shaka të tilla të lutem!”.
Nga ana tjetër, shumë nga fansat e tij nuk e lexuan mbishkrimin e postimit, domethënë, ata vetëm shikuan imazhin dhe kështu besuan se John ishte plagosur, me një koment: “Shërim të mbarë “, ndërsa një tjetër shkroi: “Të dërgoj gjithë dashurinë time. Muzika juaj më ka ndihmuar të kaloj shumë kohë të vështira“. Të tjerë thjesht shprehën urimet e tyre për një shërim të shpejtë. -

Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025
Reykjavik, Islandë – Në zemër të veriut, aty ku natyra e egër islandeze takohet me luksin e modës, supermodeli Elton Ilirjani ndezi dritat e pasarelës në hapjen e Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025. I njohur për stilin e tij të guximshëm dhe praninë magnetike, Ilirjani hapi zyrtarisht javën e modës duke ecur për Icewear, një ikonë e trashëgimisë islandeze e interpretuar me një estetikë moderne e avangarde.
Me një lëvizje të vetëm, ai e ktheu pasarelën në një manifest të elegancës pa kufij. Më pas, Ilirjani u shfaq edhe për Arabesque Boudoir Maison, duke mishëruar estetikën e tij të sofistikuar dhe duke i dhënë dimension ndërkombëtar një prej emrave më premtues të dizajnit e cila ka punuar për kolosët e modës si YSL dhe Versace.
Por magjia nuk ndaloi këtu. Prezantimi i modelit të ri Mercedes-Benz G-Class krijoi një skenë ku moda dhe teknologjia luksoze u takuan, ndërsa Ilirjani, si ftuar nderi i gjithë javës së modës, u vendos në qendër të vëmendjes.
Ky titull nderi, i rezervuar vetëm për personalitete që frymëzojnë dhe sfidojnë narrativat tradicionale të industrisë, e shndërroi praninë e tij në një simbol të vizionit dhe diversitetit që Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025 dëshiron të përfaqësojë.
Me këtë hapje të fuqishme, Reykjavik-u u bë epiqendra e një dialogu global për modën, artin dhe lirinë e shprehjes, ndërsa Elton Ilirjani konfirmoi edhe njëherë statusin e tij si një ikonë e gjallë e pasarelës botërore. -

“Pësoi arrest kardiak”, Elton Bani humbi jetën në Itali pasi u godit nga karabinierët me elektroshok, dalin rezultatet e autopsisë
Elton Bani, 41vjeç, humbi jetën më 17 gusht në Itali, pasi u qëllua me elektroshok gjatë një operacioni të karabinierëve.
Pasditen e së martës, më 20 gusht, u krye autopsia, rezultatet e së cilës janë publikuar ditën e djeshme.Lexo edhe :Related Posts
Sipas mjekes ligjore Isabella Caristo, e cila kreu autopsinë, tre elektroda nga taseri kanë goditur Banin, duke shkaktuar një arrest kardiak fatal.Nga ekzaminimi rezulton se një nga elektrodat e para e ka prekur lehtë në pjesën e përparme të trupit, ndërsa dy të tjerat e kanë goditur në pjesën e sipërme të shpinës.
Këto dy goditje të fundit dyshohet se shkaktuan arrestin kardiak, pasi nuk janë gjetur shenja të tjera të dhunës fizike që mund të kishin shkaktuar vdekjen.
Janë identifikuar vetëm disa gërvishtje, njëra prej të cilave për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur disa ditë më parë, dhe të tjerat të pësuara gjatë përplasjes me forcat e rendit.
Autopsia tregoi gjithashtu se Bani nuk kishte probleme të mëparshme me zemrën, çka hedh poshtë hipotezën se përdorimi i taserit mund të ketë rënduar një gjendje shëndetësore të brishtë.
Pritet gjithashtu rezultati i analizave toksikologjike, për të parë nëse alkooli apo substanca narkotike mund të kenë ndikuar në ngjarjen tragjike.
Ndërkohë, dy karabinierët që ndërhynë për të qetësuar situatën janë tani nën hetim për vrasje nga pakujdesia.
Prokuroria e Genovas po punon për të rindërtuar saktësisht rrjedhën e ngjarjes dhe për të vlerësuar nëse përdorimi i taserit ishte i justifikuar.
Vëllai i viktimës, përmes avokatit Cristiano Mancuso, ka thënë se nuk mund të gjejë paqe për atë që ka ndodhur dhe se kërkon drejtësi.
Ndërkohë, autoritetet kanë dhënë lejen për transportimin e trupit në Shqipëri, ku familja do të zhvillojë ceremoninë mortore./vizionplus.tv -

“Qyteti i vjetër”, kënga e paharrueshme e Elton Dedës (teksti dhe kënga)
Këngëtar, autor tekstesh dhe instrumentist, Elton Deda qysh në moshë shumë të re filloi të merret me muzikë. I biri i dirigjentit të njohur Ferdinant Deda, për herë të parë para publikut, u shfaq pikërisht me një këngë kushtuar babait të tij.
Si një nga artistët më të njohur në Shqipëri, Elton Deda paraqitjet e para i kishte me grupin “Tingulli i Zjarrtë”.
Në vitin 1993, ai largohet nga ky grup dhe formoi “Aneroid grup”, duke sjellë eksperimente e stile të reja.
Në vazhdim po ju sjellim tekstin dhe interpretimin brilant nga këngëtari të këngës “Qyteti i vjetër”, që konsiderohet një nga hitet e Elton Dedës.
Ndjehem i vrarëRënkon trupi im dhe i vajzësQë e kam pranëQë pranë e kam.Ti hënë e zbehtëNgrohi këmbët e mia të zbathuraQë ecin vetëm drejt…ato pa adresëKu je ti, vajzëMe qytetin ishim shokëHumbëm gjithçka që deshëmAjo nuk kthehet tek neNë ecjen tëndegjithçka sot m’u duk e zbrazët.Qeshën me ty frikacakëtdhe ata që baltë mbi ne hodhën.Dhe sot…E vetme je ti përballë mejeE vrarë është ëndrraNdaj sytë e tu përgjumjen se duanAta që flenë me zërin tonëPranë do na kenëNë këtë qytet të vjetërKu jeta tashmë lindLarg do të shkojmë, ndoshta jo shumëZemrën e lamë te ky vend ku unë dhe tiU deshëm shumë dhe deri larg…në harrim. Lotët u derdhën…Mbi faqen tënde të brishtëKu koha gjurmë ka lënëAto i shohMe flokët luaj unëNdoshta tani më i qetë se më parëSi në ëndërr…ishim të dy.
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
———————–
Nga po ky këngëtar:
Elton Deda: U ktheva prapë unë ta kërkoj (teksti dhe kënga)