Tag: elton

  • ‘Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…’/ Elton Kila dëshmon përpara GJKKO

    ‘Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…’/ Elton Kila dëshmon përpara GJKKO

    Ditën e sotme, Elton Kila ka dëshmuar përpara GJKKO-së, në kuadër të gjyqit për operacionin ‘Plumbi i Artë’.

    Elton Kila, i njohur si Oti, është bërë i njohur për publikun pas lajmit se vrasësi serial Nuredin Dumani ishte nisur për ta eleminuar, ditën që i ndodhi atentati në Papër të Elbasanit, ku dhe mbeti i plagosur.

    Gjatë dëshmisë së tij, Kila ka mohuar gjithçka në lidhje me aktivitetin e tij dhe lidhjet me elementët kriminale të Elbasanit, që nga Nuredin Dumani, Suel Çelën apo Eljo Bitri, raporton gazetari i SYRI-t, Fatjon Gjinaj.

    Dëshmia e Elton Kila në GJKKO:

    Elton Kila (Oti): Kam qenë i dëmtuar nga një akt kriminal, ngjarje e ndodhur në 2017 dhe 2018. Kam një biznes prej 25 vitesh, në fushën e automjeteve. Në 2017 ka patur një tentativë për shkatërrim prone, nuk është zbuluar rasti, ne 2018 është tentuar shkatërrimi totalisht i biznesnit. Në Bradashesh, Elbasan. Unë e kam nisur në vitin 2003 si biznes dhe hap pas hapi kam hapur 4 biznese.

    Në 2013 kam hapur një bazë fikse aty ku vazhdoj dhe sot, edhe pas shkatërrimit. Përpara se të merresha me këtë biznes, kam jetuar jashtë, pastaj u riktheva. Kam drejtuar edhe biznese të tjera. Kam qenë në Francë, Gjermani dhe Zvicër, jam marrë gjithmonë me automjetet. Vetem për këtë punë njihem në qytet. Përveç kësaj pune, në 2006 kam hapur një palestër, ku përflitet edhe rasti i Emiljano Ramazanit. Në 2010 kam hapur një lokal në qender të Elbasanit. Në 2017, ku ndodhi tentativa e shkatërrimit të biznesnit, unë ndodhesha në shtëpi.

    Kisha mbyllur punen si zakonisht, kam patur edhe roje. Më thanë ka rënë zjarr, shkova fikëm zjarrin jashtë servisit. Zjarrin e shoi zjarrefikesja, dëmi ishte gati 18 milionë lekë, u dogjën 3 automjete. Kam patur në atë kohë rreth 13 cope, kisha 2-3 punëtorë. Në kohën e ngjarjes ishte vetëm roja aty. U mbajt një procesverbal për këtë ngjarje, me pyeten të gjithë nga policia për ngjarjen. Është ngjarje pa autor, nuk mora përgjigje se kush e bëri. Pati një zjarrvënie sërish ne 2018, në atë kohë kam qenë i arrestuar një kohë të shkurtër për makinat që sillja jashtë. Kam qenë i ndaluar deri sa erdhën dokumentat pas 45 ditësh nga Italia.

    Veprën penale e kreva në Itali, periudha në 2009, kam pas bashkëpunuar po në lidhje me automjetet. Pas tre ditësh ndalim, vendosën zjarrin në biznesin tim. Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit sepse isha i paraburgosur. Pasi dola nga burgu u interesova në polici. Sot e kësaj dite them që nuk kam asnjë lidhje me asgjë. Ka qenë një roje dhe një kompani sigurimi kur ndodhi ngjarja.

    Nga roja dëgjova diça nga i biri, Arbër Ramollari i cili tha që ka qenë Eljo Bitri me dy të tjerë. Eljo Bitri s’ma merrte mendje sepse rrinte shume afër punës time. E njihja, frekuentonim të njëjtin lokal, kaq asgjë tjetër. Pasi më tha Arbri, nuk dësha ta bisedoja me Eljo Bitrin thjeshtë u distancova. Nisa vëzhgimin vetë të mësoja kush e bëri. Emrat e tjerë që mi tha Arbri nuk ishin persona të njohur prej meje dhe nuk i mbaj mend emrat.

     Rrethi im shoqëror aso kohe ishte shumë i gjërë, Genc Muço është shoku im i ngushtë. Bashkë na lidhte puna. Unë s’kam patur kurrë konflikte me njeri. Që nga 2018 nuk kam as roje, as polici private asgjë. Nuk dyshoja te ndonjë person. Ditën që mora vesh që kane ardhur për të më vrarë atë dite kam ikur në 7 të mëngjesit.

    U njoha me lajmet që kishte ngelur i plagosur një person, Nuredin Dumani dhe që ishte arrestuar. Në atë kohë kam qenë me familjen ika jashtë me avion në Gjermani. Më pas u ktheva me makinë. Atë kohë me thanë që shenjester isha unë, nuk e besoja me thënë drejten. Pas dy muajsh doli lajmi që atentati ishte për mua. Ma kanë thënë dhe policët vërdall që flitej që u bë për mua.

    Nuredin Dumanin nuk e njihja, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Unë këtë rast se nuk e lidhja me veten. Familjarët e mi më pyesnin a ke ndonjë problem, më pas kuptuan që vërtetë nuk kam lidhje me asnjë nga këta. Nuk kërkova të dija se për çfarë ndodhi dhe familja më kërkoi të ikja jashtë. I thash familjes nëse kane diçka le të vijne se unë nuk kam frikë. Unë nuk ruhesha fare, kam patur vetem konflikte të vogla pa interes. Konflikte të tjera jo. Jam pyetur dhe në polici për këtë ngjarje. Unë isha në pritje që të dilte e vërteta. Nuk mësova asgjë. Po përflitesha shumë dhe kërkova të marr vesh diçka.

    Kur u arrestova unë kërkova të rrija vetëm. Kishte disa persona në paraburgim që ishin të njohur për mu. Nipi i Ardjan Çapjas ishte në paraburgim, ai nuk jeton më. Është vrarë. Ai ka qenë në konflikt me Fadil Memën. Kam patur konflikt me Florenc Çapjan. Suel Çelën e njoh që kalama. Me Suel Çelën kam patur marrëdhënie pune, me vëllain e tij dhe me të atin me lidhte puna. Kemi qenë komshinj, dyert përballë. Marrëdhënia ka qenë korrekte, disa here kam udhëtuar edhe me babain e Suelit. I ati i tij merrej me fruta-perime, unë me automjetet. Për ngjarjet që më ndodhën, Sueli dhe Marjo Çela nuk mu gjendën pranë sepse unë kam qenë i distancuar dhe nuk doja të diskutoja me askënd. Dhe me vëllezërit e mia nuk diskutoja.

  • Elton Ilirjani alarmon për gjendjen e Parashqevi Simakut: Rrezikon të kthehet e pastrehë

    Elton Ilirjani alarmon për gjendjen e Parashqevi Simakut: Rrezikon të kthehet e pastrehë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Gazetari Elton Tozaj paditet nga Klea dhe Elgiti?

    Gazetari Elton Tozaj paditet nga Klea dhe Elgiti?

    Pas dy ditësh diskutimesh në portale dhe rrjete sociale, gazetari Elton Tozaj ka reaguar publikisht lidhur me lajmet se ai ishte thirrur në gjykatë nga një çift i njohur i showbizit. Spekulimet nisën pasi Tozaj kishte bërë më herët një postim ku aludohej për ndarjen e një çifti të famshëm, duke iu referuar gjerësisht Klea Hutës dhe Elgit Doda, për të cilët prej javësh qarkullojnë zëra për krizë në marrëdhënie. Ndërkohë, në një intervistë të fundit, gazetari përmendi edhe dyshimet se shkak i prishjes mund të ishte një lidhje e re që Elgiti dyshohej se kishte nisur me një vajzë nga Lushnja.
    Përballë qarkullimit të shpejtë të këtyre pretendimeve, gazetari reagoi përmes një InstaStory, ku hodhi poshtë kategorikisht çdo aludim për padi apo thirrje zyrtare.
    “Qarkullon një lajm që medemek më kanë hedhur në gjyq një çift që s’e dimë as a janë a s’janë çift! Jo vetëm që s’është e vërtetë, por ajo çfarë kam thënë në storyn tim është: Fjalët për ju s’i shpikim ne, por janë miqtë dhe kolegët tuaj që i japin si info. Kaq e thjeshtë!”

    Me këtë deklaratë, Tozaj mohoi çdo përfshirje në procedura gjyqësore dhe theksoi se informacionet që ai publikon vijnë nga rrethe pranë personazheve publikë.
    Deri në këtë moment, Klea Huta dhe Elgit Doda nuk kanë bërë ende një reagim të drejtpërdrejtë mbi situatën.

  • Dumani në ditët e fundit, KLP cakton 4 dhjetorin për intervistimin e 4 kandidatëve që garojnë për kreun e ri të SPAK

    Dumani në ditët e fundit, KLP cakton 4 dhjetorin për intervistimin e 4 kandidatëve që garojnë për kreun e ri të SPAK

    Nga Elton Qyno

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar datën 4 dhjetor që katër kandidatët prokurorë që garojnë për postin e Kryetarit të ri të SPAK, të shpalosin platformën e tyre dhe të japin intervistën përballë anëtarëve të KLP-së.

    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se kanidatët Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, duhet të parqiten në orën 10:00 ditën e Enjte të datës 4 Dhjetor në ambjentet e KLP-së për të prezantuar vetveten dhe shpalosur strategjinë e tyre në drejtimin 3 vjeçar të SPAK.

    Ndryshe nga herët e tjera si me rastin e përzgjedhjes së Arben Krajës dhe Altin Dumanit, ku faza e intervistimit dhe shpalosjes së platformave drejtuese është bërë në të njëjtën ditë dhe me votimin e zgjedhjes së drejtuesit, këtë herë KLP-ja ka zgjedhur ë këtë proces ta bëjë dy javë para datës 18 dhjetor, që është dhe data finale e mbarimit të mandatit të Altin Dumani.

    Pak kohë më parë KLP kualifikoi si të vlefshme të gjitha kandidaturat garuese dhe se tashmë gjatë muajit Nëntor, do kryhen verifikime në pastërtinë e figurës dhe integritetit profesional, organizativ dhe përshtatshmërisë së tyre.

  • Shqipëria e vitit 1921 e dokumentuar nga antropologu dhe akademiku Eugène Pittard, fotografitë pasqyrojnë jetën…

    Shqipëria e vitit 1921 e dokumentuar nga antropologu dhe akademiku Eugène Pittard, fotografitë pasqyrojnë jetën…

    Nga Julia Vrapi
    Shqipëria në vitin 1921 në një ekspozitë fotografike, ku pasqyrohen traditat, qytetet dhe peizazhet e asaj kohe. Ekspozita “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard” sjell për publikun mbi 200 fotografi. Shqipëria e vitit 1921, e dokumentuar nga antropologu dhe akademiku i shquar zviceran Eugène Pittard, ku ekspozita me fotografi është dhe ndër më të rejat që u hap këto ditë në Qendrën për Hapje dhe Dialog-COD e kuruar nga Elton Koritari. Ekspozita shoqërohet edhe me instalacione e video, ku sipas organizatorëve dëshmohet miqësia zvicerano-shqiptare dhe një homazh për trashëgiminë tonë kulturore. Ekspozitat me kurimin e Elton Koritarit kanë qenë të pranishme herë pas here në Tiranë, por e radhës është ekspozita fotografike që vjen me titullin “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”. Një ekspozitë, ku fotografitë e ekspozuara i tregojnë vizitorëve  jetën e përditshme, portretet, qytetet dhe fshatrat shqiptare në 1921. Kuratori Elton Koritari sjell në vëmendje kontributin e Eugène Pittard si antropolog dhe arkeolog. “Në vitin e brishtë të vitit 1921, Eugène Pittard së bashku me gruan e tij Hélène, i njohur edhe si shkrimtari Noëlle Roger, ndërmorën një udhëtim nëpër Shqipëri, pas ndalesës së parë në vitin 1910 në Shkodër. Eugène Pittard ishte një antropolog, arkeolog dhe humanitar zviceran i njohur për punën e tij të rëndësishme mbi parahistorinë dhe kulturën shqiptare në vitet 1920. Ai ishte profesor në Universitetin e Gjenevës dhe është i famshëm për themelimin e Kryqit të Kuq Shqiptar në vitin 1921. Pittard është gjithashtu autor i librit me ndikim të vitit 1924 Les Races et l’Histoire”, shprehet Koritari.
     Një fotograf i rrallë
    Në ekspozitë janë vetëm një pjesë e fotografive të realizuara prej tij. Fotot e tij Pittard tregojnë një pamje të jashtëzakonshme të vendit dhe njerëzve në vitet 1921. Ndër të tjera kuratori Elton Koritari sjell në vëmendje se vepra e Pittard bëhet shembull i një forme rezistence kundër harresës. “Pittard ishte gjithashtu një artist, një fotograf i rrallë dhe unik. E gjithë vepra e Pittard bëhet shembull i një forme rezistence kundër harresës, pasqyra e aparatit fotografik të tij pasqyron historinë tonë të fundit, dhe njëkohësisht fotografitë e viteve 1920 na ftojnë të rimendojmë identitetin, trashëgiminë dhe historinë tonë. Ata janë shembull se si arti dhe humanizmi mund të bashkohen në një gjuhë që i mbijeton kohës, për të na treguar jo vetëm kush kemi qenë, por edhe kush mund të jemi”, vijon kuratori Elton Koritari. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës folën edhe Luan Rama, publicist dhe shkrimtar, Kudret Isai studiues, si dhe Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, të cilët sipas COD theksuan rëndësinë e këtij projekti si një dëshmi e rrallë e miqësisë zvicerano-shqiptare dhe e ruajtjes së kujtesës historike përmes artit dhe fotografisë. Gjatë ekspozitës u promovua edhe katalogu, që përmbledh veprat dhe dokumentet e rralla të prezantuara në këtë projekt. Ekspozita për publikun vijon deri më 7 nëntor.

  • Elton Qyno zbulon detaje nga operacioni i SPAK

    Elton Qyno zbulon detaje nga operacioni i SPAK

    Gazetari Elton Qyno në ‘Çim Peka Live’ zbulon detajet e hetimit të grupit të struktuar kriminal në fushën e vrasjesve dhe tjetërsimit të pronave. 

    “Ka lindur në 2020 kur u arrestua Irgen Kërçuku, avokat, funksionar pranë hipotekës së Durrësit, e Aleksandër Laho, ky në kërkim. SPAK ka bërë kryqëzim procedimesh.  

    Kanë aq shumë për të arestuar, sa kanë nisur t’i planifikojnë çdo muaj e çdo javë po kemi arrestimi. Një javë më parë kishim arrestimet e Kolaverëve në zonën e Mamurrasit për vrasjen e Burrelit. 

    Avdylët kanë mbështetur një jetë socialistët. Aleksandër Laho është në kërkim. Kush e di çfarë ka bërë me Sky nuk pret që ti vijë SPAK tek dera e shtëpisë. Ka ikur në mos ka ikur nga Shqipëria ka ikur në një vend të sigurtë.Strategjia hetimore është bërë që të dalë bipolarë.

    SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut i cili është ekzekutuar me urdhër të Astrit Avdylit për shkak të një atentatit ndaj nipit të tij, Aldo Avdylit.  Astrit Avdylit I është komunikuar masa e sigurisë në burg, ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi Shijakut, pasi kishte ngritur një grup kriminal për vjedhjen dhe tjetërsimin e pronave në zonën bregdetarë të Durrësit. Pjesë e këtij grupi rezulton dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist të Durrësit, Loer Kume  i cili ka marrë pjesë në ekzekutimin të Edmir Bregut.

  • FOTO/ Gjykata e Lartë: SPAK nuk ka prova kundër Elton Qynos, gazetari bëri veç punën e tij

    FOTO/ Gjykata e Lartë: SPAK nuk ka prova kundër Elton Qynos, gazetari bëri veç punën e tij

    Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për gazetarin Elton Qyno, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të shfuqizuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, të caktuar më herët nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me kërkesë të SPAK.

    Në vendim thuhet qartë se, ndonëse Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë referuar një sërë komunikimesh telefonike të përgjimeve mes të dyshuarve si pjesë e një organizate kriminale, në të cilat përmendet edhe emri i gazetarit Qyno, këto prova nuk janë të mjaftueshme për të ngritur dyshime të arsyeshme se ai ka kryer një vepër penale apo ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij si gazetar.

    Po ashtu, Gjykata e Lartë vëren se artikujt dhe materialet e publikuara në median ku Qyno ushtronte profesionin e tij nuk janë kontestuar nga prokuroria si të pavërteta apo të fabrikuara. Sipas vendimit, lajmet përmbajnë informacione mbi ngjarje konkrete kriminale, të cilat nuk janë kundërshtuar nga akuzuesit si të rreme, çka përforcon idenë se gazetari ka vepruar në përputhje me misionin e tij informues.

    Gjykata thekson se, megjithëse mund të ngrihen dyshime për shkelje të etikës profesionale të gazetarit, kjo nuk është e mjaftueshme për të justifikuar nisjen e një procedimi penal apo caktimin e një mase sigurie ndaj tij.

    Vendimi nënvizon se hetimi ndaj Elton Qynos mund të vijojë, por Prokuroria duhet të veprojë me kujdes, duke respektuar të drejtat e tij si gazetar dhe duke shmangur çdo ndërhyrje të pajustifikuar në ushtrimin e profesionit.

    Vendimi i Gjykates se Larte per gazetarin Elton Qyno

    Gjithashtu, Gjykata thekson rëndësinë e verifikimit të transkriptimeve nga platformat si SkyEÇ, për të siguruar përputhshmërinë me prova të tjera që mund të konfirmojnë apo hedhin poshtë akuzat. Sipas saj, deri më tani nuk ka asnjë provë që tregon se gazetari ka ndërhyrë në përmbajtjen e lajmeve, ka përfituar në mënyrë të paligjshme apo ka fshirë/ndryshuar informacion të publikuar.

    Në përfundim, Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e Prokurorisë së Posaçme, duke lënë në fuqi vendimin nr. 01 (87-2025-10), datë 24.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Kolegji Penal konkludoi se gjykata e apelit ka zbatuar drejt ligjin penal dhe procedural, nuk ka konstatuar shkelje ligjore dhe vendimi i saj është në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Lartë.

  • Gjykata e Lartë lë në fuqi heqjen e masës së sigurimit ndaj Elton Qynos

    Gjykata e Lartë lë në fuqi heqjen e masës së sigurimit ndaj Elton Qynos

    Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme.
    Prokuroria kishte kërkuar rikthimin e masës së sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur” ndaj gazetarit Elton Qyno. Gjykata e Apelit kishte argumentuar se artikujt e publikuar nuk ishin në kundërshtim me detyrimet e profesionit dhe i shërbenin interesit publik. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështeti këtë qëndrim, duke vlerësuar se provat nuk mjaftojnë për të vendosur një masë sigurimi personal.
    Sipas vendimit, në rastin e lajmeve të cituara nga prokuroria e të referuara nga gjykata, nuk ka një analizë të mirëfilltë nëse gazetari Elton Qyno ka ndërhyrë në këto lajme, ka publikuar të dhëna jo të vërteta apo nëse pas marrjes së ndonjë përfitimi të parregullt siç pretendon akuza, lajmi është fshirë apo është ndryshuar pjesërisht apo tërësisht.
    Gjykata e Lartë theksoi rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, të garantuara nga Kushtetuta dhe praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    gijotina.com/