Tag: elton

  • Mond Mëhalla 3 vite në hetim për pastrimin parash, prokuroria më  pas kërkoi pushimin e dosjes

    Mond Mëhalla 3 vite në hetim për pastrimin parash, prokuroria më pas kërkoi pushimin e dosjes

    Elton Qyno – Syri.net 

    Edmond Hyka alias Mond Mëhalla, rezulton të jetë hetuar nga prokuroria dhe policia e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi ai ishte proceduar më parë dhe arrestuar nga drejtësia e një vendi të huaj si i dyshuar në trafikun e drogës.

    Gazetari Elton Qyno ka mësuar nga burime të sigurta se dosja penale për pastrim parash ndaj Mond Mëhallës është hapur në vitin 2020 dhe mbante numrin rendor 1878.

    Rasti në fjalë është ndjekur nga prokuroria e çështjes Edlira Bako, e cila pas gati 3 vite hetime, nuk mund t’i provojë me fakte konkrete akuzën e Pastrimit të parave, duke çuar dosjen në gjykatën e Elbasanit për pushim.

    Çështja më pas është ndjekur në fazën e gjykimit nga gjyqtari Elis Dine, i cili për momentin nuk dihet me saktësi se çfarë ka vendosur lidhur me hetimin financiar ndaj Mond Mëhallës.

    Mond Mëhalla ishte pronari i clabit “Hollyvood Lounge Bar”. Ai zotëronte dhe një pikë karburanti “Xhaxhi Oil”, në oborrin e të cilit mbeti i vrarë si dhe një kompani taksish e transporti të quajtur “EL-Taxi”.

  • Elton John nuk dorëzohet pasi humbi shikimin: Kam shpresë, një ditë shkenca do të më ndihmojë

    Elton John nuk dorëzohet pasi humbi shikimin: Kam shpresë, një ditë shkenca do të më ndihmojë

    Elton John, këngëtari i njohur britanik, përballet me një problem serioz shëndetësor, por nuk ka humbur shpresën se shkenca një ditë do ta ndihmojë të rikuperojë shikimin. 78-vjeçari humbi vitin e kaluar shikimin nga syri i djathtë pas një infeksioni.
    “Ishte katastrofike,” tha Elton John për Variety. “Sepse humba syrin e djathtë, dhe syri i majtë nuk është shumë i mirë, për 15 muajt e fundit gjërat kanë qenë shumë të vështira për mua. Nuk mund të shihja asgjë, nuk mund të ndiqja asgjë, nuk mund të lexoja asgjë,” shtoi ai, duke përshkruar vështirësitë e përditshme që po përballet.
    Këngëtari mori infeksionin gjatë pushimeve në Francën e Jugut verën e kaluar. Megjithëse u prekën të dy sytë, shikimi i djathtë u humb plotësisht.

    Pavarësisht kufizimeve të shikimit, Elton John nuk ka hequr dorë nga shpresa për rimëkëmbje.
    “Kam jetuar një jetë të jashtëzakonshme dhe ka shpresë. Thjesht duhet të jem i durueshëm, sepse një ditë shkenca do të më ndihmojë. Kur të ndodhë kjo, gjithçka do të jetë në rregull,” tha ai.

    Elton John reveals why he isn’t ‘giving up hope’ after ‘devastating’ loss of sight in right eye https://t.co/2TgF7Q5dsg pic.twitter.com/YloWDE0FNM
    — New York Post (@nypost) November 26, 2025

    Ai përfundoi me një mesazh frymëzues: “Nuk duhet të humbasësh shpresën, duhet të jesh i fortë dhe gjithmonë të përpiqesh të përmirësosh gjërat.”
    /vizionplus.tv

  • Rrëfimi i heroit shqiptar/ Elton Zefi: Si e shpëtova ish-punëdhënësin tim në…

    Rrëfimi i heroit shqiptar/ Elton Zefi: Si e shpëtova ish-punëdhënësin tim në…

    Elton Zefi, djaloshi nga Lezha që u kthye në kryefjalën e mediave italiane dhe shqiptare pas aktit heroik në Padova, ka thyer heshtjen. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Në kohë reale” në RTSH, ai ka rrëfyer për herë të parë emocionet e asaj dite, e cila për një koinçidencë të jashtëzakonshme, ishte edhe dita e tij e lindjes.
    I gjendur papritur nën vëmendjen e publikut dhe liderëve shtetërorë si Giorgia Meloni apo Edi Rama, Zefi tregon me modesti se thjesht bëri atë që duhej bërë, në një moment kur askush tjetër nuk po guxonte.
    Momenti kritik: Uji ishte akull, njerëzit vetëm bërtisnin
    Gjithçka nisi si një ditë e zakonshme pune. Eltoni, i cili jeton prej 15 vitesh në Itali, po udhëtonte me një kolegun e tij kur trafiku i rënduar i detyroi të ndërronin rrugë. Ky devijim rezultoi shpëtimtar për jetën e një njeriu.
    “Aty pamë një grumbull njerëzish, të cilët po thërrisnin ‘ndihmë’. Pamë një makinë që ishte brenda në lumë dhe një njeri brenda saj. Pashë që askush nuk po merrte guximin,” rrëfen Zefi për moderatorin Flori Gjini.
    Pa u menduar dy herë, Eltoni së bashku me një shtetas italian rreth të 50-ave, u hodhën në lumë. “Uji ishte shumë i ftohtë. Patëm shumë vështirësi, kishte rrjedhë të fortë dhe thellësia ishte 3 metra,” kujton ai.
    Historia bëhet edhe më e veçantë kur mësohet identiteti i personit të shpëtuar. Ai quhet Xhuzepe dhe kishte përfunduar në lumë pasi ishte hutuar duke parë vilën e tij anash rrugës, duke humbur kontrollin e mjetit.
    Eltoni tregon momentin emocionues kur e njohu atë në ambulancë:
    “Nuk e dija se kush ishte në ato momente, thjesht pashë që zgjati dorën dhe unë e kapa. Por e dallova kur e futën tek ambulanca. I thashë: ‘Kam punuar tek vila juaj’.”
    Për fat të mirë, Xhuzepe gëzon shëndet të plotë dhe në shenjë mirënjohjeje ka organizuar një drekë për shpëtimtarin e tij.
    Vlerësimet nga Meloni dhe Rama
    Akti i guximshëm i 3-vjeçarit (bazuar në faktin që kishte ditëlindjen) nuk kaloi pa jehonë ndërkombëtare. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i dedikuan mesazhe vlerësuese.
    “U gëzova shumë për mesazhet, si nga Meloni ashtu edhe nga postimi i Ramës. Nuk jam mësuar me kaq vëmendje,” shprehet Zefi me modesti.
    Mirënjohja institucionale do të zyrtarizohet të premten, ku Zefi është ftuar në një takim nderi nga Kryetari i Bashkisë së Padovës.
    “Shpirtin e kam në Lezhë”
    Megjithëse ka ndërtuar jetën e tij në Itali prej një dekade e gjysmë, Elton Zefi e mbylli intervistën me një deklaratë prekëse, duke treguar se rrënjët e tij nuk i ka harruar asnjëherë: “Kam 15 vite që jetoj në Itali, por shpirtin e kam tek Lezha.”

  • Shpëtoi 85-vjeçarin italian nga mbytja, kryeministrja Meloni përshëndet aktin e ‘heroit’ shqiptar

    Shpëtoi 85-vjeçarin italian nga mbytja, kryeministrja Meloni përshëndet aktin e ‘heroit’ shqiptar

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur aktin e të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar italian, i cili ra në lumë me makinën e tij dhe rrezikonte të mbytej.

    Kryetarja e Qeverisë Italiane shkroi në Instagram se jeta e një personi arriti të shpëtohej falë guximit dhe altruizmit të të riut shqiptar, të cilin e cilësoi një hero.
    “Një jetë e shpëtuar fal guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhyjnë. Heronj”, shkruan Meloni.
    Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytej në ujërat e kanalit Battaglia në Padova.
    Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtonte jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij.
    Giuseppe Salvalajo, një sipërmarrës i njohur nga Padova, humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal për arsye ende të paqarta. Automjeti nisi të fundosej me shpejtësi, ndërsa Salvalajo mbeti i bllokuar brenda, në gjendje shoku.
    Në atë çast, Elton Zefi, i cili atë ditë festonte ditëlindjen, pa skenën dramatike dhe u hodh menjëherë në ujë, bashkë me një tjetër burrë që ndodhej aty pranë. Ata tentuan fillimisht të thyenin xhamat e makinës, por pa sukses.
    Zefi tregoi më pas se kishte arritur të dallonte dorën e të moshuarit nga sedilja e pasme, ku xhami kishte mbetur i hapur. Aty ai kuptoi se kishte shpresë. Pas disa përpjekjesh, i lodhur, me këmbët e mpira nga të ftohtit dhe duke rrezikuar të mbytej edhe vetë, ai vendosi të bënte dhe një përpjekje të fundit.
    85-vjeçari arriti të dilte nga makina dhe të nxirrej në breg. Pak çaste më vonë mbërritën edhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa gjithë momenti u regjistrua në një video që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale. Burri i moshuar u transportua në spital, ku mori kujdes mjekësor dhe është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

  • Shpëtoi 85-vjeçarin italian nga mbytja, Meloni përshëndet aktin e ‘heroit’ shqiptar

    Shpëtoi 85-vjeçarin italian nga mbytja, Meloni përshëndet aktin e ‘heroit’ shqiptar

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka përshëndetur aktin e të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar italian, i cili ra në lumë me makinën e tij dhe rrezikonte të mbytej.
    Kryetarja e qeverisë Italiane shkroi në Instagram se jeta e një personi arriti të shpëtohej falë guximit dhe altruizmit të të riut shqiptar, të cilin e cilësoi një hero.
    “Një jetë e shpëtuar fal guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhyjnë. Heronj”, shkruan Meloni.
    Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytej në ujërat e kanalit Battaglia në Padova.
    Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtonte jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij.
    Giuseppe Salvalajo, një sipërmarrës i njohur nga Padova, humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal për arsye ende të paqarta. Automjeti nisi të fundosej me shpejtësi, ndërsa Salvalajo mbeti i bllokuar brenda, në gjendje shoku.
    Në atë çast, Elton Zefi, i cili atë ditë festonte ditëlindjen, pa skenën dramatike dhe u hodh menjëherë në ujë, bashkë me një tjetër burrë që ndodhej aty pranë. Ata tentuan fillimisht të thyenin xhamat e makinës, por pa sukses.
    Zefi tregoi më pas se kishte arritur të dallonte dorën e të moshuarit nga sedilja e pasme, ku xhami kishte mbetur i hapur. Aty ai kuptoi se kishte shpresë. Pas disa përpjekjesh, i lodhur, me këmbët e mpira nga të ftohtit dhe duke rrezikuar të mbytej edhe vetë, ai vendosi të bënte dhe një përpjekje të fundit.
    85-vjeçari arriti të dilte nga makina dhe të nxirrej në breg. Pak çaste më vonë mbërritën edhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa gjithë momenti u regjistrua në një video që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale. Burri i moshuar u transportua në spital, ku mori kujdes mjekësor dhe është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

  • Meloni vlerëson shqiptarin që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin/ Kryeministrja italiane shkruan për Elton Zefin

    Meloni vlerëson shqiptarin që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin/ Kryeministrja italiane shkruan për Elton Zefin

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur aktin e të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar, i cili ra në lumë me makinën e tij dhe rrezikonte të mbytej. Kryetarja e Qeverisë Italiane shkroi në Instagram këtë të shtunë se jeta e një personi arriti të shpëtohej falë guximit dhe altruizmit të të riut shqiptar, të cilin e cilësoi një hero.

    Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytej në ujërat e kanalit Battaglia në Padova.

    Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtonte jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij. Ngjarja ndodhi të enjten, më 20 nëntor, pak pas orës 11:00. Giuseppe Salvalajo, një sipërmarrës i njohur nga Padova, humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal për arsye ende të paqarta. Automjeti nisi të fundosej me shpejtësi, ndërsa Salvalajo mbeti i bllokuar brenda, në gjendje shoku.

    Në atë çast, Elton Zefi, i cili atë ditë festonte ditëlindjen, pa skenën dramatike dhe u hodh menjëherë në ujë, bashkë me një tjetër burrë që ndodhej aty pranë. Ata tentuan fillimisht të thyenin xhamat e makinës, por pa sukses.

    Zefi tregoi më pas se kishte arritur të dallonte dorën e të moshuarit nga sedilja e pasme, ku xhami kishte mbetur i hapur. Aty ai kuptoi se kishte shpresë. Pas disa përpjekjesh, i lodhur, me këmbët e mpira nga të ftohtit dhe duke rrezikuar të mbytej edhe vetë, ai vendosi të bënte dhe një përpjekje të fundit.

    Dhe ajo përpjekje u shpërblye. 85-vjeçari arriti të dilte nga makina dhe të nxirrej në breg. Pak çaste më vonë mbërritën edhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa gjithë momenti u regjistrua në një video që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale. Burri i moshuar u transportua në spital, ku mori kujdes mjekësor dhe është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

  • Shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, shqiptari hero thyen heshtjen: Pashë makinën të fundosej, më pas e kapa nga dora…

    Shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, shqiptari hero thyen heshtjen: Pashë makinën të fundosej, më pas e kapa nga dora…

    Elton Zefi, shqiptari i cili shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, ka thyer heshtjen.

    32-vjeçari ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja, teksa ka rrëfyer vështirësitë e momentit të shpëtimit, që i rrezikuan edhe jetën.
    “E pashë që makina u përmbyt dhe hoqa të gjitha rrobat. E bëmë shpejt sepse nuk kishim kohë. Jemi hedhur brenda dhe zotëria tjetër që ishte me mua më ndihmoi. Ai e kapi prej krahu dhe donte ta nxirrte, por nuk mundi. Në një moment makina u fundos, pash dorën e zotërisë që e kishte ngritur lart dhe po mbytej. Më pas e kapa nga dora, e tërhoqa dhe u ngrita për lart. Për fat të mirë dritarja mbrapa ishte e hapur dhe ia dolëm për ta shpëtuar”, tha i riu shqiptar.
    Ngjarja ka ndodhur në Padova të Italisë, ku Zefi ishte i pranishëm në vendin e një aksidenti rrugor.
    Pa hezituar, ai u hodh në një kanal me ujë, duke vënë në rrezik jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti që po fundosej një biznesmen 85-vjeçar italian.
    Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, i moshuari u shpëtua dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    @rainews Elton Zefi, giovane di origine albanese, che per caso stava rientrando nell’azienda in cui lavora a pochi chilometri dal luogo dell’incidente, con un grande coraggio e senso di umanità ha salvato un anziano imprigionato nell’auto caduta in un canale nel Padovano. L’uomo, nonostante il freddo, non ha esitato a gettarsi nelle acque gelide ed è riuscito a salvare l’anziano. Attimi concitati ripresi da un collega. L’85enne, estratto dall’auto, è stato poi portato a riva in attesa dei soccorsi. Ora sta bene ma è ancora sotto shock. Dall’incidente non fa che ringraziare Elton per il suo aiuto. Pochi attimi ancora e non sarebbe sopravvissuto. Messaggi di stima e gratitudine anche da parte del datore di lavoro di Elton Davide Calimani/Tgr Veneto Tutti gli aggiornamenti su Rainews.it #salvataggio #padova #anziano #torrente ♬ suono originale – RaiNews

    Top Channel

  • Shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, shqiptari hero thyen heshtjen: Pash makinën të fundosej, më pas e kapa nga dora…

    Shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, shqiptari hero thyen heshtjen: Pash makinën të fundosej, më pas e kapa nga dora…

    Elton Zefi, shqiptari i cili shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, ka thyer heshtjen.

    32-vjeçari ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja, teksa ka rrëfyer vështirësitë e momentit të shpëtimit, që i rrezikuan edhe jetën.
    “E pashë që makina u përmbyt dhe hoqa të gjitha rrobat. E bëmë shpejt sepse nuk kishim kohë. Jemi hedhur brenda dhe zotëria tjetër që ishte me mua më ndihmoi. Ai e kapi prej krahu dhe donte ta nxirrte, por nuk mundi. Në një moment makina u fundos, pash dorën e zotërisë që e kishte ngritur lart dhe po mbytej. Më pas e kapa nga dora, e tërhoqa dhe u ngrita për lart. Për fat të mirë dritarja mbrapa ishte e hapur dhe ia dolëm për ta shpëtuar”, tha i riu shqiptar.
    Ngjarja ka ndodhur në Padova të Italisë, ku Zefi ishte i pranishëm në vendin e një aksidenti rrugor.
    Pa hezituar, ai u hodh në një kanal me ujë, duke vënë në rrezik jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti që po fundosej një biznesmen 85-vjeçar italian.
    Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, i moshuari u shpëtua dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    @rainews Elton Zefi, giovane di origine albanese, che per caso stava rientrando nell’azienda in cui lavora a pochi chilometri dal luogo dell’incidente, con un grande coraggio e senso di umanità ha salvato un anziano imprigionato nell’auto caduta in un canale nel Padovano. L’uomo, nonostante il freddo, non ha esitato a gettarsi nelle acque gelide ed è riuscito a salvare l’anziano. Attimi concitati ripresi da un collega. L’85enne, estratto dall’auto, è stato poi portato a riva in attesa dei soccorsi. Ora sta bene ma è ancora sotto shock. Dall’incidente non fa che ringraziare Elton per il suo aiuto. Pochi attimi ancora e non sarebbe sopravvissuto. Messaggi di stima e gratitudine anche da parte del datore di lavoro di Elton Davide Calimani/Tgr Veneto Tutti gli aggiornamenti su Rainews.it #salvataggio #padova #anziano #torrente ♬ suono originale – RaiNews

    Top Channel

  • Një minutë pas masakrës ndaj Danit, para Benz-it kaloi Policia Ushtarake me delegacionin e NATO-s

    Një minutë pas masakrës ndaj Danit, para Benz-it kaloi Policia Ushtarake me delegacionin e NATO-s

    Nga Elton Qyno – Syri.net/

    Kanë dalë detaje të reja, nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vdekur në vend Gilmando Dani, i cili cilësohej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë Mustafa Sheqeri.

    Burime nga policia thanë për gazetarin Elton Qyno, se eskorta që kaloi gati një minuta pas sulmit me armë, ishte një delegacion i NATO-s që po shoqërohej drejt aeroportit të Rinasit me makinën e Policisë Ushtarake.

    Makina e parë që ndodhet në krye të delegacionit ku dukshëm dallohen dhe fenelinat e saj, i përket Policisë Ushtarake që në atë moment ishte ngarkuar me shërbim për shoqërimin e delegacionit të NATO-s.

    Pamjet filmike, janë kapur nga një pikë karburanti “Alpet” dhe se eskorta shfaqet vetëm 1 minutë pasi skuadra e pushkatimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Lidhur me hetimet që po kryen policia kriminale e Tiranës, shumë veprime janë kryer në teren dhe mbi 15 persona janë marë në pyetje.

    Por deri në këtë fazë, ku ndodhet hetimi asnjë person nuk është identifikuar dhe arrestuar nga policia si pjesëmarës në këtë atentat të frikshëm.

    Gjatë mesditës së sotme në Policinë e Tiranës është zhvilluar një mbledhje në prezencë edhe të prokurorit të dosjes, ku janë analizuar të gjitha provat e mbledhura dhe janë lënë detyra të qarta për veprime tëg tjera shtesë.

  • Kishte pak kohë që doli nga burgu, vritet me kallash Gilmando Dani. Sapo erdhi në Rinas nga Spanja…

    Kishte pak kohë që doli nga burgu, vritet me kallash Gilmando Dani. Sapo erdhi në Rinas nga Spanja…

    Nga Elton Qyno/

    Gilmando Dani, sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit dhe më pas kishte hipur në automjetin e blinduar që drejtohej nga miku i tij, me mbiemër “Mucci”, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Dani kishte mbëritur nga Spanja në Shqipëri dhe sapo ka dalë nga ambjentet e aeroportit ai është sulmuar në befasi, duke mbetur i vrarë në vend.

    Autorët e krimit kanë mësuar intenerarin e tij dhe më pas kanë ngritur pritën sapo ai të vinte në Tiranë.

    Gilmando Dani, një nga njerëzit më të besuar që kishte jashtë burgut Emiljano Shullazi, është vrarë në një atentat mafioz, teksa udhëtonte me një person me mbiemrin “Muçi”, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

    Dani, ishte pasagjer në makinën e blinduar në pronësi të Elvis Kosovës, ndërsa kishte gati 2 vite që kishte lënë qelinë e burgut të Rrogozhinës.

    Dani rezultonte i dënuar me 12 vite burgim për akuzën e Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

    Sipas gjykatës, Gilmando Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës.

    Dani akuzohej dhe u deklarua fajtor për veprat penale: “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marje e pasurisë” kryer në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

    Ndërsa Ervis Kosova, është deklaruar fajtor nga gjykata e posaccme për akuzën e korrupsionit të dëshmitarit të Drejtësisë, Luftar Reçi.