Tag: elisa

  • Ecurinë e suksesshme të një jave, ministrja Elisa Spiropali, e përcjell përmes një fotoalbumi

    Ecurinë e suksesshme të një jave, ministrja Elisa Spiropali, e përcjell përmes një fotoalbumi

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë në rrjetet sociale një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme të javës, përmes “Fotoalbumit të Javës”, një mozaik diplomatik që pasqyron ritmin e lartë të angazhimeve të Shqipërisë në arenën evropiane dhe ndërkombëtare.Në krye të ngjarjeve qëndron çelja e të gjithë grupkapitujve të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, një moment historik që u zhvillua në Bruksel dhe që shënon hyrjen e vendit në një fazë të re, më të thellë dhe më sfiduese të rrugëtimit të tij europian. Paralelisht, Tirana mirëpriti Samitin për Planin e Rritjes, duke u kthyer për disa ditë në qendrën e dialogut rajonal dhe të vizioneve të përbashkëta për zhvillim.

    Spiropali solli në fokus edhe takimet e rëndësishme bilaterale dhe multilaterale: nga pritja e Ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, dhe Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos, te mbështetja e miqve evropianë në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Bruksel.Një tjetër pikë kulmore ishte përurimi i shtëpisë së re të Misionit shqiptar në Bashkimin Europian, një hap simbolik dhe praktik që forcon praninë diplomatike të Shqipërisë në zemër të Evropës. Po aq domethënëse, ministrja theksoi rëndësinë e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, ku po formohet elita e re e ekspertëve dhe drejtuesve evropianë, një investim i çmuar në të ardhmen e vendit.Në album nuk mungonin as momentet e politikëbërjes së brendshme: miratimi në Kuvend i buxhetit 2026, i cili parashikon mbështetje të fortë për projektet që afrojnë Shqipërinë me standardet dhe strukturat e BE-së.Në planin global, Spiropali rikujtoi intensifikimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë: marrëdhëniet e shkëlqyera me miqtë amerikanë të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), si dhe kontaktet e vazhdueshme me përfaqësinë e sipërmarrësve japonezë, të cilët shihen si një mundësi e rëndësishme për nxitjen e investimeve të reja në vend.Në mbyllje të postimit të saj, ministrja e përkufizoi javën me një thirrje të qartë optimizmi dhe vendosmërie: “Shqipëria nuk ndalet!”

    AV/KJ

  • Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Elisa Spiropali: Gjuha e urrejtjes e papranueshme, Qeveria shqiptare distancohet nga qëndrime të tilla

    Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Elisa Spiropali: Gjuha e urrejtjes e papranueshme, Qeveria shqiptare distancohet nga qëndrime të tilla

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në “X”, për deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.

    Ajo ka shprehur indinjatën për këtë veprim, teksa shkruan se Qeveria shqiptare e Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga qëndrime të tilla.
    “Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme.
    Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm.
    Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla.
    Sot, është rasti të përsërisim edhe një herë me zë të lartë se Shqipëria qëndron e bashkuar me Europën. Ky spektakël i pahijshëm nuk do të na dekurajojë nga reformat jetike të integrimit, as nga angazhimi ynë thelbësor për të ngushtuar në ZERO hendekun e mundësive për gratë dhe vajzat”, thuhet në reagimin e saj.

    Outraged by the unprecedented attack on the EU Ambassador and on EU values today in Parliament.
    Normalising hate speech in political discourse and willingly distorting facts about the vital Gender Equality Law is utterly unacceptable. The Albanian Government and the Ministry for… pic.twitter.com/FGyh88F67C
    — Elisa Spiropali (@elisaspiropali) November 6, 2025

    Top Channel

  • Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

    Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

    Personi që shihni në këtë foto është Salarjon Totaj, bashkëshorti i ministres së Jashtme Elisa Spiropali.
    Siç dallohet qartë nga pamjet e siguruara, Totaj shfaqet në momentin kur hyn në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
    Fotoja, e verifikuar nga VNA tregon qartësisht se bashkëshorti i ministres ka hyrë në godinën e institucionit të drejtësisë speciale.
    Arsyet e paraqitjes së tij në SPAK mbeten ende të paqarta. Deri më tani, nuk ka një komunikatë zyrtare nga prokuroria për natyrën e thirrjes apo ndonjë procedim konkret ku mund të jetë përfshirë.
    Totaj, bashkëshorti i ish-kryetares së Kuvendit dhe aktualisht ministres së Jashtme, është një figurë që rrallë shfaqet publikisht, çka e bën edhe më domethënëse praninë e tij në institucionin e hetimeve të posaçme.

  • “Uroj që Erioni ta fitojë betejën me drejtësinë”, Spiropali: Në PS ka luftë të brendshme. Zilitë…

    “Uroj që Erioni ta fitojë betejën me drejtësinë”, Spiropali: Në PS ka luftë të brendshme. Zilitë…

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, foli në “Top Story” për arrestimin e Erion Veliajt dhe vendimin për shpalljen e kandidates për Bashkinë e Tiranës.
    Spiropali tha se Veliaj u la të vijojë betejën e tij me drejtësinë, teksa shtoi se ai ka lënë kontributin e tij në Bashki.
    Elisa Spiropali: Të gjithë njerëzit që kanë arsye pak kuptim se është çështja njerëzore të tilla duhet t’i shohim, kemi një vrull shumë të madh për të rendur pas gjykimeve. Edhe njerëz që kanë qenë të afërt me të. Qëndrimet janë mbajtur nga Rama dhe u gjykua që kjo ishte koha, duke e lënë Erionin në betejë për të drejtën e tij, shpresojmë shumë që Erioni ta fitojë atë betejë. Ai ka qenë kryetar i Bashkisë më të madhe. Në Bashkinë e Tiranës, në punën e kryeqytetit, ka kontributin e tij.
    Grida Duma: Fati i Veliajt u mbyll apo jo sipas teje?
    Elisa Spiropali: Unë besoj tek forcë me e madhe. Ka disa njerëz që besojnë tek vetja, mendojnë që mund të tjetërsojnë fat dhe destinacion. Unë besoj tek një forcë më e madhe dhe besoj që kjo e drejtë vjen.
    Ndër të tjera ajo u pyet nga Grida Duma nëse ka rivalitet brenda PS-së, të cilës Spiropali nuk nguroi t’i përgjigjet.
    Grida Duma: Ka luftë të brendshme brenda PS-së?
    Elisa Spiropali: Ka ndonjë forcë politike ku nuk ka luftë të brendshme?! Sigurisht që ka, rivalitetet dhe konkurrenca janë të kuptueshme, dhe zilitë janë të kuptueshme. Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet.

  • Marrëdhëniet Rama-Vuçiç janë të zbehura? Ministrja Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

    Marrëdhëniet Rama-Vuçiç janë të zbehura? Ministrja Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

    Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali thotë se Shqipëria është partneri më i besuar në rajon. E ftuar në ”Top Story”, Spiropali është pyetur për raportin që ka kryeministri Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
    Elisa Spiropali: Marrëdhëniet mes kryeministrave, nuk janë marrëdhënie që mund të kushtëzohen për politikat të brendshme apo të jashtme. Ne këta fqinjë kemi. Shqipëria është sot vendi dhe partneri më i besuar në rajonin tonë, i BE, NATO-s. Sot Shqipëria nuk është më arsye për destabilizim, por arsye e fortë për stabilizim. Nuk njihet më si vend që nuk dihet se çfarë marrëdhënie ka me fqinjët.

    Grida Duma: Shqipëria ka pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët me notën 10.

    Elisa Spiropali: Shqipëria sot nuk ka më asnjë kompleks. Është partneri më i besueshëm dhe është në vijën e parë të anëtarësimit në BE.

  • Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

    Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

    Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Elisa Spiropali në një intervsitë në “Top Story” me Grida Dumën, u shpreh se Shqipëria është partneri më i besuar në rajon.  
    Elisa Spiropali: Marrëdhëniet mes kryeministrave, nuk janë marrëdhënie që mund të kushtëzohen për politikat të brendshme apo të jashtme. Ne këta fqinjë kemi. Shqipëria është sot vendi dhe partneri më i besuar në rajonin tonë, i BE, NATO-s. Sot Shqipëria nuk është më arsye për destabilizim, por arsye e fortë për stabilizim. Nuk njihet më si vend që nuk dihet se çfarë marrëdhënie ka me fqinjët. 
    Grida Duma: Shqipëria ka pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët me notën 10. 
    Elisa Spiropali: Shqipëria sot nuk ka më asnjë kompleks. Është partneri më i besueshëm dhe është në vijën e parë të anëtarësimit në BE. 

  • ‘Elisa nuk mund të thuash, më vjen keq për Veliajn’, kur për vite e…’

    ‘Elisa nuk mund të thuash, më vjen keq për Veliajn’, kur për vite e…’

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë një video, ku flitet për mbështetjen që i ka dhënë tashmë ministre e Jashtme, Elisa Spiropali, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë kohës që ky ka qënë në krye të bashkisë.

    Në video theksohet e gjithë mbështetja e Spiropalit ndaj Veliajt kur ky ishte në kulmin e pushtetit të tij, duke mbështetur projektet korruptive dhe tashmë që u arrestua për korrupsion, shprehet se i vjen keq për të dhe se Tiranës i duhet një kryetar.

    ‘Miq, ndiqeni sipas dëshirës!’, shkruan Berisha në Facebook.

  • Ministrja Spiropali: Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 për qind e qeverisë janë gra!

    Ministrja Spiropali: Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 për qind e qeverisë janë gra!

    NEW YORK- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cilësoi lajm të mirë që gratë shqiptare kanë nivel të lartë përfaqësimi në politikë. 
    Ajo theksoi se kur gratë zgjidhen në nivele të larta drejtimi është padiskutim lajm i mirë, por shtoi se kjo nuk është risi për Shqipërinë. 
    Gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story”, kryediplomatja shqiptare u shpreh Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 % e qeverisë janë gra. 
    Pjesë nga intervista: 
    Sokol Balla:  Besoj është një lajm i mirë për gratë shqiptare, pra që marrin poste të rëndësishme si ky i diplomacisë pasi nuk është thjesht çështje imazhi është çështje komunikimi. 
    Ministrja Elisa Spiropali: Është gjithmonë lajm i mirë, besoj unë kur gratë ia mbërrijnë të jenë në pozita të tilla drejtimi, por nuk besoj se është një risi për Shqipërinë. Shqipëria është vendi ku në fund të fundit, 70 për qind e qeverisë para pak viteve ishte e përbërë nga gra. Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 % besoj e qeverisë jemi gra. 
    Sokol Balla:  Besoj jeni më shumë se 50.. 
    Ministrja Elisa Spiropali:  Kemi edhe Diellën. E dija që do ta përfshije Diellën në këtë kalkulim 
    Sokol Balla: Duhet të jetë algoritmi më I shpeshtë I dy javëve të fundit por jo vetëm në Shqipëri 
    Ministrja Elisa Spiropali: Parlamenti sot është i përbërë nga 30 për qind gra dhe në të gjitha nivelet e drejtimit në administratën shqiptare nuk është më asnjë lloj surprizë të kesh gra në drejtim. Aq shumë sa po të tregoj një episode familjar dhe personal. Kur vajza ime Nalta pa një nga kolegët e mi ministra në ekran më pyeti kush është xhaxhi. Në atë kohë ishte ministri i Brendshëm dhe me tha çudi, nuk janë gra ministrat. Pra, përfaqësimi ka rëndësi. 
    Sokol Balla: Dhe çudia ndodhi apo jo me kabinetin e ri. Ministri i Brendshëm është tashmë sërish një grua. 
    Ministrja Elisa Spiropali:  Po për herë të parë dhe e uroj shumë Albanën ashtu siç uroj edhe kam respektin më të madh edhe për dy pararendëset e mia në ministri të jashtme, Olta Xhaçka dhe Arta Dade, janë vërtetë dy zonja që i kanë dhënë dinjitet atij institucioni ashtu si edhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla të cilën unë e zëvendësova është një grua që jo vetëm ishte në atë kohë kryetare e parlamenti, por që me një urtësi dhe butësi të posaçme ia mbërriti që në një kohë shumë të vështirë për parlamentin shqiptar të ruante ekuilibrat e shumë e shumë gra të tjera që unë nuk kam as kohën as mundësinë këtu t’i përmend të gjitha, por të gjitha arritjet e grave besoj janë një shumatore e grave që kanë qenë përpara tyre. Ne qëndrojmë mbi shpatullat e të gjitha atyre që nuk e kanë patur fort të lehtë më parë dhe nuk ka qenë fort e lehtë të jesh grua në Shqipëri. Dhe le më të jesh një grua që fiton besim apo një grua në drejtim dhe këtë dua ta them pa asnjë rezervë që një gjë për të cilën jam shumë krenare për forcën që përfaqëso PS, është mundësia që kryetari I saj dhe kjo forcë politike se ndryshe nuk mund të bëhej, duhet të kishte edhe mbështetjen e strukturave të tjera apo gjendjes sociale brenda PS ka pranuar që gratë të jenë në të gjitha këto pozita. Dhe pa diskutim që është edhe meritë e këtyre grave që kanë treguar në drejtim integritet edhe profesionalizëm. 
    Sokol Balla: E prapë nuk i shpëtoni dot paragjykimeve, le të themi herë pas here ndesheni.. gjithmonë është ideja, nuk zgjidhen se janë të afta por se janë besnike 
    Ministrja Elisa Spiropali:  Besnikëria është një virtyt të cilën unë e çmoj shumë personalisht. Luajaliteti, është domosdoshmëri të paktën në këto marrëdhënie për të patur integritet të plotë dhe një lloj besnikërie që shpesh mund të jetë edhe fake, fals apo thjesht e kohës për t’ja hedhur. Besoj fort te luajaliteti dhe besoj që gratë janë në shumicën e tyre luajale. 
     
     
     
     
     
     
     
     
     

  • Punimet e Asamblesë së OKB/ Ministrja Spiropali: Ndjej përgjegjësi të madhe për besimin që mu dha nga kryeministri 

    Punimet e Asamblesë së OKB/ Ministrja Spiropali: Ndjej përgjegjësi të madhe për besimin që mu dha nga kryeministri 

    NEW YORK- Drejtuesi i emisionit “Real Story” dhe gazetari Sokol Balla ndodhet në New York, ndërsa ka ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në një moment delikat gjeopolitik botëror. 
    Ai ka biseduar me ministren Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila flet për herë të parë, pasi u emërua në krye të kësaj ministrie. 
    Ajo shprehet se ndihet dyfish e  emocionuar pas kthimit në SHBA, pasi ka studiuar dhe punuar për disa vite atje. Ajo e konsideron si përgjegjësi të madhe besimin që kryeministri Edi Rama i dha për drejtimin e kësaj ministrie. 
    Ministrja Spiropali theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment të mirë sa i takon procesit të integrimit në familjen e Bashkimit Evropian. 
    Kryediplomatja e Shqipërisë shprehu konsideratat e saj për dy nga zonjat socialiste, të cilat kanë drejtuar më parë Ministrinë e Punëve të Jashtme, përkatësisht Arta Daden dhe Olta Xhaçkën. 
    Pjesë nga intervista: 
    Sokol Balla: Elisa, po të drejtohem miqësisht, mirëmbrëma. Ke një histori me Amerikën apo jo? 
    Ministrja Elisa Spiropali: Po, unë jam dyfish e emocionuar që vij këtu si ministre e Jashtme. Kam studiuar në SHBA, në Massachusetts, për 4 vite kam jetuar aty dhe një vit në New York, kështu që, kthimi nuk është pa emocion edhe përgjegjësi dyfishe. Përgjegjësi të cilën e ndjej të madhe që nga besimi që na dhanë qytetarët më 11 maj me 83 mandate më pas besimi që kryeministri Rama e shumica, më pas Asambleja më dha për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme në këtë moment shumë kritik por edhe të mirë për Shqipërinë sa I takon procesit të integrimit dhe mundësisë që Shqipëria të jetë një anëtare e BE me të drejta të plota. 
    Sokol Balla: Ministrja e tretë e punëve të Jashtme, pas znj.Dade dhe znj.Xhaçka. E treta e vërteta! 
    Ministrja Elisa Spiropali: Nuk e di të vërteta, kanë qenë edhe znj. Dade edhe znj. Xhaçka në detyrat e tyre. Kam respektin maksimal për të dyja janë edhe mikesha të mira dhe zonja me sharm. 
     
     

  • Frrok Çupi nxjerr të tjera detaje nga skandali që po trazon PS, ja si Elisa Spiropali e ktheu Kuvendin në…

    Frrok Çupi nxjerr të tjera detaje nga skandali që po trazon PS, ja si Elisa Spiropali e ktheu Kuvendin në…

    Rigels Seliman
    Analisti dhe publicisti i njohur, Frrok Çupi ka reaguar pas skandalit që ka përfshirë Partinë Socialiste dhe ish-kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Pak ditë më parë mediat publikuan të dhëna sipas të cilave kabineti i saj ka konsumuar rreth 400 milionë lekë nga buxheti i shtetit për këshilltarë nepotikë, analistë dhe figura të showbiz-it. Çdo muaj janë paguar mbi 3.3 milionë lekë bruto, ndërsa neto në xhepat e tyre kanë shkuar rreth 2.5 milionë lekë. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe rrjete sociale. Ndërkohë Frrok Çupi në një analizë të gjatë u shpreh se Elisa Spiropali e ka kthyer Kuvendin në një “bankomat personal”. Ai theksoi se fondet publike janë shpërdoruar për të paguar “këshilltarë nepotikë, parapëlqyes e showbizistë”. Sipas Çupit, kjo sjellje është një dëm i madh për vetë kryeministrin Edi Rama, të cilin Spiropali, sipas tij, e ka tradhtuar me komplot pas shpine. Ai e akuzon ish-kryetaren e Kuvendit për arrogancë, servilizëm dhe për uljen e nivelit të institucioneve të larta. Madje Çupi shton se kjo histori tregon degradimin e mazhorancës socialiste dhe kthehet në barrë të rëndë për qeverinë. Ai e përshkruan Spiropalin si një “kokërr mollë të showbiz-it”, që përdor servilizmin si armë për pushtet. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e plotë të z. Çupi.
    Ja reagimi i plotë i z. Frrok Çupi
    “Pse të vjen e keqja nga Elisa? Sepse e keqja nuk të vjen si surprizë kur vjen nga Elisa. Kjo është përgjigja më e thjeshtë. Elisa ishte dikur në ‘botën e përrallave’, kur e pat vendosur Jozi aty, por doli nga përralla dhe i zuri karrigen Jozit. Tani si Jozi edhe Elisa janë në tregun publik me të njëjtën njollë: Jozi ka bërë një dasmë me gjysmë milioni euro në një vilë të pableshme në Itali. Ndërsa Elisa ka bërë rrush e kumbulla fondet publike për të paguar këshilltarë nepotikë, parapëlqyes, Bigbradhistë, përputhistë, analistë, rrondokopë në Kuvend. Pastaj numërohen njëmijë arsye pse të vjen e keqja nga Elisa. Në Shkodër ku ajo u njoh për herë të parë me njerëz, thonë se ‘duhet me kenë rod që mu ba rod’. Kur vjen nga hiçi mund të bësh çdo hiç. Në Shkodër kishte njohur edhe djalin e Becit dhe e bëri këshilltar me 1.8 mijë euro në muaj. Sikur nuk kishte Beneti. Në Tiranë kishte mentor fjalimesh Lorenc Vangjelin, analist. Edhe ky me 1.800 euro për qejf. Jozi, sipas saj, do të thoshte ‘nga djali i Becit te analisti i leshit’. Gjithsej u bënë 400 milionë lekë nga arka e shtetit, për qejf. Tani Elisa Spiropali, pasi ka shkelur mirë e mirë mbi nderin e Kuvendit, ndodhet në krye të Ministrisë së Jashtme. Aty është vënë si në shkallë të dytë për ta zbritur në shesh. Përderisa kryeministri Edi Rama tha se ‘po e vëmë Elisën që nuk i pushon goja’, duket se vetë ‘krijuesi’ i saj ka kuptuar kutinë bosh. Në Ministrinë e Jashtme nuk mund të jesh një ‘njeri që s’i pushon goja’, por një njeri që nuk i pushon mendja dhe heshtja.
    Komploti kundër Ramës
    Të keqen më të madhe ia bëri ‘krijuesit’ të saj. Edi Ramën e kishte quajtur dhe i thurte vjersha si ‘Skënderbe’. Qe një moment që e quajti edhe ‘qershi mbi tortë’, neveri! Do ta quante ‘Alexander the Great’, por nuk kishte dijeni për atë. Paul Valery, eseist e poet francez pat thënë: “Nëse dikush të lëpin këpucën, shtypja kokën para se të të kafshojë!’. Elisa bëri komplot pas shpinës së Edi Ramës. Elisa, në fakt kafshoi, e bëri dëmin. Mazhoranca socialiste sapo deklaroi se ‘nuk ka vend për nepotikët, nuk ka vend për familjarët, nuk ka vend për korrupsionin’, as për kokëboshët. Po Elisa i kishte bërë të gjitha në heshtje. Elisa e kishte bërë më keq se Monika. Atëherë çfarë bëri Monika me buzët e mollëzat, që po shkon në burg?… Shikoni Elisën, jo një zyrtare e lartë e shtetit, por një kokërr mollë e showbiz-it duket. Ishte ngrënë edhe me Sali Berishën, por derisa uli gjërat në karrigen e Parlamentit, pastaj heshtje. Saliu mund t’i thoshte: ‘Nuk bëhet luftë me të keqen, o Elizë, kur edhe vetë je zhytur!’. A ishte mike apo armike e Saliut dhe korrupsionit? Servilët u ngjajnë miqve si ujqërit qenve. Elisa ka pasur gjithnjë një të drejtë dhe një mençuri: Ka përdorur servilizmin si tharësen e flokëve: Vu-vu-vu!. Servile me atë lart, arrogante me rrafshin e poshtë. E mësoi shpejt se ‘Servilizmi është shoqërues i fatit të madh’. Paç fatin e servilit!, do të thoshte edhe vetë Saliu…, jo Saadiu. Po e keqja që bën?! Që në fillim të legjislaturës, mazhoranca europianiste e vendit tonë, duhet të mbajë mbi kurriz mëkatet e Elizës. Artur Shopenhauer pat thënë: ‘Mos ia fërko kokën skllavit se të zbulon bythën!’. (E shkrova siç e ka thënë vetë filozofi i madh, ndryshe nuk do të guxoja se duket si banale)”, shkruan analisti i njohur, Frrok Çupi.