Tag: elinarës

  • Marrëdhënia me Erandin, motra e Elinarës bën deklaratën e fortë: Nuk jam dakord për lidhjen

    Marrëdhënia me Erandin, motra e Elinarës bën deklaratën e fortë: Nuk jam dakord për lidhjen

    Një ndër marrëdhëniet rozë në Ferma VIP është diskutuar që prej fillimit ajo mes Elinarës dhe Erand Sojlit.

    Edhe pse dyshja nuk ka bërë hapa të mëdha në këtë marrëdhënia, ata kanë qenë gjithmonë afër njëri tjetrit ku nuk ka munguar afrimiteti dhe përkëdheljet.
    Por, e ftuar sot në Ferma Club, motra e Elinarës doli kundër kësaj marrëdhënie sepse sipas saj nuk mund të funksionojë.

    “Jo nuk jam dakord. Erandi është shumë i mirë karizmatik. Por motra ime është mësuar ndryshe. Kam frik se ata të dy nuk do kombinohen. Kur bisedojmë në jetën e përditshme, nuk ka dëshirë për një lidhje. Ajo është mësuar. Por gjithsesi mund të ndodh“, u shpreh ajo./vizionplus.tv

  • Dashuri e re në Ferma VIP? Kastro: Kam parë “xixa” mes Erandit dhe Elinarës

    Dashuri e re në Ferma VIP? Kastro: Kam parë “xixa” mes Erandit dhe Elinarës

    Një batutë mes Erandit dhe Elinarës gjatë javës në Fermë u bë shkak që të kishte disa aludime për ndjenja mes tyre mbrëmjen e së hënës në spektaklin e Ferma Vip 2.
    Ndërsa po i kujtojnte Elinarës se është në nominim, dhe kjo e fundit i kërkoi ndihmë Erandit për të marrë sa më shumë vota, Erandi duke qeshur i tha se zgjidhja e vetme mbetet “seksi”.
    Pas këtij klipi opinionisti i Ferma VIP 2, Kastro, tha se pavarësisht se në dukje kjo është një shaka ai ka vënë re disa shkëndija mes Erandit dhe Elinarës.

    Ndërkohë që edhe Zhaku ishte e të njëjtit mendim, ku me batutë tha se do të ishte e kënqaur nëse ata të dy do e gjenin lumturinë te njëti-tjetri.
    Pjesë nga biseda:
    Kastro: Kam parë disa xixa mes ju të dyve dhe kjo nuk është se ka pak ditë me thënë të drejtën, u bë disa kohë, megjithatë mos kalo direkt ke seksi.
    Erandi: Po bëhet fjalë për nominim, kjo është gjëja e parë që bëhet.
    Kanstro: Domethënë po vetë sarifikohesh. Elinara e ke parë ndonjëherë Erandin me sy tjetër?
    Elinara: Erandin e kam shumë xhan. Duan të më fejojnë me zor.
    Luana: Ku ka zë s’është pa gjë, thonë…
    Zhaku: Do doja t’i shihja shumë të lumtur dhe Erandin dhe Elinarën, nëse ata do të ta gjenin lumturinë te njëri-tjetri.
     

  • “Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe”, çfarë ndodhi në Ferma VIP mes Elinarës dhe Erandit

    “Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe”, çfarë ndodhi në Ferma VIP mes Elinarës dhe Erandit

    Një nga miqësitë më të veçanta që ka marrë formë brenda “Ferma VIP” është ajo mes Elinarës dhe Erand Sojlit. Dyshja kalon shumë kohë së bashku, duke ndarë biseda që variojnë nga temat serioze te batutat spontane që gjallërojnë atmosferën në fermë.
    Edhe mëngjesin e sotëm ata nisën ditën bashkë, duke shijuar kafen e parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Me një shaka tipike, Erandi i tha Elinarës:“Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe. Unë jam dielli vetë, nuk ma merr ti mua diellin.”
    Pavarësisht kësaj dinamike të ngrohtë, jashtë fermës, vajza e Elinarës, Sophie, e bëri të qartë në emisionin “Ferma Club” të shtunën se nuk beson në një lidhje romantike mes nënës së saj dhe Erandit, duke theksuar se mes tyre ka vetëm miqësi.

    Megjithatë, afrimiteti mes Elinarës dhe Erandit mbetet një nga lidhjet më simpatike dhe të përfolura të sezonit.

  • “Mami nuk e kaloi lehtë”, vajza e Elinarës rrëfen për divorcin e prindërve pas 20 vitesh bashkë: Ata duhen ende

    “Mami nuk e kaloi lehtë”, vajza e Elinarës rrëfen për divorcin e prindërve pas 20 vitesh bashkë: Ata duhen ende

    E ftuar në Ferma Club, vajza e Elinarës ndau me publikun një rrëfim të ndjerë mbi jetën personale të nënës së saj jashtë kamerave. Ajo foli për ndikimin emocional të divorcit dhe për marrëdhënien aktuale mes prindërve të saj.
    “Mami është shumë dramatike. Është emocionale. Divorcin nuk e kaloi shpejt. Ata ende kanë dashuri për njëri-tjetrin, sepse 20 vite nuk janë pak.”
    Pavarësisht ndarjes, marrëdhënia mes Elinares dhe ish-bashkëshortit mbetet e respektueshme dhe e shëndetshme, për hir të fëmijëve.

    “Ata kanë një marrëdhënie shoqërore, pasi jemi edhe ne, unë dhe motra në mes.”
    Një deklaratë kjo e sinqertë që zbulon një tjetër anë të Elinares, larg dinamikave të lojës në Ferma VIP. Sophie gjithashtu u shpreh mjaft e hapur për të pranuar një romancë të mamasë së saj, edhe nëse lind në fermë.
    /vizionplus.tv

  • A mund të lind diçka më shumë me Erandin në Ferma VIP? Vajza e Elinarës flet për divorcin e prindërve: Ata ende…

    A mund të lind diçka më shumë me Erandin në Ferma VIP? Vajza e Elinarës flet për divorcin e prindërve: Ata ende…

    Një pyetje intriguese u ngrit në studion e “Ferma Club”, kur moderatorja Dieta Berisha tha me kureshtje:
    “A mund të lind një lidhje e mundshme dashurie mes Elinares dhe Erandit?”
    Përgjigjja erdhi pikërisht nga vajza e Elinares, e cila e njoh më mirë se kushdo karakterin e saj:

    “Lidhje shumë e ngushtë shoqërore, po. Por duke njohur mamin tim, e di që nuk ndodh!”
    Sofi nuk nguroi të tregojë edhe pak më shumë për raportin e prindërve të saj, që tashmë janë të divorcuar.
    “Mami ështe shumë dramatike. Është emocioanle. Divorcin nuk e kaloi shpejt. Ata ende kanë dashurinë për njëri-tjetrin, sepse 20 vite nuk janë pak. Ata kanë një marrëdhënie shoqërore pasi jemi edhe ne fëmijët në mes“, tha vajza e Elinarës.
    E pyetur edhe për raportin e tensionuar me Albën, ajo ishte e prerë:
    “Nuk do ketë ndonjëherë kthim pas, sepse Elinara është një karakter që qëndron te opinioni i saj i parë. Vetëm nëse Alba tregon ngjyrat e saj më reale.”
    /vizionplus.tv

  • “Je lidh me burrin tim”, sherr mes Elinarës dhe Danelës pas mesazhit në studio: Po më akuzon mua për ndarjen

    “Je lidh me burrin tim”, sherr mes Elinarës dhe Danelës pas mesazhit në studio: Po më akuzon mua për ndarjen

    Mesazhi i të dashurit për Danelën është diskutuar edhe nga fermerët, ç’ka solli dhe një përlasje mes tyre.
    Danelës nuk i ka pëlqyer aspak ndërhyrja e Elinarës, duke i përmendur puthjen me Andrean.
    Pjesë nga debati:

    Danela: Unë thjesht shpreha ndjenjat e mia, se mos shpreha emër unë.
    Elinara: Duket sikur ke nevojë për një mashkul.
    Danela: Se ça bëj unë ëhstë punë për mua, t’i shih me kë puthesh.
    Elinara: Nëse gjykon puthjet e mia je shumë e cekët.
    Danela: Ja ke thënë ti para meje mirupafshim.
    Elinara: Kush unë, atij tatit?
    Danela: Po, po prandaj u bë gjithë kjo, do e diskutojmë më vonë.
    Elinara: Burrin tim ke pas të dashur ti?
    Danela: Jo burrin tënd, një njeri që e njeh dhe ti.
    Elinara: Thuaje.
    Danela: Jo s’kam ça them.
    Elinara: Paske qenë e fshtehtë fare.
    Danela: Po ashtu më tha atë ditë ai, që unë e njoh Elianrën. Thashë e njef edhe ti.
    Elinara: Po pse nuke  thua?
    Danela: Po s’dua moj ta them. Fol çfarë të duash.
    Elinara: Kush është ky personi se po thua është shoku Elianrës.
    Danela: Nuk është shok, mbylle gojën këtu. Thashë thjeshtë e njef.
    Elinara: E huazove po them. Ty të dëgjuan çunat këtu.
    Danela: Ore i thashë që a është burri jot, a e njef ti.
    Elinara: Po ti po thua që të dnava unë, e kupton ça nxjerr nga goja.
    Danela: O zonjë e kupton ça them unë apo jo.
    Elinara: Ti the që është faji jot që u ndava unë,.
    Danela: Ti flet kot moj, dëgjo moj grua.