Tag: elinara

  • Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit

    Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit

    Një ditë e trishtë për fermeren e njohur Elinara Shehu, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të nënës së saj. Në një postim emocional në Instagram, Elinara ka shprehur pikëllimin dhe dashurinë e thellë për të ëmën.
    “Engjëll në tokë e në qiell, e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe, pulbardha ime!” – shkruan ajo mes dhimbjes.

    Postimi ka prekur zemrat e shumë ndjekësve që kanë reaguar me ngushëllime dhe fjalë mbështetëse në komente.

  • A do të nisë një histori e re dashurie? Elinara i përgjigjet ftesës së Erandit

    A do të nisë një histori e re dashurie? Elinara i përgjigjet ftesës së Erandit

    Një nga raportet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Ferma VIP” ka qenë pa dyshim ai mes Erand Sojlit dhe Elinara Shehut. Dyshja jo vetëm që spikatën për mënyrën si luajtën lojën, por edhe për dinamikën e afërt që krijuan mes tyre, duke ngjallur dyshime për një marrëdhënie të mundshme romantike.

    Megjithatë, pas eliminimit të Elinarës nga loja, ajo u shpreh në “Ferma Club” se nëse Erandi do të kishte ndjenja të vërteta për të, nuk do ta kishte eleminuar atë nga gara për çmimin e madh.
    Për të sqaruar këtë raport mes tyre, Erandi i ftuar në emisionin “Livingroom” në Vizion Plus, i bëri një thirrje publike Elinares për një takim ballë për ballë, duke shprehur dëshirën për të sqaruar gjithçka që kishte mbetur pezull mes tyre.

    Mesa duket kjo thirrje e Erandit nuk mbeti pa përgjigje nga Elinara. Dyshja është ribashkuar për herë të parë publikisht jashtë formatit të Fermës dhe  kanë zhvilluar një bisedë të shumëpritur nga fansat e tyre.
    Por përveç bashkëpunimeve artistike, Elinara ka konfirmuar se është e hapur për ta njohur Erandin edhe jashtë kamerave dhe vëmendjes së spektaklit, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre mund të ketë një vazhdim edhe në jetën reale.

  • Elinara Shehu në zi, humbet njeriun e saj të shtrenjtë: Asgjë nuk do të jetë si më parë

    Elinara Shehu në zi, humbet njeriun e saj të shtrenjtë: Asgjë nuk do të jetë si më parë

    Sot është një ditë shumë e trishtë për fermeren Elinara Shehu. Nëpërmjet një postimi në rrjetet e saj sociale, ka shprehur hidhërimin e ndarjes nga jeta të nënës së saj.

    “Ëngjëll në tokë e në qiell e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe pulbardha ime!”, është shprehur Elinara krahas fotos me mamanë e saj të ndjerë.

    Elinara Shehu jetonte me mamanë e saj dhe kishte një lidhje shumë të fortë. Shpesh herë, ajo e ka përmendur nënën gjatë qëndrimit në Ferma Vip 2 dhe gjëndjen e rënduar shëndetësore.
    /vizionplus.tv

  • Është takuar me Erandin pas Ferma VIP? Elinara “ngre” temperaturat me pozat nga pushimet

    Është takuar me Erandin pas Ferma VIP? Elinara “ngre” temperaturat me pozat nga pushimet

    Vera ka nisur e nxehtë jo vetëm për temperaturat, por edhe për ish-fermeren e “Ferma VIP 2”, Elinara Shehu. Pas përfundimit të reality show-t, Elinara është parë duke pushuar në disa nga plazhet më të bukura të jugut, me pamje provokuese që nuk kanë kaluar pa u vënë re në rrjete sociale.

    Por përveç pushimeve, publiku është ende kurioz për marrëdhënien e saj me Erand Sojlin, e cila u komentua gjatë gjatë kohës që ishin të dy brenda Fermës. E pyetur në një intervistë për “Living Room”, Elinara ka hedhur poshtë çdo zë për një lidhje mes tyre:

    “Nuk kemi pasur asnjë takim pas daljes nga Ferma.”
    Ndërkohë, Erandi, në një dalje televizive, ka pohuar se ende nuk ka marrë numrin e saj të telefonit, por i ka lënë një ftesë të hapur për darkë, drejtpërdrejt në emision.
    A do të ketë një takim mes tyre jashtë kamerave? Kjo mbetet për t’u parë. Deri atëherë, Elinara po jeton një verë të qetë, mes punës dhe momenteve të pushimit.
    /vizionplus.tv

  • Marrëdhënie dashurie pas Ferma VIP? Elinara pranon ndjenjat, por “shokon” Erandin: Si e kuptova që nuk më dashuron

    Marrëdhënie dashurie pas Ferma VIP? Elinara pranon ndjenjat, por “shokon” Erandin: Si e kuptova që nuk më dashuron

    Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh brenda shtëpisë së Ferma VIP, ku afërsia mes tyre tërhoqi vëmendjen e publikut, Elinara dhe Erandi më në fund kanë folur hapur në Ferma Club për marrëdhënien mes tyre. Edhe pse asnjëri nuk e ka pranuar publikisht një lidhje dashurie, ndjesitë dhe afërsia mes tyre ishin të dukshme gjatë gjithë spektaklit.

    Elinara, më e sinqertë dhe emocionale, pranoi se ka patur ndjenja, por kuptoi se Erandi nuk e dashuron.
    “Sigurisht që një ndjesi e kisha karshi Erandit në ‘Ferma VIP’, sepse ka cilësi të një zotërie fisnik. Por mbetet në këto konture. Aty ishte lojë dhe reality show. Nëse Erandi do më bënte të besoja që më ka për zemër… Erandi zgjodhi pishtarin. Më eliminoi mua dhe zgjodhi veten. Aty kuptova që nuk më dashuron. Por e ka lojë. Kam kaluar kaq etapa në jetë sa të kuptoj kaq gjë. Nëse do ketë zhvillim jashtë, mbetet për t’u parë. Erandi mund të zgjidhte dashurinë, por zgjodhi lojën.”

    Ernadi pranoi se këto fjalë “e shokuan”
    /vizionplus.tv

  • “Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet për marrdhënien me Erandin dhe kë mendon ajo se do të fitojë Ferma VIP 2

    “Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet për marrdhënien me Erandin dhe kë mendon ajo se do të fitojë Ferma VIP 2

    Elinara Shehu ishte e eliminuara e parë ë gjysmëfinales në Ferma Vip 2. Pas daljes nga Ferma ajo u drejtua në skenën e Farmsa VIP, ku ju përgjigj pyetjeve të drejtpërdrejta të Luanës dhe dy opinionistëve Kastros dhe Zhakut.

    E pyetur se çfarë e penalizoi, Elinara tha se publiku ende nuk është gati të shohë gjëra të vërteta.
    “Publiku shqiptar nuk është ende gati për një femër kampione. Ne jetojmë në një shoqëri patriarkale ku nuk jemi gati për një vërtetësi. Dashamirësia dhe vërtetësia besoj se mua më kanë pelnalizuar”, tha Elinara.

    Por interesit të Luanës, Zhakut dhe Kastros nuk kishte si t’i ikte edhe marrdhënia mes Elianrës dhe Erandit ku u duk siokur pati një flirt gjatë qendrimit të tyre në Ferë,
    Më batutë Elinara ju përgjigj të gjitha pyetjeve, duke lënë të hapur se njohja mes tyre mund të vijojë edhe jashtë Fermës.
    Pjesë nga biseda:
    Zhaku: Si ishte marrëdhënia me Erandin, pasi motra jote në një intervistë nuk e shihte një lidhje të tillë?
    Elinara: Po të shohësh motrën time,a snjë burrë nuk ëhstë nëi denjë për mua.
    Luana: Po ty vetë do të mungojë Erandi?
    Elinara: Në atë ambient aq të mbyllur saç jemi neve, Erandi kishte karakteristikat që mua më plëqen të shoh te një mashkull.
    Luana: Pse nuk pati finalizim?
    Elinara: Nuk isha futur me syrin që do gjej burrë.
    Luana: Ai është një zotëri që ka karakteristika që ty të tërheqin?
    Elinara: Jam pak e frikësuar unë. Do më pëlqente ta njihja nga jashtë.
    Luana: A e hodhi ndonjëherë hapin Erandi?
    Elinara: Edhe mbasë. Por unë nuk jam personazhi që mua duhet të më lusësh, duhet të më rrëmbesh.
    Sa i përekt pyetjes së kush e meriton ta fitojë Fermën, Elinara u nda Mes Big Bastës dhe Erandit.
    Luana: Për kë voton ti?
    Elinara: Jam midis Erandit dhe Big Bastës.
    Luana: Nëse duhet të zgjedhësh një?
    Elinara: Nuk është rasti. Që të dy e meritojnë.

  • Elinara përballë Andreas, thirrjet e tyre për publikun: Ja pse duhet të vazhdojmë rrugëtimin në Ferma VIP

    Elinara përballë Andreas, thirrjet e tyre për publikun: Ja pse duhet të vazhdojmë rrugëtimin në Ferma VIP

    Elinara dhe Andrea janë në një televotim, ku njëri prej tyre do të largohet nga Ferma VIP në spektaklin e sotëm.

    Të pyetur nga moderatorja Luana Vjollca, dy fermerët renditën arsyet pse publiku duhet të votojë secilin prej tyre.
    “Unë në këtë lojë kam qenë e vërtetë. Jam një shembull i mirë për t’u ndjekur. Jam një vajzë, një grua shumë e mirë. Jam kundër dhunës, kundër perversitetit. Gjithmonë këto gjëra i kam luftuar me mish e me shpirt. Shpresoj të kem qenë një model këtu brenda. Ky është një reality show ku nuk mjafton të jesh një bujk i mirë, por duhet të kesh edhe një karakter të denjë”, tha Elinara.
    “Siç tha Elinara që nuk mjafton të jesh një bujk i mirë, edhe unë them që nuk mjafton të jesh vetëm e bukur dhe të dish të flasësh. Arsyet e mia kanë gati tre muaj që dihen. Mendoj se kam qenë shumë i mirë, se nëse nuk do isha i mirë nuk do isha deri në këtë pikë. Plus, deri dje kam besuar që formatet, emisionet nuk kanë vend për ne të rretheve dhe kjo bie poshtë me mua këtu. Nëse e shihni të vlefshme, patjetër që më votoni”, u shpreh Andrea.
    /vizionplus.tv

  • Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në gjysmëfinale dhe humbet mundësinë për të fituar 100 mijë euro

    Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në gjysmëfinale dhe humbet mundësinë për të fituar 100 mijë euro

    Elinara është e eliminuara e parë e mbrëmjes së sotme nga Ferma Vip 2, e cila humbet mundësinë për të qenë pjesë e finales së madhe të 20 qershorit.

    Luana lexoi vendimin e publikut pas televotimit të hapur mrbëmjen e së premtes, ku përballë njëri-tjetrit ishin Elinara dhe Andrea, të cilët dumbës sfidat respektivisht përballë Yllit dhe Anduelit.
    Pjesë nga biseda:

    Luana: Vendimi është marrë dhe besoj se pas këtij momenti të bukur është momenti të ndaj lajmin jo fort të bukur. Unë kam në duar zarfin. Një hap larg finales së madhe, njëri prej jush sonte nuk e ka mundësinë ta prekë. Fermeri që humbet përfundimisht statusin dhe që duhet të largohet sonte nga Ferma VIP është Elinara.
    Elinara: Falenderoj produksionin që më bëri këtë ftesë. Falenderoj shqiptarët, uroj të kem qenë një personazh që kam dhënë shpresë, dhe të kem qenë burim frymëzimi. Ju ruorj të gjithë fermerëve rrugëtim të mabrë.

  • Elinara në televotim “kokë më kokë” me Andrean, fermerja: Jam ndjerë e sulmuar

    Elinara në televotim “kokë më kokë” me Andrean, fermerja: Jam ndjerë e sulmuar

    Andrea dhe Elinara janë në një televotim “kokë më kokë” ku njëri prej tyre do të heqë dorë nga çmimi i madh i Ferma VIP 2në finalen e 20 qershorit.

    Elinara tha se gjatë këtyre ditëve është ndjerë e sulmuar nga disa fermerë.
    “Ka qenë një javë intensive. Unë kam qenë e atakuar, e sulmuar nga gjithë fermerët. Më së shumti nga Ylli. Ka qenë Ylli protagonisti”, tha Elinara.

    Nga ana tjetër, Andrea deklaroi se këtë javë e ka shijuar.
    “Shumë më ndryshe nga Elinara. Kam qenë më i thjeshtë. Kam një lloj emocioni. Është një emocion i bukur. Kam dashur ta përjetoj deri sa të dalë rezultati”, u shpreh Andrea.
    /vizionplus.tv

  • Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë në televotim

    Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë në televotim

    Elinara dhe  Andrea  janë dy fermerët që do të shkojnë në televotim, ku njëri prej tyre ditën e hënë largohet nga Ferma dhe humbet shansin për të fituar 100 mijë euro.

    Ndërsa Andueli dhe Ylli do të vijojnë rrugëtimin.
    Elinara dhe Andrea ishin dy humbësit e sfidës së AGAIT. Elinara u sfidua me Yllin ndërsa Andueli me Andrean. Dy sfida shumë interesante.