Tag: eliminoi

  • Guardiola: Mëkat që u eliminuam kështu, duhej të tregoheshim më cinikë

    Guardiola: Mëkat që u eliminuam kështu, duhej të tregoheshim më cinikë

    1 Korrik 2025

    8:49

    Alfred Lleshi

    “Është një mëkat”. Me këto fjalë plot hidhërim, Pep Guardiola e nisi konferencën për shtyp disa çaste pas humbjes 4-3 në kohën shtesë ndaj Al-Hilal. Skuadra saudite, e drejtuar nga Simone Inzaghi e eliminoi Manchester City nga Kupa e Botës për Klube. Trajneri i “citizens” vazhdoi: “Në këtë fazë të turneut janë të gjitha ndeshje të vështira. Ne iu dhamë atyre mundësi të krijonin tranzicione, por krijuam shumë edhe vetë. Në përgjithësi bëmë mirë”.
    Për ecurinë e ndeshjes, Guardiola u shpreh: “Ndërmorëm shumë aksione, por Bounou bëri pritje të pabesueshme. Nuk ka shumë për të thënë tjetër. Ata u mbrojtën shumë mirë në thellësi, në ndeshje të tilla duhet të jesh cinik”.
    Pas tri fitoreve në fazën e grupeve, aventura e City në këtë kompeticion përfundon në 1/8 finale. Al-Hilal do të përballet me Fluminense, që nga ana e vet eliminoi Interin. Një humbje e hidhur 4-3, që megjithatë e ngushëllon Guardiolën për atë që skuadra tregoi gjatë gjithë kompeticionit: “Kam ndjesinë që skuadra po shkon mirë, por tani kthehemi në shtëpi dhe kemi kohë të pushojmë, të qartësojmë mendjen dhe të rikthehemi për sezonin e ardhshëm”.
    Më pas përfundoi: “Kam parë shumë gjëra pozitive, që në të kaluarën nuk i kisha vënë re, sidomos në marrëdhënien mes lojtarëve dhe stafit”.

  • Eliminoi Interin dhe gjithë ekipet e Premier League, trajneri i PSG pas humbjes: Botafogo kishte mbrojtjen më të mirë nga të gjithë 

    Eliminoi Interin dhe gjithë ekipet e Premier League, trajneri i PSG pas humbjes: Botafogo kishte mbrojtjen më të mirë nga të gjithë 

    Nëse një ekip sakrifikon dhe luan me shpirt, mund të shkojë larg dhe të thyejë çdo parashikim dhe kufij imagjinar të vendosur. PSG, kampionia e Europës, ekipi i pakalueshëm i këtij sezoni, është mundur në Botërorin e klubeve nga Botafogo 0-1. 
    Askush nuk e priste, por kjo ndodhi nga Botafogo. Ndërkohë akoma më interesante ishte deklarata e bërë nga trajneri i PSG, Luis Enrique, pas kësaj ndeshje. Njeriu që eliminoi Interin në finale dhe të gjitha ekipet e Premier League nga Champions League, është shprehur: 
    “Unë besoj se Botafogo ka qenë ekipi që është mbrojtur më mirë kundër nesh se të gjithë në këtë sezonë. Është ekipi që ka pasur mbrojtjen më të mirë, mbroheshin poshtë, sakrifikonin dhe ishin shumë të mirë, ndihmonin njëri-tjetrin, dua që t’i uroj. Nuk kemi pasur as në kampionat dhe as në Champions League një ekip të tillë”, tha Luis Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/