Tag: eliminimin

  • Shehaj, me përfaqësuesit e OSBE-së: Marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja, atentat ndaj demokracisë

    Shehaj, me përfaqësuesit e OSBE-së: Marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja, atentat ndaj demokracisë

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj njoftoi se sot i ka paraqitur OSBE-së shqetësimin për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore.
    Sipas Agron Shehajt, marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja. Kreu i Mundësia deklaroi se do të luftojë që të ndalojë marrëveshjen Rama-Berisha, të cilën e quajti një atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare.
    “Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm sot z.Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij.
    Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare” – shkruan Agron Shehaj në një postim në rrjetin social Facebook.

  • Shehaj takim me përfaqësuesit e OSBE-së: Marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja, atentat ndaj demokracisë

    Shehaj takim me përfaqësuesit e OSBE-së: Marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja, atentat ndaj demokracisë

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj njoftoi se sot i ka paraqitur OSBE-së shqetësimin për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore.

    Sipas Agron Shehajt, marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja. Kreu i Mundësia deklaroi se do të luftojë që të ndalojë marrëveshjen Rama-Berisha, të cilën e quajti një atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare.
    “Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm sot z.Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij.
    Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare” – shkruan Agron Shehaj në një postim në rrjetin social Facebook.

    Top Channel

  • Lirimi i hapësirave publike/ Rama ndan videon e radhës: Aksioni s’do të ndalet deri në eliminimin e fenomenit! ‘Symbyllurit’…

    Lirimi i hapësirave publike/ Rama ndan videon e radhës: Aksioni s’do të ndalet deri në eliminimin e fenomenit! ‘Symbyllurit’…

    Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit.
    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni.
    “Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë
    Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Zjarret në vend, Çako: Po punohet për eliminimin e vatrave të mbetura

    Zjarret në vend, Çako: Po punohet për eliminimin e vatrave të mbetura

    Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako teksa ka raportuar për zjarret në vend, thotë se situata në zonën e Lukovës në bashkinë e Himarës është nën kontroll. Sipas tij vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të disa vatrave aktive në kodrat përreth.
    ”Sot situata është shumë më e përmirësuar. Në Lukovë kemi një situatë të kontrolluar dhe jemi duke punuar me të gjitha forcat për eliminimin e vatrave të mbetura. Gjatë javës kemi përjetuar ditë jashtëzakonisht të nxehta, të cilat kanë vështirësuar operacionet’‘, tha Çako.

    Nga ana tjetër, ai nënvizoi se përveç faktorëve natyrorë si temperaturat e larta, një pjesë e vatrave të zjarrit shkaktohen edhe nga djegia e mbeturinave bujqësore apo papërgjegjshmëri njerëzore. Sipas Çakos, policia ka dokumentuar raste të tilla dhe është duke ndjekur procedurat përkatëse për vënien e autorëve përpara drejtësisë.
    ”Nuk përjashtohen as rastet kur zjarret nisen për interesa të paligjshme, si krijimi i hapësirave për ndërtime apo përfitime të tjera”.