Tag: elezi

  • Babai i kodit penal, Ismet Elezi 105 vjeç: Korrupsioni luftohet vetëm duke qëndruar i ndershëm

    Babai i kodit penal, Ismet Elezi 105 vjeç: Korrupsioni luftohet vetëm duke qëndruar i ndershëm

    Duartrokitjet për profesor Ismet Elezin pikërisht në Fakultetin e Drejtësisë ku përgatiti brezat e juristëve, ishin gjuha e përbashkët për t’i thënë faleminderit.

    Profesori Ismet Elezi, njohur si emblema e drejtësisë shqiptare dhe babai i Kodit Penal mbushi 105 vjeç. Dhe me një kontribut të pallogaritshëm në jurisprudencën vendase, pas një shekulli jetë dhe dedikim, profesori Elezi ka sot vetëm një porosi për gjyqtarët dhe prokurorët dhe çdo kush që e do vendin e tij: Të qëndrojnë të ndershëm dhe të pakorruptuar.
    Prof. Dr. Ismet Elezi: “Korrupsioni luftohet vetëm duke qëndruar të ndershëm, por edhe çdo fenomen tjetër.”
    Ky mesazh profesor Elezi e dha para një auditori me vendimmarrës dhe personalitete të larta, përfshirë presidentin e vendit, ministrin e drejtësisë, profesorë të njohur, gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe studentë të rinj.
    Në secilin nga përvjetorët e tij që festohen publikisht, profesori Ismet Elezi ka dhënë përherë mesazhe. Në ceremoninë e 105-vjetorit të tij, kryefjala e profesorit ishte vlerat njerëzore që nga e drejta zakonore, në jurisprudencë njihen: Respekt ndaj ligjit.

    Top Channel

  • ‘Rama dhe Berisha janë bashkë’, Ibsen Elezi: Opinioni publik ka humbur besimin në politikë

    ‘Rama dhe Berisha janë bashkë’, Ibsen Elezi: Opinioni publik ka humbur besimin në politikë

    Kandidati për deputet nga “Djathtas për Zhvillim”, Ibsen Elezi, ka deklaruar se koalicioni që ai përfaqëson është për një garë të hapur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe është i gatshëm të bashkojë votat me Partinë Demokratike, por me kushtin që Sali Berisha të mos jetë në krye të saj.
    Në një intervistë televizive, Elezi kritikoi aleancën mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke i akuzuar se kanë bashkëpunuar për amnistinë, kodin zgjedhor dhe qëndrimet ndaj SPAK, pasi të dyja palët ndihen të kërcënuara nga hetimet e drejtësisë.
    Ai e cilësoi politikën shqiptare si qesharake, duke thënë se mungesa e rregullave ka çuar në humbjen e besimit të publikut te klasa politike. Sipas tij, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” nuk është një koalicion qeverisës, por ka për qëllim krijimin e një qeverie provizore që mund të bashkojë të gjithë spektrin opozitar për të sjellë ndryshime reale.
    “Unë personalisht, kam qenë i pozicionuar në këtë linjë politike. Nëse nuk arrijmë të kuptojmë që janë bashkë, linja e Ramës dhe Berishës, nuk kuptojmë asgjë nga politika. Ato bashkëpunuan për amnistinë, për kodin zgjedhor, qëndrimet ndaj SPAK. Pra, në thelbin e tyre, ndihen të kërcënuar nga SPAK. Djathtas për Zhvillim është për garë të hapur. Ky është koalicion, jo qeverisës, bëhet fjalë për koalicion për të ndërtuar një qeveri provizore. Jo vetëm me PD, por me të gjithë fashën opozitare. Këtu është kthyer qesharake politika, kuvendi i politikës shqiptare është bërë qesharak, sepse nuk ka rregulla. Ka humbur besimi në politikë dhe politikanë nga opinioni publik”, theksoi Elezi.

  • ‘Rama dhe Berisha janë bashkë’, Ibsen Elezi: Ka humbur besimi në politikë në opinionin publik

    ‘Rama dhe Berisha janë bashkë’, Ibsen Elezi: Ka humbur besimi në politikë në opinionin publik