Tag: elezi

  • Të shoqëruar nga policia, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli paraqiten në GJKKO, priten të njihen me masën e sigurisë

    Të shoqëruar nga policia, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli paraqiten në GJKKO, priten të njihen me masën e sigurisë

    Kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli janë paraqitur në GJKKO, teksa priten të njihen me masën e sigurisë.

    Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Ballukut, Gjylit dhe Elezit.

    Top Channel

  • “Manipuloi dy tendera me vlerë 210 milionë euro”- Belinda Balluku u pezullua nga detyra, BIRN: Si favorizoi kompanitë..

    “Manipuloi dy tendera me vlerë 210 milionë euro”- Belinda Balluku u pezullua nga detyra, BIRN: Si favorizoi kompanitë..

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, sqaroi përmes një njoftimi për shtyp mbrëmjen e të enjtes paligjshmëritë e kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj, në të cilat është bazuar kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj tyre.
    Veç masave të pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit të Ballukut, është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli. Sipas SPAK, masat e sigurimit janë ekzekutuar të enjten.
    Prokuroria sqaron se nga hetimet janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi.
    Në tenderin me objekt ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, me fond limit më shumë se 18.9 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të pandehurës Belinda Balluku, e cila në cilësinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, e deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
    “E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘I….dhe A…..’”, citohet në njoftim.
    Po ashtu, shpjegohet se në kohën e kryerjes së veprimeve, i pandehuri Evis Berberi ka mbajtur funksionin si drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar; Erald Elezi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar; Gentian Gjyli si drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ndërsa të pandehurat Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica kanë qenë specialist të nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Tenderi i dytë në të cilin Balluku është gjetur përgjegjëse është ai i Lotit 4 të Unazës së Jashtme Tiranë në vitin 2021, me fond limit 2 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ARRSH. Sipas SPAK, ka rezultuar se dhe në këtë rast, Balluku ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga ARRSH, institucion në varësi të ministrisë që ajo drejton.
    Edhe në këtë rast, Balluku akuzohet se në bashkëpunim me Berberin, tre anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K. e D.Xh, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi, K.K. e M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e tenderit duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë të shpallur fitues.
    Sipas SPAK, hetimet e deritanishme janë kryer përmes metodave speciale, grumbullimit të provave digjitale si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore. Ndërkohë, që vijojnë ende hetimet për këtë çështje, Berberi është nën akuzë dhe i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët kishte pasur marrëdhënie në një shoqëri të zotëruar prej tij.
    Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.
    Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër, Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës, Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë, dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm./BIRN

  • Afera 190 mln euro, edhe 4 të tjerë do merren të pandehur, mes tyre dhe një tjetër bashkëpunëtor i Ballukut

    Afera 190 mln euro, edhe 4 të tjerë do merren të pandehur, mes tyre dhe një tjetër bashkëpunëtor i Ballukut

    SPAK merr të pandehur edhe 2 bashkëpunëtorë të tjerë të Ballukut: kreun e KESh, Erald Elezi dhe ish kreun e ARRSh-së Evis Berberi

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet të marrë të pandehur edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të zv/kryeministes  Belinda Balluku lidhur me aferën 190 milionë euroshe të ‘Tunelit të Llogarasë’

    Bëhert fjalë për drejtorin aktual të KESh, Erald Elezi dhe ish kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.

    Gazetari I Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se Berberi dhe Elezi dhe dy shtetas të tjerë do tu komunikohet akuza lidhur me dosjen e tunelit të Llogarasë.

    Po sot SPAK i komunikoi akuzën e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike edhe kreut actual të ARRSH-së, Gentian Gjyli.

    Lexo dhe: Afera 190 mln euro e tunelit të Llogarasë, i pandehur dhe drejtori i ARRSh-së Gentian Gjyli. Njeriu i Ballukut njihet me akuzat

  • Tuneli i Llogarasë, SPAK do t’i komunikojë akuzën në qeli edhe Evis Beberit, si dhe drejtorit të KESH Erald Elezi

    Tuneli i Llogarasë, SPAK do t’i komunikojë akuzën në qeli edhe Evis Beberit, si dhe drejtorit të KESH Erald Elezi

    evis berberi dhe belinda balluku

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme pritet që të zgjerojë numrin e personave që janë marrë të pandehur në lidhje me hetimet për tunelin e Llogarasë. Pas ministres Belinda Balluku, kreut aktual të ARRSH-së Gentian Gjyli, akuza do t’i komunikohet dhe Evis Beberit, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në qeli si dhe drejtorit të KESH, Erald Elezi. Po ashtu Prokuroria e Posaçme, pritet që të marrë të pandehur dhe dy anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët do të akuzohen për shkeljen e barazisë në tendera.

  • Kosovë, 30 mijë pako me votat e diasporës mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale

    Kosovë, 30 mijë pako me votat e diasporës mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale

    Numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës ka filluar pasditen e së premtes, 17 tetor, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), njoftoi zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
    Elezi tha për media se komisioni i ka aprovuar rreth 30 mijë pako me fletëvotime, dhe se i ka hedhur poshtë rreth 4 mijë të tjera.
    Mbi 44 mijë qytetarë kishin të drejtë vote me postë nga jashtë vendit dhe patën 1 muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor.
    “Nga të dhënat që kemi nga shërbimi votues, numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, tha Elezi.
    Elezi theksoi gjithashtu se numërimi dhe verifikimi i votave brenda vendit përfundoi të premten për 30 nga 38 komunat e vendit.
    Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 12 tetor, por në shumicën e komunave do të ketë një raund të dytë muajin e ardhshëm, pasi ato nuk arritën t’i zgjidhnin kryetarët e tyre në rundin e parë.
    Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58% e mbi 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.
    Sipas KQZ-së, në 21 komuna është zgjedhur kryetari në raundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, do të mbahet edhe raundi i dytë.
    Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.
    Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë raund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit./Marrë nga REL

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Fillon numërimi i votave me postë, a ndikojnë në rezultat?

    Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Fillon numërimi i votave me postë, a ndikojnë në rezultat?

    Numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës ka filluar pasditen e së premtes në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), njoftoi zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
    Elezi tha për media se komisioni i ka aprovuar rreth 30.000 pako me fletëvotime, dhe se i ka hedhur poshtë rreth 4.000 të tjera.
    Mbi 44.000 votues kishin të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit dhe patën një muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor.
    “Nga të dhënat që kemi nga shërbimi votues, numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, tha Elezi.
    Elezi theksoi gjithashtu se numërimi dhe verifikimi i votave brenda vendit përfundoi të premten për 30 nga 38 komunat e vendit.
    Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 12 tetor, por në shumicën e komunave do të ketë një rund të dytë muajin e ardhshëm, pasi ato nuk arritën t’i zgjidhnin kryetarët e tyre në rundin e parë.
    Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.
    Sipas KQZ-së, në 21 komuna është zgjedhur kryetari në rundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, do të mbahet edhe rundi i dytë.
    Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.
    Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

  • SPAK ‘fut në shënjestër’ energjinë: Administratori i KESH i pandehur për abuzim me detyrën

    SPAK ‘fut në shënjestër’ energjinë: Administratori i KESH i pandehur për abuzim me detyrën

    Administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK.
    Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”. E njëjta akuzë iu komunikua dje edhe kreut të ARRSH Gentian Gjyli.
    Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.
     
     
    Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

  • Gara për Tiranën/ PD e përçarë, Elezi: Duhet një figurë dinjitoze dhe me integritet. Binaj i pashpresë

    Gara për Tiranën/ PD e përçarë, Elezi: Duhet një figurë dinjitoze dhe me integritet. Binaj i pashpresë

    Në një intervistë, Ibsen Elezi foli për garën për Tiranën dhe kandidaturën e Florian Binajt. Ai u shpreh se duhet të jetë një figurë dinjitoze dhe me integritet. Elezi theksoi se Partia Demokratike është e përçarë dhe se figura e Binajt është e pashpresë.“Duhet të jetë një personalitet që ka kaluar shumë etapa të menaxhimit të pushtetit. Të marrësh një humorist dhe ta transformosh si politikan, është pak e vështirë. Që një humorist të kthehet në një politikan dhe të jetë i suksesshëm probabiliteti është shumë u vogël”, u shpreh Elezi.Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se Partia Demokratike është në një situatë krize dhe se nuk nxjerr dot një kandidat të vetin.“Me një kandidaturë si rasti i zotit Binaj, në fund Berisha do të dilte me sa me pak faj sepse do të kishte argument të thjeshtë, “do shprehej e donit dhe ja si përfundoi”. Florian Binaj për të qenë i suksesshme duhet të kishte një aktivitet disa vjeçar dhe të ishte evidentuar nga partia. Këtu nuk është më çështje prove dhe në këtë këndvështrim duhet parë e gjithë situata”, tha ai.Më tej u shpreh: “Një individ nuk zgjidh dot problemet në të cilën ndodhet politika dhe shoqëria shqiptare, askush nuk mund ta bëjë vetëm. Këto janë punë që bëhen me stafe, grupe njerëzish shumë të mëdhenj. Duhet të jetë një elitë e tërë që kuptohet është e qartë në atë që do të bëjë që mund të sjellë ndryshime të mëdha”.

  • Rama ndan pamjet nga ndërtimi i gjimnazit të ri në Laknas (VIDEO)

    Rama ndan pamjet nga ndërtimi i gjimnazit të ri në Laknas (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga ndërtimi i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas.
    Shkolla, e cila do të jetë me kushte bashkëkohore, do të mirëpresë 800 nxënës.

    “Dhe nga kantieri i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi në Facebook Rama.

  • Ndërtimi i gjimnazit të ri ‘Sulejman Elezi’ në Laknas, Rama ndan pamjet: Do të mirëpresë 800 nxënës

    Ndërtimi i gjimnazit të ri ‘Sulejman Elezi’ në Laknas, Rama ndan pamjet: Do të mirëpresë 800 nxënës

    Kryeministri Edi Rama shpërndau sot pamje nga ndërtimi i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas. 

    Shkolla e cila do të jetë me kushte bashkëkohore do të mirëpresë 800 nxënës. 

    “Mirëmëngjes dhe nga kantieri i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi në Facebook Rama.