Tag: eleminua

  • U eleminua nga Inzaghi me Al Hilal, Pep Guardiola: I kishin kundërsulmet e frikshme, duhet t’i japim meritën

    U eleminua nga Inzaghi me Al Hilal, Pep Guardiola: I kishin kundërsulmet e frikshme, duhet t’i japim meritën

    Al Hilal arriti që të eleminonte Manchester City në shifrat 3-4 në kohën shtesë. Një fitore e madhe për Inzaghi në Botërorin e klubeve që me skemën e tij të kundërsulmit eleminoi edhe Pep Guardiolën. Ky i fundit e duartrokiti kundërshtarin pas fitores.
    “Pashë shumë gjëra të mira që nuk i kisha parë në të kaluarën. Tani po shkojmë në shtëpi dhe po pushojmë për sezonin e ardhshëm. Për të qenë i sinqertë, skuadra po luan mirë. Mendoj se luajtëm mirë. Në këto situata, ndeshjet janë gjithmonë të vështira.
    Ata na ndëshkuan në tranzicione. Ishim shumë të hapur dhe tranzicionet e tyre ishin shumë të shpejta, duhet t’u japësh merita për këtë. Krijuam kaq shumë raste saqë mendova se mund të kishim kaluar përpara, por Bono (portieri i Al Hilal) bëri disa pritje të pabesueshme. Nuk ka asgjë për të thënë”, tha Pep Guardiola. /Sport Ekspres/

  • Barcelona u eleminua nga Interi në gjysmëfinale, reagon Gavi: Nuk mund të fle

    Barcelona u eleminua nga Interi në gjysmëfinale, reagon Gavi: Nuk mund të fle

    Barcelona është eliminuar nga Interi në një përballje dramatike në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Katalanasit ishin pranë kualifikimit, por u tronditën në minutat shtesë të kohës së rregullt dhe më pas në “extra-time”, duke u dorëzuar përballë skuadrës italiane.
    Pas ndeshjes, reagimet nga lojtarët e Barcelonës nuk munguan, me disa prej tyre që ndanë zhgënjimin në rrjetet sociale. Një nga më të sinqertat ishte ai i mesfushorit Gavi, i cili shkroi në orët e para të mëngjesit: “Nuk e di çfarë të them, por akoma nuk mund të fle.”
    Gavi u fut në lojë si zëvendësues, por nuk arriti të ndikojë në rezultatin e ndeshjes. Mesfushori i ri spanjoll ka vuajtur nga disa dëmtime këtë sezon dhe është ende në përpjekje për të rikuperuar formën e tij më të mirë.