Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford, aktualisht President i institutit ‘Republikanët Jashtë SHBA’, ka folur në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, në lidhje me dosjen dhe të dhënat e reja për ish-drejtuesin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.
Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferkon, Crawford ka deklaruar se, McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa lejen e FBI dhe këtu ka takuar edhe disa oligarkë, ku thuhet se u ka marrë dhe para, duke i kërcënuar për viza apo të tjera gjëra.
‘Është interesante sepse bashkohen disa elementë, jo vetëm kinezët, apo burimet natyrore në Afrikë, por dhe rusët dhe naftën që i takon luftës në Ukrainë dhe sanksionet atje.
McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa leje dhe ka përdorur materiale të FBI-së.
Thonë që ai ka takuar disa oligarkë dhe ka marrë edhe para nga ata, duke i kërcënuar ata qoftë për viza, apo diçka tjetër.
Ka disa elementë që vetëm po të jetë njëri është shumë serioz dhe këtu nuk ka vetëm një, por të paktën tre.
Këtu përfshihet dhe Hunter Biden, i cili është djali i Joe Biden, ish-presidenti dhe vëllai i Biden, që janë përfshirë me këtë firmë kineze, CEFC.
Këta persona përmendeshin në kompjuterin e Hunter Biden kur është arrestuar dhe kinezi ka telefonuar i pari, takimet me vëllain e ish-presidentit Biden.
Ka disa elementë shumë interesant jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për Kinën, Rusinë, luftën në Ukrainë, burimet natyrore dhe ish-presidentin Biden.
Pra ka shumë elementë’, është shprehur Mark Crawford
Tag: elementë
-

McGonigal shkel ligjin amerikan? Crawford denoncon: Ka ardhur në Shqipëri pa autorizim të FBI, ka takuar disa…
-

VIDEO/ Mark Crawford: McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa lejen e FBI, ka takuar disa oligarkë ku thuhet se ka marrë para
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford, aktualisht President i institutit ‘Republikanët Jashtë SHBA’, ka folur në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, në lidhje me dosjen dhe të dhënat e reja për ish-drejtuesin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.
Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferkon, Crawford ka deklaruar se, McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa lejen e FBI dhe këtu ka takuar edhe disa oligarkë, ku thuhet se u ka marrë dhe para, duke i kërcënuar për viza apo të tjera gjëra.
‘Është interesante sepse bashkohen disa elementë, jo vetëm kinezët, apo burimet natyrore në Afrikë, por dhe rusët dhe naftën që i takon luftës në Ukrainë dhe sanksionet atje.
McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa leje dhe ka përdorur materiale të FBI-së.
Thonë që ai ka takuar disa oligarkë dhe ka marrë edhe para nga ata, duke i kërcënuar ata qoftë për viza, apo diçka tjetër.
Ka disa elementë që vetëm po të jetë njëri është shumë serioz dhe këtu nuk ka vetëm një, por të paktën tre.
Këtu përfshihet dhe Hunter Biden, i cili është djali i Joe Biden, ish-presidenti dhe vëllai i Biden, që janë përfshirë me këtë firmë kineze, CEFC.
Këta persona përmendeshin në kompjuterin e Hunter Biden kur është arrestuar dhe kinezi ka telefonuar i pari, takimet me vëllain e ish-presidentit Biden.
Ka disa elementë shumë interesant jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për Kinën, Rusinë, luftën në Ukrainë, burimet natyrore dhe ish-presidentin Biden.
Pra ka shumë elementë’, është shprehur Mark Crawford në SYRI TV.
-

“Balluku ka përdorur elementë kriminalë, gjatë zgjedhjeve”/ Shpërthen gazetari: Zv/kryeministrja është më e korruptuara
Gazetari Almer Toska, i ftuar në një studio televizive, hodhi akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si “personin më të korruptuar të qeverisë Rama”.
Sipas Toskës, në qarkun e Fierit, Balluku ka përdorur elementë me të shkuar kriminale për të ndikuar rezultatin zgjedhor.
“Kam të dhëna se njerëz të PS dhe PD kanë bashkëpunuar në lista të hapura e të mbyllura. Belinda Balluku ka pasur si njeri kyç Dritan Avllajn, i njohur si ‘Tan Lepri’, i cili ka premtuar favore për fotovoltaikë, para e lidhje. ‘Tan Lepri’ është një bandit i njohur, që në vitin 2011 u qëllua me armë për ta eliminuar, për shkak të përfshirjes së tij në afera të errëta,” deklaroi ai.
Toska shtoi se ky person ka ndërtuar një park fotovoltaik në Ersekë dhe kontrollon një rrjet të tërë interesash që lidhen drejtpërdrejt me Ballukun.
“Ky është njeriu kyç që bashkë me Belindën vunë nën tutelë qarkun e Fierit, dhe për këtë doli edhe rezultati që doli,” theksoi ai.
Në vijim, gazetari u shpreh se përdorimi i elementëve të tillë është dëshmi e mënyrës se si zv/kryeministrja ka konsoliduar pushtetin e saj politik.
“Ajo nuk u mjaftua me projektet e mëdha, por hyri edhe në terrenin e strukturave kriminale për të kontrolluar çdo gjë. Për këtë arsye unë e konsideroj personin më të korruptuar të kësaj qeverie,” tha Toska. -

Testi/ Laçi përmbys Vllazninë, te shkodranët aktivizohet lojtari i Kombëtares franceze
Te Vllaznia u hodh në fushë ish futbollisti u kombëtares së moshave të Francës, Tom Saeetel. Laçianët të mbushur me elementë të huaj, mbrojtja në pjesën e parë la për të dëshiruar.
Laçi dhe Vllaznia u takuan sot në Laç në një miqësore e cila pa në fushë shumë lojtarë të rinj. Si Rui Amorim ashtu dhe Edi Martini e nisën lojen me elementë të “panjohur” duke kërkuar te ata prezantimin serioz.
Në fakt te kurbinasit kishte në fushë lojtarë që vinin nga edicioni i kaluar si Agan Majki, Olsi Myrta, Isi Manellari por dhe sulmuesin Traore. Në kahun tjetër Vllaznia thuajse e gjitha nga brezi i ‘dytë’. Kuqeblutë hodhën në fushë për herë të parë portierin e afruar këtë verë nga Shamrok Rovers gjermanin Leon Polhs duke u prezantuar në pjesën e parë mjaft mirë.
Në tribunë kishte shumë sportdashës ndërsa në fushë takimi me start orën 18:00 nën drejtimin e arbitrit Doda, nisi me vrull. Që në aksionin e parë ishin bardhezinjtë që në pak sekonda realizuan dy goditje të shpejta në zonë por Plolhs u tregua i jashtëzakonshëm.
Më pas inisiativa kaloi te kuqeblutë të cilët pas dy tentaivave nga e djathta realizojnë në minutën e 7′-të me të riun Ara. Goditja e futbollistit shkodran spektakolare me sferën që pushon poshtë traut të Bibës.
Edhe më tej është Vllaznia ajo që kontrollon. Në mesfushë aty ku kryesisht qarkulluan topin Tafili, e francezi Tom Seaatel por dhe Murataj nisnin aksionet në thellësi. Madje në të 36′ Murataj nga një distancë prej 25 metrave lëshon një goditje shumë të fortë ndërsa topi stampohet në traversë e kthehet në lojë.
Për kurbinasit puna e shkëlqyer e Myrtës në mesfushë dhe daljet nga krahu i djathtë i Mjakit, nuk u shfrytëzuan nga sulmuesi Traore i cili pati dy mundësi ideale para portierit shkodran duke mos devijuar nga fare pranë.
Në të dytën, Riu Amorim hedh në fushë Ledio Tresën dhe menjëherë sfida për vendasit duket se merr ngjyra të tjera. Barazimi do të vijë në të 59′ me Cenën ndërsa në të 72′ Dabo realizon dhe të dytin./Isuf Myrtaj/
Vazhdo leximin
-

Besa afron të tjerë elementë, Beqja e Abdullahu verdhezi
Nuk i’a doli edicionin e kaluar të ngjitet në Superiore mirpo Besa e Kavajës nuk heq dorë nga objektivi madhor i rikthimit në sofrën e lartë.
Përpos elementit të ruajtur nga vjet, këto ditë Besa e cila pritet t’i luajë ndeshjet si pritëse në fushën e re në Kavajë, ka afruar dhe po operon me sukses në merkato.
Veç Edin Hasanit te verdhezinjtë do të ketë elementë si portieri i përfaqësueses së Kosovës U21 Mustafë Abdullahu (ish Tirana) apo largimi më i fundit te Flamurtari Fabjan Beqja.
Trajnerët Çela e Kuli besojnë se Besa e tyre në jubileun e klubit, do të realizojë objektivin parësor, ngjitjen./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

MVJ magjeps publikun me këngën ”Dost”, një krijim unik me vibe aziatik
Showbiz E Mërkurë, 16 Korrik 2025 20:41
Artisti shqiptar Jeton Ramiqi i njohur me emrin e artit MVJ ka suprizuar me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Dost”, një këngë me ritme të qeta verore që vjen si një kombinim i stilit urban me elemente orientale. Më shumë ajo që tërheq vëmendjen menjëherë është videoklipi, i cili sjell motive të qarta aziatike, duke krijuar një estetikë të veçantë vizuale. Një modele shoqëron videoklipin me pamje dhe veshje tradicionale aziatike, e rrethuar nga një sfond që përfshin elemente të kulturës së lindjes. -

Mes ofertave dhe titullarëve, Bylisi është një hap para në planifikimin e sezonit
Përmirësimet kanë qenë të dukshme në sezonet e fundit në kampin mallakastriot. Kjo ka bërë që frytet të mos mungojnë. Çdo merkato vere, ata shesin nga 2-3 elementë dhe kjo është një minimizim shpenzimesh për arkat e klubit.
Synimi është që skuadra të avancojë drejt kreut dhe të shesë edhe më shumë, madje edhe me çmime më të larta. Kjo do të bëjë që Bylisi të tentojë edhe më shumë. Siguria vjen nga kualiteti që ata kanë në skuadër, shumë titullarë dhe elementë cilësorë, që e shohin Ballshin si trampolinë. Ndërkohë, klubi pasi i promovon synon t’i shesë. Po të hedhësh një sy te përmbajtja e skuadrës, dominon baza e lojtarëve të një sezoni më parë.Bylisi me pak përforcime mund të tentojë edhe më shumë. Në portë, Beqaj, ndërsa në mbrojtje janë Marku, Abazaj, Bruno, Përndreca e Peralta. Në mesfushë, i vetmi afrim ai i Indjo, sjell më shumë cilësi dhe konkurrencë në saj të eksperiencës së brazilianit pasi Kamara, Malomo, Kane, apo Ofori e Përgjoni pritet të shpërthejnë edhe në sezonin e ri, nëse nuk ka ndonjë ofertë të majme. Klubi nuk i shet ata. Në sulm, një pykë si Ibrahimi do ta kishin zili edhe ekipet e kreut të elitës sonë.
Pra, një formacion dhe stol solid ku luftojnë për të qenë titullarë edhe Koxhi, Akibu, Sulovari, Kasaj, Ëalison, Igor. Duket qartë që Bylisi ka një organikë të pasur, e cila sigurisht ka nevojë për përforcime dhe lojtarë që do të bëjnë diferencën. Presidenti Besnik Kapllanaj, së bashku me stafin e tij janë duke analizuar disa elementë brenda dhe jashtë vendit për të vendosur më pas kë do të afrojnë në ekip dhe deri në fund të kësaj jave në Ballsh pritet ndonjë tjetër element cilësor. -

Bylisi, sulm në tri drejtime për të ardhmen/ Ja situata te klubi ballshiot
Mes shumë lëvizjeve të ekipeve të Superiores, Bylisi duket se ka një kontingjent me afro 30 lojtarë. Pra, bëhet fjalë për futbollistë të skuadrës së parë apo dhe ata që vijnë nga ekipi “B”, U-21 dhe U-19, dhe që kanë minuta me ekipin e parë. Mallakastriotët kanë pasur afro 8-9-largime deri më tani, ndërsa presidenti Besnik Kapllanaj po punon shumë me merkaton, e cila është ndarë në tri drejtime. Stafi i ri, skuadra dhe akademia.
Natyrisht që janë duke u analizuar edhe kërkesat për elementë cilësorë që ka Bylisi siç janë: Bruno, Abazaj, Peralta, Përgjoni, Malomo, Kamara, Ofori, Mustafa, apo lojtarë të talentuar dhe me shumë perspektivë, siç janë dy futbollistët e U21, Aurel Marku dhe Fabjan Përndreca që pritet të jenë shtylla në dy krahët e mbrojtjes.Organika bëhet e plotë kur ka edhe emra si: Beqaj, portieri i talentuar shtatlartë mallakastriot, që vjet luajti titullar në gjysmë sezoni, apo dhe Mahmuti, Sulovari, Kane e ndonjë tjetër si: Koxhi, Kasaj, Igor, Ualison, Çelaj. Pra, mjafton t’i hedhësh një sy organikës dhe ka shumë pak ndryshime formacioni nga sezoni i shkuar. Megjithatë, ky muaj që sapo ka nisur, pritet që të jetë vendimtar për hyrje-daljet te Bylisi. Mallakastriotët do të përpiqen që të jenë dinjitozë dhe më të fortë se një vit më parë. Ndaj edhe kanë piketuar 3-4 afrime për ta blinduar edhe më shumë ekipin e parë. Ndaj edhe negociatat kanë nisur me lojtarë që kanë luajtur në vendin tonë por edhe të huaj qe do të vijnë rishtazi te Bylisi.
KONTINGJENTI – Bylisi duket se përforcohet edhe me lojtarë të cilët kanë qenë të huazuar, apo të dëmtuar në sezonin e shkuar dhe që kanë qëndruar gjatë larg fushave të blerta. Ballshiotët kishin në gjirin e tyre vjet elementë cilësorë si: Kasmollari e Emini, që pas ndërhyrjeve janë gati për edicionin e ri. Pa thënë se janë disa elementë të huazuar, në skuadrat e Kategorive të Para dhe të Dyta, që edhe ata do të bashkohen me grupin, madje shumë mirë, nëse nuk gjejnë vend në ekipin e Superiores, mund të atashohen tek ekipi “B” në Kategorinë e Dytë, për të qenë gati, sa herë që t’u jepet mundësia në skuadrën e parë.
Skënderaj, Freitas Souza, Gabi, Hasan, Ngene, Buraneli, Oulare, janë lojtarë të cilët kanë luajtur dhe spikatur në vitete e shkuara me moshat e Bylisit dhe skuadrën U21, por ka nga ata që kanë luajtur edhe në ekipin e parë. Pa thënë, se që tani, janë disa ekipe që kanë “shtrirë” sërish dorën te Bylisi, duke kërkuar lojtarë në huazim, por që këtë herë ballshiotët do të veprojnë ndryshe, duke qenë se ekipi i tyre i dytë luan në Kategorinë e Dytë dhe nuk duan që të përforcojnë rivalët, pasi edhe Bylisi “B” do të ketë pretendime për t’u ngjitur një kategori më lart. -

Çefa i KAS sqaron procesin: Jo rinumërim, vlerësojmë nëse një kuti ka elementë për t’u shpallur e parregullt
Elvis Çefa, anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në një deklaratë për media tha se procesi aktual nuk ka të bëjë me rinumërim, por me vlerësimin e elementëve që mund të çojnë në shpalljen e një kutie votimi si të parregullt ose të pavlefshme.
Ai theksoi se vetëm KAS ka autoritetin për të vendosur mbi vlefshmërinë e votave, ndërsa detyra e numëruesve është vetëm të konstatojnë mungesën apo praninë e elementëve ligjorë në fletët e votimit.
Më poshtë, deklarata e plotë e Çefës:
“Vlerësojmë nëse kjo kuti ka elementë për t’u shpallur e parregullt ose e pavlefshme, jo rinumërim.
Sepse rinumërimi bën ndryshimin e tabelës, ne nuk do e bëjmë këtë.
Për sa kohë kjo votë është e parregullt, është e pavlefshme.
Numëruesi nuk e ka autoritetin për të thënë nëse një votë është e pavlefshme, në këtë proces atë e vlerëson KAS.
Numëruesi do të thotë: nuk e kishte një X element, ishte konstatuar e rregullt, por mungojnë vulat dhe pastaj ne e vlerësojmë në fund a duhet konsideruar apo jo.
Në varësi të kësaj, ata shkojnë te qendra e votimit, më pas te zonat zgjedhore dhe në këtë formë piramidale funksionon procesi”.
-

”Jemi bashkë”, Egli dhe Fifi tregojnë pak nga kënga e re. Shfaqen me elemente tradicionale
Showbiz E Hënë, 2 Qershor 2025 18:54
Egli Tako dhe Filloreta Raçi e njohur si Fifi, do të sjellin një këngë bashkë, ku edhe titullin e kanë zbuluar. Bashkëpunimi mes tyre do të titullohet ”Shuj shuj”. Sakaq, po sot ato kanë ndarë edhe një pjesë të shkurtër nga videoklipi, ku shfaqen me elemente tradicionale. ”Shuj, shuj mos i thuj kërkuj, se na jemi bashkë”. EgliTako ndërkaq vetëm pak ditë më parë solli këngën e re “Jetë” që ka grumbulluar afro dy milionë klikime. Ajo tani është nën menaxhim të Fifit, ku po angazhohen tejet shumë për këtë verë. Duket se Big Brother e ka ndihmuar mjaft shumë Eglin për të qenë akoma e komentuar dhe në vëmendje të madhe.