Tag: element

  • Xi – Trumpit: Kthimi i Tajvanit në Kinë, element kyç i rendit ndërkombëtar!

    Xi – Trumpit: Kthimi i Tajvanit në Kinë, element kyç i rendit ndërkombëtar!

    Kthimi i Tajvanit në Kinë është “një element kyç i rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore”.

    Kjo është ajo që tha Presidenti Xi Jinping në telefonatën e tij me homologun amerikan Donald Trump, duke sqaruar “qëndrimin parimor” të Pekinit mbi çështjen e Tajvanit.

    Kina dhe Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti nga televizioni shtetëror CCTV, “luftuan krah për krah kundër fashizmit dhe militarizmit: tani ato duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur fitimet e arritura nëpërmjet fitores në Luftën e Dytë Botërore” , citohet të jetë thënë në bisedën telefonike mes dy udhëheqësve, raporton ANSA.

    Kjo telefonatë vjen teksa ditët e fundit SHBA-të janë fokusuar në disa çështje me rëndësi, përfshirë edhe situatën e luftës në Ukrainë.

  • 21 Janari, Dyrnjaja: Deputeti i PS-së Agron Malaj element kyç për dosjen. Duhet pyetur

    21 Janari, Dyrnjaja: Deputeti i PS-së Agron Malaj element kyç për dosjen. Duhet pyetur

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 21:49
    Dosja e 21 Janarit është rikthyer me thirrjen e SPAK-ut që Sali Berisha të paraqitet. Gazetari Denis Dyrnjaja thotë se dëshmia e një personi në mënyrë të veçantë mund të jetë kyçe. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Dyrnjaja tha se dëshmia e ish-deputetit të PS, Agron Malaj, do të hidhte dritë mbi ngjarjen.
    ”Mendoj se element kyç është Agron Malaj. Ish-deputet i PS, sot kryetar i Bashkisë së Matit. Personi që di kush dha urdhër, pse dhe në çfarë kohe është ai.

    Një njeri që duhet të merret dhe të zbërthehet. Të dhënat na çojnë që ky njeri është pikë kyçe për të kuptuar si ka vepruar grupi i zjarrit.

    Si kaloi ky njeri nga krahu në frontin e njeriut që mban përgjegjësi për grupin e komanduar që do të hapte zjarr. Një njeri që ka kapërcyer ylberin. E them këtë politikisht. Ka pasur indikacione që protesta do të ishte e dhunshme”.

  • Rreziku i fshehur në oriz: ja një element toksik që nuk shënohet në etiketë

    Rreziku i fshehur në oriz: ja një element toksik që nuk shënohet në etiketë

    Një element që nuk duhet të jetë i pranishëm në përbërësit e orizit, dhe që duhet të shmanget në çdo produkt ushqimor, është:

    Arseniku inorganik

    Pse është i rrezikshëm?
    Arseniku inorganik është një substancë toksike dhe potencialisht kancerogjene për njeriun. Ai ndodhet në disa lloje orizi për shkak të mënyrës se si orizi rritet në toka dhe ujëra të kontaminuara. Ai nuk do të jetë i shënuar në etiketë, sepse nuk është një përbërës i shtuar por mund të jetë i pranishëm.

    Çfarë duhet të dini?
    • Nuk figuron në etiketë, por mund të ndodhet në produkt.
    • Më shumë arsenik gjendet te orizi kaf dhe orizi i rritur në zona të ndotura.
    • Fëmijët dhe gratë shtatzëna janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të tij.

    Çfarë mund të bëni për ta shmangur?
    • Shpëlajeni orizin mirë para gatimit.
    • Ziejeni me shumë ujë (raporti 6:1) dhe pastaj kullojeni – kjo redukton ndjeshëm arsenikun.
    • Alternoni me drithëra të tjera si quinoa, elb, kuskus ose tërshërë.

    Kujdes: Etiketat nuk janë gjithmonë të plota për përbërës të rrezikshëm që ndodhen në sasi gjurmësh, ndaj për orizin është e rëndësishme të njohësh origjinën dhe të praktikosh mënyra të sigurta gatimi.

    Nëse do një përbërës të shtuar që nuk duhet të ndodhet te orizi i paketuar, një shembull tjetër është:

    Monosodium glutamate (MSG) shpesh shfaqet në orizet e aromatizuara apo të përpunuara (instant).

    MSG mund të shkaktojë dhimbje koke, ndjesi lodhjeje apo ndjeshmëri te disa individë.

  • Forca e karakterit me tre përmbysje! Vllaznia e Edi Martinit di të vuajë, është element i një kampioni

    Forca e karakterit me tre përmbysje! Vllaznia e Edi Martinit di të vuajë, është element i një kampioni

    A do të shpallet Vllaznia kampione në këtë sezon të Superiores? është e vështirë ta thuash, veçanërisht duke ditur dominimin e Egnatias dhe mbi të gjitha, ardhjen e Dinamos së Ilir Dajës që këtë herë do të jetë tërësisht tjetër nga ajo e sezonit që lamë pas. Por a i ka elementet Vllaznia për t’u shpallur kampion?
    Deri tani, në ndeshjet e Europës, kemi parë një element kampioni të Vllaznisë së Edi Martinit, nuk duhet t’ia mohojmë, shpirtin dhe forcën e karakterit. Në thelb, shkodranët bën 3 përmbysje në Europë. Në fillim humbën 0-1 në shtëpi me Daugvapils, mes shumë rasteve të shpërdoruara.
    E përmbysën në transfertë, edhe pse e panë veten të përmbyseshin po prapë në atë takim. Pasi kaluan në avantazh, vendasit shënuan 2 gola, por Vllaznia shënojë edhe 3 të tjerë. Po e njëjta historia edhe me Vikingur, miqtë kalojnë në avantazh dhe Vllaznia kthehet me dy gola të tjerë. Ky është një tipar që e kanë vetëm ekipet të cilat janë të destinuara për të shkuar larg dhe Martini ka treguar deri tani se Vllaznia e tij ka shumë për të thënë në këtë kampionat dhe mbi të gjitha në Europë, nuk e ka mbyllur ende. /Sport Ekspres/