Tag: elektronike

  • Shqiptarët kryen 14.8 milionë pagesa me para elektronike në 2024

    Shqiptarët kryen 14.8 milionë pagesa me para elektronike në 2024

    Pagesat e shqiptarëve nëpërmjet institucioneve financiare të parasë elektronike u rritën përsëri vitin e kaluar.

    Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për vitin 2024 numri i pagesave me para elektronike arriti në 14.8 milionë, në rritje me 5% krahasuar me vitin 2023.
    Megjithatë, volumi total i transaksioneve pësoi rënie në 86.8 miliardë lekë, 5.2% më pak krahasuar me një vit më parë.

    Numri i përdoruesve të pagesave nëpërmjet parasë elektronike vazhdon të shënojë rritje të shpejtë, bazuar në numrin e llogarive aktive.
    Numri i llogarive të parasë elektronike në fund të vitit të kaluar arriti në pothuajse 270 mijë, shifër kjo 76% herë më e lartë krahasuar me një vit më parë. Që prej vitit 2019, kur Banka e Shqipërisë ka nisur raportimin e këtij treguesi, numri i llogarive të parasë elektronike është rritur me 30 herë.

    Rritja e numrit të pagesave dhe të përdoruesve të tregut të parasë elektronike ka ndjekur një interes të lartë të investitorëve për këtë treg dhe shtimin e numrit të subjekteve të licencuara.
    Ligji i ri “Për shërbimet e pagesave”, miratuar në vitin 2020, i dha një shtysë të fortë interesit të investitorëve për tregun e shërbimeve të parasë elektronike. Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i institucioneve të licencuara të parasë elektronike ka arritur tashmë në 10.
    Megjithatë, ligji i ri nuk ka qenë ende plotësisht i zbatueshëm në të gjitha dispozitat e tij, veçanërisht në konceptin kyç të bankingut të hapur (open banking), që duhet të mundësojë përdorimin e llogarisë bankare për të kryer shërbime pagesash edhe nëpërmjet institucioneve të tjera financiare.
    Mes fundit të vitit 2024 dhe fillimit të vitit 2025, u licencuan operatorët e parë të shërbimeve të bazuara në bankingun e hapur. Operatorët e licencuar kanë njoftuar ndërkohë edhe kryerjen e transaksioneve të para.
    Rritja e numrit të llogarive dhe të pagesave me para elektronike, megjithatë, duhet lexuar me kujdes. Një pjesë e veprimeve me para elektronike ngelen të lidhura me veprime në para fizike, siç mund të jenë format e ndryshme të pagesave që qytetarët kryejnë nëpërmjet sporteleve fizike të parasë elektronike në formë cash, por që më tej ekzekutohen nëpërmjet terminaleve të parasë elektronike të këtyre operatorëve.
    Gjithashtu, disa prej institucioneve të reja të parasë elektronike, e lidhin hapjen e llogarive të parasë elektronike me disbursimin e kredive të kompanive të grupit. Për këtë arsye, një pjesë e rritjes që tregojnë është e lidhur me faktorë anësorë dhe që nuk përfaqësojnë në vetvete një depërtim direkt të formave fintech të pagesave.
    Deri tani, fokusi kryesor i institucioneve të reja fintech ka qenë kryesisht krijimi i portofoleve elektronike nëpërmjet të cilave klientët mund të kryejnë një spektër të gjerë pagesash, të qendërzuara në aplikacionet e tyre.
    Shërbimet e pagesave përfshijnë pagesën e faturave dhe utiliteteve, transfertat e parave, blerjet online ose në pikat e shitjes, etj. Në përgjithësi, synimi është krijimi i të ashtuquajturave Super Apps, ku klientët mund të kryejnë blerje apo pagesa për shumicën e nevojave të zakonshme konsumatore.
    Megjithatë, disa prej institucioneve të parasë elektronike po e gërshetojnë konceptin e fintech edhe me instrumentet më klasike të pagesave, si kartat, për të krijuar një urë me infrastrukturën e sektorit bankar dhe operatorëve globalë të sistemeve të pagesave, si Visa apo Mastercard. /Monitor

  • “Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avcanuara në Evropë”, Rama jep lajmin: Jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit sipas standardeve të BE-së!

    “Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avcanuara në Evropë”, Rama jep lajmin: Jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit sipas standardeve të BE-së!

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.
    Për herë të parë, Rama bëri me dije se po punohet për kartën elektronike të identitetit, në përputhje me standardet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.
    Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se vendi ka përballuar me sukses sulme të shumta kibernetike, përfshirë dhe një sulm të madh nga Irani, duke e cilësuar Shqipërinë si një nga vendet me mbrojtjen kibernetike më të avancuar në Evropë.

    Rama: Ne jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit, që është e gjitha sipas standardeve të përcaktuar nga BE për kartën elektronike të identitetit që BE do të fusë në funksion. Ne i kemi marrë parametrat dhe jemi duke punuar për të. Fillimisht do të shërbejë si kartë identiteti këtu në Shqipëri. Të gjithë besoj e dinë, e mbajnë mend që ne jemi sulmuar nga Irani në një përpjekje për të na fshirë gjithçka që kemi ndërtuar në këto tre vjet.
    Kemi qenë në fije të perit. Irani nuk është një hacker i lehtë është një nga fuqitë më të mëdha të terrorit dixhital, e kemi zbrapsur sulmin pa dëme të mëdha dhe dua t’iu informoj që vitin e kaluar kemi pasur 42 sulme serioze. Një vit përpara në 2023 kemi pasur 63 sulme serioze. Ju nuk dini asgjë për këto, për një aryse shumë të thjeshtë se sulme që zbrapsen nuk bëjnë lajm. Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avcanuara në Evropë./vizionplus.tv 

  • Përgjysmohet përdorimi i cigareve elektronike në Britani. Studiuesit: Thjesht po i zëvendësojnë!

    Përgjysmohet përdorimi i cigareve elektronike në Britani. Studiuesit: Thjesht po i zëvendësojnë!

    Popullariteti i cigareve elektronike të njohura ndryshe si vape ka rënë pas një ndalimi për shitjen e tyre në mbarë Mbretërinë e Bashkuar që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.

    Përqindja e njerëzve të moshës 16-24 vjeç që përdorin kryesisht vape ka rënë gjithashtu me gati gjysmën e përdorimit nga viti i kaluar nga 63% në 35%, sipas të dhënave në vendin ishullor.

    Por studiuesit besojnë se përdoruesit e vapes në të vërtetë nuk kanë rënë por kanë gjetur mënyra alternative si vape me bateri ose me karikin duke marrë kështu masa përpara se të ndalohen.

    Vapet njëpërdorimshme janë pajisje të cilat vijnë të para-mbushura me lëng avulli dhe me numër të caktuar tymosjesje ndërsa pajisjet e rimbushjes dhe të rikarikueshme kanë jetëgjatësi dhe shpesh janë një mënyrë që kushton më pak.

    Si rezultat, ata paralajmërojnë se ndalimi mund të ketë vetëm një ndikim të kufizuar.

    Vape janë parë si një mënyrë për të ndaluar pirjen e duhanit.

    Por për njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan, dhe veçanërisht për të rinjtë, ato janë shumë të dëmshme.

    Të rinjtë po bëhen mjaft të varur, thonë ekspertët.

    Sipas tyre truri në zhvillim i të rinjve është i prekshëm nga përdorimi i tymueseve dhe ndikon sidomos në përqendrimin e tyre.

  • Heqja e pjesshme e tarifave të Trump ndaj Kinës/ Pekini: Hap i vogël për të korrigjuar gabimin

    Heqja e pjesshme e tarifave të Trump ndaj Kinës/ Pekini: Hap i vogël për të korrigjuar gabimin

    Kina ka reaguar pasi presidenti amerikan Donald Trump përjashtoi pajisjet elektronike dhe smartfonët nga tarifat.
    Pekini tha se vendi i Shteteve të Bashkuara, është një hap i vogël në korrigjimin e një politike të gabuar, të tarifave reciproke.
    Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze tha se që kur Trump njoftoi raundin e tij të tarifave reciproke ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së më 2 prill, jo vetëm që nuk ka arritur të zgjidhë asnjë problem të vetë SHBA-së, por ka dëmtuar seriozisht rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar”.
    Ai përsëriti thirrjen ndaj SHBA që t’i anulojë plotësisht tarifat.
    Por Sekretari amerikan i Tregtisë Howard Lutnick tha se përjashtimi nga tarifat për një gamë të gjerë të pajisjeve elektronike, duke përfshirë gjysmëpërçuesit dhe telefonat inteligjentë, do të jetë i përkohshëm.
    Tarifat që synojnë sektorë specifikë të biznesit do të vendosen në dy muajt e ardhshëm për disa produkte kyçe për sigurinë kombëtare, të cilat nuk do të jenë të disponueshme për negociata, tha Lutnick.
    Te këto produkte përfshihen gjysmëpërçuesit dhe farmaceutiket. Administrata Trump njoftoi të premten vonë se disa mallra elektronike të importuara në vend do të përjashtohen nga tarifat reciproke, përfshirë nga Kina. Kjo do të ofronte një lehtësim të madh për gjigantët e teknologjisë amerikane si Apple.
    Telefonat inteligjentë, monitorët e kompjuterit dhe pjesët e ndryshme elektronike janë ndër produktet e përjashtuara.

  • Mbikëqyrja elektronike, opsioni i munguar i drejtësisë

    Mbikëqyrja elektronike, opsioni i munguar i drejtësisë

    “Prej vitit 2011, Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar për mbikëqyrjen elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo edhe për rastet e urdhrave të mbrojtjes si shkak i dhunës në familje. Por prej vitit 2019, pasi funksionoi për disa vite, ajo u ndërpre nga Ministria e Drejtësisë për shkak të problemit që shfaqën pajisjet e blera, duke u konsideruar si cenim i sigurisë”, raportoi gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi.6 vite më pas, nuk pati asnjë përpjekje për rikthimin e këtij opsioni, teksa ekspertët thonë se do të ndihmonte sistemin. Për avokatin Bledar Meminaj lufta kundër dhunës në familje është një nga fenomenet që do t’i vinte në ndihmë vënia në funksion e mbikëqyrjes elektronike.
    “Do të ishte një garanci e shtuar, do të ishte një vëzhgim në kohë reale i personave të cilët kanë një urdhër mbrojtje dhe gjykata vendos do të jetë kollaj e zbatueshme dhe do të jetë kollaj e verifikueshme në momentin që do të shkelen këto masa”, tha Meminaj.Mbikëqyrja elektronike gjithashtu do të ndihmonte në uljen e paraburgimeve.
    “Duhet ta rikthejnë këtë si metodë dhe si një alternativë shumë të mirë për të mos pasur burgjet plotë dhe për të pasur një mënyrë më të mirë dhe efikase të masave të sigurimit. Nëse do të rikthehet do ti jap organit të hetimit dhe gjykatave mundësinë e ushtrimit të  ndjekjes penale jo vetëm me ato që quhen masat më ekstreme”, tha Eugen Beçi, avokat.
    “Mbikëqyrja elektronike është diçka që ka munguar shumë sistemit të drejtësisë. I ka munguar sa i përket aplikimit të kësaj mase e cila do të ndihmonte shumë politikën penale për sa i përket caktimin e masave jo ekstreme… Mungesë nuk  duhet të ketë më pasi është një aplikim shumë i mirë për të garantuar nevojat e hetimit, për të mbajtur në vëzhgim persona të cilët janë nën hetim, por nga ana tjetër nuk i privojmë lirinë në 360 gradë”, tha Meminaj.
    Që prej nisjes së aplikimit të kësaj mase deri në vitin 2019, Gjykatat e dhanë si masë në 347 raste./ Tv Klan

  • Gratë shtatzëna që përdorin cigare elektronike me shije menteje mund të dëmtojnë fetusin

    Gratë shtatzëna që përdorin cigare elektronike me shije menteje mund të dëmtojnë fetusin

    Gratë shtatzëna duhet të shmangin cigaret elektronike me shije menteje, paralajmëron një studim i ri. Shkencëtarë amerikanë theksojnë se kimikatet e pranishme në cigaret elektronike me mente mund të paraqesin rreziqe për foshnjat e tyre të palindura. Përdorimi i cigareve elektronike gjatë shtatzënisë është në rritje, por ndikimi i tyre në zhvillimin e hershëm të njeriut nuk është ende plotësisht i kuptuar.

    Një studim i kryer nga shkencëtarë në Universitetin e Kalifornisë, Riverside, përdori qeliza burimore embrionale njerëzore (hESC) për të modeluar fazat e hershme të zhvillimit embrional dhe analizoi se si përqendrime të ulëta të mentes ndikojnë në proceset qelizore të rëndësishme.

    Rezultatet, të publikuara në revistën Stem Cells Translational Medicine, treguan se përqendrimi i mentes në gjakun e grave shtatzëna që përdorin cigare elektronike është i mjaftueshëm për të aktivizuar kanale të ndjeshme ndaj stresit të quajtura kanalet Transient Receptor Potential (TRP) në këto qeliza embrionale.

    Autorja e parë e studimit, Shabnam Etemadi, u shpreh: “Ky aktivizim çoi në ndalimin e rritjes së qelizave, rritje të vdekshmërisë qelizore dhe lëvizje jonormale të qelizave në qelizat burimore embrionale. Këto ndryshime mund të ndërhyjnë në një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit të quajtur gastrulacion, duke rritur potencialisht rrezikun për defekte të lindjes.”

    Ajo shpjegoi se kanalet TRP janë një familje e madhe kanalesh jonike të vendosura në membranat e shumë tipeve qelizore, përfshirë indet riprodhuese dhe embrionet. Ato janë të përfshira në shumë procese ndijore dhe fiziologjike, si ndjeshmëria ndaj nxehtësisë, të ftohtit, dhimbjes, shtypjes, shijes dhe aromës.

    Ekipi i kërkimit zbuloi se një prej këtyre kanaleve, TRPA1, aktivizohet nga përqendrime shumë të ulëta të mentes, të tilla që modeli i ekspozimit i tyre parashikon se ndodhen në gjakun e grave shtatzëna që përdorin cigare elektronike dhe që arrijnë deri te embrioni.

    Etemadi, një studente e shkencave bioinxhinierike që punon me dr. Prue Talbot, shpjegoi se gastrulacioni përfshin lëvizjen e qelizave epiblastike, të cilat mund të shndërrohen në çdo lloj qelize të trupit, për të formuar endodermin dhe mezodermin përfundimtare.

    Ajo theksoi se gastrulacioni konsiderohet një fazë “kritike” e zhvillimit sepse gjatë kësaj periudhe formohen tre shtresat kryesore embrionale: ektoderma, mezoderma dhe endoderma, të cilat përbëjnë bazën për formimin e të gjitha organeve dhe indeve në trupin e njeriut. Çdo ndërprerje në këtë fazë mund të shkaktojë defekte serioze strukturore për shkak të shpërndarjes së gabuar të qelizave që janë të destinuara për organe dhe inde të caktuara.

    Autorja kryesore e studimit, dr. Talbot, tha se këto gjetje theksojnë nevojën për më shumë kërkime mbi mënyrën se si përdorimi i cigareve elektronike gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në zhvillimin embrional dhe fetal, si dhe paralajmërojnë për rreziqet e mundshme nga përdorimi i cigareve elektronike me mente.

    Ajo shtoi: “Përdorimi i cigareve elektronike nga gratë shtatzëna duhet të dekurajohet derisa të kuptohet plotësisht ndikimi i përbërësve aromatikë, si mentja, në embrionet e tyre.” / Talker News – Syri.net

  • Rumani, rritje dyshifrore e shërbimeve në internet

    Rumani, rritje dyshifrore e shërbimeve në internet

    Shpenzimet online në Rumani arritën në 11.7 miliardë euro vitin e kaluar, ku 7.7 miliardë euro u shpenzuan në produkte. Kjo përbënte një rritje prej 10%, e cila pritet të vazhdojë këtë vit.Të dhënat u publikuan nga organizata Gala Premiilor eCommerce (GPeC), që merret me tregtinë elektronike. Organizata jep gjithashtu çmime për këtë fushë. Në një samit të tregtisë elektronike në Bukuresht u publi…

  • “Shqipëria lider në shërbimet publike elektronike”, Rama: Prokurimet me inteligjencë artificiale, modeli gati vitin tjetër

    “Shqipëria lider në shërbimet publike elektronike”, Rama: Prokurimet me inteligjencë artificiale, modeli gati vitin tjetër

    Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik e rajonit.
    Kryeministri Rama në fjalën e tij, tha se Shqipëria sot është lider në shërbimet publike elektronike dhe bëri me dije se në fund të vitit të ardhshëm do të jetë gati modeli i inteligjencës artificiale për të zhvilluar prokurimet publike.
    Rama: Më vjen mirë që sot kemi një produkt konkret të një vizioni që dukej utopik kur ne nisëm të përpiqemi për realizimin e tij, ashtu siç dukej utopik qëllimi për të bërë Shqipërinë një lider në shërbimet publike elektronike gjë që sot është një fakt, ashtu siç dukej utopik edhe besimi se procesi i negociatave do përshpejtohej me inteligjencën atrificiale, gjë që sot po ndodh. Ashtu siç duket sot utopik edhe qëllimi tjetër që të kemi në dispozicion një model inteligjence artifciale për të zhvilluar prokurimet publike, po punojmë dhe jemi optimistë se një model i tillë, i cili do të jetë i pari që do të vihet në funksion në Evropë do ta kemi gati në fund të vitit të ardhshëm. Sot Durana Tech Park merr jetë dhe një numër jo i vogël kompanish kanë shpehur interesin…qëllimi ynë kryesor nuk është që të sjellim sa më shumë kompani të huaja, por të angazhojmë sa më shumë talente shqiptare.

    Kreu i qeverisë njoftoi se institucione akademike të huaja kanë shprehur gjithashtu interes për të qenë pjesë e kësaj shoqërie dixhitale.
    Rama: Surprizë për ne është aspekti që ka një interes nga institucione akademike. Ka filluar procesi për tre universitete shumë të njohura italiane dhe ka interes dhe nga universitete të tjera. Kjo na bën që të shohim kornizën rregullatore që t’i japim mundësi institucioneve akademike që të hyjnë në këtë shqoëri dixhitale me pjesën që ka të bëjë me kërkimin shkencor. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me Francën dhe pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe zhvillimi i Durana Tech Park si një destinacion për kompatitë që vijnë nga BE./vizionplus.tv

  • Mastercard program në Shqipëri për pagesat elektronike

    Mastercard program në Shqipëri për pagesat elektronike

    Kompania amerikane e kartave Mastercard ka prezantuar një program të ri në Shqipëri për përshpejtimin e pranimit të pagesave elektronike. Përmes programit POSI, kjo kompani do të ofrojë terminale POS falas për tregtarët, me qëllim që të nxitet përdorimi i pagesave elektronike, përfshirjes financiare dhe formalizimit të ekonomisë.

    Sipas Kryeministrit Edi Rama, revolucioni digjital duhet të thellohet më tepër, duke nënvizuar se 83% e atyre bizneseve që përdorin POS kanë një rritje të dinamikës dhe numrit të klientëve të tyre.
    “Nga ky program, MasterCard do të shpërndajë 4750 terminale POS falas, në mënyrë që hotelet, restorantet, marketet dhe taksitë, të mund t’i aksesojnë ato pa qenë të shtrënguar që të dalin dhe t’i paguajnë në treg. Jo vetëm kaq, por MasterCrad ka edhe një limit të caktuar për përdoruesit e këtyre terminaleve, që nuk paguajnë asnjë komsionin, pra 0% të komisionit deri në një prag vjetor të caktuar. Nëse e kalojnë pragun, atëherë do të fillojnë të paguajnë komision”.

    Presidenti i MasterCard për Evropën, Mark Barnett theksoi se programi do të nisë zyrtarisht në 1 maj të këtij viti.
    “Programi nis me 1 maj 2025, pra vetëm pak ditë prej ditës së sotme”.

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare mund të kursejë miliarda euro nga zëvendësimi i pagesave me para fizike në pagesa elektronike.
    “Nga një zëvendësim i pagesave me para fizike në masën 35% po të kryhen me kartë, mund të kurseheshin mesatarisht rreth 2 miliardë lekë në nivel ekonomie. Për më tepër, nëse ky zëvendësim, pra i pagesave cash, me para fizike, në pagesa me kartë në masën 70%, nëse do të kryhej, atëherë do të kurseheshin rreth 8 miliardë lekë në nivel ekonomie”.
    Megjithëse terminalet POS janë dyfishuar dhe pagesat me karta janë rritur me 7 herë në 4 vitet e fundit, sërish vendi ynë mbetet mbrapa shumë shteteve të tjera evropiane. Kjo për arsye të kulturës së rrënjosur te shqiptarët për realizimin e pagesave me para në dorë, apo kostot që kanë bizneset nga realizimi i transaksioneve me terminale POS

  • Nga muaji maj, pagesa me kartë në disa sektorë

    Nga muaji maj, pagesa me kartë në disa sektorë

    Shqipëria mbetet ndër vendet me pagesat elektronike më të ulëta për frymë në rajon e më gjerë. Të dhënat e vitit 2024 flasin se u kryen 23 pagesa për frymë nga 21 që ishte kjo shifër në 2023.

    Por rritja e shpejtë e sektorit të turizmit ka nxitur pagesat dhe nevojën për të ofruar këtë alternative pagese. Qeveria pritet të zbatojë një projekt konkret për rritjen e tyre.

    Në bashkëpunim edhe me kompanitë ndërkombëtare të ofrimit të pagesave, qeveria parashikon që nga muaji maj të nisë një projekt për të pajisur me terminale  pagesash POS (point of sale) bizneset e vogla dhe të mesme.
    Ministrja e sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” bëri publike disa detaje nga projekti.
    “Ne duam që të nxisim më tej pagesat elektronike, si një mjet që kursen kohë dhe kursen para si për bizneset dhe për qytetarët. Në vitin e parë synojmë që të pajisen bizneset, ku përdorimi i pagesave cash është i lartë me 4.700 terminale pagesash POS. Jemi në diskutim dhe me ofruesit e këtyre shërbimeve, që janë kompanitë ndërkombëtare për të parë dhe një kufi transaksioni, i cili do të përjashtohet nga komisionet”, – tha Ibrahimaj.
    Në fund të viti 2024 në vendin tonë numërohen rreth 24.500 terminale pagesash elektronike, POS. Gati 70% e tyre janë të shpërndara në kryeqytet. Por bumi turistik ka nevojë të shoqërohet edhe me shërbime komode dhe të shpejta për turistët e huaj

    “Ne duam që fillimisht të fokusohemi te tre sektorë, ku përdorimi i parasë cash në pagesa është shumë i lartë. Në sektorin horeka, pra bare restorante dhe hotele. Një tjetër sektor është edhe ai i transportit me taksi si dhe tek marketet. Bizneset në këto sektorë do të përfitojnë falas pajisjen e pagesave POS”, – tha Ibrahimaj.
    Sipas studime të kryera, katër janë arsyet pse shqiptarët kanë këtë nivel të ulët të përdorimit të pagesave elektronike: kostot e larta, shqetësimet mbi sigurinë, infrastruktura si dhe varësia e lartë e përdorimit të parasë fizike.