Tag: elektronike

  • 3 nga 10 fëmijë janë miopë, zbulohet shkaku

    3 nga 10 fëmijë janë miopë, zbulohet shkaku

    Në çdo 10 fëmijë që shkojnë për kontrollin e syve tek okulisti, 3 prej tyre rezultojnë me probleme të miopisë.

    Të gjithë nxënësit përpara fillimit të viti të ri shkollor janë të detyruar të bëjnë kontrollin e syve. Sipas mjekëve okulistë, ndonëse më parë ka pasur shumë fëmijë që vuanin nga hipermetropia, pra që shikonin më qartë objektet larg, tani fëmijët shfaqin më së shumti probleme me miopinë.

    “Pas futjes së pajisjeve dixhitale, si telefona, tablet filloi të ndryshonte edhe trendi i problemeve të syve te fëmijët. Nga hipermetropia ne konstatuam që në vizitat e fëmijëve, 2 deri në 3 fëmijë dilnin me miopi ose me astigmatizëm miopik. Me rritjen e trupit të fëmijës ndryshon edhe boshti i syrit dhe ndryshon dhe problematika për shkak të lodhjes së muskujve të syrit. Kemi të bëjmë me sy të lodhur, me sy të irrituar, me sy që ankohen për tharje, me sy që mund të kenë dhe lotim të shtuar. Nëse fëmija ka filluar t’i qëndrojë televizionit shumë afër, kjo është shenjë e miopisë”,shprehet mjekja okuliste Suzana Zhuka. 

    Mjekët okulistë e lidhin miopinë tek fëmijët me qëndrimin  me orë të zgjatur përpara telefonit apo kompjuterit.  Por sa kohë mund të qëndrojë një fëmijë përballë ekraneve të pajisjeve elektronike. Sipas tyre qëndrimi para pajisjeve elektronike duhet maksimalisht 30 minuta. Rrezatimi i pajisjeve elektronike ka një dëm të madh, të pariparueshëm për syrin.

    Një herë në vit, nxënës të çdo moshe këshillohet të bëjnë kontrollin e shikimit.

  • Vodhën shtëpinë e ish-presidentit francez, por harruan cigaren elektronike/ Hajdutët kthehen për ta marrë, përfundojnë në pranga

    Vodhën shtëpinë e ish-presidentit francez, por harruan cigaren elektronike/ Hajdutët kthehen për ta marrë, përfundojnë në pranga

    Dy burra janë akuzuar dhe arrestuar për një grabitje në shtëpinë e ish-presidentit francez François Hollande dhe bashkëshortes së tij, aktores Julie Gayet, në Paris.

    Sipas prokurorisë së Parisit, të dy të dyshuarit, të moshës rreth 30 vjeç dhe të lindur në Algjeri, u ndaluan dhe u dërguan në paraburgim të premten e kaluar.
    Mediat franceze raportojnë se autorët arritën të vidhnin një orë dore dhe një iPad që i përkiste Julie Gayet.
    Në një kthesë të pazakontë, njëri prej autorëve u rikthye më vonë në shtëpi për të marrë cigaren elektronike që kishte harruar. Edhe pse arriti të largohej duke kërcyer gardhin, hetimi çoi më pas në identifikimin dhe arrestimin e tij dhe bashkëpunëtorit. Ora e Hollande u gjet dhe iu kthye ish-presidentit.
    Burime pranë usg-presidentit thanë se policia reagoi shpejt, duke kufizuar pasojat e vjedhjes. Megjithatë, hetimi po shqyrton mangësitë në siguri, pasi dera e banesës nuk ishte e kyçur dhe porta e kopshtit ishte lënë hapur.

    Top Channel

  • Arrestohen dy persona në Tiranë/ U sekuestrohet kokainë, peshore elektronike dhe automjet, policia…

    Arrestohen dy persona në Tiranë/ U sekuestrohet kokainë, peshore elektronike dhe automjet, policia…

    Tiranë/Goditet 1 rast i shpërndarjes së drogave të forta në sasi të vogla.
    Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, 2 peshore elektronike dhe 1 automjet.Vihet në pranga 48-vjeçari që i posedonte.
    Në pranga edhe një 41-vjeçar për moskallëzim krimi.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, dhe të mbështetura nga informacione se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonën e Vorës, vijuan kontrollet me fokus identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.
    Si rezultat, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:– Sh. D., 48 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;– R. K., 41 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
    Në vendin e quajtur “Nënkalimi i Marqinetit”, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjer shtetasin R. K. Gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas të banesës së 48-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe 2 peshore elektronike.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se Sh. D., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë në doza dhe e shiste në sasi të vogla në zonën e Vorës.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Rriten pagesat elektronike, 67% e transfertave bankare bëhen nëpërmjet internetit

    Rriten pagesat elektronike, 67% e transfertave bankare bëhen nëpërmjet internetit

    Pagesat bankare po mbizotërohen gjithnjë e më shumë nga kanalet elektronike.
    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 4.5 milionë transferta të kryera nga klientët e sektorit bankar për tremujorin e tretë 2025, 3 milionë veprime në total ose rreth 67% e tyre u kryen nëpërmjet kanaleve elektronike.
    Për të gjithë 9-mujorin 2025, pesha e veprimeve nga kanalet elektronike është rritur në 65% të totalit, ndërsa gjysmën e parë të vitit të kaluar ato përbënin rreth 61% të numrit të përgjithshëm të transfertave bankare.
    Transfertat elektronike, megjithatë, ngelen ende në pakicë, të matura në vlerë.
    Rreth 39% e vlerës së përgjithshme të transfertave për 9-mujorin 2025 u krye nëpërmjet internet banking/mobile banking. Kjo tregon se transfertat nëpërmjet internetit janë mbizotëruese sidomos në pagesat me vlerë më të vogël, ndërsa transfertat me vlera të mëdha, të lidhura kryesisht me bizneset kryhen në pjesën më të madhe në formë tradicionale, nga sportelet e bankave.
    Përdorimi i kanaleve online është i rëndësishëm për të kursyer kohë, por edhe për të mundësuar një shfrytëzim më eficient të sporteleve të bankave, duke i shfrytëzuar këto sportele vetëm për marrjen e atyre shërbimeve dhe produkteve ku prania fizike është ende e domosdoshme.
    Aktualisht, të gjitha bankat tregtare në Shqipëri e ofrojnë shërbimet e internet banking. Kjo nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave dhe marrjen e shërbimeve të pagesave, pa qenë nevoja për shkuar domosdoshmërisht në degë.
    Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga lehtësitë tarifore të vendosura nga Banka e Shqipërisë.
    Në rregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, në shtator të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime që shtojnë edhe më shumë incentivat për kanalet elektronike të pagesave.
    Për pagesat në nisje të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, bankat nuk duhet të aplikojnë komisione.
    Më parë, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) ishte 20 mijë lekë.
    Për transfertat mbi 40 mijë lekë, deri në vlerën e 10 milionë lekëve, që kryhen në rrugë elektronike komisioni maksimal i lejuar parashikohet në nivelin 0.005% të vlerës së transferuar. Për shembull, një transfertë e kryera me e-banking me vlerë 1 milion lekë nuk mund të ngarkohet nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.
    Ndërsa, për transfertat në formë letër (që kryhen në degë) me vlerë deri në 10 milionë lekë, komisioni maksimal i lejuar do të jetë 0.01%.
    Institucioneve të pagesave u lejohet vendosja e një komisioni minimal të shprehur në vlerë absolute, me qëllim mbulimin e kostove për ofrimin e shërbimit. Kjo vlerë mund të jetë deri në 500 lekë për transfertat në degë dhe 50 lekë për transfertat elektronike (vetëm për ato transferta elektronike që kalojnë vlerën e 40 mijë lekëve).
    Në total, komisionet për transfertat kombëtare deri në 10 milionë lekë nuk mund të kalojnë në asnjë rast vlerën e 1 mijë lekëve.
    Me rregulloren e mëparshme, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kishin një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking. Ndërsa transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë kishin një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).
    Përveç uljes së komisioneve, kuadri i ri rregullator u vendos bankave edhe detyrimin që transfertat kombëtare të finalizohen brenda ditës së punës. Me rregulloren e mëparshme, kryerja e transfertave kombëtare mes bankave të ndryshme kishte afat një ditë pune.
    Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%. Tashmë 39% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 34% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023 dhe më pak se 20% që ishte në vitin 2020./Monitor

  • Pagesat cash drejt ndalimit nëse janë sipër kësaj shume

    Pagesat cash drejt ndalimit nëse janë sipër kësaj shume

    Paketa fiskale parashikon edhe ndryshimin e ligjit ‘Për Procedurat Tatimore’, me qëllim reduktimin e informalitetit, dhe kufizimin e pagesave me para në dorë.
    “Në këtë paketë janë parashikuar katër masa, ku e para ka të bëjë me bizneset, të cilat do të lejohen të kryejnë transaksione në kesh me njëra-tjetrën deri në shumën 100.000 lekë nga 150.000 lekë që parashikohet aktualisht në kuadrin ligjor. Mbi këtë vlerë çdo biznes do të duhet ta kryejë pagesën nëpërmjet bankës. Gjithashtu bizneset do të lejohen të shesin për konsumatorët mallra dhe shërbime me para në dorë deri në shumën 500.000 lekë. Mbi këtë shumë çdo shitje do të duhet të realizohet tërësisht nëpërmjet transaksioneve bankare apo formave të tjera elektronike”, tha Malaj.
    Për të reduktuar përdorimin e parave cash për të paguar për mallra dhe shërbime, vendoset si detyrim që përveç opsionit të pagesës me lekë në dorë të instalojnë pajisje për të bërë pagesë elektronike, brenda 2026-ës.
    “Brenda 6-mujorit të parë bizneset e sektorit të turizmit e do na t’a transportit, përveç pagesave cash, do të duhet të garantojë forma alternative të pagesave elektronike, ku përfshihen pagesat me karta krediti dhe debiti apo forma të tjera elektronike. Ndërkohë që ky detyrim do të duhet të mbushet nga gjithë bizneset e tjera brenda datës 31.12.2026. Këto masa, do të na shërbejnë jo vetëm për të reduktuar përdorimin e para së cash në ekonomi, por edhe për të reduktuar informalitetin”, tha ministri i Financave
    Po ashtu rishikohet ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, tha Malaj dhe që synon për herë të parë të godasë abuzimet nga bizneset që operojnë online.
    “Kemi disa propozime që synojnë të disiplinojnë veprimtarinë tregtare. Kryesisht në ekonominë e ditës së sotme që po bëhet gjithnjë e më shumë e dixhitalizuar. Vendosim për herë të parë, detyrimin që bizneset online të publikojnë të dhënat e tyre identifikuese, siç janë emri tregtar, NIPT-in, adresa e të tjerë. Kjo masë që ne e konsiderojmë të drejtë dhe të domosdoshme që i shërben mbrojtjes së konsumatorëve. Në rast se do të ketë shkelje, ka dhe të drejtën për të pezulluar aktivitetin e subjektit që operon online. Pra po japim një mesazh të qartë ku tregu digjital nuk mundet dhe nuk duhet të funksionojë më jashtë rregullave të lojës. Paketa gjithashtu adreson fort edhe luftën kundër informalitetit. Kemi një ashpërsim të masave për aktivitete tregtare të cilat ushtrohen pa u regjistruar, duke ofruar kështu një garanci më shumë mbrojtje ndaj konkurrencës së ndershme”, tha ministri.
    Po në të njëjtin projektligj është vendosur të favorizohen sponsorizimet në sport.
    “Projektligj për tatimin mbi të ardhurat, përfshin i serë masash, lidhur me zgjerimin e kategorisë së subjekteve të cilat përfitojnë nga njohja si shpenzimi zbritshëm për shumat e sponsorizuara deri në nivelin 5% të fitimit para tatimit. Në zgjerimin e kategorive të cilat përfitojnë. Përveç ekipeve sportive, propozojmë edhe përfshirjen e sponsorizimeve për veprimtaritë e federatave sportive, si dhe sponsorizimeve për sportistët të cilët kanë fituar tituj për meritë në sport. Gjithashtu, nëpërmjet këtij projektligji, njohim të ardhurat nga sponsorizimet si dhe të ardhurat e përjashtuara nga tatimi. Paralelisht kemi propozuar rritjen e masën 5% nga 3% që është sot, të shumës së fitimit para tatimit të njohur për sponsorizime për kërkimin dhe zhvillimin”, tha Malaj.
    Nga janari 2026, do të nisë fushata e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me një normë të reduktuar tatimore, në masën 5% nga 15% që është aktualisht. Kjo nismë parashikon t’u japë mundësinë të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të përafrojnë vlerën e pronës së tyre me çmimet reale të tregut.

  • Pagesat cash drejt ndalimit nëse janë sipër kësaj shume, ja çfarë parashikon Paketa Fiskale

    Pagesat cash drejt ndalimit nëse janë sipër kësaj shume, ja çfarë parashikon Paketa Fiskale

  • Analiza: Si ndalimi i cigareve elektronike në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

    Analiza: Si ndalimi i cigareve elektronike në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

    Foto ilustruese

    MBRETËRIA E BASHKUAR- Që nga koha kur Mbretëria e Bashkuar ndaloi cigaret elektronike njëpërdorimëshe në qershor, për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe mjedisore, Viacheslav Semeniukut i ka dalë shumë punë duke nxjerrë mijëra bateri nga pajisjet për t’i dërguar në Ukrainë, ku ato shndërrohen në powerbank për trupat në vijën e parë të frontit.
    Vullnetari ukrainas, i cili ka jetuar në Leeds, një qytet në veri të Anglisë, për dekadën e fundit, thotë se prodhuesit britanikë të cigareve elektronike “nuk mund t’i shesin më, kështu që në thelb ne thjesht po i ndihmojmë të lehtësojmë jetën e [prodhuesve dhe shitësve], sepse atyre u duhet të bëjnë diçka me to”.
    Një dërgesë e fundit prej katër paletash me cigare të reja elektronike në Shoqatën e Komunitetit Ukrainas në Leeds, që Semeniuk e bashkëthemeloi në vitin 2022, përbën më shumë se 10.000 pajisje individuale, të cilat ai dhe një grup i vogël vullnetarësh po i përpunojnë aktualisht.
    “Ne mblidhemi në shtëpinë time ose kujtdo tjetër dhe pastaj ulemi ndoshta duke parë një film ose duke pirë verë”, thotë Semeniuk për seancat e çmontimit të vape-ve. “Është si një mbrëmje familjare”.
    Gjetkë në Mbretërinë e Bashkuar, sipërmarrësi Tom Nabielec ka mbledhur cigare elektronike të padëshiruara për t’u dhuruar në Klubin Social Ukrainas në Londër, i cili gjithashtu dërgon bateri në Ukrainë. Ai konfirmoi për REL-in se cigaret elektronike njëpërdorimëshe tani janë relativisht të lehta për t’u siguruar falas nga dyqanet.
    “Koston [shitësve] ua sjell riciklimi, përndryshe, dhe këtu në MB ata janë të detyruar me ligj”, thotë ai.
    Nabielec thotë se iu dhanë pajisje nga një dyqan, i cili më pas “e përcolli fjalën tek dyqanet e tjera në zinxhirin e tyre të vogël” për mundësinë e dhurimit të stokut për bamirësitë ukrainase.
    Semeniuk thotë se cigaret elektronike çmontohen në MB për të shmangur tarifat doganore gjatë udhëtimit nëpër Evropë e deri në Ukrainë, një mësim i mësuar në mënyrën e vështirë kur një dërgesë e cigareve elektronike që nuk ishin çmontuar u kthye mbrapsht në kufirin holandez. Shoferi “duhej të kthehej nga Holanda në Leeds për t’i shkarkuar ato dhe pastaj të nisej sërish”, thotë ukrainasi.
    Transportimi ndërkombëtar i pajisjeve të cigareve elektronike që potencialisht mund të rishiten kërkon tarifa doganore dhe dokumente të gjera importi. Megjithatë, produktet e “mbeturinave”, si kutitë me bateri të lira që Semeniuk dhe vullnetarë të tjerë i nxjerrin, mund të transportohen përtej kufijve pa një problem të tillë burokratik.
    Bateritë mbështillen me shirit për udhëtimin nëpër Evropë për të reduktuar rrezikun e zjarrit që mund të ndodhë kur terminalet e ekspozuara të baterive preken dhe shkaktojnë qark të shkurtër.
    Pasi mbërrijnë në Ukrainë, bateritë ngjiten në kuti të printuara në 3D nga ekipe me të cilat Semeniuk bashkëpunon në Lviv. Produkti i përfunduar, i fortë dhe i rikarikueshëm, përmban disa dalje energjie. Ushtarët në vijën e parë i përdorin powerbank-ët për “çfarëdo pajisjesh që funksionojnë me USB,” thotë Semeniuk.
    Në anën ruse të luftës në Ukrainë, përdoruesit e cigareve elektronike po kërkohen të dhurojnë pajisjet e tyre për bateritë dhe kabllot.
    “Një e-cigarette = një hedhje nga një dron mbi armikun!” shkruhej në një poster në një universitet në qytetin jugperëndimor rus të Samara-s.
    Servomotorët e vegjël që përdoren për të hedhur municione nga dronët mund të fuqizohen nga një bateri e vetme e një cigare elektronike të zakonshme. Përdorimi i cigareve elektronike është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë dekadës së fundit, me rreth 100 milionë përdorues në mbarë botën. Pajisjet, të cilat ngrohin lëngun me përmbajtje nikotine për të prodhuar avull, mendohet të jenë më pak të dëmshme sesa cigaret, por përsëri mbartin rreziqe të konsiderueshme për shëndetin.
    Qeveria britanike theksoi çështjet mjedisore të cigareve elektronike njëpërdorimëshe si një faktor kryesor në ndalimin e pajisjeve. Sipas një raporti, cigaret elektronike të hedhura në MB çdo vit përmbajnë mjaftueshëm litium për të krijuar 5.000 bateri makinash elektrike./REL

  • Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani

    Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani

    Që nga koha kur Mbretëria e Bashkuar ndaloi cigaret elektronike njëpërdorimëshe në qershor, për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe mjedisore, Viacheslav Semeniukut i ka dalë shumë punë duke nxjerrë mijëra bateri nga pajisjet për t’i dërguar në Ukrainë, ku ato shndërrohen në powerbank për trupat në vijën e parë të frontit.
    Vullnetari ukrainas, i cili ka jetuar në Leeds, një qytet në veri të Anglisë, për dekadën e fundit, thotë se prodhuesit britanikë të cigareve elektronike “nuk mund t’i shesin më, kështu që në thelb ne thjesht po i ndihmojmë të lehtësojmë jetën e [prodhuesve dhe shitësve], sepse atyre u duhet të bëjnë diçka me to”.
    Një dërgesë e fundit prej katër paletash me cigare të reja elektronike në Shoqatën e Komunitetit Ukrainas në Leeds, që Semeniuk e bashkëthemeloi në vitin 2022, përbën më shumë se 10.000 pajisje individuale, të cilat ai dhe një grup i vogël vullnetarësh po i përpunojnë aktualisht, përcjell A2.
    “Ne mblidhemi në shtëpinë time ose kujtdo tjetër dhe pastaj ulemi ndoshta duke parë një film ose duke pirë verë”, thotë Semeniuk për seancat e çmontimit të vape-ve. “Është si një mbrëmje familjare”.
    Gjetkë në Mbretërinë e Bashkuar, sipërmarrësi Tom Nabielec ka mbledhur cigare elektronike të padëshiruara për t’u dhuruar në Klubin Social Ukrainas në Londër, i cili gjithashtu dërgon bateri në Ukrainë. Ai konfirmoi për REL-in se cigaret elektronike njëpërdorimëshe tani janë relativisht të lehta për t’u siguruar falas nga dyqanet.
    “Koston [shitësve] ua sjell riciklimi, përndryshe, dhe këtu në MB ata janë të detyruar me ligj”, thotë ai.
    Nabielec thotë se iu dhanë pajisje nga një dyqan, i cili më pas “e përcolli fjalën tek dyqanet e tjera në zinxhirin e tyre të vogël” për mundësinë e dhurimit të stokut për bamirësitë ukrainase.
    Semeniuk thotë se cigaret elektronike çmontohen në MB për të shmangur tarifat doganore gjatë udhëtimit nëpër Evropë e deri në Ukrainë, një mësim i mësuar në mënyrën e vështirë kur një dërgesë e cigareve elektronike që nuk ishin çmontuar u kthye mbrapsht në kufirin holandez. Shoferi “duhej të kthehej nga Holanda në Leeds për t’i shkarkuar ato dhe pastaj të nisej sërish”, thotë ukrainasi.
    Transportimi ndërkombëtar i pajisjeve të cigareve elektronike që potencialisht mund të rishiten kërkon tarifa doganore dhe dokumente të gjera importi. Megjithatë, produktet e “mbeturinave”, si kutitë me bateri të lira që Semeniuk dhe vullnetarë të tjerë i nxjerrin, mund të transportohen përtej kufijve pa një problem të tillë burokratik.
    Bateritë mbështillen me shirit për udhëtimin nëpër Evropë për të reduktuar rrezikun e zjarrit që mund të ndodhë kur terminalet e ekspozuara të baterive preken dhe shkaktojnë qark të shkurtër.
    Pasi mbërrijnë në Ukrainë, bateritë ngjiten në kuti të printuara në 3D nga ekipe me të cilat Semeniuk bashkëpunon në Lviv. Produkti i përfunduar, i fortë dhe i rikarikueshëm, përmban disa dalje energjie. Ushtarët në vijën e parë i përdorin powerbank-ët për “çfarëdo pajisjesh që funksionojnë me USB,” thotë Semeniuk.
    Në anën ruse të luftës në Ukrainë, përdoruesit e cigareve elektronike po kërkohen të dhurojnë pajisjet e tyre për bateritë dhe kabllot.
    “Një e-cigarette = një hedhje nga një dron mbi armikun!” shkruhej në një poster në një universitet në qytetin jugperëndimor rus të Samara-s.
    Servomotorët e vegjël që përdoren për të hedhur municione nga dronët mund të fuqizohen nga një bateri e vetme e një cigare elektronike të zakonshme.
    Përdorimi i cigareve elektronike është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë dekadës së fundit, me rreth 100 milionë përdorues në mbarë botën.
    Pajisjet, të cilat ngrohin lëngun me përmbajtje nikotine për të prodhuar avull, mendohet të jenë më pak të dëmshme sesa cigaret, por përsëri mbartin rreziqe të konsiderueshme për shëndetin.
    Qeveria britanike theksoi çështjet mjedisore të cigareve elektronike njëpërdorimëshe si një faktor kryesor në ndalimin e pajisjeve.
    Sipas një raporti, cigaret elektronike të hedhura në MB çdo vit përmbajnë mjaftueshëm litium për të krijuar 5.000 bateri makinash elektrike.

  • Nga Leeds në Lviv: Si bateritë e vape-ve po furnizojnë luftën në Ukrainë

    Nga Leeds në Lviv: Si bateritë e vape-ve po furnizojnë luftën në Ukrainë

    Që nga koha kur Mbretëria e Bashkuar ndaloi cigaret elektronike njëpërdorimëshe në qershor, për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe mjedisore, Viacheslav Semeniukut i ka dalë shumë punë duke nxjerrë mijëra bateri nga pajisjet për t’i dërguar në Ukrainë, ku ato shndërrohen në powerbank për trupat në vijën e parë të frontit.

    Vullnetari ukrainas, i cili ka jetuar në Leeds, një qytet në veri të Anglisë, për dekadën e fundit, thotë se prodhuesit britanikë të cigareve elektronike “nuk mund t’i shesin më, kështu që në thelb ne thjesht po i ndihmojmë të lehtësojmë jetën e [prodhuesve dhe shitësve], sepse atyre u duhet të bëjnë diçka me to”.

    Një dërgesë e fundit prej katër paletash me cigare të reja elektronike në Shoqatën e Komunitetit Ukrainas në Leeds, që Semeniuk e bashkëthemeloi në vitin 2022, përbën më shumë se 10.000 pajisje individuale, të cilat ai dhe një grup i vogël vullnetarësh po i përpunojnë aktualisht.

    “Ne mblidhemi në shtëpinë time ose kujtdo tjetër dhe pastaj ulemi ndoshta duke parë një film ose duke pirë verë”, thotë Semeniuk për seancat e çmontimit të vape-ve. “Është si një mbrëmje familjare”.

    Gjetkë në Mbretërinë e Bashkuar, sipërmarrësi Tom Nabielec ka mbledhur cigare elektronike të padëshiruara për t’u dhuruar në Klubin Social Ukrainas në Londër, i cili gjithashtu dërgon bateri në Ukrainë. Ai konfirmoi për REL-in se cigaret elektronike njëpërdorimëshe tani janë relativisht të lehta për t’u siguruar falas nga dyqanet.

    Nabielec thotë se iu dhanë pajisje nga një dyqan, i cili më pas “e përcolli fjalën tek dyqanet e tjera në zinxhirin e tyre të vogël” për mundësinë e dhurimit të stokut për bamirësitë ukrainase.

    Semeniuk thotë se cigaret elektronike çmontohen në MB për të shmangur tarifat doganore gjatë udhëtimit nëpër Evropë e deri në Ukrainë, një mësim i mësuar në mënyrën e vështirë kur një dërgesë e cigareve elektronike që nuk ishin çmontuar u kthye mbrapsht në kufirin holandez. Shoferi “duhej të kthehej nga Holanda në Leeds për t’i shkarkuar ato dhe pastaj të nisej sërish”, thotë ukrainasi.

    Transportimi ndërkombëtar i pajisjeve të cigareve elektronike që potencialisht mund të rishiten kërkon tarifa doganore dhe dokumente të gjera importi. Megjithatë, produktet e “mbeturinave”, si kutitë me bateri të lira që Semeniuk dhe vullnetarë të tjerë i nxjerrin, mund të transportohen përtej kufijve pa një problem të tillë burokratik.

    Bateritë mbështillen me shirit për udhëtimin nëpër Evropë për të reduktuar rrezikun e zjarrit që mund të ndodhë kur terminalet e ekspozuara të baterive preken dhe shkaktojnë qark të shkurtër.

    Pasi mbërrijnë në Ukrainë, bateritë ngjiten në kuti të printuara në 3D nga ekipe me të cilat Semeniuk bashkëpunon në Lviv. Produkti i përfunduar, i fortë dhe i rikarikueshëm, përmban disa dalje energjie. Ushtarët në vijën e parë i përdorin powerbank-ët për “çfarëdo pajisjesh që funksionojnë me USB,” thotë Semeniuk.

    Në anën ruse të luftës në Ukrainë, përdoruesit e cigareve elektronike po kërkohen të dhurojnë pajisjet e tyre për bateritë dhe kabllot.

    “Një e-cigarette = një hedhje nga një dron mbi armikun!” shkruhej në një poster në një universitet në qytetin jugperëndimor rus të Samara-s.

    Servomotorët e vegjël që përdoren për të hedhur municione nga dronët mund të fuqizohen nga një bateri e vetme e një cigare elektronike të zakonshme.

    Përdorimi i cigareve elektronike është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë dekadës së fundit, me rreth 100 milionë përdorues në mbarë botën.

    Pajisjet, të cilat ngrohin lëngun me përmbajtje nikotine për të prodhuar avull, mendohet të jenë më pak të dëmshme sesa cigaret, por përsëri mbartin rreziqe të konsiderueshme për shëndetin.

    Qeveria britanike theksoi çështjet mjedisore të cigareve elektronike njëpërdorimëshe si një faktor kryesor në ndalimin e pajisjeve.

    Sipas një raporti, cigaret elektronike të hedhura në MB çdo vit përmbajnë mjaftueshëm litium për të krijuar 5.000 bateri makinash elektrike.

  • Ibrahimaj: Gjurmim i çdo malli me faturën elektronike të ngarkesës në transportin rrugor

    Ibrahimaj: Gjurmim i çdo malli me faturën elektronike të ngarkesës në transportin rrugor

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj vlerësoi se aderimi në protokollin shtesë të Konventës për kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR), lidhur me faturën elektronike të ngarkesës, synon modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të transportit ndërkombëtar të mallrave. Gjatë prezantimit të projektligjit në Kuvend, Ibrahimaj tha se ky hap është pjesë e procesit të vazhdueshëm të modernizimit dhe digjitalizimit të ekonomisë shqiptare. “Kalimi nga dokumenti letër te fatura elektronike përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më efikas, më transparent dhe më të besueshëm në fushën e transportit dhe logjistikës ndërkufitare”, shtoi ajo.
    Sipas ministres, “me faturën elektronike të ngarkesës çdo mall që del apo hyn në Shqipëri, mund të gjurmohet në kohë reale dhe të verifikohet automatikisht duke u përcjellë menjëherë te autoritetet doganore dhe strukturat e autoritetit rrugor. “Kjo do të thotë më pak burokraci, më shumë transparencë dhe më pak kosto si për bizneset ashtu edhe për shtetin”, shtoi ajo. Ibrahimaj vlerësoi se vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshme me digjitalizimin e sistemeve në sistemet doganore, ato të transportit dhe platformat publike, ndaj duhet të kalohet drejt një zbatimi të qëndrueshëm dhe të standardizuar. “Adoptimi i CMR është pjesë e axhendës së konektivitetit dhe e procesit të Berlinit. Është një hallkë e zinxhirit rajonal që lidh vendet e Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët Europian. Në thelb ky projektligj lidhet me politikën tonë për zhvillimin ekonomik që synon ta bëjë më të lehtë, më të shpejtë dhe më efikase lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve”, shtoi ajo.