Tag: elektronik

  • Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

    Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

    Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro u arrestua këtë të shtunë dhe u dërgua në paraburgim pasi dyshohet se ka tentuar të manipulojë dhe heq byrzylykun elektronik që kishte në kycin e këmbës, byrzylyk që e mbante në këmbë që prej korrikut për shkak të arrestit Shtëpiak. Ish Presidenti Brazilian u shpall fajtor për komplot për grusht shteti në shtator dhe u dënua me 27 vite burg, por ai ishte lënë në paraburgim ndërsa procesi I apelimit vijonte.
    Kreu i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, i cili gjithashtu ka udhëhequr hetimet kundër Bolsonaros, urdhëroi paraburgimin e tij “pa përdorur pranga dhe pa ekspozim publik”. Gjyqtari justifikoi vendimin duke theksuar rrezikun e arratisjes. Sipas tij, manipulimi i byzylykut elektronik mund të ishte një përpjekje për t’u larguar, madje duke shfrytëzuar një event të organizuar nga djali i Bolsonaros, Flavio, pranë ndërtesës së tij.
    De Moraes vuri në dukje se apartamenti i ish-presidentit ndodhet vetëm 13 kilometra larg sektorit jugor të ambasadave në Brazilia, përfshirë edhe misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara, një distancë që mund të përshkohet me makinë në rreth 15 minuta. Kjo është hera e parë që Brazili nxjerr një ish-udhëheqës në gjyq me akuzën e tentativës për grusht shteti, sipas Corriere della Sera.

    Gjyqtari e krahasoi ish-presidentin me një bos mafioz, duke e cilësuar si trurin e një komploti të planifikuar para humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj rivalit te tij politik . Ai akuzohet se ka planifikuar jo vetëm vrasjen e presidentit Da Silva , por edhe të zëvendëspresidentit dhe të vetë gjyqtarit De Moraes. Në janar 2023, disa mbështetës të Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare, shtatë ditë pas marrjes së detyrës nga Lula. Vendimi ndaj ish-presidentit ka shkaktuar kritika ndërkombëtare, duke përfshirë edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili e krahasoi situatën me përpjekjet e dështuara ndaj tij dhe vendosi tarifa 50% ndaj Brazilit, duke e quajtur këtë një “gjueti shtrigash”.

  • Shtohen shërbimet elektronike në e-Albania, risi nënshkrimi elektronik me pagesë, bizneset me tarifa të reja të caktuara

    Shtohen shërbimet elektronike në e-Albania, risi nënshkrimi elektronik me pagesë, bizneset me tarifa të reja të caktuara

    Për të gjithë qytetarët të cilët nënshkrimet dorazi duan t’i kalojnë edhe eletronikisht, platforma qeveritare e-Albania do të ofrojë edhe këtë shërbim.

    Kundrejt një pagesë të gjithë individët që duan do të kenë një kod unik dixhital që lidhet me emrin dhe do të shërbejë për të firmosur dokumente, kërkesa deklarata etj.
    “Për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 2 000 lekë, me afat vlefshmërie 1 vit. Për nëpunësit e administratës në institucionet publike me vetëfinancim, ky shërbim ofrohet me tarifën 4 800 lekë, me afat vlefshmërie 1 vit”, thotë AKSH.
    Në vendimet e fundit të Këshillit të ministrave lidhur me pagesat ndaj shërbimeve të marra nga e-Albania janë përcaktuar edhe njëherë tarifat për shërbimet e avancuara për institucionet private.
    “Për subjektet private, shërbimet elektronike, 4 800 lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, 0 lekë, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion, 4 000 për certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, 15 lekë, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit”, njofton AKSH.
    Portali e-Albania ka regjistruar rritje të aplikimeve muaj pas muaji ndërsa ka ofruar rreth 49 milionë shërbime online.
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     

    Top Channel

  • 4 shërbime do të jenë me pagesë në e-albania, qeveria miraton tarifat për bizneset

    4 shërbime do të jenë me pagesë në e-albania, qeveria miraton tarifat për bizneset

    Foto ilustruese

    TIRANË- Disa prej shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve në portalin qeveritar e-Albania, do të jenë me pagesë. Vendimi u mor dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    Shërbimet në e-Albania të cilat do të jenë me tarifa përfshijnë dokumente me nënshkrim elektronik, me vulë elektronike, çertifikata elektronike për fiskalizimin, si dhe transaksione në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).
    Dokumentet e sipërcituara do të jenë me tarifa për bizneset dhe jo për qytetarët.
    – 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;– 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;– 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për çertifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;– 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).
    Tarifat do të aplikohen edhe për qytetarët shqiptarë dhe të huaj për dokumentet me nënshkrim elektronik. Kjo tarifë për qytetarët do të jetë 2 mijë lekë të reja për një vit.
    VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 36, të ligjit nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Shërbimet elektronike, në favor të organeve dhe të institucioneve të administratës publike, subjekteve private dhe qytetarëve, ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, kundrejt aplikimit të tarifave përkatëse.
    2. Për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, vulë kohore, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek.
    3. Për subjektet private, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijon:
    a) 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;
    b) 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;
    c) 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;
    ç) 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).
    4. Për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e huaj, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën                    2 000 (dy mijë) lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.
    5. Për nëpunësit e administratës në institucionet publike me vetëfinancim, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.
    6. Pagesa e tarifave të përcaktuara në këtë vendim kryhet në momentin e aplikimit on-line për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin qeveritar “e-Albania”.
    7. Pagesat e tarifave, të përcaktuara në shkronjat “a” e “c”, të pikës 3, dhe të pikave 4 e 5, të këtij vendimi, realizohen në marrje të çdo shërbimi elektronik.
    8. Pagesat e tarifave, të përcaktuara në shkronjat “b” e “ç”, të pikës 3, të këtij vendimi, realizohen periodikisht çdo muaj për numrin e transaksioneve të kryera gjatë asaj periudhe on-line nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”, si dhe kryerja e tyre shihet në kohë reale.
    9. Të ardhurat e realizuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr.432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.
    10. Vendimi nr.35, datë 22.1.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, shfuqizohet.
    11. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA
    Ndërkohë që në një reagim të bërë sot për mediat, AKSHI, thekson se shërbimet elektronike në e-Albania vijojnë të jenë falas për përdorimin e zakonshëm nga qytetarët dhe subjektet private. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur tarifat janë të përcaktuara nga baza ligjore në fuqi e institucionit që ofron shërbimin. Sipas AKSHI, tarifat e vendosura nga vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave prekin vetëm subjektet private që kërkojnë ndërveprim teknik me regjistrat elektronikë dhe bazat e të dhënave shtetërore. Kjo nënkupton integrimin e sistemeve të tyre me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (GG) për shkëmbim të të dhënave në kohë reale. Por përdoruesit e zakonshëm nuk preken./ZËRI 

  • AKSHI: Nuk ndryshojnë tarifat për biznesin në e-Albania, shtohet një shërbim i ri për qytetarët

    AKSHI: Nuk ndryshojnë tarifat për biznesin në e-Albania, shtohet një shërbim i ri për qytetarët

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) sqaron se edhe pas ndryshimeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave, tarifat e përdorimit të shërbimeve elektronike në portalin e-Albania mbetet falas për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e zakonshëm.Pagesat e reja prekin vetëm subjektet private që kërkojnë ndërveprim teknik me regjistrat shtetërorë për shkëmbim të dhënash në kohë reale.“Shërbimet elektronike të portalit qeveritar e-Albania vijojnë të mbeten falas për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e tyre të zakonshëm, përveç rasteve kur ato kanë një tarifë të përcaktuar nga baza ligjore në fuqi e institucionit ofrues të shërbimit.Tarifat e përcaktuara në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave lidhen vetëm me subjektet private që dëshirojnë të ndërveprojnë teknikisht me regjistrat elektronikë, bazat e të dhënave shtetërore, pra për ato palë që kërkojnë të integrojnë sistemet e tyre elektronike me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (GG) për shkëmbim të të dhënave në kohë reale.Këto tarifa nuk aplikohen për përdoruesit e zakonshëm të portalit, por vetëm për subjektet që përdorin funksionalitete teknike të avancuara, të dedikuara për ndërveprim ndërmjet sistemeve.Gjithashtu, sqarojmë se tarifat për shërbimin e nënshkrimit elektronik dhe vulës elektronike nuk kanë ndryshuar.Megjithatë, është shtuar një shërbim i ri i nënshkrimit elektronik për qytetarët, i cili u mundëson atyre ulje të ndjeshme të kostove financiare. Pajisja me këtë nënshkrim është vullnetare”, sqaron AKSHI.“Përmes këtij shërbimi, shumë veprime që më parë kërkonin shërbime noteriale apo prezencë fizike, si nënshkrimi i kontratave, deklaratave apo autorizimeve, tashmë mund të realizohen plotësisht online, me fuqi të barabartë ligjore. Kjo shmang pagesat noteriale, udhëtimet dhe shpenzimet e tjera që lidhen me dokumentet fizike.Së fundmi, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se shërbimet e para që do të ofrohen së shpejti si “shërbime të besuara”, ku qytetarët do të përdorin nënshkrimin elektronik, janë:• Prokura e posaçme• Deklarata noteriale, nëpërmjet së cilës njëri nga prindërit autorizon prindin tjetër (ose të dy prindërit një familjar) të shoqërojë të miturin nën 16 vjeç për të udhëtuar jashtë territorit të Shqipërisë”, vijohet më tej në sqarim.Vendimi i djeshëm i miratuar nga Këshilli i Ministrave, pas botimit në Fletoren Zyrtare do të shfuqizojë zbatimin e vendimit të miratuar në 2020 “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”.Vendimi i ri mban të pandryshuara tarifat për subjektet private, përfshirë tarifat prej 20 lekë për vulosje dokumentesh/transaksion nga e-Albania, tarifën prej 15 lekë për transaksion në platformën GG.Tarifat e miratuara për bizneset përfshirë nënshkrim elektronik (1 vit) do të vijojë të mbetet 4 800 lekë, si dhe tarifa 4,000 lekë për certifikatë elektronike fiskalizimi (1 vit).Me vendimin e ri shtohet tarifa prej 2,000 lekë për nënshkrimin elektronik për shtetas shqiptarë dhe të huaj.Vendimi 2025Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për administratën publike, subjektet private dhe qytetarët:Për institucionet publike:• Nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për fiskalizim dhe transaksione në platformën GG: tarifë zero.Për subjektet private:• Nënshkrim elektronik (1 vit): 4 800 lekë• Vulosje dokumentesh/transaksion: 20 lekë• Certifikatë elektronike fiskalizimi (1 vit): 4 000 lekë• Transaksion në platformën GG: 15 lekëPër shtetas shqiptarë dhe të huaj:• Nënshkrim elektronik (1 vit): 2 000 lekëPagesa: realizohet online përmes portalit e-Albania, dhe të gjitha të ardhurat derdhen 100% në buxhetin e shtetit.Ngarkohen AKSHI për zbatimin e vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe shfuqizon vendimin e mëparshëm të vitit 2020.Vendimi 2020Nr. 35, datë 22.1.2020PËR MIRATIMIN E TARIFAVE PËR SHËRBIMET ELEKTRONIKE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONITNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të pikave 5, shkronja “ë”, dhe 6, shkronja “e”, të kreut II, të vendimit nr. 673, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i MinistraveVENDOSI:1. Shërbimet elektronike në favor të organeve dhe institucioneve të administratës publike dhe subjekteve private ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, kundrejt aplikimit tëtarifave përkatëse.2. Për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimi elektronik për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike, transaksion në platformën qeveritare tëndërveprimit (GG), ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek.3. Për subjektet private, shërbimi elektronik për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG), ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijojnë:a) 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 vit;b) 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;c) 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për sistemin fiskal, me afat vlefshmërie 1 vit;ç) 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).4. Pagesa e tarifave kryhet nga subjektet private në momentin e aplikimit online për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin e-Albania.5. Të ardhurat e realizuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr. 432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.6. Vendimi nr. 15, datë 12.1.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë të Informacionit”, shfuqizohet.7. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Qeveria vendos tarifat e reja për dokumentet online, ja sa do të kushtojë nënshkrimi elektronik

    Qeveria vendos tarifat e reja për dokumentet online, ja sa do të kushtojë nënshkrimi elektronik

    Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për administratën publike, subjektet private dhe qytetarët.
    Sa i përket institucioneve publike, nënshkrimi elektronik, vula elektronike, certifikata elektronike për fiskalizim dhe transaksione në platformën GG nuk do të kenë tarifa.
    Ndërkohë, për subjektet private, nënshkrimi elektronik për 1 vit do të kushtojë 4 800 lekë, vulosja e dokumenteve dhe transaksioneve, 20 lekë, certifikata elektronike e fiskalizimit për 1 vit do të kushtojë 4 000 lekë dhe transaksioni në platformën GG, 15 lekë.
    Për shtetas shqiptarë dhe të huaj, nënshkrimi elektronik për një periudhë kohore do të kushtojë 2 000 lekë.
    Pagesa do të realizohet on-line përmes portalit e-Albania, dhe të gjitha të ardhurat derdhen 100% në buxhetin e shtetit.
    Portali e-Albania ka regjistruar rritje të aplikimeve. Gjatë muajit shtator janë kryer mbi 820.000 aplikime në pesë shërbimet më të përdorura. Nga këto, 295 mijë janë për certifikatë personale; mbi 239 mijë janë realizuar për certifikatë familjare; vërtetim për pagesën e kontributeve për individin janë rreth 130 mijë; kontributet për sigurimet shoqërore llogariten në 81.363 aplikime dhe mbi 77 mijë janë aplikime për vërtetim page.
    E-Albania ka konsoliduar rolin e saj si portali qendror i shërbimeve publike në Shqipëri. Shërbimet elektronike 24/7, po ofrojnë zgjidhje të shpejta, pa nevojën për prezencë fizike në sportele, e gjithë kjo në funksion të rritjes së transparencës, dhe lehtësimit të procedurave administrative. Gjithashtu, kjo ka siguruar një proces modern, të standardizuar dhe të sigurt. Dokumentet zyrtare që gjenerohen në përfundim të aplikimit janë të pajisura me vulë elektronike, çka i bën ato të vlefshme dhe të verifikueshme nga çdo institucion publik apo privat.

  • Pasi prezantoi Diellën, Edi Rama vendos që shërbimet e e-Albania ti bëjë me pagesë

    Pasi prezantoi Diellën, Edi Rama vendos që shërbimet e e-Albania ti bëjë me pagesë

    Pasi prezantoi ministren e tij të Inteligjencës Artificiale, Diella, Edi Rama ka vendosur që shërbimet e e-Albania ti bëjë me pagesë.

    Ky ka qenë vendimi i marrë nga qeveria në mbledhjen e saj të ditës së sotme.

    Sipas tij, disa shërbime që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve në portalin qeveritar në e-Albania, do të jenë me pagesë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    Shërbimet në e-Albania të cilat do të jenë me tarifa përfshijnë dokumente me nënshkrim elektronik, me vulë elektronike, certifikata elektronike për fiskalizimin, si dhe transaksione në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).

    Shërbimet në “e-Albania” që bëhen me pagesë:

    4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;

    20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;

    4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për çertifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;

    15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).

    Tarifat do të aplikohen edhe për qytetarët shqiptarë dhe të huaj për dokumentet me nënshkrim elektronik. Kjo tarifë për qytetarët do të jetë 2 mijë lekë të reja për një vit.

    Sipas VKM-së, tarifat për shërbime të caktuara në ‘e-Albania’, tarifat për shërbimet e kërkuara online do të paguhen elektronikisht në portalin qeveritar.

    VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 36, të ligjit nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Shërbimet elektronike, në favor të organeve dhe të institucioneve të administratës publike, subjekteve private dhe qytetarëve, ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, kundrejt aplikimit të tarifave përkatëse.

    2. Për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, vulë kohore, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek.

    3. Për subjektet private, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijon:

    a) 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;

    b) 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;

    c) 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;

    ç) 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).

    4. Për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e huaj, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 2 000 (dy mijë) lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.

    5. Për nëpunësit e administratës në institucionet publike me vetëfinancim, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.

    6. Pagesa e tarifave të përcaktuara në këtë vendim kryhet në momentin e aplikimit on-line për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin qeveritar “e-Albania”.

    7. Pagesat e tarifave, të përcaktuara në shkronjat “a” e “c”, të pikës 3, dhe të pikave 4 e 5, të këtij vendimi, realizohen në marrje të çdo shërbimi elektronik.

    8. Pagesat e tarifave, të përcaktuara në shkronjat “b” e “ç”, të pikës 3, të këtij vendimi, realizohen periodikisht çdo muaj për numrin e transaksioneve të kryera gjatë asaj periudhe on-line nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”, si dhe kryerja e tyre shihet në kohë reale.

    9. Të ardhurat e realizuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr.432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.

    10. Vendimi nr.35, datë 22.1.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, shfuqizohet.

    11. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    K R Y E M I N I S T R I

    EDI RAMA

  • Vendimi i qeverisë: Ja shërbimet në e-Albania që do të jenë me pagesë për bizneset e qytetarët (TARIFAT)

    Vendimi i qeverisë: Ja shërbimet në e-Albania që do të jenë me pagesë për bizneset e qytetarët (TARIFAT)

    Shërbime të caktuara që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve në portalin qeveritar në e-Albania, do të jenë me pagesë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. 

    Shërbimet në e-Albania të cilat do të jenë me tarifa përfshijnë dokumente me nënshkrim elektronik, me vulë elektronike, çertifikata elektronike për fiskalizimin, si dhe transaksione në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG). 

    Dokumentet e sipërcituara do të jenë me tarifa për bizneset dhe jo për qytetarët. 

    Shërbimet në “e-Albania” që bëhen me pagesë: 

    * 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit; 

    * 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion; 

    * 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për çertifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit; 

    * 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG). 

    Tarifat do të aplikohen edhe për qytetarët shqiptarë dhe të huaj për dokumentet me nënshkrim elektronik. Kjo tarifë për qytetarët do të jetë 2 mijë lekë të reja për një vit. 

    Sipas VKM-së, tarifat për shërbime të caktuara në ‘e-Albania’, tarifat për shërbimet e kërkuara online do të paguhen elektronikisht në portalin qeveritar. 

    Pagesa për dokumentet me nënshkrim elektronik dhe çertifikata elektronike për fiskalizimin, si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, do të bëhet me marrjen e shërbimit. 

    Kurse pagesa për shërbimin e dokumenteve me vulë elektronike dhe për transaksione në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG), do të bëhet çdo muaj sa herë është kërkuar shërbimi. 

    Të gjitha të ardhurat që vijnë nga këto tarifa në “e-Albania” do të derdhen 100% në buxhetin e shtetit. 

    VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE: 

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 36, të ligjit nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

    V E N D O S I: 

    1. Shërbimet elektronike, në favor të organeve dhe të institucioneve të administratës publike, subjekteve private dhe qytetarëve, ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, kundrejt aplikimit të tarifave përkatëse.
    2. Për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin efiskalizimit, vulë kohore, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek.
    3. Për subjektet private, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin efiskalizimit, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijon:
    4. a) 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;
    5. b) 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;
    6. c) 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;

     ç) 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG). 

    1. Për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e huaj, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën                    2 000 (dy mijë) lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.
    2. Për nëpunësit e administratës në institucionet publike me vetëfinancim, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.
    3. Pagesa e tarifave të përcaktuara në këtë vendim kryhet në momentin e aplikimit on-line për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin qeveritar “e-Albania”.
    4. Pagesat e tarifave, të përcaktuara në shkronjat “a” e “c”, të pikës 3, dhe të pikave 4 e 5, të këtij vendimi, realizohen në marrje të çdo shërbimi elektronik.
    5. Pagesat e tarifave, të përcaktuara në shkronjat “b” e “ç”, të pikës 3, të këtij vendimi, realizohen periodikisht çdo muaj për numrin e transaksioneve të kryera gjatë asaj periudhe on-line nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”, si dhe kryerja e tyre shihet në kohë reale.
    6. Të ardhurat e realizuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr.432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.
    7. Vendimi nr.35, datë 22.1.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, shfuqizohet.
    8. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

    K R Y E M I N I S T R I 

    EDI RAMA 

     

  • Celibashi për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki: Kostoja 306 mln lekë! Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

    Celibashi për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki: Kostoja 306 mln lekë! Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë detajet në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të Tiranës, data e cilave është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, më 9 nëntor. 
    Ai ka sqaruar se duke pasur parasysh përllogaritjet e deritanishme, kostot e zgjedhjeve do të jenë rreth 306 mln lekë. 
    Celibashi ka sqaruar se gjithsej do të ngrihen 22 KZAZ, dhe saktësisht 1428 Qendra Votimi. 
    Kreu i KQZ shtoi se duke pasur parasysh kohën e paktë në dispozicion po punohet 24/7, ndërsa shtoi se votimi dhe numërimi elektronik mund të realizohen në njësinë 10 në kryeqytet, por se diçka e tillë nuk është vendosur ende. 
    “Kemi bërë një diskutim të brendshëm për ndonjë prej njësive zgjedhore, por e kemi parë si jo shumë të gjetur nëse do të vendosim për të zhvilluar votim elektronik. Do të diskutojmë dhe me partitë politike. Maksimalisht mund të aplikohet për zonën nr, 10 në Tiranë”, tha ai. 
     

  • “Zgjedhjet do kushtojnë rreth 306 milionë lekë”, Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

    “Zgjedhjet do kushtojnë rreth 306 milionë lekë”, Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

    Në një deklaratë për mediat, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se kostot e zgjedhjeve të pjesshme që pitet të mbahen për 6 bashki në 9 nëntor, kapin një kosto totale prej 306 milionë lekë.

    “Do të ngrihen 22 KZAZ dhe 1428 qendra votimi. Në një vlerësim kemi dalë në përfundimin se zgjedhjet do të kushtojnë rreth 306 milionë lekë”, deklaroi kryekomisioneri.
    Ndërkohë sa i përket votimit elektronik, ai tha se mund të aplikohet vetëm në njësinë 10 në kryeqytet.
    “E kemi bërë si diskutim, por e kemi parë pak me skepticizëm edhe për shkak të kohës. Po të ishte një ndër ato bashki ku është bërë tashmë votimi elektronik do të kishte sens.
    Por për këto bashki që do zhvillohen zgjedhje mendoj është e arsyeshme të zhvillojmë votim me fletë pasi edhe votuesit e tyre janë mësuar me këtë metodë. Maksimalisht mund të aplikohet në njësinë numër 10 në Tiranë”, deklaroi Celibashi.
     

    Top Channel

  • “Regjistër Elektronik për lejet e ndërtimit!”/Rama: “Listë e zezë” për shkelësit, përjashtim për marrje leje për 5 vite…

    “Regjistër Elektronik për lejet e ndërtimit!”/Rama: “Listë e zezë” për shkelësit, përjashtim për marrje leje për 5 vite…

    Masa e re ligjore për hapësirat publike, Rama njofton ndryshimet e reja: S’do ketë më pronë private rreth një ndërtimi, zaptuesit dhe gjykatësit të kenë kujdes 
    Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mbajtën sot një konferencë me gazetarët në Kryeministri. 
    Sa i përket sektorit të ndërtimeve, Rama paralajmëroi se arkitektët që do të merren me ndërtimet, do të kenë përgjegjësi ligjore nëse devijojnë nga plani që mund t’u kërkohet nga ndërtuesit. 
    Më tej ai tha se asnjë pronar shtëpie që nuk ka ende dokumentacionet përkatëse nuk do të futet në banesë. 
    Një tjetër pikë ku do të ketë ndryshime, janë hapësirat publike. Po ashtu ai njoftoi dhe krijimin e listës së zezë për ata që shkelin ligjin në lidhje me lejet e ndërtimit. 
    “Më tutje është krijimi i regjistrit kombëtar elektronik të lejeve të ndërtimit, ku do të regjistrohen të gjitha lejet të lëshuara nga të gjitha autoritetet e zhvillimit të territorit. Do jetë pikë referimi për të gjithë. Kudo ku ka një zhvill, gjithsekush do bëjë verifikim në këtë databazë. 
    Tjetër masë është krijimi listës së zezë dhe ndalimi për aplikim për leje ndërtimi i shkelësve të dënuara për shkelje të lejendërtimit. Do përfshijë zhvillues, kompani, individë, administratorë, ortakë, pronarë përfitues, që kanë shkelur ligjin, do përjashtohen për 5 vite”, tha Rama. 
    “Masë tjetër është ndjekja me teknologji e ndërtimeve, dronë, kamera”, shtoi Rama, duke thënë se masat janë të gjitha në fuqi.