Tag: elektrike

  • Zjarri shkrumbon një lokal në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

    Zjarri shkrumbon një lokal në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

    Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme (25 mars) në fshatin Novoselë të Vlorës.
    Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, informon se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, kurse forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, teksa do pritet edhe ekspertimi piroteknik për të vërtetuar dhe në rrugë shkencore. Gjithashtu po merret edhe dëshmia e pronarit të lokalit.

  • Volkswagen nxjerr në treg makinën elektrike për masat

    Volkswagen nxjerr në treg makinën elektrike për masat

    Siç kishte premtuar Volkswagen prezantoi ditën e sotme makinën e ardhshme elektrike buxhetore në Wolfsburg të Gjermanisë. Prodhuesi e përshkruan konceptin e ID.EVERY1 si një makinë smart, fleksibël dhe me kosto të përballueshme për masat.

    Versioni prodhues pritet të kushtojë 20 mijë euro kur të mbërrijë në 2027. Modeli i bashkohet ID.2all dhe versionit sport ID.GTI në përdorimin e platformës modulare MEB e dizajnuar për të mbështetur çdo gjë nga makinat kompakte si ID.EVERY1 deri tek makinat e mëdha SUV.

    Katër modele elektrike do të lançohet bazuar në versionin rrotat e përparme aktive deri në 2027. Duke qenë se është një makinë buxhetore, makina ka edhe disa limite. Së pari është shpejtësia maksimale prej 130km/h dhe motori me 94 kuaj fuqi.
    Volkswagen thotë se me një karikim të vetëm përshkon 250km. Makina do të shitet vetëm në Europë dhe Volkswagen e përshkruan si nga “Europa për Europën.”

    /PCWorld Albanian

  • Xiaomi ngriti një investim 5.5 miliardë dollarë për të financuar ambicjet me makinat elektrike

    Xiaomi ngriti një investim 5.5 miliardë dollarë për të financuar ambicjet me makinat elektrike

    Gjiganti Kinez Xiaomi tha ditën e Marte se ka ngritur 5.5 miliardë dollarë përmes shitjes së aksioneve ndërsa kompania po shtyn përpara planet ambicioze të prodhimit të makinave elektrike.

    Prodhuesi i tretë më i madh në botë i smartfonvëve shiti 800 milionë aksione pas vlera e tyre u rrit me 150 përqind në 6 muajt e fundit nisur nga entuziasmi i krijuar rreth makinave elektrike.
    Mëse 200 investitorë u përfshinë në blerjen e aksioneve ku 20 prej tyre morën 66 përqind të tyre. Xiaomi tha se investimi i ngritur do të përdorej për të mbështetur ekspansionin e biznesit si dhe në kërkim dhe zhvillim teknologjik.

    Xiaomi filloi prodhimin e makinave elektrike vitin e kaluar me lançimin e veturës SU7 një kthesë e madhe për një kompani e cila bëri emër duke shitur smartfonë dhe pajisje elektroshtëpiake.
    Në tre mujorin e katërt të vitit raportoi një rritje të ardhurash prej 50 përqind ndërsa ngriti edhe objektivat e prodhimit të makinave elektrike për 2025 nga 300 mijë në 350 mijë.

    Raportoi se Xiaomi gjeneroi 4.4 miliardë dollarë të ardhura nga biznesi i saj i makinave elektrike në 2024 duke shitur 135 mijë vetura SU7. Xiaomi është shprehur se synon të fillojë shitjet e makinave jashtë Kinës në 2027. /PCWorld Albanian

  • Vendimi i ERE/ Ulet çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë

    Vendimi i ERE/ Ulet çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë

    Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë.
    Çmimi i ri i energjisë ulet nga 9.5 Lekë në 8.5 Lekë për konsumin 700 KWH, pra ulet me 1 Lek.

    Ndërsa për konsumin mbi këtë fashë tarifa do të jetë e pandryshuar, 9.5 Lekë.
    Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga data 1 Shkurt 2025 dhe do të jetë në fuqi deri më 31 Dhjetor 2025.
    Ulja e çmimit të energjisë me këto tarifa ishte propozim i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

    Aktualisht çmimi i energjisë elektrike për familjet është 9,5 Lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11,4 Lekë.